lule

ilir-meta-1.jpg
G. P.14:30 | 01/08/2019

Është koha që të gjithë palët të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të reflektojnë në lidhje me krizën e thellë që është vendi sipas kreut të shtetit, Ilir Meta. Presidenti i Republikës tha gjithashtu se kjo situatë nuk e nderon klasën politike.

Përndryshe vijoi më tej kreu i shteti do të detyrohet të ftojë mediat botërore dhe të shkojë të vërë një buqetë me lule te varri i ish-Presidentit Ramiz Alia. Kjo pasi sipas tij edhe pse ishte lideri i Partisë Komuniste, i dha mundësinë opozitës asokohe të futej në zgjedhje

“Mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk vazhdon kjo histori duke u fshehur askush nga ne përballë një situate që nuk na nderon, jo popullin shqiptar se nuk është faji i popullit, por klasën politike sot të gjithë në vendin tonë. I ftoj të gjithë të reflektojnë përndryshe do më detyrojnë të ftoj mediat botërore dhe të shkoj të vë një buqetë me lule te varri i ish-Presidentit Ramiz Alia sepse edhe Ramiz Alia edhe pse ishte udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri.

Edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë, me luftë, edhe pse ishte i ndërgjegjshëm që në 45 vite ishte krijuar një armiqësi e tmerrshme në vend për shkak të luftës së klasave, persekutimeve etj., përsëri tregoi përgjegjshmëri. Sot e vlerësojmë shumë herë më tepër pas këtyre gjërave që po na shohin sytë për të shtensionuar gjithë atë tension social, politik, për t’i shtyrë zgjedhjet, për t’i dhënë mundësinë opozitës së asaj kohe që të merrte pjesë në zgjedhje edhe pse e dinte se qëllimi i saj ishte përmbysja e lidershipit të tij komunist dhe asaj që përfaqësonte. Kështu që ne nuk duhet të vonohemi më tej. Natyrisht është 1 Gushti dhe secili mund të pushojë dhe reflektojë pak, por e kam thënë që Shtatori është shumë vonë, ndërsa pas 13 Tetorit nuk na duhet asnjë marrëveshje”, tha Meta./abcnews.al

protesta-4-1280x691.jpg
ent ela21:24 | 16/02/2019

Edhe pse u angazhuan një numër ikonsiderueshëm efektivësh policie, përsëri nuk u bë e mundur ndalimi i protestuesve të dëmtonin dyert e kryministrisë. Për të shpërndarë tubuesit e dhunshëm, forcat e Gardës së Republikës hodhën gaz lotsjellës.

Ndërkohë të asfiksuar mbetën shumë persona. Kronika sjell detaje nga fillimi deri në mbyllje të protestës. Protesta e organuzuar nga opozita ishte njoftuar nga Policia e Shtetit se do të ishte e dhunshme dhe për këtë arsye në të gjitha pikat hyrëse të Tiranës kishte postoblloqe të uniforamve blu.

Garda e Republikës, ishte stacionuar në godinat e sigurisë së veçantë, ndërsa policia e Rendit, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpjetë, ishin në të katërta anët e kryeministrisë.

Fillimi i tubimit në duke ishte i qetë, madje kishte edhe nga protestues që i dhuronin policisë karafila. Por lulet shumë shpejtë u zëvendësuan nga gurë dhe shkopinj.

Protestuesit  nuk u tërhoqën dhe drejtimit tyre ishte kryeministria, ndërsa policia zgjodhi të mos reagonte. Duke parë që situata por agravonte, nga tarraca e kryeministrisë, u hodhën tymuese dhe gaz-lotësjellës.

Shumë tubues u asfiksuan. Më e rëndë gjendja ishte për këtë protestues që kishte mbetur në skelat e kriministrisë.

Sulmi i dytë frontal u organizuar në këtë mënyrë… teksa hedhja e gazit lotësjellës largonte tubuesit nga dera e Kryeministrisë. Pas 5 orësh përballje me uniformat blu, protestuesit u larguan në drejtim të selisë së Partisë Demokratike.

Në fund të tubimit Ardi Veliu kreu i policisë përshëndeti sakrificën e vartësve të tij. I gjithë sheshi përballa kryeminsitrisë u rrethua me shirita, i konsideruar si skenë krimi. Prokurorët Ekled Gjini dhe Kreshnik Ajazi, asituan oficerët e policisë gjyqësore në mbledhjen dhe dokumentimin e provave materiale./abcnews.al

lulettt.jpg
G. P.15:40 | 30/07/2018

Patosi është qyteti i parë në Shqipëri që përmes një ideje krejt të veçantë kërkon të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor. “Lule mbi vijat e bardha” duket se është pritur mirë nga qytetarët, kryesisht nga fëmijët.

Duket bafesuese për një qytet të vogël. Edukimi mbi respketimin e sinjalistikës rrugore vjen përmes një ideje shumë të veçantë: Lule mbi vijat e bardha. Synimi është që kalimtarët, por edhe drejtuesit e mjeteve t’i respektojne si masë parandaluese e aksidenteve.

“Ne kemi ndërtuar një sinjalistikë që të jetë edhe më tërheqëse dhe në mënyrë të veçantë në ato vende ku kalojnë fëmijët”, tha kryetarja e bashkisë, Rajmonda Balili.

Fillimisht kjo sinjalistikë po aplikohet pranë rrugëve hyrëse në qytet, pikërisht në rrugën “Republika”, për të vijuar më tej me rrugët pranë institucioneve shkollore.

Ideja për lulet e bardha u diskutua me ekspertë të sigurisë rrugore të cilët sugjerojnë se në këto forma, sinjalistika horizontale është më e këndshme dhe qetësuese për frekuentuesit e rrugës duke bërë që këta të fundit ta respektojnë atë.

“Jo thjesht si dekor, por për t’u thënë qytetarëve që këto sinjalistika nuk janë për t’u shkelur, por janë për t’i zbatuar ato sinjalistika”, tha kryetarja e bashkisë.

Vetëm 3 vitet e fundit në qendrat urbane të vendit, sinjalistika horizontale po bëhet me standarde. Më parë, vijat e bardha fshiheshin nga asfalti disa ditë pas lyerjes për shkak të cilësisë se dobët të bojës duke u “mësuar” kalimtarëve zakonin e keq të kalimit të rrugës vend e pa vend. Ajo situatë shkaktonte aksidente me pasoja të rënda, veçanërisht për kalimtarët./abcnews.al

vlcsnap-error471-1-1280x720.jpg
us er15:07 | 30/11/2017

Me dhjetëra banorë në Mostarkanë ndezur qirinj dhe janë lutur në Mostar në kujtim të kriminelit të luftës Sllobodan Praljak. ISh gjenerali kroat i Bosnje e Hercegovinës ndërroi jetë pasi piu helm në sallën e gjyqit në Hagë, menjëherë sapo u dënua me 20 vjet burg.

Qirinj të ndezur në Mostar, një nga simbolet më të forta të luftës ballkanike në kujtim të Slobodan Praljak, kriminelit kroat të luftës, i cili ndërroi jetë pasi piu helm ndërsa në gjykatën e Hagës lexohej vendimi që konfirmonte dënimin e tij me 20 vjet burg. Në kohën kur ishte gjeneral në Bosnje e Hercegovinë, në 1993-shin ai urdhëroi hedhjen në erë të Urës së Vjetër mbi lumin Neretva.

Tashmë e rindërtuar ura ndan akoma lagjen myslimane nga sektori kroat katolik. Ky i fundit ka realizuar dhe meshën e mbrëmjes së të mërkurës në nder të Praljak.

Në kishat katolike u mbajtën mesha për njeriun që në atdheun e tij konsiderohet viktimë dhe një hero i idesë për Kroacinë e Madhe.

Ndërkohë auoritetet holandeze kanë nisur hetimet për të zbuluar se si Praljak arrinti të kryente atë akt në sallën e gjyqit, dhe nëse ka pasur ndihmë nga jashtë për të marrë helmin me të cilin u vetëvra./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono