Lushnje

aksidentiiii.jpg
ad min18:15 | 20/10/2019

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të dielë në rrugën rurale “Tre urat” në Çermë të Lushnjes. Si pasojë e përplasjes nga një makinë mbeti i vdekur Fatmir Muça, 64-vjeç. Viktima ishte me biçikletë kur u godit nga një mjet tip “Benz”.

Shoferi i makinës pasi aksidenti 64-vjeçarin u largua nga vendi ngjarjes. Policia njoftoi pasdite se u bë i mundur identifikimi dhe kapja e tij.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar me iniciale J.G. Ka qenë adoleshenti i cili aksidenti për vdekje 64-vjeçarin dhe më pas u largua nga vendngjarja. Policia thotë se ai është shoqëruar në komisariat për veprime të tjera procedurale./abcnews.al

foto-aksidenti-lushnje-1280x720.jpg
nev ila14:44 | 20/10/2019

Aksident në Lushnje në rrugën rurale “Tre urat” në Çermë. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur Fatmir Muça 64 vjeç.

Një automjet i tipit “Furistradë” dyshohet se ka përplasur 64-vjeçarin, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë. Nga të dhënat paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

“Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, një automjet tip “Fuoristradë” dyshohet se ka përplasur shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Policia po punon kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit“./abcnews.al

gazhelii.jpg
ad min15:51 | 16/10/2019

Trajneri i Lushnjës U15, Judmir Gazheli, akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit se i është bërë padrejtësi duke mos lejuar që ekipi i tij të marrë pjesë në ligën profesioniste. Gazheli shprehet për Abc News se ekipi i tij ka qenë nga më të mirët në Shqipëri vitet e fundit.

Është padyshim një nga më të mirët e kategorisë së tij. Lushnja U15, e drejtuar nga trajneri Judmir Gazheli, ka pasur suksese si pak ekipe të tjerë këta vite, në kampionatet e bashkëmoshatarëve, veçse këtë sezon ndjen se iu bë një padrejtësi. Gazheli, në një intervistë për Abc News-in, deklaron se skuadra e tij nuk është përfshirë në ligën profesioniste të sapo krijuar, por është vendosur në ligën amatore. Cila është arsyeja për të cilën është marrë ky vendim? Gazheli dëshiron të theksojë edhe dy fakte të tjera, që kanë lidhje me sezonin aktual të Superligës, dhe me kontributin e ekipit të tij në kombëtaret e moshave. Lushnja U15 merr pjesë në ligën amatore, ndërsa Gazheli e mbyll me një shprehje popullore.

Në fjalën e tij, Gazheli tha: “Kisha dy vite që diskutoja në zyrat e FSHF-së dhe mendova se unë duhet të isha një nga dy ekipet e para që do të merrja pjesë, pasi vitin që mbylla humba një finale. Në këto shtatë vite që unë punoj me këtë grupmoshë, ne kemi arritur gjashtë finale. Jemi shpallur tre herë kampionë të jugut dhe një herë nënkampionë Shqipërie. Ne jemi përjashtuar nga liga profesioniste dhe na kanë dhënë një arsye se fusha ku ne luajmë nuk i plotëson kriteret. Këtu luajnë edhe moshat U-17 dhe U-19, si dhe ekipi i Kavajës. Unë mendoj se kjo është një arsye qesharake dhe mendoj se po përdoret kundër nesh. Asnjëherë nuk them kurrë. Ne jemi tashmë në ligën amatore dhe duhet të them atë shprehjen popullore: “Kur s’ke pulën, ha sorrën!”, përfundoi Gazheli./ABC News Albania

fermeret-proteste-1280x722.jpg
nev ila11:11 | 07/10/2019

Fermerë nga Lushnja, Fieri dhe Berati protestuan për 30 minuta pranë urës së Kuçit. Ata akuzojnë qeverinë se i ka braktisur pasi nuk shesin dot prodhimet bujqësore. Në këto kushte fermerët paralajmërojnë falimentimin e tyre.

Fermerë nga Lushnja, Berati dhe Fieri, protestuan për mungesën e tregut dhe uljen e çmimeve të perimeve.

Për 30 minuta  qëndruan mbi urën e Kuçit  për të tërhequr vëmendjen e qeverisë në problemet e tyre. Forca të shumta policie ishin të pranishme për të ndaluar bllokimin e qarkullimit të automjeteve mbi urë.

Situata është tensionuar disa herë në kohën kur mjetet kërkonin të kalonin rrugën, dhe hasnin në rezistencën e personave të pranishëm. Me ndërhyrjen e policisë mjetet janë lejuar të kalonin.

Prodhuesit  aktualisht po shesin domaten me 10 dhe 20 lek për kg në pikat e grumbullimit për eksport. Ndërsa tregu vendas tërheq sasira të pakta nga serat. Ky nivel çmimi është tre herë nën kosto, sipas prodhuesve, çka sjell falimentimin e ekonomisë bujqësore.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë e nga e cila thonë se nuk kanë përfituar asnjë skemë mbështetëse./ABC News Albania 24/7

vrasja-ne-lushnje-1.jpg
ad min14:49 | 03/10/2019

Dy ditë pas vrasjes së Besnik Hidës, babai i Zamir Latifit, kunat i viktimës, thotë se janë të njëjtët autorë që kanë bërë të dy krimet. Sipas tij, policisë i është dërguar një video me prova për grupin që i vuri në shënjestër familjen e tij.

Besnik Hida është vrarë nga të njëjtët atentatorë që i masakruan dhe nipin e tij. Kështu pretendon babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi dy ditë pas ekzekutimit të kunatit të tij.

“Ai ishte daja i djalit. Kjo është arsyeja. Tani nuk qëndron problemi vetëm i kunatit. Këtu ishte problemi i të gjithëve ne. Ata janë shprehur që kur bënë goditjen sapo ka filluar, që kur bënë masakrën e parë. Sapo ka filluar thanë. Kjo që ka filluar do dalë në fund”, tha ai.

Latifi thotë se nuk kanë probleme me hakmarrjen, por është një grup që merret me drogën ai që ka kryer vrasjet. Ai nuk përmend emra, por tregon se shumë informacion iu është afruar policisë dhe prokurorisë.

“Policia këtu është zero. I kemi njoftuar për vendndodhjen e tyre. Tani personat që ne dyshojmë, janë grup i madh…  Ne i kemi dhënë një video shtetit, që kur është bërë organizimi, kur u vranë çunat. Ku është bërë organizmi para se të bënin masakrën dhe deri tani nuk është bërë asnjë lloj arrestimi”, tha Fatos Latifi.

Fatos Latifit dy vite më parë iu vra djali Zamiri sëbashku me shokun e tij Jurgen Hoxha në një atentat të organizuar.  Kurse këtë të martë iu ekzekutua duke pirë kafe kunati i tij Besnik Hida. Nuk ka ende autor të dyshuar apo të arrestuar për këto ngjarje./ABC News Albania 24/7 

sekuestro-1280x720.jpg
ad min14:42 | 02/10/2019

Një 39-vjeçari në Lushnje, policia i ka sekuestruar 70 mijë euro vlerë në cash dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro. Julian Sul,a sipas policise dyshohet se është marrë me aktivitet kriminal dhe akuzohet për pastrim lekësh.

Ndërkohë vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të Sulos dhe personave të lidhur me të.

Julian Sulo i njohur dhe si Juli i Pashakos është personi i parë i arrestuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe me pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

Para kësaj ngjarjeve Sulos i është bërë një tentativë për ta vrarë. Ai u qëllua me leva dhe mori dëmtime të shumta, por autorët nuk i kapën./ABC News Albania 24/7

vrasja-ne-lushnje-1280x718.jpg
ad min14:10 | 01/10/2019

Daja i Zamir Latifit, i cili mbeti i vrarë dy vjet më parë në një masakër në Lushnje, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në një lokal ku po pinte kafe i vetëm. Sipas policisë, dy persona kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të Besnik Hidës, i cili ndërroi jetë në vend.

Vrasësit u treguan të pamëshirshëm me Besnik Hidën, i cili u ekzekutua duke pirë kafe mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Lushnjes.

Me breshëri kallashnikovi dhjetëra plumba u derdhën në trupin e tij. Koka iu shpua tej përtej, saqë pjesë të saj u shpërndanë nëpër mure. Një vrasje e egër për motive akoma të paqarta.

Policia po kërkon dy vetë, të cilët ishin të maskuar. Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje-dalje të qytetit, në rrugët Lushnje-Tiranë, Lushnje-Fier dhe Lushnje-Berat.

Një dëshmitar u tha hetuesve se pa makinën e ekzekutorëve. Pasi u bindën që shënjestra e tyre vdiq, u larguan me mjetin tip “Fiat” ngjyrë gri. Një makine e ngjashme u gjet e djegur pranë varrezave të makinave në Lushnje. Brenda saj edhe tre armë.

Familjaret e Besnik Hidës debatuan me policinë në vendin e ngjarjes. Ata pretendonin se prej dy javësh kishin dyshime për atentatit dhe nuk u morën masa. Kohë më parë viktimës i është bërë një atentat me tritol, por që shpëtoi.

Ai është daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë në një atentat në mes të Lushnjes në Tetor të vitit 2017. Një masakër e realizuar po me aq egërsi sa ndaj Hidës. Veç Latifit u vra edhe shoku i tij Jurgen Hoxha.

Ngjarja ndodhi ne një ambient në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur Ura e Përroit. Latifi dhe Hoxha ishin ne kafe me shokët e tyre Marius Xhepexhiu, i cili u plagos dhe Saimir Xhelilin. Ata u qëlluan me breshëri nga dy persona që u identifikuan nga policia, por qe nuk janë kapur akoma. Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhës, 7 plumba.

Ekzekutimi i Besnik Hidës dyshohet se ka lidhje me zinxhirin e hakmarrjeve në Lushnje. Por askush nuk di të tregoje cili ishte roli i tij në këtë histori vrasjesh./ABC NEws Albania

lushnje-banesa.jpg
ad min11:25 | 22/09/2019

Tërmeti i së shtunës ka shkaktuar dëme banesash edhe në Lushnje.  Bëhet fjale për shtëpi private kryesisht nëpër fshatra si Fiershegan, Ballagat, Ngurrëz dhe Kosove e vogël.

Dëmet përfshijnë çarje muresh të shkallës së lehtë çka do të thotë që këto shtëpi nuk rrezikojnë shembjen, por kanë nevoje për riparime. Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa shtabet e emergjencës pranë bashkisë pasi kanë verifikuar gjendjen i kanë klasifikuar si dëmtime të lehta të objekteve të shkaktuara nga tërmeti.

“Serat na i prishi era. Ato që kishim i çuam në plasmas, këto pak që kemi do mbjellim fidanë, shtëpia do. Në të këpusim ndonjë copë serë dhe të flëm, se ku do shkojmë në vend tjetër”, u shpreh një banor.

“Komplet cepat që mbajnë shtëpinë po të thuash. Këtu nuk mund të jetosh më”, tha një banor.

/ABC News Albania 24/7

bledi-cuci.jpg
ad min17:26 | 07/09/2019

Sektori i agropërpunimit në vend po gjen treg edhe përtej kufijve europianë. Por sfidë mbetet gjetja e fuqisë punëtore. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ishte në një sipërmarrje të përpunimit të prodhimeve bujqësore në Lushnje.

Produktet shqiptare po fitojnë terren për shkak të cilësisë së tyre në tregun e huaj, duke i kaluar kufijtë e Bashkimit Europian. Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural Bledi Çuçi vizitoi një fabrikë të përpunimit të prodhimeve bujqësore. Produktet e saj prej kohësh eksportohen edhe në SHBA përveç vendeve të Europës. Për ministrin e Bujqësisë industria e agropërpunimit në vend është një nga shtyllat kryesore që do të vazhdojë të mbështetet me fonde të qeverisë e të huaja.

“Ne do t’i japim përparësi sektorit të agropërpunimit. Është një nga sektorët që në të gjithë botën ka bërë ndryshimin në prodhimin bujqësor. Krahas promovimit të serrave apo sektorëve të tjerë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, për ne agropërpunimi është gjithashtu një nga shtyllat e rëndësishme për të patur një rritje cilësore të prodhimit bujqësor. Ky biznes ka aplikuar edhe në programin IPARD dhe besoj se do të jetë i favorizuar”.

Bizneset po hasen së fundmi me vështirësi për të gjetur fuqi punëtore, çka i frenon rritjen e mëtejshme. Ministri Çuçi tha se ndoshta ka ardhur koha që tregu i punës të hapet edhe për punëtorët e huaj./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono