lumenj

ent ela14:12 | 13/02/2018

Rritje prurjesh në basenet e lumenjve parashikon Instituti i Gjeoshkenave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili thekson nivelin e lartë në basenin e lumit Vjosa. Reshjet e shiut dhe shtrëngata pritet të mbizotërojnë deri mesditën e të mërkurës.

Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme në vend deri mesditën e së mërkurës. Instituti I Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon intensitet të lartë të tyre shoqëruar me shtrëngata në pjesën më të madhe të qarqeve. Spikat Vlora përkrah të cilës theksohet shumë intensive. Reshje bore priten deri në 400 metra mbi nivelin e detit në disa zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Pas llogaritjeve hidrologjike Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon rritje të prurjeve dhe nivelit në basenin e lumit Vjosa. Nga drejtimi i Lumenjve Drino dhe Shushica prurjet më të larta do të jenë përgjatë se martes  ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, nivel më i lartë  do të vërehet gjatë të mërkurës. Dy ditët në vijim rritje të prurjeve do të ketë edhe në lumenjtë Drin, Buna dhe liqeni i Shkodrës. Ndërsa termometri parashikohet të qëndrojë në vlerat 6 dhe 11 gradë në bregdet, 4 dhe 9 gradë në vendet e ulëta dhe -1 e 5 gradë në ato malore./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error704-1280x720.jpg
us er08:50 | 01/12/2017

Në një lidhje telefonike për ABC News Drejtori i Emergjencave Civile paralajmëroi se për shkak të reshjeve intensive në territorit pritet të dalin nga shtrati disa lumen. Vjosë, Seman e Shkumbin. Ai bëri thirrje që të evakuohen banorët në zonat e rrezikut.

“Pritet që për shkak të reshjeve intensiven territorin e Greqisë pritet që brenda 9-12 orë të dalin nga shtrati  lumenjtë, Vjosë dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkisë dhe prefektëve të jenë në gatishmëri dhe të trokasin në çdo derë”- paralajmëroi Premci.

Ministria e Brendshme nëpërmjet një komunikatë për mediat ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

Gjithashtu dhe paralajmëroi për akset e bllokuara për shkak të vërshimit të ujërave.

Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.

Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranes është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz./abcnews.al

31184d609002398d14da1075a2ae977e.jpg
us er09:47 | 13/11/2017

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale italo -shqiptare, duke arrestuar 21 persona, në një operacion ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Për  26 persona ishin lëshuar urdhër arreste nga prokuroria e Napolit. Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Në një njoftim zyrtar policia shqiptare, bën të ditur se 18 nga të arrestuarit janë italianë, ndërsa 3 të tjerë shqiptarë.

Shqiptari me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua gjatë operacionit të së hënës, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. 26 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg. Edhe nje 39 vjecari me iniciale E.Sh, qe ka qenë gjithashtu  i arrestuar, u njoftua ne burg per udher arrestin e ri.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi rreth 1 kg Heroinë, në Napoli. Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë. Po ashtu jane sekuestruar edhe 500 mijë euro pasuri, ku perfshihen 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18 mije euro në Cash.

Sipas policise, Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Policia ben te ditur se që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim informacionesh në kohë reale mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono