Lukas Klostermann

Klosterman.jpg
Vladimir Prenga15:35 | 04/01/2020

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Joshua Kimmich i Bayern Munchen ka qenë një objektiv i vjetër i katalanasve, por lojtari i kombëtares gjermane duket i paarritshëm.

Eric Abidal është detyruar të shohë për opsione të tjera dhe e ka bërë zgjedhjen e tij. Lukas Klostermann është lojtari që shikohet si zëvendësuesi i Semedo për të përforcuar pozicionin e krahut të djathtë të mbrojtjes te Barcelona.

Katalanasit kanë konkurrencë, pasi edhe Bayern Munchen e do atë. Futbollisti i RB Leipzig dhe i kombëtares gjermane luan edhe si mbrojtës qendre, ndërkohë që ka një klauzolë lirimi që kap shifrën e 35 milionë eurove. /abcnews.al

Bayern.png
Igli Nikolli21:56 | 30/12/2019

Bayern Munchen ka hasur probleme në mbrojtje në fazën e parë të sezonit. Dëmtimet e Lukas Hernandez dhe Niklas Sule kanë pasur ndikimin e tyre në pësimin e 22 golave në 17-të javët e para, çka ka bërë që defensiva bavareze të renditet vetëm e gjashta në Bundesligë.

Diçka e tillë detyron drejtuesit e klubit të ndërhyjnë në merkaton e janarit dhe ashtu po ndodh. Bild raporton se një ndër të preferuarit e mbrojtjes është Lukas Klostermann. 23-vjeçari është pjesë e Leipzig prej verës së vitit 2014, teksa numëron edhe 8 ndeshje të zhvilluara me Gjermaninë.

Roli natyral i Klosterman është ai i mbrojtësit të djathtë, por lojtari bën mirë edhe qendërmbrojtësin dhe mbrojtësin e krahut të majtë. Opsioni tjetër për krahun e djathtë të mbrojtjes mbetet Joao Cancelo i Manchester City. /abcnews.al

 

Lukas Klosterman

Bayern-1.png
Vladimir Prenga19:34 | 22/11/2019

Barcelona kërkon një mbrojtës të djathtë dhe objektivi kryesor është lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich. “Xholi” i bavarezëve i ka bindur të gjithë me cilësitë e tij dhe Mundo Deportivo shkruan se katalanasit po mundohen ta transferojnë lojtarin në fjalë.

Nëse nuk arrijnë tek ai, atëherë kanë një plan B. Lukas Klostermann, lojtari i kombëtares gjermane dhe Leipzig, luan në qendër dhe në të djathtë të prapavijës dhe është një emër interesant për Barcelonën.

Në fakt në Spanjë duhet të mendojnë pikërisht për planin B, pasi gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan në llogarinë e tij se Barcelona ka zero shanse për ta transferuar Kimich. Bavarezët e konsiderojnë të pashitshëm futbollistin e tyre dhe Falk kur bëhet fjalë për lëvizjet te kampionët e Gjermanisë, nuk është nga ata që gabon. / abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono