Lushnje

ndertim-rruga.jpg
G. P.15:33 | 10/03/2019

Prej disa ditësh ka nisur në Lushnje ndërtimi i unazës së Myzeqesë. Kjo rrugë do t’u mundësojë banorëve jo vetëm lehtësi për punët e tyre të përditshme, por do t’u ofrojë atyre një zonë më të zhvilluar.

Për banorët e tre fshatrave të Lushnjes, zhvillimi i bujqësisë varet nga ndërtimi i unazës së Myzeqesë. Punimet kanë nisur për lotin e parë dhe intensiteti i tyre shihet me pozitivitet nga banorët e Imshtës.

“Ky është destinacioni, unazë bujqësore”.

“Po u lirua kjo detyrimisht ndihmojnë më shumë akoma”.

Një nga shqetësimet e banorëve lidhet me ndotjen nga mbeturinat që derdhen në kanalin përgjatë rrugës së re. Çdo banesë ka përpara kanalin kullues, ujërat e të cilit janë ndotur për shkak të mosqarkullimit të tyre.

“Tërë kohën kështu. Edhe pa u bërë rruga. Tërë ky pisllëk ka qenë”.

“Ky kanali që po bëhet pastrimi do kthehet dhe njëherë mbrapsht. Do pastrohet dhe njëherë”.

Unaza e Myzeqesë është 11 kilometra e gjate dhe lidh me njëra-tjetrën fshatrat Bubullimë dhe Krutje. Njëkohësisht ajo shkurton distancat me akset kombëtare Lushnje-Fier dhe Lushnje-Berat.

Rruga është parashikuar të ndërtohet me dy korsi dhe trotuare dy metër të gjëra në zonat e banuara. Lidhja nëpërmjet kësaj unaze shkurton distancën me qytetin e Lushnjes dhe krijon perspektiva për aktivitete ekonomike. Unaza e Myzeqesë u shërben rreth 40 mijë banorëve./abcnews.al

aksident-5-c1200x600.jpg
ent ela08:43 | 08/03/2019

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Spitalin e Lushnjes, pas përplasjes nga një kamion në aksin rrugor Lushnjë – Fier. Policia njofton se viktima ishte duke lëvizur me biçikletë, ndërsa ka arrestuar drejtuesin e kamionit 52 vjeçarin nga Tirana me iniciale B.S.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. /abcnews.al

LUSHNJE-KONFLIKTI-PRONA-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.41-1280x698.jpg
ent ela13:52 | 07/03/2019

Në Ardenicë të Lushnjës një grua tentoi të vetëflijohej për shkak të një konflikti për pronën. Gjykata e Vlorës i kishte dhënë të drejtë kësaj gruaje, por policia bashkiake tentoi t’i heqë portën.

Një 45 – vjeçare nga Ardenica e Lushnjës tentoi të djegë veten kur policia tentoi t’i heqë portën e shtëpisë.

Konflikti që zgjat prej katër vitesh midis dy vëllezërve Rista, ka në themel një rrugë 100 metër të gjatë e cila pretendohet se duhet të jetë rrugë kalimi për një familje.

Pranvera Rista, sapo pa policët bashkiakë të Lushnjës, të cilët tentuan t’i prishin hyrjen e shtëpisë u lye me benzinë. Gruaja pretendon se punonjësit e bashkisë nuk kishin asnjë dokument për zbatimin e ndonjë vendimi, ndaj ndërrmori aktin ekstrem.

“Vjen një grup nga bashkia, drejtori i Kadastrës, administratori i Komunës me Policinë Bashkiake dhe 3 punëotë për ekzeketumin e portës. Donin të hapnin portën. kjo është rruga jonë. Në moment e sipër kam lyer veten me benzinë”.

Gruaja është dhunuar edhe fizikisht nga kunati. Sherret mes dy familjeve janë të përditshme, çka e dëshmon edhe bashkëshorti i saj.

Llazar Rista: “Fituam dhe gjyqin kur marr vesh që gruaja i kishte hedhur benzinë trupit. I kam hapur një rrugë për makinë. Ka bërë një gjyq më ka marrë shtëpinë pa i thënë njeriu gjë, ka ec me 5 metra në mënyrë korruptive, ka kjo ka arrit deri këtu. Ka pasur raste të tjera, ka rrahur gruan”.

Ndërkohë sipas drejtorisë së Kadastrës në bashki, ndonëse nuk kanë pasur asnjë vendim gjyqësor për të kryer lirimin e rrugës, ata shkuan pas ankesave të njërës palë.

“Ishim të detyruar në bazë të kërkesave të qytetarëve”.

Avokati i çështjes Kozma Jano, thotë që gjykata administrative Vlorë, i ka dhënë të drejtë Llazar Ristës dhe ndërhyrja e bashkisë ka qenë e kundraligjshme.

Kozma Jano, Avokat: “Nuk di të ketë vendim për veprimin e administratës së Bashkisë, por di që është lëshuar një njoftim. Por në momentin që po flas unë po kthehem nga Gjykata e Vlorës, ne kishim kundërshtuar këtë akt adminsitrativ të palvlefshëm”.

Kjo ngjarje është një nga pasojat e shumëve çështjeve gjyqësore të pronave që zgjasin me vite. Konfliktet për pronat kanë shkaktuar mjaft viktima në vendin tonë. /abcnews.al

 

 

banoree.jpg
G. P.16:40 | 01/03/2019

Një investim i madh është duke u bërë për rrugën që lidh Karbunarën me Lushnjën, por banorët thonë se në këtë periudhë po vuajnë pasoja. Nga ana e saj, Bashkia e Lushnjës thotë se ky është nga ato projektet që do realizojë rrugën më të bukur.

Punimet këtu nisën pas 32 vitesh. Është segmenti Karbunarë-Ish-Uzina Plasmasit në Lushnjë. Për banorët duhet të ishte zgjidhje, por thonë se problemet u janë shtuar. Aksidentet me pasoja të rënda janë të dukshme. Lapidarë janë ngritur buzë rrugës.

Biznese dhe banesa janë ngjitur me asfaltin. Pluhuri dhe zhurmat e automjeteve, janë pjesë e së përditshmes. Sikur të mos mjaftonte rritja e parametrave ndotës në ajër, karbunarasit ankohen për zbatimin e projektit.

Zërat kundër ndryshimeve në projekt, kundërshtohen nga bashkia, e cila ka dhënë mbështetje FSHZH për investimin. Sipas drejtorit të shërbimeve, punimet do të kryhen sipas standardeve të kërkuara, duke e bërë këtë rrugë ndër më të bukurat e qytetit.

Ergest Krakulli, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Lushnje: Bashkia Lushnje nuk ka autoritetin e ndryshimit të një projekti, i cili është miratuar nga bashkia dhe e survejuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ka dhe supervizor të saj dhe nuk është devijuar.

Karbunara ka rreth 5 mijë banorë dhe pjesa më e dendur e popullsisë banon pranë këtij segmenti. Projekti ka të parashikuar ndërtimin e trotuareve në dy anët e rrugës, por në pjesë të veçanta, për shkak të kaosit të ndërtimeve trotuaret pothuajse nuk ekzistojnë. Vlera e punimeve për një kilometër e gjysmë rrugë është një miliard lekë dhe investimi i nisur në fillim vit, pritet të përfundojë në muajin Qershor. /abcnews.al

RAAAA-1280x704.jpg
ent ela14:20 | 27/02/2019

Kryeministri Edi Rama ka kryer disa inspektime në zonën e Lushnjes. Ai ka nënvizuar investimet që po kryehen në sektorin e bujqësisë, prodhimet e të cilave konsumohen në treget më të njohura të Evropës.

Nuk janë të shumtë ata që e dinë se restorantet në Danimarkë furnizohen nga prodhimet bujqësore të këtij kopshti të gjerlbër në Krutje të Lushnjes. Me investimin 20 vjecar të sipërmarrësit Muhamet Isen, së bashku me bashkëshorten, Denadën, administratore e fermës, u njoh edhe kryeministri Edi Rama.

“Ky është vetëm fillimi. Ne kemi dhe 7 ha të tjera në Fier me qira që mendojmë që në të ardhmen t’i bëjmë edhe këtu ku jemi. Do zgjerohemi, mendojmë që këtu të ndërtojmë rreth 10 ha sera. Janë prodhime të veçanta që në përgjithësi shkojnë për restorantet në Danimarkë”.

Nga Kopshti i Gjelbër i Danimarkës eksportohen 2-3 trajlerë në javë. Për momentin rreth 50%  marrin nga Shqipëria, 50% i importojnë gjatë dimrit nga Italia dhe nga Spanja.

“Do ju mbështesim me të gjitha mënyrat. Ky është një model i jashtëzakonshëm. Është model shprese. Është model perspektive. Është model suksesi. Është për t’iu treguar të tjerëve që, kur shkon deri në Danimarkë, ku janë standardet më ekstreme të garancive të sigurisë ushqimore, llogarite sa shumë mund të bëhet me këto produkte”. 

“Danish Green Garden” furnizon restorantet më të njohura të Danimarkës madje edhe restorantin e mirënjohur organik “Noma” në Kopenhagen, administruar nga mjeshtri i kuzhinës, Rene Rexhepi. Në serat e bashkëshortëve Issen kultivohen varietete të ndryshme të sallatave, karotave, rrepave, si dhe rreth 20 lloje erëzash të freskëta, për të cilat “Danish Green Garden” është një nga 3 prodhuesit e vetëm në Danimarkë.

Gjatë qëndrimit në Lushnje Kryeministri Edi Rama inspektoi dhe shkollën e rikonstruktuar Kongresi i Lushnjes ku pas 2 dekadash është rihapur një klasë muzike, pas kërkesës që prindërit kishin drejtuar në platformën e bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al.

“Portali ka funksionuar siç duhet. Na ka ardhur një ankesë si propozim që për shkak se ka mjaftueshëm nxënës të talentuar që duan të bëjnë klasën e muzikës, të mos ikin në Fier, por ta bëjnë këtu,” -u shpreh ministrja e Arsimit Besa Shahini.  Ideja e një prindi ka bërë që të rilindë tradita e hershme e muzikës për një komunitet të tërë në Lushnje./abcnews.al

RAMA-SULMON-OPOZITEN-NGA-DIVJAKA.mpg_snapshot_03.19-1280x720.jpg
ent ela19:54 | 26/02/2019

Para nisjes së protestës, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Lushnja se opozitarët nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë duke u fshehur në popull. Në takimin për “Bashkinë që Duam” në Divjakë, kryetari i qeverisë ftoi demokratët t’i bashkohen mazhorancës socialiste.

Nuk i ndahen as në Lushnje. Por nuk e shqetësojnë protestat e opozitës as në rrugë e as para parlamentit. Madje ka krijuar bindjen se shqiptarët nuk kanë humbur asgjë nga mandatet e djegura të feputetëve të djathtë. Këtë mendim ua komunikon edhe lushnjarëve.

“Është koha që të bëhemi bashkë dhe të mbrojmë çka kemi ndërtuar, jo për qeverinë. Qeverisë ata nuk kanë çfarë i bëjnë fare. Çfarë do i bëjnë qeverisë? Do i bien me kokë mureve?”

I kërkon të mos merakosen se kanë qeverinë e tij në krah që nuk ndërmend të tërhiqet.

“Nga çfarë mund të tërhiqemi ne? Nga kontrata që kemi me ju?! Nga kontrata që kemi me shumicën e shqiptarëve që na e dhanë votën për të qeverisur të vetëm, pikërisht se erdhi dita që të qeverisim me njerëzit dhe jo me partitë që pushtetin e njerëzve e kthyen në një tepsi të madhe? Ne nuk mund të tërhiqemi nga ky detyrim!”.

I përsërit atyre që nuk i konsideron më të denjë për të debatuar, se nuk mund të fshihen mes njerëzve për ti shpëtuar drejtësisë.

“ Por kjo s’ka për të ndodhur”.

Teksa hedh sytë drejt të ardhsmes sheh veten aty dhe mazhorancën socialiste. Kjo është zgjedhja e duhur për shqiptarët  dhe kjo është ajo që duhet të ndodhë sipas kryeministrit Rama.

“Me ata ka vetëm të shkuar, kurse ne dhe ju jemi e vetmja fuqi e bashkuar që mund të sjellë të ardhmen”.

Votën e kërkon jo thjesht për të qenë fituesi, por për të qeverisur me fuqi të plotë edhe brenda parlamentit.

“Kush shkon pas tyre shkon pas të mbyturit që të mbyt. Kaq”.

I vetmi demokrat i zgjuar i doli nga Lushnja.

“Ndodhi si ndodhi, unë nuk e di si ndodhi, por i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslym Murrizi. Sidoqoftë do kisha dashur ta kisha thënë unë, jo ai, atë shprehjen “u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe rrëzuan mua”, se në fakt ky ishte revolucioni”.

U bëri të buzëqeshin Lushnjarët jo vetëm me këtë koment.

“Lulit i shkoni pas?

Jo, ata i shkojnë mbrapa Lulit, se Luli i shkon mbrapa Monikës dhe këtu në Lushnje, sidomos, është vend i duhur për të thënë, ej, Monika që ngre sytë nga qielli thotë o Zot, mbroji shqiptarët nga blerja e votës, por kemi provën që Zoti nuk fut hundët në zgjedhje, se po të merrej me zgjedhje Zoti, Monikës do i kishte rënë rrufeja, larg qoftë”.

Thotë se nuk do të debatojnë me palën tjetër se nuk ia vlen por deklaratën e kryedemokratit Basha se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako nuk e kaloi në heshtje.

“Del Luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit. Mos”.

Duke e mbyllur vetë takimin për bashkinë që duam, kërkoi mirëkuptimin e banorëve të Lushnjës për tu ritakuar një ditë tjetër.

“Do të doja shumë që të vazhdonim sot si në rastet e tjera, por siç e dini, siç mund ta keni marrë vesh, kemi parlament sot, sepse ne nuk duam konflikt. Ne nuk duam përballje nga ato përballje primitive që kanë ata në kokë dhe do vijmë ku do mund të flasim  më gjatë, jua kam borxh një vazhdim të bashkëbisedimit”. /abcnews.al

mjekja.jpg
G. P.15:48 | 24/02/2019

Ajo është kardiologe dhe në Shqipëri po përballet me një sistem shëndetësor krejtësisht të ndryshëm nga Kosova. Fatmira Rexhepi Alla po sfidon mentalitetin e pacientëve shqiptarë, duke punuar në kushtet e mungesës së aparaturave mjekësore dhe kulturës së analizave periodike. 

Nga Kosova prej gjashtë muajesh punon në spitalin e Lushnjes. Këtu ka gjetur njeriun e jetës dhe kujdeset për zemrat e sëmura të pacientëve. Fatmira Rrexhepi Alla është kardiologe. Mungesa e specialistëve në spital tërhoqi vëmendjen e mjekëve jashtë kufijve. Por ajo po shikon një tjetër sistem pune krahasuar me praktikën në Kosovë. Ndryshimet janë të dukshme nga lista e barnave dhe deri tek qasja ndaj pacientëve.

Fatmira Rexhepi Alla: Përshtypjet nuk janë krejt të mira, sepse unë kam punuar në një sistem krejt tjetër në kushte shumë të tjera dhe më të favorshme. Ajo që më shqetëson është që këtu ka një listë të barnave që quhet listë esenciale, të cilën e përdorin dhe kërkojnë nga mjeku specialist që gjithmonë t’i përgjigjen asaj liste, kurse sot në kohën bashkëkohore sëmundjet kardilogjike trajtohen sipas rekomandimeve që jep organizata europiane.

Pas dy viteve pune në Kosovë, gjashtë muajt në Lushnje e kanë ndryshuar jetën e saj. Thotë se bashkëpunimi mes kolegësh është një tjetër gjë që duhet të funksionojë më mirë në sistemin tonë shëndetësor. Fatmira trajton të gjitha llojet e sëmundjeve të tjera përveçse ato të zemrës. Kjo mënyrë pune ngarkon mjekun specialist pasi pacientët me sëmundje të ndryshme adresohen tek ajo.

Fatmira Rexhepi Alla: Bashkëpunimi midis kolegësh ka qenë më i mirë. Ndoshta nganjëherë kjo has në vështirësi sepse kanë qenë vlerat e nalizave ose ndryshimet radiologjike kanë qenë krejt për një sëmundje tjetër dhe në fund je thirrur për konsultim ti dhe ta çosh pacientin në shtëpi në këtë gjendje s’ka qenë e mundur. Kurse pacienti nuk ka qenë me të gjitha problemet vetëm për mua, por unë asnjëherë nuk e kam bërë që pacientin ta dërgoj në shtëpi edhe pse gjendja ka qenë e tillë. Fatmirësisht më ka ndihmuar fakti që jam interniste dhe kam përgatitje për të trajtuar sëmundjet e tjera.

Brenda tetë orarëshit vizitohen mbi 30 pacientë dhe shifra është tepër e lartë për një mjek. Gjatë gjithë kohës, Fatmira mban të vendosur maskën mbrojtëse.  Rreziku i marrjes së infeksioneve e detyron ta vendosë sapo del nga shtëpia. Vizitat gjatë natës për një kardiolog nuk kryhen në Kosovë, kurse  këtu, ajo thirret orar pa orar. Kjo gjë nuk i pëlqen Fatmirës.

Fatmira Rexhepi Alla: Punojmë goxha shumë gjatë ditës dhe të them të drejtën këtu kardiologu është tepër i ngarkuar sepse ka dhe thirrje shumë natën. Unë kam punuar me një sistem që kardiologu nuk thirret natën, sepse në sistemin që kam punuar unë, mjeku internist i ka bërë të gjitha këto punë. Është paksa abuzim me rolin e kardiologut sepse gjithonë kur haset me vështirësi, kur mendojnë se nuk ka zgjidhje, mendojn se kardiologu është ai që e rregullon këtë gjë.

Mbi 32 mijë pacientë me probleme të zemrës janë të kartelizuar në spitalin e Lushnjes. Vetëm dy mjekë janë në dispozicion të tyre, çka e vështirëson kryerjen e shërbimit 24 orësh. Ndërsa një kardiologe është gjetur nuk thuhet e njëjta gjë për 10 specialitetet e tjera të munguara në spital. /abcnews.al

SHKOLLAT-LUSHNJE-I-FTOHTI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x703.jpg
ent ela12:43 | 13/02/2019

Fëmijët në shkollat e Lushnjës po shkojnë në shkollë në temperatura tepër të ulëta. Në godinat e tyre nuk ka ngrohje dhe nxënesit detyrohen të marrim mësim të veshur trashë me xhupa, kapuç dhe dorashka. ABC News ishte në njërën prej këtyre shkollave, në Zgjanë të Lushnjës.

Janë veshur aq trashë sikur të ishin në Siberi jo në një shkollë në Lushnjë. Temperaturat janë ulur dhe fëmijët kanë ftohtë.

Në shkollën 9- vjecare të Zgjanës në Lushnjë, ata qëndrojnë të veshur me kapuç edhe brenda klasës.  Mësuesja i ka porositur, të mos i heqin as xhupat, shallin dhe dorashkat, përndryshe duart e tyre nuk mund të shkruajnë.

Nxënësit: “Na ka thënë edhe mësueja të veshim shalla xhupa dorashka se është shumë ftohtë”.

Mësuesja: “Kalojmë duke lënë një 5 minutësh brenda orëve duke ngrohur duart dhe lojëra të ndryshme”.

Kjo shkollë, ka 200 nxënës, dhe 8 ambiente klasash.  Vetëm në dy prej klasave lejohet të ndizet një rezistencë. Amortizimi i rrjetit elektrik nuk lejon ngrohësat. Kabujt janë të hollë dhe kalojnë direkt nga shtylla nëpër ambientet e brendshme të paktën sa për ndriçim. Drejtori thotë se dy herë rrjeti elektrik ka marrë flakë, kurse për ta rregulluar privatisht i kanë kërkuar 1.5 ml lekë.

Drejtori Bektash Gjolena: “Te kutia shpërndarëse kemi parë tym dhe kemi ul automatet, kemi bërë riparime të pjeshme, por private duke paguar një sasi lekësh. Për arsye të ndriçimt, enerigjia na duhet për dokumentacion, kompjutera, ndriçimi që është i erret nga pjesa veriore, plus ngrohja”.

Vetëm dy shkolla të qytetit janë në planet e bashkisë për rikonstruksion në 2019-ën. Mungesa e fondeve bën të vështirë ndërhyrjen në rrjetin elektrik.

Muharrem Sharka, Drejtor i Arsimit në Bashkinë Lushnjë: “Dy shkolla kanë projekt rikonstruksioni në Ministrinë e Arsimit dhe pritet një rikonstruksion i tyre, shumë shpejt”.

Lushnja ka 53 objekte shkollore, 7 prej të cilave kanë sistem ngrohjeje me kaldajë. Të pakta janë ato që ngrohen me dru zjarri, pjesa më e madhe që përdorin ngrohësat elektrikë kanë probleme me rrjetin. /abcnews.al

Gazetare: Anila Sefa

basha-3-1280x695.jpg
ent ela20:25 | 11/02/2019

Ndërsa pasdite Kreu i PD-së, u takua me banorë dhe tregtarë të Lushnjes, të cilët i ftoi gjithashtu në protestën e 16 Shkurtit kundër qeverisë.

Në Lushnje u ndal së pari për të takuar disa tregtarë që përpiqen te sigurojne jetesen me biznesin e tyre të vogël.  Para  qytetarëve të Lushnjes kreu i demokratëve Basha deklaroi se ata nuk janë të varfër por të vjedhur nga shteti. Basha tha se nëse kthehen subvencionet e biznesit, qyteti do të marrë frymë.

“Varfëria është ulur këmbëkryq për shkak të vjedhjes qeveritare dhe të korrupsionit qeveritar. Lushnja dhe Myzeqeja ia kanë dalë në tre dekada të ndërtojnë mirëqenie dhe punësim. Deri para 5 vitesh kurba ka qenë rritëse. Por qeveria e Edi Rama ua shtërngpi edhe më shumë lakun fermerëve sepse ka zero lekë për sunvencione dhe asnjë ditë më shumë nuk duhet të zgjasë kështu”, -tha Basha.

Për këtë kreu demokrat u kërkoi edhe banorëve të Lushnjes t’i bashkohen protestës së 16 Shkurtit në Tiranë. Midis të tjerave Basha tregoi si problem shqetësues edhe mbylljen e 19 shkollave në Lushnje./abcnews.al

rruga-1.jpg
G. P.14:59 | 07/02/2019

Në qytetin e Lushnjes, përroi ka shkaktuar dëme të mëdha në rrugën e njërës prej lagjeve. Bashkia ka pezulluar lëvizjen e mjeteve, por nga ana tjetër në disa shtëpi ka krisje të mureve.

Qarkullimi i mjeteve është izoluar. Fillimisht u fundos pjesa ngjitur me hipotekën dhe më pas, ra i gjithë asfalti. Bashkia e Lushnjes, e cila është përgjegjëse e mirëmbajtjes së këtij segmentit ka vendosur perimetrin e sigurisë. Në lagjen “Kadri Qystri”, lëvizja është ndaluar.

“Kjo është një pjesë e rëndësishme e qytetit të Lushnjes. Është një rrugë pothuajse kryesore. Poshtë kësaj rruge kalon përroi i qytetit, i cili ka bërë që të lëvizë shtrati i rrugës, e cila e ka shembur”, tha Gesti Krakulli, drejtor i Shërbimeve në bashki.

Problemet që sjell ky përrua janë shumë. Ndër të derdhen ujërat e zeza, kurse era e rëndë e tyre e ka bërë të padurueshme jetesën e banorëve.

“Grahmë shumë e keqe. Po të vish këtu, të pyetësh të gjithë lagjen ndihet një aromë shumë e keqe. Tërë ujërat e zeza. Sëmundje e tëra është kjo. Nuk pi njeri kafe këtu”.

Përroi i Lushnjes, ndan qytetin mes përmes dhe krahas problemeve të përhershme me ndotjen, tani rrezikohet shembja e objekteve të ngritura mbi të. Shenjat e fundosjes së dherave janë të dukshme edhe pranë kishës. Në disa shtëpi banimi kanë nisur krisjet nëpër mure. Por reagimi ka nisur vetëm në pjesën e rrugës së shembur./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono