lufte tregtare

TRUMP-RUSIA-KINA-1280x720.jpg
ent ela21:51 | 16/04/2018

Kina dhe Rusia po sfidojnë influencën tregtare të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Donald Trump ka akuzuar dy vendet për lojra financiare me qëllim dobësimin e pozitave të Amerikës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Rusinë dhe Kinën se po bëjnë lojra financiare me qëllim dobësimin e valutës amerikane. Sipas Trump, dy vendet po e bëjnë këtë gjë duke zhvelrësuar valutat përkatëse, në një kohë kur normat e interesit në Shtetet e Bashkuara po ngrihen. “Rusia dhe Kina po bëjnë lojra valutash në një kohë kur Amerika po i mban të ngritura normat e interesit. Kjo është e papranueshme!”, ka thënë Trump në Tëitter. Postimi i kreut të shtetit i referohet atyre që ai i konsideron praktika tregtare të zhdrejta. Kjo, pasi nëse valuta e një vendi ulet në mënyrë artificiale, atëherë eksportet e tij bëhen më konkurruese në treg. Ndërsa normat e larta të interesit në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi rrisin vlerën e dollarit, duke i bërë eksportet amerikane më të shtrenjta. Që kur Trump mori detyrën në janar të vitit 2017, dollari amerikan është dobësuar kundrejt shumë valutave të tjera, përfshirë jenin kinez dhe rublën ruse. Kundrejt jenit, dollari ka rënë me 8.6 për qind që prej 20 janarit 2017; ndërsa përballë rublës me 4.5 për qind. Por me vendosjen e sanksioneve më herët gjatë muajit, dollari ra më tej në 4 për qind ndaj monedhës ruse. /abcnews.al

trump-dhe-xi.jpg
gra moz12:08 | 06/04/2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri Kinën me shtim të tarifave deri në 100 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, Pekini shprehet i gatshëm të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar zyrtarët e administratës së tij që të marrin në konsideratë vendosjen e 100 miliardë dollarëve tarifa kundër Kinës. Kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të luftës tregtare, që nisi me rritjen e tarifës nga SHBA për importin e çelikut dhe aluminit. Detyrimet e fundit do t’i shtohen programit të tarifave amerikane me vlerë 50 miliardë dollarë për qindra produkte të importuara nga Kina.

Propozimi nga Trump ka ardhur pasi Pekini kërcënoi me vendosje taksash për 106 produkte kryesore të SHBA-ve. Këto masa dhe kundërmasa kanë goditur dhe tregjet globale në javët e fundit.

E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Kinës. Ministria e Tregtisë tha se do të marrë masa të reja nëse Shtetet e Bashkuara aprovojnë tarifat e paralajmëruar nga Trump. Gjithashtu nënvizon se nuk dëshiron të vijojë një luftë tregtare edhe pse nuk ka frikë nga një e tillë.

“Kina dhe SHBA, si dy fuqi botërore duhet të trajtojnë njëri-tjetrin në bazë të barazisë dhe respektit. Duke vendosur sanksione tregtare kundër Kinës, SHBA zgjidhi një shënjestër të gabuar”, tha ministri i Jashtëm i qeverisë së Pekinit, Wang Yi.

Ndërkohë, rritja e tarifave nga Trump erdhi fillimisht me arsyetimin e barazisë në marrëdhëniet tregtare. Megjithatë, vendimi i tij shkaktoi indinjimin e shumë vendeve, përfshirë Kanadanë dhe BE-në./abcnews.al

bruksel-1280x659.jpg
gra moz21:17 | 08/03/2018

Mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe kanë nisur “shkëndijat” e para të një konflikti tregtar. Në një kohë kur marrëdhëniet janë acaruar për shkak të Brexit, Brukseli ka kërkuar nga Londra shlyerjen e një detyrimi doganor prej 2.7 miliardë euro.

Komisioni Europian i ka dërguar një shkresë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ku i bën të ditur se i detyrohet BE-së 2.7 miliardë euro taksa, për këpucët dhe materialet tekstile të importuara nga Kina. Britania akuzohet nga Brukseli se ka bërë fare pak për të parandaluar mashtrimet doganore, edhe pse ishte paralajmëruar për problemin nga autoriteti përkatës europian në vitin 2017.

Kjo situatë mund të çojë në nisjen e një procesi ligjor që mund të përfundojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, shkruan BBC në edicionin online. Hetimi i vitit 2017 sugjeronte se Britania e Madhe ishte kthyer në parajsë për importuesit që donin t’u shpëtonin taksave dhe se grupe të krimit të organizuar përdornin fatura të falsifikuara për të ulur vlerën e mallrave që vinin nga Kina, të cilat kishin si destinacion tregjet e zeza në vendet e BE-së.

Në raportin hetimor thuhej gjithashtu se pala britanike ishte paralajmëruar disa herë për këtë dukuri. Por një zëdhënës në Londër ka deklaruar se qeveria britanike nuk e njeh vlerën e pretenduar nga Komisioni Europian dhe mohon shkeljet për të cilat akuzohet.

“Ne i trajtojmë krimet doganore shumë seriozisht dhe do të vazhdojmë t’i përgjigjemi çdo kërcënimi që shfaqet”, ka thënë zëdhënësi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono