luftuar

LUAN-RAMA-1280x697.jpg
Sej rie15:00 | 29/05/2019

LSI ka reaguar nëpërmjet zëvendëskryetarit të saj, Luan Rama në një deklaratë për mediat në lidhje me rekomandimin e KE-së për hapje të negociatave me Shqipërinë. Në fjalën e tij Luan Rama u shpreh se mazhoranca ka refuzuar bashkëpunimin kombëtar me opozitën për integrimin evropian të vendit.

Deklarata për mediat e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama

Duke marrë shkas nga konferenca për shtyp që zhvilluan pak minuta më parë dy komisionerët Mogherini dhe Hanh në Bruksel, përmes të cilit u bë e ditur se Komisioni Europian sërish rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë, jam këtu për të theksuar në emër të LSI-së, se natyrisht, përveç vullnetit të Komisionit që ne e përshëndesim, rekomandimi i sotëm nxjerr edhe njëherë zbuluar atë që në fakt ne e kemi denoncuar që një vit më parë, gënjeshtrën e para një viti kur qeveria me hipokrizi dhe pafytyrësi i gënjeu shqiptarët duke ua paraqitur atyre rekomandimin e 2018-ës si vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por u bë dhe festë, u hapën shampanja, pati mesazhe emfatike edhe nga ish-eurodeputetë, siç pati një ceremoni shpërndarjeje dekoratash nga Kryeministri për disa ambasadorë që kishin luajtur apo kishin ndikuar sipas tij me rolin e tyre të veçantë për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Mirëpo ja ku jemi prapë sot në rekomandimin e radhës që gjithashtu ka të bashkëlidhur edhe shumë “por”, por si kushtëzuese dhe duhet gjithashtu si kushte të cilat Shqipëria do duhet ti përmbushë. Për koherencë, më lejoni t’ju bëj të qartë dhe të sjell në vëmendje tuaj se një vit më parë, pra përpara sesa Komisioni Europian në vitin e kaluar të bënte rekomandimin e radhës, opozita i ndërpreu protestat, ndërpreu reagimet demonstrative për të krijuar kushtet që rekomandimi i 2018-ës, të gjente miratimin e Këshillit dhe për rrjedhojë Shqipëria të meritonte çeljen e negociatave, gjë që nuk ndodhi.
Edhe në kuadër të këtij viti, pas bojkotit parlamentar prej shtatorit deri në dhjetor të vitit të kaluar, opozita u rikthye në Kuvend për t’i dhënë mundësi reflektimi të gjithë klasës politike, por dhe për t’i ofruar shansin mazhorancës që të institucionalizohej dialogu politik, që të krijohej një klimë bashkëpunimi dhe mundësisht kompromisi për të mbërritur tek një pakt kombëtar për integrimin europian të vendit, pasi përmbushja e këtij prioriteti është mbi të gjitha detyrë atdhetare, detyrë patriotike dhe që ka si komponentët e përbashkët interesin e Shqipërisë dhe përmbushjen e dëshirës së qytetarëve shqiptarë për tu bërë dhe ata pjesë e bashkësisë së vlerave të familjes europiane.
Mirëpo çfarë ndodhi?Qeveria, mazhoranca me arrogancë dhe me mospërfillje, me fyerje, refuzoi klimën e bashkëpunimit dhe të kompromisit. Sabotoi edhe Paktin Kombëtar për integrimin europian, duke e kthyer këtë prioritet kombëtar në një sfidë të egos së vet politike dhe duke demonstruar në këtë mënyrë jo thjesht dhe vetëm mungesë vullneti, por ç’është më e rënda duke e sabotuar me papërgjegjshmërinë në qeverisje të gjithë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, çka dëshmohet tek dy nënvizime të rëndësishme që përmbajnë edhe rekomandimet e sotme dhe që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të këtyre dy sëmundjeve endemike të shoqërisë shqiptare.
E afërmendsh, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë detyrat e para të qeverisë, ashtu sikundër korrupsioni dhe krimi i organizuar janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë, e cila mesa duket dëshmon se nuk ka prioritet integrimin europian të vendit, dëshmon se ka një axhendë tjetër të ndryshme nga axhenda kombëtare e integrimit europian të Shqipërisë.
Prandaj theksohet dhe kjo është e rëndësishme në rekomandim, se Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit. Por edhe duke mbërritur në një konsensus të fortë kombëtar për të bërë të mundur përmbushjen e këtij prioriteti kombëtar. Edhe njëherë dua të theksoj, nuk thotë kot populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, pavarësisht se e keqja e qeverisë për fatin e keq të shqiptarëve i ka jo vetëm këmbët, por edhe duart e gjata./ABC News Albania 24/7

1-1280x581.jpg
ent ela17:45 | 10/02/2019

Kishin udhëtuar me prindërit e tyre në zonat e konflikteve për të luftuar përkrah Shtetit Islamik. Autoritetet ruse kanë mundësuar kthimin në atdhe të mbi 20 fëmijëve, nënat e të cilëve mbahen ende peng nga terroristët, ndërsa etërit janë vrarë në luftime.

Të paktën 27 fëmijë rusë u riatdhesuan të dielën në Moskë nga Iraku, ku kishin shkuar me prindërit e tyre për t’u bashkuar me Shtetin Islamik. Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, nënat e fëmijëve janë ende në duart e ISIS, ndërkohë që etërit janë vrarë në luftimet mes grupit xhihadist dhe trupave irakene në tre vitet e fundit. Në fillim të vitit, Kremlini njoftoi se 115 fëmijë rusë 10 vjeç dhe 8 të tjerë të moshave nga 11 në 17 vjeç ndodheshin ende në Irak. Përveç fëmijëve të riatdhesuar këtë të diel, 30 fëmijë të tjerë rusë u rikthyen në atdhe në fund të dhjetorit. Ndërkohë, rreth 100 fëmijë dhe gra, kryesisht nga republikat e Kaukazit, janë kthyer deri më tani në Rusi – thanë autoritetet. Një vit më parë, Shërbimi i Sigurimit Federal të Rusisë njoftoi se ishin rreth 4.500 qytetarët rusë që kishin udhëtuar drejt zonave të konflikteve për të luftuar përkrah terroristëve të Shtetit Islamik. Më shumë se 300 persona, duke përfshirë qindra të huaj, u dënuan me vdekje në Irak, ndërsa shumë të tjerë me burgim të përjetshëm pasi i përkisnin radhëve të grupit terrorist. Shumica e të dënuarve ishin nga Turqia dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Ligji iraken i lejon të burgosurit të mbajnë fëmijët e tyre me ta derisa të mbushin 3 vjeç, por përtej kësaj moshe fëmijët duhet të qëndrojnë me të afërmit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono