Luftëtari

Mirsad-Jonuz-Vllaznia-e1580056054131.jpg
Vladimir Prenga09:29 | 27/01/2020

Shkodranët janë të bindur që kanë gjetur trajnerin e duhur. Mirsad Jonuz po drejton me sukses Vllazninë dhe ka ndërtuar një ekip që po merr rezultate edhe ndaj ekipeve pretendente për Europën, apo për titull.

Nisur nga puna e mirë e bërë prej tij, në Shkodër kanë bërë edhe një lëvizje serioze për rinovimin e kontratës. Nuk bëhet fjalë për një zgjatje normale të marrëveshjes, por për nisjen e një cikli të ri.

E përditshmja sportive “Panorama Sport” shkruan se ka pasur një takim të kryebashkiakes Voltana Ademi me trajnerin Jonuz dhe i është ofruar një kontratë rekord, që do të jetë e vlefshme për pesë vitet e ardhshme.

 

LUFTËTARI– Gjirokastritët u mundën një ditë më parë nga Tirana me rezultatin e thellë 5-1, por bluzinjve s’u del inati me arbitrat dhe këtë herë presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, e tepron disi.

Gjyqtari Klajdi Kola gaboi dje me një penallti në favor të Tiranës, kur rezultati ishte 3-1. “Arbitër bastard” është titulli i “Panorama Sport”, ndërkohë që citohen edhe fjalët e presidentit Halilaj: “Me gjyqtarin Kola do të merrem personalisht”. /abcnews.al

 

Nikolin-Corclli-Luftetari.jpg
Veronik Istrefaj18:24 | 26/01/2020

Nikolin Çoçlli, trajneri i Luftëtarit, ka folur pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Tiranës. Në fjalën e tij për Supersport, Çorçlli u shpreh:

NDESHJA – “U munduam të mbajmë ritmin, vinim pas një ndeshje pozitive. Oscilacionet ishin, kishim probleme. Janë çuna të rinj dhe ecuria, vazhdimësia, progresi, është problematik. E kam analizuar gjatë gjithë javës dhe kam insistuar që të gjithë të ishin gati, për të mos bërë këtë hap fals. Lojtarët vrapuan, nuk u paraqitën keq, u munduan të bënë maksimumin. Ne kishim më shumë besim seç duhet dhe na u vunë kundër”.

MERKATO – “Të gjithë jemi të penalizuar nga merkato, jemi detyruar të aktivizojmë lojtarë të dëmtuar, tre lojtarë që u dëmtuan javën e shkuar. Qato ka probleme me tendinën, luan i sforcuar. Sot u dorëzua, me një rezultat të tillë nuk vazhdohej. Edhe Isufi me probleme në kavilje. Janë lojtarë 17, 18, 19 vjeçarë që nuk ishin parashikuar për të qenë pjesë e 22-tshes”.

ARBITRIMI – “Këtë nuk e di, nuk mund ta kuptoj. Në mendjen time, aludoj shumë gjëra. Vijnë shumë gjëra në mendje, por nuk do të merrem kurrë me gjyqtarët. Është bërë epidemi, është katastrofë. Sot mendova se do të ishte mirë arbitri. Në momentin tonë më të mirë, kur ishim 3-1, ai shkon e jep penallti, nuk e di çfarë ndodh. Ndoshta i bëjnë këtë gabime që të vihet VAR-i sa më shpejt”./abcnews.al

Batha-Ngoo-TIrana-1280x704.jpg
Veronik Istrefaj17:51 | 26/01/2020

Tirana ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 kundër Luftëtarit, duke marrë provizorisht vendin e parë në renditje. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për bardheblutë dhe nën urdhrat e Egbo, duket skuadër e rilindur.

Batha bëri një ndeshje të shkëlqyer në mesfushë, si dhe shënoi dy gola. Edhe Ngoo në majë të sulmit, ishte një rrezik konstant. Bomberi shënoi një gol dhe fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga talenti Ernest Muçi.

Edhe Cobbinah gjeti rrjetën për Tiranën, ndërsa golin e vetëm për Luftëtarin, e shënoi Joan Çela, një nga golat më të bukur të këtij takimi. Plot 6 gola në këtë sfidë dhe Tirana ngjitet në krye të tabelës, ndërsa Luftëtari rikthehet te humbjet pas asaj pike të marrë kundër Kukësit./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, java 19

TIRANA – LUFTËTARI  5-1
Cobbinah 14′, Batha 17′ 75′, Ngoo 35′, Muçi (p) 64′ / J. Çela 54′

Tirana: Lika, Doka, Muça, Osmani, Hoxhallari (Ismailgeci 46′), Batha, Çelhaka (Kraja 80′), Muçi, Cobbinah (Halili 67′), Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

Luftëtari: Qyrani, Dragashi, Isufi (Puci 36′), Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato (Hyseni 46′, Lika, Çela, Oshafi (Ziaj 74′). Trajner: Nikolin Çoçlli

Gjyqtar: Klajdi Kola

KArtonë të verdhë: Hoxhallari 25′ / Puci 53′

Tirana-4-1280x701.jpg
Veronik Istrefaj16:51 | 26/01/2020

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të Superiores që kanë startuar në orën 16:00. Tirana ka dominuar fraksionin e parë të lojës përballë Luftëtarit dhe ka arritur të gjejë tre herë rrjetën. Fillimisht, ishte Cobbinah ai që gjeti golin, në minutën e 14-të.

Ndërsa tre minuta më vonë, mesfushori Idriz Batha dyfishoi për bardheblutë kryeqytetas. Në minutën e 35-të, Ngoo i bashkohet listës së golashënuesve dhe Tirana duket shumë pranë fitores së pestë radhazi në kampionat.

Ndërsa në Durrës, Teuta tregoi një marsh më shumë se Bylis dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh. Sulmuesi i talentuar, Lorenco Vila, shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 11-të. Trajneri Martini humbi shërbimet e Arapit në minutën e 22-të, me mbrojtësin që u zëvendësua nga Avdyli./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, java 19

TIRANA – LUFTËTARI  3-0
Cobbinah 14′, Batha 17′, Ngoo 35′

Tirana: Lika, Doka, Muça, Osmani, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Muçi, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

Luftëtari: Qyrani, Dragashi, , Isufi, Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato, Lika,  Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli

TEUTA – BYLIS   1-0
L. Vila 11′

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi (Avdyli 22′), Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, Cyrbja, L. Vila, Colubali. Trajner: Edi Martini

Bylis: Hidi, Ntephe, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Hadroj, Murataj, Bajramaj, Zuluaga, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

Tirana-3.jpg
Igli Nikolli16:07 | 26/01/2020

Ka nisur sfida mes Tiranës dhe Luftëtarit në kryeqytet. Bardheblutë kërkojnë fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe kreun e renditjes, ndërsa miqtë nga Gjirokastra janë gati për të dhuruar surprizën e radhës pas frenimit që i bënë Kukësit në mesjavë.

22 lojtarët kryen një gjest të bukur përpara fillimit të ndeshjes duke u solidarizuar me tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë dy ditë më parë. “Lutemi për Turqinë” ishte shkruar në pankartën e madhe që mbanin në duar lojtarët e dy skuadrave përpara nisjes së ndeshjes. /abcnews.al

 

Solidarizimi i Tiranës dhe Luftëtarit
Luftetari-Tirana-Superiore.jpg
Vladimir Prenga15:27 | 26/01/2020

Dy takime nisin prej orës 16:00. Tirana pret skuadrën e Luftëtarit në stadiumin “Selman Stermasi”, kurse në Durrës Teuta vendase kërkon triumfin kundër Bylisit surprizues të këtij sezoni. Më poshtë ju sjellim formacionet e të katërta ekipeve.

Formacioni i Tiranës: Lika, Doka, Muça, Osmani, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Muçi, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

Formacioni i Luftëtarit: Qyrani, Dragashi, , Isufi, Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato, Lika,  Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli

coclli-2.jpg
Vladimir Prenga10:56 | 26/01/2020

Nikolin Çoçlli, trajneri i Luftëtarit, një ditë më parë ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur ndeshjen e radhës me Tiranës. Tekniku kryeqytetas është i bindur që skuadra e tij do të arrijë t’i surprizojë të gjithë,ndërkohë që ai komenton edhe tema të tjera, si ajo e kapitenit Aurel Demo. Çoçlli hedh poshtë lajmet e dala për kërcënime të lojtarit ndaj klubit.

“Nuk është ashtu. Kam biseduar me lojtarët për çdo shqetësim. Tekstualisht më ka thënë se ‘unë kam kërkuar një afat, absolutisht nuk kam kërcënuar’. Pra si gjithë të tjerët që kërkojnë një afat, një garanci.

Afati ka qenë 15 ditë dhe brenda atij afati ai ka kërkuar ato çfarë pretendon. Jemi sqaruar dhe ka rënë dakord që brenda kësaj periudhe ai do të shohë dhe do të veprojë. Kjo është e gjithë historia”, është shprehur Çoçlli para mediave. Në Gjirokastër ka edhe çështje të tjera.

 

Aurel Demo, duke ndjekur nga tribuna takimin Luftëtari-Kukësi (Foto: Abcnews.al)

Në stafin teknik nuk është më Dritan Kristidhi dhe bluzinjtë kanë mbetur pa një trajner portierësh. “Kam pasur shumë angazhime si trajner, jam munduar të rregulloj çdo gjë në punën tonë. Stafi duhet kompletuar i pari. Normalisht duhet trajneri i portierëve dhe përgatitësi atletik. Këtë shqetësim ua kam transmetuar drejtuesve, pasi është emergjente.

Më kanë premtuar që do të bëhet dhe e kërkoj me insistim. Megjithatë puna e bërë ka ndikuar që të mos kemi probleme në këtë aspekt. Normalisht trajneri i portierëve duhet në staf, pasi mendimi për aktivizimin e portierit vjen nga ai”, përfundon trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli. /abcnews.al

Fil.jpg
Igli Nikolli17:39 | 23/01/2020

Vijojnë firot nga Luftëtari dhe largimi i fundit është ai i Realdo Filit. 23-vjeçari fierak i ka dhënë fund bashkëpunimit me ekipin gjirokastrit dhe ka zyrtarizuar largimin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Fili u transferua te bluzinjtë në janarin e vitit 2019 dhe e mbylli aventurën me ekipin e gurtë me 8 gola të shënuar. Lojtari falënderon të gjitha ata që kanë punuar me të gjatë vitit dhe i dërgon urimet më të mira Luftëtarit.

Duke qenë se tani zyrtarisht nuk jam më pjesë e Luftëtarit, dua të falënderoj dhe përshëndes të gjithë ata që kanë punuar me mua këtë vit. Faleminderit tifozëve, trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe çdo njeriu që ishte pjesë e fanellës. Uroj më të mirat për klubin që më dha shumë pergjatë vitit të fundit. Faleminderit dhe suksese 🔵⚫️“, shkruan Fili në profilin e tij. /abcnews.al

Luftetari-Kukesi-Superiore-1.jpg
Vladimir Prenga09:24 | 23/01/2020

Luftëtari dhe Kukësi kanë barazuar mes tyre një ditë më parë dhe në të dy kampet janë mërzitur. Verilindorët, nisur nga objektivat që kanë, duhet të merrnin pikët e plota në Gjirokastër. Për më tepër ndaj një ekipi që renditet i parafundit dhe përbëhet nga lojtarë të rinj.

Mund të kishte shkuar edhe më keq për Kukësin, pasi Luftëtarit iu anulua një gol. Presidenti Safet Gjici nuk e ka pritur mirë barazimin dhe sipas të përditshmes sportive “Panorama Sport”, ai po bën gati gjobat për futbollistët, të cilët të martën kishin marrë pagën e muajit nëntor.

 

Artur Dadaj, zëvendëspresidenti i Luftëtarit

Ndërkohë në kampin e Luftëtarit nuk mungojnë akuzat për gjykimin dhe zëvendëspresidenti Artur Dadaj ka folur për të njëjtën gazetë. Arbitri i ndeshjes është në shënjestër për atë gol të shënuar nga Qato, që u anulua. “Nëse ka njeri në botë dhe pranon se goli ynë nuk ishte i rregullt, atëherë s’ka vend për ta komentuar dhe nuk duhet të merremi me këtë punë…”, thotë fillimisht Dadaj.

Më tej ai shton: “Si mund të anulohet ai gol! Turp për këta gjyqtarë që hedhin poshtë mundin e lojtarëve! Vetëm një gjyqtar si ky që kishin sjellë në ndeshjen me Kukësin mund ta mohojë atë gol dhe të tallet me djersën e lojtarëve apo investimet tona.  Nëse duan të bëhen gjyqtarë këta njerëz, nuk mund të bëhen kështu, pasi tregojnë se janë të paaftë.

Pse gjithmonë ne si klub do të jemi viktimë e gjykimeve…?! Në javët e kaluara na kanë ndëshkuar me 11-metërsha të paqenë. Tani duket se po ndryshojnë taktikë, duke na anuluar gol të rregullt dhe mos akorduar penallti 100% të pastër. Kështu nuk mund të vazhdohet”, përfundon Dadaj deklaratën e tij. /abcnews.al

Armando-Duka.jpg
Veronik Istrefaj20:45 | 22/01/2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka prekur disa tema të rëndësishme të futbollit shqiptar në UET, aty ku ishte për Forumin e Futbollit. Duka foli fillimisht për dënimin e dy klubeve, Flamurtari dhe Luftëtarit, si dhe trukimet në futbollin shqiptar.

“Siç e thamë dhe në fillim, klubet e futbollit profesioniste nuk duhet të jenë me bilance negative. Bilancet negative ndikojnë dhe te pagesa e atyre që luajnë futboll dhe çdo njeri, ka të drejtën të paguhet për punën që bën. Tashmë, përderisa flasim për një futboll profesionist, nuk ka të drejtë askush që të mos i paguajë futbollistët.

Një nga rregullatorët ndërkombëtarë, pra jo vetëm të FSHF-së, është FIFA që merr disa masa parandaluese për të mos arritur në nivele akoma dhe më të këqija. Në rast përsëritje të shkeljeve, më konkretisht mos-pagimin e futbollistëve, FIFA vepron, të jep paralajmërime, të jep detyrim për të paguar dhe nëse nuk paguan të bllokohet merkato, dhe e fundit është bllokim merkato.

Flamurtari dhe Luftëtari janë në fazën e parafundit të këtyre që unë thashë, detyrimi për të paguar futbollistët dhe nëse nuk i paguajnë, unë nuk di ta them datën fiks, atëherë nuk kanë të drejtë të bëjnë merkato. Deri më sot që ne flasim, këto dy klube kanë detyrime të papaguara, nuk kanë bërë asnjë lëvizje në merkato dhe nuk mund të bëjnë merkato. Nëse deri në afatin e përcaktuar, nuk janë në atë fazën e fundit, nuk mund të vazhdojnë merkaton. Brenda afatit të përcaktuar, nëse arrijnë të bëjnë pagesat, atëherë mund të rikthehen në merkato.

Mendoj se është e drejtë, pavarësisht se është e dhimbshme. Dikush thotë: Jo po u penalizua ky qytet, apo ai tifozi. Po ky futbollisti, që ka luajtur 1 vit ose më shumë, a nuk ka të drejtë të paguhet? Me dhimbje me Gjirokastrën dhe me Vlorën, por duhen mbrojtur të drejtat e futbollistëve dhe të kemi organizata sportive të shëndetshme. Organizatat sportive të pashëndetshme, më mirë të eliminohen, sesa të vazhdojnë të zvarriten”, tha mes të tjerash Duka./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono