lufte

4ED1C72300000578-6026205-image-a-113_1533388089089.jpg
G. P.18:31 | 04/08/2018

Ditën e stome në qytetin e Birmingham-it të Anglisë Perëndimore një situatë e pakëndëshme ka ndodhur, ku dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një grua të moshuar.
55- vjeçarja sapo kishte dalë nga makina ku po kthehej në shtëpinë e saj. E pambrojtur asaj iu afruan dy të rinjtë dhe me frocë tentuat ti merrnin çantën dhe çelësat e makinës. Por për çudi të tyre e moshuara filloi të bënte rezistence dhe ti godiste grabitësit duke mos u lënë mundësi që të largoheshin lehtësisht.
Me anë të shpirtit të saj luftarak, gruaja nuk u la ti bënin bisht grabitësit e saj duke luftuar dhëmbë për dhëmbë, derisa fqinji i saj i erdhi në ndihmë, duke bërë kështu që personat e maskuar të largohen me shpejtësi.
Të dyshuarit janë në kërkim nga autoritetet vendase./abcnews.al

hassan-rouhani.jpg
G. P.12:18 | 22/07/2018

Presidenti iranian ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara që të mos zhvillojnë fushata kundër qeverisë së tij. Reagimi i Rouhanit vjen pas një nisme të qeverisë Trump për të diskredituar regjimin e Teheranit.

Fraza të rënda paralajmërimi për Shtetet e Bashkuara të Donald Trump, vijnë nga presidenti iranian, Hassan Rouhani. Duke folur për një grup diplomatësh iranianë, ai paralajmëroi kreun e Shtëpisë së Bardhë që të heqë dorë nga ndjekja e politikave armiqësore ndaj Teheranit.

“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqeve dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave. Zoti Trump, mos luani me bishtin e luanit. Mund të pendoheni “, është shprehur Rouhani.

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Iranit janë përshkallëzuar me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Majin e kaluar, presidenti amerikan njoftoi braktisjen e marrëveshjes shumëpalëshe për ndalimin e programit bërthamor iranian, të promovuar së bashku me Bashkimin Evropian.

Dhe Departamenti i Shtetit i udhëhequr nga Mike Pompeo po nis një fushatë me fjalime publike dhe deklarata në mediat sociale në ditët e fundit me qëllim të diskreditimit të qeverisë Rouhani.

Sipas burimeve nga administrata të cituar nga Reuters, fushata synon të nxisë kryengritjen e brendshme dhe të rrisë presionin ndaj autoriteteve iraniane për të braktisur programin bërthamor dhe mbështetjen për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme.

Fushata mbështetet nga Sekretari i Shtetit, Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Bolton, dhe shkon së bashku me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, të shpallura nga Trump./abcnews.al

945ABA40-CB64-489A-8BED-6FB70CE5D33C_w1023_r1_s-933x445.jpg
ent ela08:52 | 05/07/2018

Shtetet e Bashkuara “po i hapin zjarr botës” me tarifat mbi importe, tha Qeveria e Kinës. Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar taksa mbi importet nga Kina, në vlerë prej 34 miliardë Dollarësh, të cilat pritet të hynë në fuqi të premten.

Trump ka kërcënuar se do të përshkallëzojë konfliktin tregtar me taksa të reja, nëse Pekini hakmerret.

Kina ka thënë se “nuk do të godasë e para”, por e ka bërë të qartë se tarifat e saj mbi mallrat amerikane do të hyjnë në fuqi menjëherë pas taksave të SHBA-së mbi prodhimet kineze.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng, paralajmëroi se tarifat e propozuara të SHBA-së do të godasin zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, përfshirë kompanitë e huaja në Kinë.

“Thënë shkurt, SHBA po hap zjarr ndaj gjithë botës, përfshirë edhe veten”, tha Gao. Trump ka thënë se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një jobalancë tregtare me SHBA-në, për vite të tëra.

Administrata e tij ka vënë taksa edhe mbi disa importe nga Bashkimi Evropian dhe aleatë të tjerë, duke thënë se ato janë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Bashkimi Evropian, nga 1 korriku, është përgjigjur me tarifa hakmarrëse./REL

siriane.jpg
G. P.20:43 | 02/07/2018

Disa qindra mijëra sirianë janë detyruar të zhvendosen në muajt e fundit si pasojë e luftimeve të ashpra. Motiv i kësaj lëvizjeje është bërë ashpërsimi i ofensivës ushtarake të presidentit Assad në jug-perëndim të vendit.

Të paktën 270 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në jug-perëndim të Sirisë që kur ushtria nisi sulmet ndaj zonave të rebelëve dy javë më parë. Kështu thonë Kombet e Bashkuara, sipas të cilave shumica e të zhvendosurve janë nga provincat Deraa dhe Kuneitra dhe janë po lëvizin drejt kufirit me Jordaninë dhe Lartësitë Golan, që janë nën kontrollin izraelit.

Por asnjë nga vendet nuk ka deklaruar nëse do të lejojë hyrjen e fluksit të njerëzve, duke ngritur shqetësimin për një katastrofë humanitare. Trupat qeveritare kanë avancuar në ofensivën e tyre të ndihmuara nga sulmet ajrore ruse. Ditën e diel, rebelët në qytetin e madh Bosra al Sham ranë dakord të ulnin armët dhe të pranonin sundimin e presidentit Bashar al Assad. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mbi 130 civilë janë vrarë që kur aksionet ushtarake u përshkallëzuan.

Provincat Deraa dhe Kuneitra kanë qenë të qeta për thuajse një vit për shkak të marrëveshjes së anti-përshkallëzimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Jordania, që mbështesin opozitën, dhe Rusia, aleate e qeverisë. Por presidenti Assad rinisi aksionet ushtarake pasi mposhti fraksionet rebele në Gutën Lindore, një rajon në rrethinat e Damaskut, në Prill./abcnews.al

dhuna-q.jpg
G. P.22:02 | 07/05/2018

Të kesh prerë biletën dhe të të anulohet filmi në kinema në momentin e fundit është e mërzitshme, por shto këtu faktin, që bëhet fjalë për filmin më të shitur të të gjitha kohërave, atëherë mërzia kthehet në zemërim.

Kjo ka ndodhur me fansat e filmit “Avengers: Infinity War” në Meksikë, të cilët pasi morën vesh që filmi nuk do të jepej, shpërthyen me zemërim ndaj stafit të kinemasë.

The Mirror shkruan se ata organizuan “luftën e tyre të pafundme” pasi morën vesh këtë lajm.

Në video dallohen fansat e irrituar ndaj stafit, ku nuk munguan edhe grushtet.

Ndërkohë, e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Indi disa ditë më parë. Fansat e filmit kishin shkuar për  të parë Avengers në kinema, por u lajmëruan se shfaqja e tij ishte anuluar.

Filmi “Infinity War” është një nga filmat më të pritur nga fansat i të gjithë kohërave. “Avengers” ka thyer rekorde në përfitime vetëm 11 ditë pas premierës. Pritet që fitimet e filmit shumë shpejt t’i kalojnë 1 miliard dollarët./abcnews.al

download-2-1280x853.jpg
G. P.16:49 | 15/04/2018

Presidenti sirian Assad është takuar me një delegacion politikanësh rusë dhe nënvizoi se bombardimet e Perëndimit do të bashkojnë më shumë vendin. Ndërsa nga ana tjetër, Britania rithekson dhe njëherë se sulmet e Perëndimit ishin një shenjë treguese se “u mbush kupa” lidhur me sulmet me armë kimike në Siri.

“Raketat e vendeve perëndimore kundër Sirisë nuk do të kenë efekt tjetër përveç bashkimit të vendit nën udhëheqjen time”.

Këtë e deklaroi Presidenti sirian Bashar al-Asad, duke pritur një delegacion të politikanëve rusë në Damask. Presidenca siriane ka postuar një foto të takimit në profilin zyrtar në Twitter. Politikanët rusë e përshkruan Asadin si absolutisht “pozitiv dhe në një humor të mire”.

Sëfundmi për bombardimet ajrore kundër regjimit sirian reagoi dhe ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

“Sulmet në Siri u ndërmorën për të thënë se u mbush kupa, lidhur me përdorimin e armëve kimike”, nënvizoi ai në një emision të BBC. Gjithashtu Johnson tha se veprimi nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nuk do të “shndërronte rrjedhën” e konfliktit dhe nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit.

Megjithatë theksoi se shpresonte se do të vepronte si një pengesë ndaj sulmeve kimike “barbare”.  Gjithashtu kërkoi që t’i jepet fund arsenalit me armë kimike të regjimit të Assad.

Ndërkohë, Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimit. Ai bëri thirrje për legjislacion të ri për të siguruar që deputetët të marrin një votim përpara se të ndërmerren veprime të ardhshme ushtarake dhe tha se ai do të mbështeste ndërhyrjen në Siri vetëm nëse Kombet e Bashkuara e mbështesin atë. Konservatorët thanë se kjo nuk do të ndodhte kurrë për shkak të Rusisë duke përdorur veton e saj në OKB./abcnews.al

eksod-1280x655.jpg
G. P.14:06 | 16/03/2018

Në Siri është regjistruar eksod masiv në dy zona të ndryshme, ku po zhvillohen ofensiva ushtarake. 30 mijë persona janë larguar nga qyteti Afrin, ku gjendet ushtria turke, ndërsa në Gutën Lindore numërohen mbi 25 mijë të zhvendosur.

Më shumë se 50 mijë persona janë arratisur nga dy ofensiva të ndryshme ushtarake kundër forcave rebele në Siri gjatë ditëve të fundit. Kjo është konfirmuar nga aktivistë të shumtë që operojnë në vendin e prekur nga konflikti disavjeçar. Rreth 30 mijë banorë janë larguar nga qyteti Afrin, ndërsa ushtria e Turqisë dhe aleatët e tyre rrethuan zonën. Shënjestra e tyre e vetme janë milicitë kurde, të cilat Ankaraja i akuzon si organizata terroriste. Të paktën 18 persona janë vrarë gjatë luftimeve në këtë ofensivë gjatë të premtes, thonë aktivistët dhe militantët.

Në Gutën Lindore, jashtë Damaskut, më shumë se 20 mijë banorë janë larguar nga zona që janë në shënjestër të forcave që mbështesin presidentin sirian Bashar Al-Assad. Eksodi masiv vjen 7 vite pas fillimit të luftës, nga e cila rreth 12 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Të paktën 6 milionë janë zhvendosur brenda territorit sirian, ndërsa mbi 5 milionë të tjerë kanë udhëtuar për në shtete të tjera.

Më shumë se 400 mijë persona besohet se janë vrarë ose janë shpallur të zhdukur, që prej kryengritjes kundër presidentit Bashar Al-Assad, që nisi në Mars të 2011-ës. Aktualisht situata më e keqe humanitare është regjistruar në Gutën Lindore për shkak të bombardimeve ajrore. Mbi 1 mijë civilë janë vrarë muajin e fundit në këtë zonë dhe shumë spitale janë shkatërruar.

Një tjetër problem është dhe futja e automjeteve me ndihma humanitare në këtë zonë afër Damaskut, pasi ushtria pro-qeveritare vijon me sulmet ajrore. Bombardimet vijojnë pavarësisht armëpushimit të miratuar në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara./abcnews.al

greqi-turqi-lufte-1280x662.jpg
G. P.16:11 | 11/03/2018

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos, ka dhënë alarmin se Athina dhe Ankaraja janë shumë pranë fillimit të një lufte. Nga ana tjetër Turqia do të zhvillojë stërvitje ushtarake pranë Qipros, që mund të nxisë fillimin e përplasjeve ushtarake mes dy vendeve.

“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë”.

Ky është alarmi i dhënë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, zyrtari i qeverisë së Athinës foli për tensionet mes dy vendeve dhe për ato që i quajti “agresione” të Turqisë.

“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian”, tha Kamenos.

Nga ana tjetër Ankaraja vijon të rrisë tensionet. Turqia ka vendosur së fundmi të kryejë një stërvitje ushtarake në det, në një kohë kur janë përshkallëzuar ndjeshëm mardhëniet me Greqinë.

Lëvizja e fundit e Ankarasë vjen në një kohë që Qipro njoftoi kompanitë e huaja për kërkime për gaz në zonën ekskluzive ekonomike në Egje. Këto stërvitje ushtarake me anije rimorkimi e pajisje nënujore, zhvillohen nga 11- 18 Mars dhe nga 22 deri më 29 Mars.

U duk sikur vizita historike e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Athinë më 7 Dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Pak javë pas kësaj vizite, tensionet u ndezën edhe më shumë, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.

Greqia pretendon se ushtarët kaluan kufirin gabimisht, ndërsa ministri i Jashtëm turk deklaroi për të përjavshmen gjermane “Die Zeit” se drejtësia turke po mundohet të kuptojë nëse ushtarët grekë e kaluan kufirin aksidentalisht apo qëllimisht./abcnew.al

turqia.jpg
G. P.16:07 | 20/02/2018

Forcat siriane pro-qeveritare kanë hyrë në kufirin e mbajtur nga kurdët.

Sipas raportimeve të BBC, kjo rrit rrezikun për një përplasje me Turqinë.

Kjo lëvizje vjen një ditë, pasi agjencia shtetërore e lajmeve siriane deklaroi se “Forcat Popullore “do të dërgoheshin për të mbështetur kurdët në Afrin, “kundër sulmeve të Turqisë”.

Turqia ka luftuar ushtrinë kurde në Afrin gjatë gjithë muajit të kaluar dhe patën paralamëruar Sirinë që të mos ndërhynte në mbështetje të kurdëve.

Akoma nuk është e qartë sesa luftëtarë janë dërguar në Afrin nga forcat pro-qeveritare./abcnews.al

vlcsnap-error255-1280x720.jpg
G. P.22:10 | 13/02/2018

Kreu i shërbimeve amerikane të inteligjencës ka deklaruar se rreziku për një konflikt të tretë botëror nuk ka qenë kurrë më i lartë. Duke raportuar në Kongres, Dan Coats e ka vënë theksin tek rreziku që vjen nga ekspansioni kinez dhe ai rus.

Rreziku për konflikte të reja botërore, përfshirë ato mes fuqive të mëdha, nuk ka qenë kurrë më i lartë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Alarmi është dhënë nga drejtori i inteligjencës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Dan Coats, i cili ka raportuar në Kongresin amerikan.

Coats ka nënvizuar se Kina dhe Rusia do të përpiqen të zgjerojnë më shumë dhe në mënyrë agresive sferat e tyre të influencës. “Gara mes shteteve do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme”, ka deklaruar Coats, i cili ka cilësuar Korenë e Veriut dhe konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Iranit si rreziqet më të mëdha që i kanosen botës. Ndërkohë, ka shtuar ai, Rusia po influencon në fushatat elektorale në botën perëndimore, duke u bërë gati për zgjedhjet e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.

“Bashkimi Europian dhe qeveritë kombëtare europiane do të hasin vështirësi në hartimin e një qasjeje të përbashkët për një sërë sfidash që kanë të bëjnë me sigurinë. Dhe kjo e dobëson botën perëndimore”, ka thënë më tej Coats. Ai ka shtuar se problemet më akute të kontinentit të vjetër janë emigracioni, destabiliteti i zonave periferike të BE-së, kërcënimi terrorist në rritje dhe ndikim rus në zgjedhje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono