lyon

Dolberg-Nice-Lyon.jpg
Veronik Istrefaj17:07 | 02/02/2020

Kasper Dolberg, sulmuesi i Nice, shënoi dy gola në takimin kundër Lyon, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij. Kjo sfidë, ishte shumë e luftuar dhe tensioni nuk mungoi, me të dyja skuadrat që u ndëshkuan me nga një karton të kuq.

Marcal la Lyonin me 10 futbollistë që në minutën e 22-të, ndërsa Ounas në fundin e pjesës së parë, u ndëshkua me të kuq për Nicen. Dolberg shënoi në minutën e 33-të për të kaluar në avantazh Nicen, ndërsa Ekambi barazoi për Lyonin në të 45-ën. Pjesa e parë, u mbyll e barabartë 1-1.

Në të dytën, Nice shtoi më shumë presionin drejt portës së Lyon dhe me mbështetjen e tifozëve dhe me super Kasper Dolberg, arriti të shënojë sërish. Në minutën e 64-ët, bomberi i Nice shënoi golin e dytë personal dhe atë të fitores. Ky rezultat, ka bërë që zona Champions të komplikohet tepër.

Nga vendi i katërt, që mbahet nga Lille me 34 pikë, deri në vend të 15 ku ndodhet Brest, distanca është vetëm 6 pikë. Nice ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vend të tetë, ndërsa Lyon mbetet me 32 pikë në vend të gjashtë. Renditja në Ligue 1, është me të vertetë unikale!/abcnews.al

Roma-Milan.jpg
Veronik Istrefaj17:36 | 08/01/2020

Skuadra franceze e Lyon synon firmën e mbrojtësit të majtë të Milanit, Ricardo Rodriguez. Zvicerani nuk është më një lojtar i rëndësishëm te kuqezinjtë e Piolit dhe drejtuesit i kanë kërkuar që të gjejë skuadër të re gjatë muajit janar.

Gjithashtu, Milani i ka vendosur edhe çmimin e fundit mbrojtësit, 5.5 milionë euro. Lyon ka nisur bisedimet për firmën e zviceranit, por duhet të mposhtë rivalitetin me Napolin, që po ashtu ka shfaqur interes për Rodriguez.

Gattuso kërkon një mbrojtës të majtë në merkato dhe një ribashkim me Rodriguez është një pistë që e kënaq tepër. Këto dy klube janë në garë aktualisht për firmën e zviceranit, e ardhmja e të cilit duket larg “San Siros”./abcnews.al

Ricardo Rodriguez në stervitje
Lyon.jpg
Veronik Istrefaj18:58 | 17/12/2019

Dy ditë më parë, skuadra e Lyon humbi në shtëpi me rezultatin 0-1, duke u mposhtur nga ekipi i Rennes dhe nga ai gol i talentit 17 vjeçar, Camavinga. Kritikat për yjet e Lyon ishin të shumta dhe as numri 10, Bertrand Traore, nuk i ka shpëtuar fokusit të tifozëve, opinionistëve dhe gazetarëve.

Një gazetar, në mënyrë provokative, i ka bërë një pyetje sulmuesit të Lyon, dukei thënë: “Duket sikur jeni shumë i ngadaltë në fushë, nuk vraponi më si në fillim. Fizikisht, a ndiheni më i lodhur?”

Përgjigja e Traore ishte e menjëhershme dhe shumë befasuese: “Mendoj se duhet të bëjmë një garë unë dhe ti. Atëherë do e shikosh nëse jam i ngadaltë apo jo”.

Situata në kampin e Lyon nuk duket aspak e qetë dhe me sezonin që është futur në fazën më të nxehtë, duhet të rikthehen sa më shpejt në formën e tyre më të mirë./abcnews.al

Gattuso-2.jpg
Klejdi Kaimi12:58 | 16/12/2019

Shorti i Champions ka vënë përballë Napolin me gjigantët e Barcelonës. Trajneri i sapo emëruar i napoletanëve, Gennaro Gattusso, deklaron se ekipi i tij nuk ka pse të ketë frikë, edhe pse pranon se është një sfidë e madhe për klubin italian.

”Një ekip i madh, një sfidë e madhe për ne. Do të jenë dy ndeshje të bukura. Duhet të luajmë pa frikë përballë tyre,” deklaron italiani i Napolit. Barcelona ka një rekord në Champions League, teksa nuk është mposhtur në 35 ndeshjete fundit që ka zhvilluar në shtëpi.

Nga ana tjetër ‘Zonja e Vjetër’ do të ndeshet me francezët e Lyon. Në dukje një ndeshje e lehtë për juventinët, por ish-lojtari i Lyon, Juninho Pernambucano, mendon se Juventus mund të kalohet. ”Ne duhet të luajmë dy ndeshje perfekte. Duhet që i gjithë ekipi të luajë së bashku për ta kaluar këtë sfidë. Gjithashtu ne e dimë forcën që Juvja ka, prandaj duhet të jemi dhe realistë,” përfundon braziliani Juninho. /abcnews.al

depay.jpg
Klejdi Kaimi11:45 | 16/12/2019

Klubi i Lyon ka konfirmuar se Memphis Depay ka këputur ligamentin në gju. Sulmuesi holandez me shumë mundësi do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mungojë dhe në Euro 2020.

Depay u dëmtua këtë të diel në humbje që Lyon pësoi në shtëpi kundër Rennes. Në këtë ndeshje përveç 25-vjeçarit, trajneri Rudi Garcia humbi edhe mesfushorin Jeff Reine-Adelaide. Dy mungesa shumë të rëndësishme për ekipin francez, i cili arriti të kualifikohej dhe në fazën me eliminim direkt në Champions.

Lyon momentalisht është 6 pikë larg vendit të tretë, vend që në Ligue 1 të çon në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Dëmtimi i Depay mund të shkojë deri në 6 muaj rikuperim, çka do të thotë se ekipi francez do ti luajë ndeshjet në Champions pa kapitenin e saj. /abcnews.al

Sherri.jpg
Veronik Istrefaj23:22 | 10/12/2019

Lyon arriti të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të UEFA Champions League, pasi ai barazim 2-2 kundër Leipzig ishte i mjaftueshëm.

Kur pritej të shpërthente festa në stadium “Parc OL”, gjithçka ka marrë për mbrapsht, kur një tifoz francez ka nxjerrë një banderolë ofenduese për mbrojtësin Marcelo.

Ky i fundit nuk ka bërë një sezon të mirë deri më tani në prapavijën e Lyon dhe tifozi në fjalë i shpalosi një baner me figurën e një gomari dhe me mbishkrimin: “Ke kurajon e një gomari!”

BAnderola e tifozit

Ky veprim i tifozit nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit Memphis Depay, i cili është konfrontuar me tifozin.

Tifozë të tjerë vërshuan në fushë dhe u përplasën fizikisht me lojtarë e Lyon. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që kaosi në të gjithë stadiumit të evitohej, por në atë segment të tribunave, vazhdon ende të ketë përplasje. Pamje jo të mira në “Parc OL”./abcnews.al

Depay.jpg
Igli Nikolli23:04 | 10/12/2019

Pas Leipzig mësohet edhe skuadra tjetër që kualifikohet në grupin G. Një gol i MemphisDepay tetë minuta përpara fundit dërgoi në festë tifozët dhe i siguroi kualifikimin Lionit.


Francezët rikuperuan disavantazhin e dyfishtë të pjesës së parë kundër Leipzig, që kishte shënuar dy herë me penallti. Aouar shkurtoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, ndërsa goli i sulmuesit holandez i siguroi një barazim jetik Lionit.

Renditja përfundimtare në grupin G

Zenit rezistoi vetëm një pjesë në Portugali kundër Benficës vendase. “Shqiponjat” e Lisbonës shënuan tre herë në 45 minutat e dyta dhe ia dolën të kualifikohen në Europa League, teksa ekipi rus luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 56-të. /abcnews.al

Benfica – Zenit 3-0
(Cervi 47′, Pizzi (pen) 58′, Azmoun (aut) 79′)
Lyon – Leipzig 2-2
(Aouar 50′, Depay 82′ / Forsberg (pen) 9′, Werner (pen) 33′)

depay.jpg
Vladimir Prenga22:22 | 06/12/2019

Lioni është duke fituar në transfertë me Nimes, skuadër që e nisi ndeshje keq. Valls që në minutën e pestë u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që dhjetë minuta më pas Memphis Depay shënoi me penallti. Pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë, Paquiez, u ndëshkua me të kuq dhe Nimes mbeti me 9 futbollistë.

Në minutën e 64-t erdhi edhe goli i dytë, sërish me autor Depay. Sulmuesi holandez befasoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke e shtangur portierin vendas. Disa minuta më pas, ai dha një pasim të gjatë për Aorar, i cili shënoi edhe golin e tretë. /abcnews.al

Benzema-Karim.png
Klejdi Kaimi14:30 | 04/12/2019

Në sezonet 2007-2009, një yll i ri po shkëlqente me fanellën e Lyonit. Sulmuesi me numrin 10 arriti të shënonte 37 gola gjatë asaj periudhe, duke rënë shumë shpejt në radarin e ekipeve më të mira në Europë. Bëhët fjalë për Karim Benzeman dhe presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, rikujton momentin kur ofertat erdhën në zyrën e tij për yllin e ekipit.

‘’Kur Karim vendosi të largohej nga ne, na erdhën dy oferta nga Real Madrid dhe Manchester United. Klauzola e tij ishte 35 miliionë €, por anglezët ofronin më shumë. Mbaj mend Benzeman, i cili erdhi në zyrën time dhe falë marrëdhënies tonë të shkëlqyer ai më tregoi se ëndrra e tij ishte të luante për madrilenët. Kështu vendosa që ai të shkonte te Reali, edhe pse oferta tjetër ishte shumë herë më e lartë’’, tregon president i Lyonit për ‘beIN Sports’.

Që nga trasnferimi i tij në Madrid, Karim Benzema është kthyer në një nga lojtarët simbol të madrilenëve. Golat i tij kanë ndihmuar Realin që të triumfojë 4 herë në Champions League si dhe 2 herë në La Liga. Francezi është në kuotën e 325 ndeshjeve me fanellën e Realit, ku ka shënuar dhe 158 gola. /abcnews.al

PArejo-1280x897.jpg
Veronik Istrefaj20:59 | 27/11/2019

Janë mbyllur dy sfidat e orës 18:55 në UEFA Champions League. Valencia-Chelsea ishte ndeshja më e rëndësishme dhe kjo sfidë, ishte spektakolare. Skuadrat u ndanë në barazim 2-2, por kishin mundësi të shënonin gola të shumtë.

Valencia ishte disi më e pafat, pasi humbi raste të arta për të shënuar, përfshirë dhe një penallti që u humb nga Pareja. Chelsea dhe Valencia ndanë nga një pikë dhe kualifikimi është ende i hapur në Grupin H.

Chelsea dhe Valencia kanë nga 8 pikë, ndërsa Ajax, me një ndeshje më pak, ka 7 pikë. Në takimin tjetër, Zenit ka mposhtur pastër 2-0 ekipin e Lyonit, duke komplikuar gjithçka në Grupin G. Leipzig, me një ndeshje më pak, kryeson me 9 pikë, ndërsa Zenit dhe Lyon me nga 7./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono