Lushnje

makina-1.jpg
G. P.13:03 | 12/07/2018

Një aksion i pazakontë nisi në qytetin e Lushnjes. Forca të shumta të policisë nga Tirana shkuan në këtë qytet dhe u vendosën në akset kyçe. Sipas informacionit që gazetarja e ABC News siguroi nga njësia operacionale, vetëm në një orë u vendosën 30 gjoba për drejtues mjetesh që përdornin telefonin duke ecur.

Gjobat për këtë shkelje, sipas shefit të policisë së qarkullimit në Fier, varionin nga 5 mijë leke të vjetra deri në 15 mijë lekë të vjetra maksimalja. Gjoba të shumta janë vënë edhe për mungesën e rripit të sigurimit, të cilat shkonin nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 150 mijë lekë të vjetra maksimalja.

Sipas zyrtarëve të policisë, ky tip aksioni nuk ka për qëllim vendosjen e sa më shumë gjobave, por sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për të zbatuar me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor./abcnews.al

aksidenttttt.jpg
G. P.09:16 | 30/06/2018

Brenda një nate, dy viktima u regjistruan nga aksidentet rrugore në Lushnje dhe në Divjakë. Njëri nga viktima ishte 12 vjeç, i cili u aksidentua për vdekje nga kushëriri i tij, Ervis Allkanjari, 30 vjeç, i cili ishte, duke punuar tokën për të mbjellë bar.

Viktima Xhuliano Mekshi, i cili kishte hipur në makinë bashkë me kushëririn u rrëzua dhe ra te pjesa prerëse. Gjatë natës një tjetër viktimë u regjistrua në Zhym të Lushnjes.

Drejtuesi i një makine, 24-vjeçar doli nga rruga dhe përfundoi i vdekur në vend. Kurse pasagjeri, kushëri me 24-vjeçarin u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes./abcnews.al

policia-bashkiake-lushnje.jpg
G. P.14:42 | 28/06/2018

Në çdo lagje të Lushnjes, ku ka hapësira publike shesin tregtarë dhe prodhues, duke bllokuar edhe rrugën e kalimtarëve. Pavarësisht aksioneve të përditshme të Policisë Bashkiake, situata nuk ka ndryshuar prej 20 vitesh pasi Lushnja nuk ka një treg për shitjen e fruta-perimeve.

Është e përditshme në Lushnje. Çdo mëngjes, tregtarë dhe prodhues dëbohen nga hapësirat publike. Në zonën që njihet si “Ypsiloni”, prej 20 vitesh, Policia Bashkiake përballet me shitësit e qumështit dhe prodhuesit e perimeve.

Gjenden kudo në asfalt, në trotuar, në dyert e shkollave, pranë koshave të plehrave. Ata mendojnë se në rrugë vijnë blerësit. 10 policë sëbashku me drejtorin e Policisë Bashkiake e kanë të pamundur të kontrollojnë gjithë territorin.

Lushnja nuk ka një vend, ku mund të kryhet tregtia e përditshme e frutaperimeve. Dy tregjet e ngritura në vitin 2003 në zonat me popullsinë më të madhe në qytet u shkatërruan. Në vitin 2007, bashkia dhe disa pronarë bënë një treg, por askush nuk pranoi të shesë aty. E njëjta situatë u përsërit edhe në 2013. Të dyja tregjet jane jashtë funksionit. Rruga mbetet vendi më i preferuar për blerësit dhe tregtarët./abcnews.al

BRESHERI-VRESHTA-LUSHNJE-1280x720.jpg
ent ela13:50 | 23/06/2018

Kushtet ekstreme të motit në këto ditë qershori kanë dëmtuar ekonomitë bujqësore në fshatin Hyzgjokaj të Lushnjës. Fermerët thonë se ky është viti më i keq i prodhimeve të tyre.

Stuhia dhe breshëri në qershor i rrënoi ekonomikisht.  Vreshtat, ullishtet, pemët frutore dhe gruri janë kulturat e dëmtuara më tepër në Hyzgjokaj të Lushnjës.

Pronarët e tokave bujqësore po përballen me vitin më të keq të prodhimeve të tyre.  Prodhimi në vreshta nuk mund të bëhet as raki. Mundi i një sezoni u iku brenda pak minutave.

Fermerët thonë se nëse do kishin mbështetje me subvencione mund të kishin marrë masa mbrojtëse ndaj të tilla fenomeneve.

Kjo zonë kodrinore, dikur ka qenë e mbjellë në pjesën më të madhe me grurë, por falë punës së fermerëve sot mbillen të gjitha kulturat. Çdo familje i siguron të ardhurat ekonomike vetëm nga puna në bujqësi.  /abcnews.al

bicikleta.jpg
ent ela10:40 | 22/06/2018

Një 51 vjeçar nga Kuçova është ndaluar nga Policia e Lushnjës pasi aksidentoi një të moshuar i cili udhëtonte me biçkiletë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan, ku Haki Lezo duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar 76 vjeçarin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:

-Haki Lezo, 51 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan , duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi Ll.G ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. /abcnews.al

AKSIDENT-NE-LUSHNJE-1280x720.jpg
ent ela08:36 | 18/06/2018

Në autostradën Lushnjë-Fier një femër ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe viktima dyshohet të jetë një endacake rreth të 60- ve, e cila në momentin e aksidentit ka qenë duke ecur në errësirë pranë karrexhatës në krahun e majtë të rruges. Emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur nga policia e cila po heton ngjarjen, ndërsa trupi i saj është deguar në morgun e spitalit të Lushnjë.

Pas aksidentit është ndaluar drejtuesi i mjetit Euxhenio Prendi, 26 vjeç, nga Lushnja. Sipas policisë drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësorin ka devijuar makinën duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur e fejuara e tij që ishte në makinë shtetesja D.K 22 vjeçe. Të dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al

rruga-e-ferrit.jpg
G. P.12:54 | 13/06/2018

Divjaka duhet të jetë bashkia që ka rrugët më të dëmtuara nëpër fshatra. E tillë është edhe ajo që lidh disa fshatra përmes segmentit Çermë-Germi, zonë, ku banorët njohën për prodhimin e bostanit dhe të patates.

Udhëtimi përmes saj është një ferr. Pluhur e gropa. Por për banorët e këtushëm, kjo rrugë quhet e rregulluara.

Është segmenti Çermë – Gërmenj që lidh disa fshatra. Askush nuk ka pyetur për ankesat e fshatarëve. Për këtë arsye vendosën të paguajne nga 10 mijë lekë të vjetra. Kështu ngarkuan kamionët për të mbushur gropa me dhe. Që të paktën mjetet të mos përfundojnë të fikura në mes të lëvizjes.

Pas ndërhyrjes së banorëve edhe Bashkia e Divjakës ndërhyri për të hedhur çakull në 100 metra rrugë. Punime që jo vetëm që nuk e përmirësuan situatën, por e përkeqësuan atë. Dheu i hedhur u kthye në pluhur dhe shumë nga gropat janë hapur brenda pak ditëve.

Rruga po penalizon banorët, të cilëve nuk u vijnë mjetet për të shitur prodhimet bujqësore. Zona është e njohur për kultivimin e bostanit dhe të patates, por që janë të detyruar t’i dërgojnë në Divjakë pasi makinat nuk hyjnë dot te fshatrat e tyre.

Rruga Çermë-Gërmenj është e gjatë rreth 5 kilometra. Ajo është asfaltuar pjesërisht shtatë vite më parë dhe për shkak të cilësisë së dobët të punimeve shumë shpejt u hapen gropat. Për gjashtëmujorin e dyte të 2018-s, kjo rrugë nuk është për tu asfaltuar as në projektet e bashkisë së Divjakës dhe as në ato të Autoritetin Kombëtar Rrugor. /abcnews.al

vajze-ne-pranga.png
ent ela09:43 | 09/06/2018

Dy të reja janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku ato punojnë. Ato janë Sonila Gjoshi, 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banuese në Lushnje.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Njoftimi i Policisë

Vjedhin shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku punojnë duke shpërdoruar detyrën, ndalohen nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset:

1.Sonila Gjoshi, 24 vjeçe, banuese në Lushnje.

2.Eriselda Manati, 28 vjeçe, banuese në Lushnje.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë” parashikuar nga Nenet 135 e 50 gërma “h” të Kodit Penal. /abcnews.al

 

blendi-klosi.jpg
ent ela16:12 | 04/06/2018

Shqipëria për herë të parë, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, pret më shumë turistë sesa ka shtretër. Ministri Klosi ishte në Lushnje, qytet që sipas tij mund të shndërrohet në nyje lidhëse turistike me zhvillimin e pikave të agroturizmit. 

Lushnja mund të shndërrohet në një pikë të ndërmjetme turistike përsa i përket agroturizmit, agropërpunimit dhe ofertave altenative turistike përveç bregdetit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndau këtë mendim me qytetarët gjatë turit të llogaridhënies.

“Këtu në Lushnje duke qenë se është një pikë nyje e turizmit mund të afrojë kapacitete shumë të forta përsa i përket agropërpunimit, agroturizmit, arsyeve që turistët kanë që përvec bregdetit të gjejnë një alternativë tjetër për të vizituar 100 fshatrat, zonat turistike, bukuritë e natyrës, kulinarinë e famshme të kësaj zone dhe ndaj së bashku me kryetarët e bashkive jemi përpjekur që gjatë gjithë verës të kemi oferta alternative përveç bregdetit”.

Për herë të parë këtë sezon turistik, Shqipëria sipas Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit do të ketë më shumë turistë sesa shtretër, ndaj ai vuri theksin tek shtimi i ofertes turistike dhe rritja e sherbimit.

“Mbi 5 milionë turistë kanë qenë vjet dhe  presim të vijmë mbi 6 milionë turistë. Na duhet shumë punë që kudo në Shqipëri të shtojmë ofertën turistike. Në qoftë se ne nuk ndërrojmë mentalitet dhe kuptojmë që duhet t’i shërbejmë turizmit si industri ne nuk e kemi të mundur të ecim përpara”.

Ministri Klosi theksoi se qëllimi Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit eshte shndërrimi i Shqipërisë në një destinacion europian turistik dhe gjetja e një ekuilibri midis zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së qëndrueshme të Mjedisit. /abcnews.al

talasemia.jpg
G. P.12:37 | 01/06/2018

Një lajm i mirë vjen nga Lushnja për të gjithë pacientët talasemikë. Mjekët e spitalit të Lushnjes thonë se ka një rritje të dhurimeve për gjak dhe pacientët nuk do të jenë të detyruar të heqin shpretkën. Pjesa më e madhe e tyre e kanë hequr këtë organ për shkak se nuk furnizoheshin rregullisht me gjak.

Shpresa Lleshi sot është 50 vjeçe. Si paciente talasemike ka hequr shpretkën vite më parë nga problemet e sëmundjes. Ajo ndodhet në spitalin e Lushnjes për të kryer transfuzionin e gjakut.  Mjekët hematologë pranojnë se heqja e shpretkës tek talasemikët vjen si rezultat i zmadhimit të këtij organi.

Këtë vit, nevojat për gjak kanë arritur të plotësohen nëpërmjet dhurimeve nga rrethet. Kjo ka sjellë edhe uljen e numrit të pacientëve që heqin shpretkën.

Vështirësitë e furnizimit me gjak janë reduktuar, ndaj shumë talasemikë jo vetëm i kanë shpëtuar procedurës së heqjes së shpretkës, por edhe është rritur jetëgjatësia e tyre. Në Lushnje janë të regjistruar 108 pacientë talasemikë që marrin gjak çdo muaj në këtë spital. Këtij numri i shtohen edhe 68 nga Fieri dhe 26 nga Berati dhe Elbasani./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono