lufta

e-mbijetuara.jpg
ger ta16:02 | 12/02/2020

Mirsade Krasniqi, ishte vetëm 15 vjeç në kohën e luftës.  Për vite me rrallë ajo ka mbajtur shënime  rreth makthit të jetuar nën krismën e armëve në  një moshë delikte, në adoleshencë, dëbimin nga atdheu.

Ajo thotë se nuk ka preferuar deri më sot ta rrëfejë, por  e ndodhur përballë ekspozitës e cila shpreh plagët e luftës e kujton kështu atë kohë.

“Kur më tha hezitova shumë se është një pjesë shumë e ndjeshme e jetës, që hezitoj shumë herë të flas, e kam përjetuar vetë tmerrin dhe e di se…Kam qenë rreth 15 vjeç. Të gjithë u bëmë gra në shami në kokë, që të mos biem në sy, të ulnim kokën. Ka qenë pjesa më e dhimshme e jetës sime”, thotë ajo.

Ajo çfarë kujton nga lufta Mirsade,  është fytyra e prindërve të saj  të cilët e gdhinin ditën mbi kokat e 6 fëmijëve.

“Ne jemi nisur për të ardhur në Shqipëri, dhe përpara fshatit ishte autokolona e ushtrisë serbe dhe ka filluar të gjuajë. Gjatë rrugës na kanë kthyer, kemi ndenjur 7 ditë në një fshat të Gjakovës. Pastaj na kanë kthyer në shtëpi, sepse NATO vazhdonte t’i gjuante ushtrisë serbe. E kujtoj me shumë dhimbje fytyrat e pridërve. Sa herë na ka dalë gjumi natën, i kemi parë mbi kokat tona”, shprehet ajo.

Vëgimet, kujtimet dhe rrëfimet e asaj kohe , ajo i gërvisht edhe pse i shkaktojnë dhimbje. Por ajo është e bindur se rrëfimi ëshët çlirim. Ato i ka përmbledh edhe një libër dedikuar gruas.

E cilëson veten me fat , ku nga lufta familja e saj nuk pati humbje njerëzore, siç i ka ndodh miqve të saj Marside Krasniqi thotë se numri i grave e vajzave të përdhunuara në kohen e luftës është shumë i madh, shumë pak prej tyre janë bërë publike, për shkak të mentalitetit.

Kësaj here ajo i sjell në formë artistike disa copëza historish dedikuar femrës, por ajo pranon se po punon për një libër bazuar në dëshmi dhe dokumente për gratë e dhunuara gjatë luftës. Ambasada e Kosovës në  Tiranë dhe  Muzeu Historik  organizuan ekspozitë fotografike ku dëshmohen plagët e luftës në kuadër të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /abcnews.al

 

lleshaj.jpg
So Nila11:23 | 02/02/2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm këtë të dielë në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit (lexo ketu), për të prezantuar ligjin special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm këtë të dielë në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit (lexo ketu), për të prezantuar ligjin special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.

Ministri në fjalën e tij është shprehur se tashmë një pjesë e aseteve të krimit që do të sekuestrohen do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit. Lleshaj ka deklaruar se miratimi i paketës Anti-KÇK, shënon përshkallëzimin e panjohur, shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar.

 “Krimi në përgjithësi dhe ai i organizuar kanë marrë goditje përgjatë viteve. Suksesi afatgjatë lidhet me rrënjëjt e tij, dhe shkulja e rrënjëve është dhe lufta e vërtetë. Shkatërrimi i këtij modeli është nevoj e procesit të parë. Operacioni  Forca e Ligjit do të ketë si synim shkatërrimin e financimit të krimit të organizuar. Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura. Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit. Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme. Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar. Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit,” është shprehur ministri i Brendshëm.

Ministri Lleshaj gjithashtu në fjalën e tij i ka dhënë një mesazh edhe klasës politike , duke theksuar  që të lënë mënjanë akuzuat për Policine e Shtetit.

“Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush. Është thjeshtë çështje kohe, udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot nesër, por nesër do të jetë vonë”, tha Lleshaj./abcnews.al

ushtare-amerikane-1280x723.jpg
nev ila20:36 | 07/01/2020

Analistët amerikanë nuk parashikojnë që tensionet me Iranin të shndërrohen në luftë, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Suleimani nga një goditje ajrore amerikane. Demokratët në Kongres duan që t’ia dobësojnë presidentit kompetencat për luftë, gjë që kundërshtohet nga ligjvënësit republikanë.

Shumë amerikanë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një lufte me Iranin gjatë protestave në rrugë të shtunën dhe të dielën.

Ndërkohw qw amerikanët protestojnë kundër një lufte tjetër në Lindjen e Mesme, udhëheqësi suprem i Iranit u zotua për hakmarrje dhe presidenti amerikan paralajmëroi se Uashingtoni do të reagonte duke vënë në shënjestër objekte të rëndësishme në Iran.

Demokratët në Kongresin amerikan janë të shqetësuar nga shkallëzimi i situatës me Iranin dhe thonë se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë këtë javë për një rezolutë për të kufizuar kompetencat e Presidentit Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit, raportoi Zëri i Amerikës.

“Në kohë të tilla është thelbësore për Kongresin që të ketë një masë kontrolli ndaj presidentit dhe që të luajmë rolin tonë kushtetues për çështje të luftës dhe të paqes”, tha Chuck Schumer, udhëheqësi i demokratëve në senat.

Një nga udhëheqësit republikanë të senatit, ka akuzuar demokratët se po mbrojnë interesat e partisë dhe jo të vendit. “A nuk është e mundur të presim të paktën deri kur të dime faktet? Nuk mund të ruajmë një unitet kombëtar të paktën përkohësisht, para se t’u rikthehemi pozicioneve tona partiake?”, tha Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës republikane në senat.

Por analistët thonë se pavarësisht nga retorika e ashpër, një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nuk ka gjasa të ndodhë.

“Në Shtetet e Bashkuara nuk ka dëshirë për luftë, por nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara u bindën se nëse nuk bënin gjë si reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj diplomatëve dhe kontraktorëve amerikanë, ato veçse do të vazhdonin. Prandaj nuk ekziston një rrezik i menjëhershëm për një konflikt ushtarak“, tha Michael Rubin, nga Institutit Amerikan Enterprise.

Vendet e Gjirit Persik duan me çdo kusht të shmangin një luftë në rajonin e tyre, tha analistja Barbara Leaf.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, nuk kanë qenë shumë të zëshme. Por thelbi i komenteve të tyre është që duhet të ketë një zbutje të tensioneve dhe një qasje politike për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, tha ajo.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë nuk duken të prirur të veprojnë pas vendimit të parlamentit të tyre për të dëbuar trupat amerikane nga Iraku, pasi Trump kërcënoi të vendoste sanksione ndaj Irakut.

“Kryeministri Adil Abdul Mahdi, nuk po e nënshkruan legjislacionin. Kurdët nuk morën pjesë. Shumë nga partitë e moderuara shiite nuk morën pjesë dhe as partitë suni. Disa u detyruan të merrnin pjesë nga blloku politik i milicisë shiite, Bina. Ata votuan në parlament. Ishin të vetmit atje”, tha Michael President i Institutit Hudson.

Mahdi tha dorëheqjen në fund të nëntorit, pas demonstratave masive anti-qeveritare të nëntorit në Irak dhe do të largohet nga detyra pasi parlamenti të votojë për pasuesin e tij.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani po punon “në mënyrë aktive” për të minuar procesin e paqes në Afganistan.

Pompeo tha në një konference për media se Irani ka raporte me talibanët dhe grupet tjera militante në Afganistan. Ai tha se raportimet se komandanti iranian, Qasem Soleimani ka qenë në mision diplomatik në Irak kur u vra nga Shtetet e Bashkuara, janë plotësisht të pavërteta.

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara vranw përmes sulmeve ajrore udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër. Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”./abcnews.al

dhunimet-kosove-1280x702.jpg
nev ila21:07 | 11/11/2019

Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukëege, tha se Serbia gjatë luftës ka përdorur përdhunimin si teknikë për të bërë spastrim etnik në Kosovë. Ai tha se në Kosovë përdhunimi është përdorur për të detyruar popullsinë të ikë nga vendi i vet.

Gjatë luftës në Kosovë gratë dhe vajzat ishin shënjestër e dhunës seksuale nga policia dhe ushtria serbe, ndërsa pas luftës  shpesh viktimë e paragjykimeve nga shoqëria.

Për këtë arsye shumë prej tyre hezitojnë të tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar. Ndër të parat gra që foli publikisht ishte Vasfije Krasniqi Goodman.

Në 20 vjetorin e themelimit të Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ajo kërkoi që të punohet më shumë me fëmijët.

 “Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk jam Vasfija që kamë qenë më parë.  Sepse unë jam rrit në një familje mjaft të madhe. Në familjen time ajo që më ka ndodh mua asnjëherë nuk me ka bërë fajtorë. Por prindërit dhe vëllezërit u ndjenin fajtorë që nuk mund të më mbronin mua. Dikush me fajëson dhe më gjykon dhe një gjë e tillë duhet të ndryshojë shumë në Kosovë. Ajo çka na duhet në Kosovë është që të punojmë me fëmijët tanë sepse ata vuajnë nga traumat tona”, tha e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi.

Ndërsa u rrëfyen edhe të mbijetuarat e dhunës seksuale nga  Iraku dhe Sudani Jugor.

 “Përdhunuesit duhet t’i nënshtrohen drejtësisë. Unë jam mbijetuese dhe nuk di për fatin e familjes time. Në vitin 2014 ISIS-i erdhi në fshatin tonë dhe na thanë qe nuk do të ju bëjmë gjë dhe nuk do ju vrasim. Pas orës 3 pasdite tha nëse nuk arratiseni tha ne do të ju vrasim të gjithëve. Disa prej ne ikëm me vetura dhe disa në këmbë. Ata i vranë të gjithë burrat ndërsa mua dhe shumë gra na përdhunuan”, tha e mbijetuara e dhunës seksuale në Irak, Dalal Ali Khairo.

 “Unë kam përjetuar dhunën seksuale në moshën 7 vjeçare, por isha e shtyrë nga zemërimi dhe duke i parë të mbijetuarit e tjerë nga vendet e tjera. Dëshira ishte e thellë që unë të shërohem dhe është një rrugë e gjatë. Të bëhemi së bashku me të tjerat është më e mira. Mesazhi im për të gjithë të mbijetuarat në gjithë botën është se nuk jeni të vetmuara në këtë luftë. Institucionet në Kosovë kanë nevojë edhe për mbështetje dhe të jenë më të fuqishme”, kjo ishte deklarata e të mbijetuarës së dhunës seksuale në Sudanin jugor Mert Ayang.

Ndërsa laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukëege, tha se Serbia gjatë luftës ka përdorur përdhunimin si teknikë për të bërë spastrim etnik në Kosovë.

 “Kudo qe shkojmë do të gjejmë pasojat e njëjta, por në Kosovë përdhunimi është përdor si teknik e spastrimit etnik ose duke e obliguar popullatën të ikin prej vendit  të tyre. Në Siri bëhet shitja e grave  dhe është turp i njerëzimit tonë. Përdhunimi në luftë nuk duhet të ngatërrohet me një akt seksual pa pëlqim dhe poshtërues .Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim ti përgjigjet me humanitet kësaj të keqe”, tha ai.

U tha se Kosova është vendi i parë që ka krijuar një mekanizëm për t’i kompensuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Nuk dihet numri i saktë i grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë por besohet të jetë rreth 20 mijë./abcnews.al

turkey-01-as-gty-191019_hpMain_4x3_992.jpg
ad min19:00 | 19/10/2019

Ankaraja vendosi për një armëpushim pesë ditor në veri të Sirisë pas takimit të presidentit turk Erdogan me zv/presidentin amerikan Pencë dhe sekretarin amerikan të shtetit Pompeo. Uashingtoni premtoi se nëse armëpushimi do të zgjasë atëherë do të hiqen sanksionet. Por përse Turqia e mbron kaq shumë sulmin në veri të Sirisë?

Përgatiti Dorina Kurtaj – Lufta mes Turqisë dhe militantëve kurdë që kontrollonin deri pak kohë më parë veriun e Sirisë shkaktoi shumë viktima mes kurdëve, sipas të dhënave zyrtare të Ankarasë. Ushtria turke ka marrë nën kontroll disa zona, ndërsa militantët kurdë akuzojnë turqit se kanë përdorur armë jo konvencionale. Lufta e Turqisë kundër kurdëve në veri të Sirisë nisi me militantët e YPG që i kërkuan ndihmë Rusisë pas asaj që e konsideruan tradhti të shteteve të bashkuara të amerikës me të cilët në vitet e fundit kishin luftuar së bashku kundër ISIS.

Qëllimi i Ankarasë mbetet krijimi i një zone neutral përgjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë në territorin e pasur me naftë që për momentin kontrollohet nga militantët kurdë pas shkatërrimit të kalifatit të ISIS. Prej kohësh Erdogan flet për domosdoshmërinë e realizimit të një zone sigurie për të mbrojtur Turqinë nga kërcënimi terrorist i kurdëve, të cilët shprehen të gatshëm për gjithçka vetëm për të mbrojtur territorin e tyre.

Pas braktisjes së trupave amerikane të zonës, nisën menjëherë operacionet ushtarake nga ana e Ankarasë e cila mori nën kontroll qytetin sirian Ras al-Ain që gjendet në kufi me Turqinë. Objektivi i ushtrisë turke ishte marrja nën kontroll e qyteteve strategjike të Manbij dhe Kobane.

Bilanci tragjik flet për më shumë se 500 militantë të vrarë, ndërsa ende nuk ka një shifër zyrtare për viktimat në radhët e civilëve apo ushtrisë turke. Përveç akuzave për përdorim të armëve kimike, bombardimet nga ana e aviacionit turk bëjnë të vështirë që mjekët dhe personeli shëndetësor të mbërrijë në zonë.

Sipas të dhënave të organizatave jo qeveritare janë më shumë se 250 mijë kurdët që kanë braktisur banesat e tyre dhe janë drejtuar për në Raka, ish kryeqyteti i vetëshpallur i ISIS që tashmë kontrollohet nga kurdët.

Nga burime jo zyrtare bëhet e ditur se janë me qindra xhihadistët e arratisur nga burgjet kurde, për momentin flitet për 700 terroristë, meqenëse ata që i ruanin kanë shkuar në kufi në përpjekje për t’i rezistuar avancimit të Ankarasë.

Ndërsa komuniteti ndërkombëtar në mënyrë unanime dënoi pushtimin e urdhëruar nga Erdogan duke kufizuar shitjen e armëve për Turqinë, bëri bujë lajmi për vrasjen e aktivistes së njohur kurde, e cila u ekzekutua nga militantët filo-kurdë së bashku me tetë civilë të tjerë.

Ndërsa në vitet e fundit i është dhënë prioritet luftës kundër kalifatit, tashmë që ISIS në Siri është mundur dhe pse ka disa xhihadistë që ende rezistojnë, në zonë janë rikthyer problematikat e vjetra që ekzistonin para vetëshpalljes së Shtetit Islamik.

Mes konflikteve të ndryshme ai mes Turqisë dhe kurdëve i ka rrënjët e thella në kohë, më çështjen e tyre që nuk është zgjidhur asnjëherë me të vërtetë që nga koha e pasluftës.

Me traktatin e Lozanës u anulua mundësia e krijimit të një shteti autonom të Kurdistanit. Pas një diskriminimi disa vjeçar, në vitet’80 me krijimin e PKK kurdët nisë një revolt të armatosur dhe që zgjati deri në vitin 2001. Një revoltë që shkaktoi me mijëra viktima në të dy frontet.

Veriu i Sirisë deri pak ditë më parë ka qenë në duart e YPG, militantët kurdo sirianë të unitetit për mbrojtjen popullore, që nisi negociatat me Damaskun për ta kthyer vendin në një lloj shteti federal duke përfituar në këtë mënyrë një autonomi të rëndësishme nga qeveria qendrore e Asad.

Një ide që e tremb Turqinë e cila nuk do krijimin e një territori të ligjshëm në duart e kurdëve, përgjatë kufirit të saj. Por çdo ide pushtimi deri më sot ishte ndaluar nga veto-ja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në zonën kurde të Sirisë ndodhen pothuajse të gjitha rezervat e naftës të vendit, kontrolli i të cilave tashmë mund të kalojë në duart e Damaskut, vetëm nëse do të ndalohet avancimi i ushtrisë turke

Por a ka në të vërtetë dhe një arsye financiare sulmi i Turqisë në veri të Sirisë?

Ndërhyrja e ushtrisë turke në verilindje të Sirisë është vetëm kapitulli i fundit i një lufte të gjatë dhe të tmerrshme. Më shumë se 500 mijë të vrarë, më shumë se 6 milionë të shpërngulur dhe pothuajse aq refugjatë, është bilanci tragjik i konfliktit të nisur në vitin 2011.

Sot viktimat janë kurdët; siguri kombëtare dhe lufta ndaj terroristëve janë objektivat e shpallur nga Turqia por sipas ekspertëve në lojë është një biznes prej 27 miliard dollarësh.

Brenda pak ditësh janë 100 mijë civilët që janë shpërngulur nga qytetet me mazhorancë kurde. Erdogan këmbëngul se do të rikthejë të paktën dy milionë refugjatë sirianë, aktualisht në Turqi, në zonën e sigurt në kufi me një gjatësi 480 kilometra deri në Irak, dhe 30 kilometra të gjerë, aktualisht të administruar nga kurdët.

Qeveria turke ka prezantuar tashmë projektet për fshatrat, shkollat, xhamitë dhe spitalet që do të ndërtohen për të pritur rikthimin në atdhe të refugjatëve. Një projektligj prej 27 miliard dollarësh për të cilin presidenti turk ka kërkuar dhe kontributin e Bashkimit europian.

Para se të shohë realizimin e projekteve të saj, Ankara duhet të mundë ata që i konsideron si terroristë të urryer kurdë. Kur luftëtarët e Kalifatit luftonin për të marrë nën kontroll Kobane apo Tal Abiad, përgjatë kufirit turko – sirian, të vetmit që morën armët në dorë për t’i luftuar ishin burrat dhe gratë e Ypg, trupa vullnetarë të cilëve iu bashkuan dhe qytetarë nga e gjithë bota.

Luftëtarë që paguan një çmim të shtrenjtë për të çliruar qytetet e tyre nga ekstremistët islamikë. Justifikimi i presidentit turk në fund nuk befason dhe aq shumë. E gjithë lufta siriane u konsumua nëpërmjet logjikës së luftës kundër terrorizmit.

Presidenti sirian Assad ishte i parë që përdori forcën për të masakruar popullin e tij I cili u rebelua kundër dekadave të pushtetit absolute. Arsyeja zyrtare? Rebelët janë terroristë dhe duhen asgjësuar. Pak rëndësi ka nëse në mes ishin dhe qindra mijëra sirianë, të vrarë pa mëshirë dhe me përdorimin e armëve kimike.

Pjesëmarrja e Rusisë pranë Damaskut ndoqi të njëjtin skenar: edhe për Moskën, arsyeja e ndërhyrjes së saj ishte lufta ndaj grupeve xhihadiste. Por nën bomba përfunduan dhe spitale, qendra të banuara dhe shkolla.

Në fund koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që rrafshoi Raka-n, për të mundur të vetëshpallurin shtet islamik. Dhe tani Erdogan i cili nuk heziton të përdorë avionë dhe artileri kundër popullsisë kurdo siriane. Çdo gjë në emër të sigurisë kombëtare.

Turqia ka luajtur një rol vendimtar në luftën siriane. Në fillim të protestave kundër Assad, Ankara mbështeti krijimin e ushtrisë së lirë siriane. Grupe rebelësh të cilat u mbështetën financiarisht dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e Gjirit Persik me miliarda dollar dhe armatime.

Objektivi ishte vetën një: rrëzimi nga pushteti i Bashar al Assad. Do të ishte ndërhyrja e Rusisë në shtator 2015, që do të spostonte situatën në favor të presidentit sirian. Turqia ndër të tjera akuzohet se nuk bën asgjë për të ndaluar kalimin e mijëra luftëtarëve të huaj, që mbërritën në Siri për të luftuar përkrah xhihadistëve të ISIS.

Ushtria turke ka ndërhyrë në vend dhe në raste të tjera: me operacionin Mburoja e Eufratit në vitin 2017 dhe Dega e Ullirit një vit më pas. Përveç ofensivave ushtarake Erdogan ka qenë shumë aktiv dhe në frontin diplomatik. Së bashku me Rusinë dhe Iranin, fuqitë e tjera të përfshira në luftën siriane, ka firmosur marrëveshje të cilat duhet të kishin vendosur paqen në vend.

Takimi i fundit trepalësh u mbajt në Shtator të 2019-s, ndërsa diskutohej për një armëpushim në provincën verilindore të IDLIB, bastioni i fundit ende në duart e militantëve anti-Asad, ku prej muajsh konsumohej një luftë e përgjakshme.

Duke lënë mënjanë këndvështrimin ushtarak, lëvizja e Erdogan, të paktën në planin politik ka nxjerrë fitues dhe humbës. Fituesi i parë është ai vetë duke i imponuar botës pushtimin e verilindjes së Sirisë. Por dhe qeveria siriane del më e fortë. Bashar Al Asad në fakt mund të negociojë një marrëveshje të mirë me kurdët duke përfituar nga dobësia e tyre aktuale.

Me përfitime do të dalin dhe Rusia e Iran, të kënaqur me vendimin e Trump për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Siria. Nga njëra anë presidenti amerikan kishte deklaruar që në Dhjetor të 2018-ës se pas zhdukjes së ISIS, rreth 2 mijë ushtarët e vendosur në vend do të ktheheshin në shtëpi. Por vendimi shkaktoi pakënaqësi dhe mes anëtarëve të vetë partisë republikane.

Në fund ekziston rreziku i rishfaqjes së shtetit islamik që mund të përfitojë nga situate për të rilindur sërish, ashtu si paralajmërojnë shumë analistë. Dhe xhihadistët që mbaheshin të burgosur nga kurdët, bëhet fjalë për rreth 12 mijë ekstremistë islamikë, nga të cilët një e katërta luftëtarë të huaj, mund të përpiqen të arratisen.

Bashkimi Europian në këtë krizë, ashtu si dhe gjatë viteve të luftës në Siri, dëshmoi dhe njëherë se është e pamundur të flasë me një zë të vetëm dhe se nuk ka një politikë të jashtme të fortë dhe të vendosur.

Protestat ndaj ofensivës turke u bënë në mënyrë të veçuar nga kancelaritë dhe qeveritë europiane. Franca, Gjermania dhe Holanda ndaluan shitjen e armëve për Turqinë, por kjo nuk duket se lë shumë përshtypje tek presidenti Erdogan.

Në rrezik është dhe administrate kurde në rajonin e Rojava. Modeli i konfederatës demokrate, rrëzimi i poligamisë, roli i gruas në jetën sociale dhe politike, ekologjia, të gjitha këto progrese të vështira për t’u arritur në Lindjen e Mesme, rrezikojnë të fshhen si pasojë e ndërhyrjes ushtarake turke.

I humburi i madh dhe i vërtetë në fund mbetet populli siriani cili prej më shumë se tetë vitesh e gjysmë njeh vetëm luftë dhe shkatërrim. Dhe njëherë më shumë burra, gra dhe fëmijë janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’u arratisur nga dhuna që i persekuton.

Vetëm pak ditë pas sulmeve ushtarake turke në Siri, mund të kuptohet qartë se kush është fituesi më i madh në këtë situatë, i cili për më tepër nuk është I përfshirë në konflikt: Vladimir Putin.

Presidenti rus është përfituesi i madh i destabilizimit të shkaktuar nga ndërhyrja turke në verilindje të Sirisë. Që nga mbrëmja e 18 tetorit, forcat e regjimit të Bashar Al Asad, i shpëtuar pesë vjet më parë nga Putin, kanë hyrë në disa qytete që kontrolloheshin nga luftëtarët kurdë.

Të braktisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurdët iu drejtuan të vetmes alternativë të mbetur: regjimit sirian – e keqja më e vogël në krahasim me armikun historik turk. Nga këtu një përzierje kartash në tryezën e lojës. Në fakt deri pak kohë më parë një pjesë e madhe e Sirisë rrëshqiste nga kontrolli i Damaskut dhe ishte në duart e kurdëve të mbështetur nga Uashingtoni, por dhe nga Franca dhe Mbretëria e bashkuar të cilat kanë ende forcat e tyre special në terren.

Rusia e ka kthyer Sirinë në skenën e rikthimit të saj me statusin e fuqisë së planit të parë duke përfituar nga tërheqja amerikane e nisur nga Barak Obama në vitin 2013. Në atë kohë Rusia dhe Irani, mbushën vendin e lënë bosh nga largimi amerikan duke mbështetur Asad, gjë që solli pasoja të rënda humanitare dhe politike

Tashmë Putin përfiton sërish nga eklipsi i Uashington për të konfirmuar vendin e tij si fuqi e vetme e huaj e pranishme në terren dhe e aftë për të dialoguar me të gjithë aktorët e përfshirë. Aleat dhe mbrojtës i Damaskut, presidenti rus është lideri I negociatave që bashkon protagonistët e luftës, përveç se takohet rregullisht me liderët e Iranit dhe Turqisë

Putin ruan një marrëdhënie shumë të ngushtë me presidentin turk Erdogan të cilit i ka shitur një sistem mbrojtjeje anti raketë S-400 prodhim rus – pavarësisht se Turqia është anëtare e NATO. Për pasojë vështirë se Moska do të vendosë një embargo të ngjashme me atë të Parisit dhe Berlinit, që gjithsesi mbetet simbolike.

Presidenti rus po përfiton më së miri nga vendimi i Shtëpisë së bardhë. Donald Trump i përsërit votuesve të tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë punë në Lindjen e Mesme dhe se vendosja e trupave ushtarake amerikane atje ishte një gabim i madh. Në këtë mënyrë i lihet rrugë e lirë fuqive të tjera të mëdha.

Në kohën e luftës së ftohtë Lindja e Mesme ndahej mes palëve me qëndrime të ndryshme. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik loja u bë shumë më komplekse, duke nxjerrë në pah fuqi rajonale autonome

Cila do të jetë situate në Lindjen e Mesme pas kaosit të krijuar nga ndërhyrja turke? Do të dijë Putin të përfitojë dhe më shumë nga situate? Në çfarë mënyre? Duke parë situatën aktuale të kurdëve kuptohet se objektivi i Moskës nuk është mbrojtja e popullsive të rajonit, viktima të përjetshme të strategjive të fuqive të radhës./ABC News Albania

MBULIM-TRUMP-DEKLARIMI-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
nev ila20:03 | 18/10/2019

Presidenti Donald Trump nuk i ka kursyer ironitë lidhur me luftën mes trupave turke dhe atyre kurde në veri të Sirisë. Duke folur përpara mbështetësve të tij, Trump e ka krahasuar konfliktin e dhunshëm me një lojë fëmijësh, ndërsa ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqjen e trupave.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka krahasuar konfliktin e armatosur mes forcave turke dhe atyre kurde në veri të Sirisë me një lojë fëmijësh.

Njësoj si dy fëmijë, duhet t’i lësh të zihen më parë dhe më pas duhet t’i ndash”, ka deklaruar Trump gjatë një mitingu në Teksas.

Trump u kritikua gjerësisht për vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, por në tubimin e mbajtur ai e ka mbrojtur vendimin e tij.

“U tregova origjinal në atë që bëra. Thash se ata do të luftonin për pak kohë dhe kështu ndodhi. Luftuan për disa ditë një betejë të dhunshme”, ka thënë Trump.

Të enjten, Turqia ra dakord për të ndërprerë operacionet ushtarake për aq kohë sa luftëtarëve kurdë do t’u duhet të largohen nga zona kufitare turko-siriane. Por luftimet vijuan edhe gjatë së premtes, pavarësisht mohimit që i bëri zërave presidenti turk Reçep Taip Erdoan.

Erdogan tha gjithashtu se edhe luftëtarët kurdë kishin nisur tërheqjen, por shtoi se trupat turke do të vazhdojnë të qëndrojnë në zonën kufitare për t’u siguruar që ata të largohen me të vërtetë.

Kurdët ranë dakord të ulnin armët në zonën mes qyteteve Ras al Ain dhe Tal Abjad, ku luftimet kanë qenë të ashpra, por deklaruan se për zonat e tjera nuk është diskutuar. Ndërkohë, sa vjen e rritet shqetësimi për kryerjen e krimeve të luftës nga Turqia dhe milicitë aleate të saj që nga nisja e ofensivës më 9 tetor./abcnews.al

c4a470721d0b489aabe8a6e05a014804_18.jpg
ad min08:47 | 14/10/2019

Ka marrë një kthesë të tmerrshme lufta në Veri-Lindje të Sirisë. Forcat kurde kanë arritur një marrëveshje me regjimin e Bashar al-Asad, e paimagjinueshëm deri para disa ditësh, për të lejuar trupat nga Damasku “të mbronin” qytetin kryesor të Kobane, i kërcënuar nga ofensiva turke.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Rusia e Vladimir Putin dhe e konfirmuar nga palët, gjithashtu ka të bëjë edhe me qytetin tjetër strategjik, Manbij, në perëndim të lumit Eufrat.

Negociatat midis Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë Siriane u zhvilluan në bazën ajrore ruse të Hmeimim në Latakia.  Spiralja e papritur e luftës ndryshoi menjëherë pasi amerikanët njoftuan evakuimin e mijëra ushtarëve të tyre nga e gjithë zona e përfshirë në fushatën ushtarake turke.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e 1000 ushtarëve nga Siria veriore me arsyetimin se është më mirë të mos përfshihen në luftime.

Vendimi i presidentit Donald Trump vjen një javë pas ripozicionimit të dhjetëra ushtarëve amerikanë që punojnë së bashku me milicitë kurde në luftën kundër ISIS.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i SHBA Mark Esper tha se Turqia ka ndër mend ta shtrijë ofensivën e saj edhe më tej dhe se milicitë kurde po përpiqen të ndërtojnë një marrëveshje me sirianët dhe rusët për një kundërsulm ndaj turqve në veri. Në këto kushte shtoi ai – ne do të mbetemi të bllokuar midis dy forcave sulmuese dhe është më mirë të tërhiqemi.

Bombardimet turke në Siri nuk po kursejnë as median. Sipas agjencisë së lajmeve kurde, një autokolonë me gazetarë të huaj u shënjestrua nga forcat e armatosura të Ankarasë. të cilat vranë një gazetarë kurd dhe katër gazetarë të tjerë të huaj që për momentin nuk dihet asgjë për identitetin e tyre.

Dje, është konfirmuar se mes viktimave të ditës së djeshme në Veri Lindje të Sirisë, është edhe Hevrin Khalaf, sekretare e përgjithshëm e Partisë së Ardhmërisë Siriane dhe një nga aktivistet më të njohura për të drejtat e grave në rajon.

Hevrin luftoi gjithashtu për bashkëjetesën paqësore midis kurdëve, krishterë-sirianëve dhe arabëve dhe u vlerësua nga të gjitha komunitetet.

Toyota me të cilën ajo udhëtonte u gjetë jashtë rrugës bashkë më trupin e Hervin në autostradën M4, në drejtim të Qamishlo, e cila ishte sulmuar nga një grup burrash të armatosur.

Në brendësi të makinës janë gjetur qindra gëzhoja fishekësh. Dëshmitarët thonë se Hevrin u zbrit nga makina dhe u masakruan me armë zjarri. Por nuk është e qartë se kush janë autorët.

Ajo zonë e autostradës, kohën e masakrës ka qënë e kontrolluar nga një grup xhihadist, që në këtë fazë të luftimeve është aleat i Turqisë por edhe përgjegjës për ekzekutime të tjera.

trump-erdogan.jpg
nev ila11:49 | 12/10/2019

Informacionet që vijnë nga veriu i Sirisë flasin për qindra viktima në radhët e kurdëve si pasojë e sulmeve ushtarake turke, ndërkohë që presidenti turk Erdogan i është përgjigjur prerë kërkesës së Trump për pezullimin e sulmeve: Nuk do të ndalojmë!

Përshkallëzon situata ushtarake në Siri pas sulmit të Turqisë. Ndërsa në terren numërohen me qindra viktima në radhët kurde ndërsa me qindra persona kanë në arrati nga zonat e konfliktit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Ankarasë të ndalojë menjëherë sulmet ndaj kurdëve por presidenti turk Erdogan është përgjigjur se pavarësisht kërcënimeve, ai nuk do të ndalojë.

Bashkimi Evropian ndërkohë po vlerëson vendosjen e sanksioneve të reja. Kombet e Bashkuara raportojnë se të paktën 100 mijë persona kanë lënë shtëpitë e tyre.

Kreu i shtetit turk vijon të kërcënojë Evropën se do të lejojë një pushtim refugjatësh nëse do të ketë ende apele për ndalimin e operacioneve ushtarake turke në veri të Sirisë. Por ministri i jashtëm Italian Luigi di Maio u kërkoi që askush të mos dorëzohet para kërcënimeve të Erdogan. Sipas tij Bashkimi Europian duhet të reagojë njëzëri. Holanda ndërkohë ka pezulluar shitjen e armëve për Turqinë.

Sipas asaj që shkruan Newsweek, e cila citon burime të shërbimit të inteligjencës kurdo – irakiene dhe një zyrtar të lartë të Pentagonit, forcat ushtarake turke që po sulmojnë në verilindje të Sirisë kanë bombarduar gabimisht forcat speciale amerikane të pranishme në zonë.

Ambasadori turk në Itali duke folur për mediat në vend u shpreh se me anë të operacionit ushtarak në Siri, Turqia po mbron kufijtë vendas por dhe ato të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Ai theksoi se situate nuk është bardhë e zi si prezantohet nga mediat por për fat të keq Brukseli po rreshtohet në anën e atyre që janë kundër Turqisë. Sipas diplomatit turk ky qëndrim është shumë shqetësues sepse po bëhet një përgjithësim shumë i rrezikshëm: Shpresoj që Bashkimi Europian të zgjohet sa më shpejt të jetë e mundur, përfundoi ai

Autoritetet turke kanë arrestuar 121 persona me akuzën e propagandës terroriste për mesazhet e tyre kritike në rrjetet sociale, ndaj sulmit ushtarak turk në Siri. Lajmi u konfirmua nga ministri i brendshëm turk i cili theksoi se aktualisht janë 500 personat nën hetim.

Kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Trump është vetëpropozuar si ndërmjetësues mes Ankarasë dhe kurdëve. Ai u shpreh se palët kanë 200 vjet që luftojnë kundër njëra tjetrës dhe tashmë zgjedhjet janë vetëm tre: dërgimi i mijëra ushtarëve dhe të fitohet ushtarakisht, të goditet dhe më shumë Turqia me sanksione të reja dhe të ashpra, ose të ndërmjetësohet mes kurdëve dhe Turqisë.

Edhe presidenti rus Putin reagoi për situatën në Siri duke u shprehur i shqetësuar për rrezikun që militantët e burgosur të ISIS mund të arratisen. Kreu i Kremlinit u shpreh se nuk besonte që Ankara të merrte kontrollin e situatës./abcnews.al

turqia.jpg
Autor E09:29 | 08/10/2019

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Turqia ka nisur përgatitjet për të nisur ofensivën në veri në lindje të Eufratit në Siri duke bombarduar sëfundmi pozicionet kurde në këtë zonë.

Siç raportojnë mediat e huaja, avionët turq kanë fluturuar mbi Sirinë e veriut duke bombarduar pozicionet e kurdëve pranë Raqqas, dikur kryeqyteti i të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Në një postim në Twitter, miunistria e Mbrojtjes e Turqisë, theksoi se ata do të bënin çdo gjë për të siguruar stabilitetin e kufijve të vendit.

Operacioni ushtrisë turke nis pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane nga zona, të cilët shërbenin si një garanci për kurdët se nuk do të sulmoheshin. /abcnews.al/

kosova-3.jpg
ent ela22:30 | 28/08/2019

Që nga koha kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina (më 21 Nëntor, 2018), në vazhdimësi është shtruar edhe dilema e rritjes së kontrabandës me mallra, sidomos nga Serbia.

Por, sipas Doganës së Kosovës dhe Policisë Kufitare, taksa nuk ka ndikuar në rritjen e nivelit të kontrabandës nga këto shtete. Ndërkaq, përfaqësues të komunitetit të biznesit thonë se kontrabanda si dukuri është e pranishme, por jo në nivel shqetësues.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileçi, tha për Radion Evropa e Lirë se kohët e fundit, e sidomos pas vendosjes së taksës, Dogana ka vërejtur se ka rënie të kontrabandimit të mallrave.

“Në aspektin e kontrabandimit të mallrave ne kemi parë një ulje të kontrabandës edhe pse përkundër marrjes së masës mbrojtëse prej 100% nga Qeveria e Kosovës nga data 21 janar, ne kemi pritur një tendencë të rritjes së kontrabandës, por fatmirësisht falë angazhimit dhe punës së Doganës nuk kemi vërejtur se ka rritje të theksuar të kontrabandës”, tha Stavileci.

Para vendosjes së taksës, statistikat tregonin se Serbia printe për kah eksporti i mallrave në Kosovë. Ky eksport arrinte në vlerë deri në 1 milionë euro në ditë. Andaj, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për imponimin e taksës 100 për qind ndaj të gjitha importeve nga Serbia, dyshimet ishin se kontrabanda mund të rritej si dukuri.

Por, sipas Stavilecit, ndonëse zona më problematike sa i përket kontrabandës me mallra është pjesa veriore e Kosovës, e cila shtrihet në kufi me Serbinë, nuk vërehet rritje krahasuar me vitet paraprake.

“Realisht kontrabanda nuk ka ndonjë masë matëse të saktë, por ne si e matim është se në momentin që kemi rritje të të hyrave, nuk mund të ketë edhe rritje të kontrabandës. Nëse ka rritje të kontrabandës, atëherë domosdoshmërisht duhet të ketë edhe ulje të të hyrave, por në momentin që kemi rritje të të hyrave, kjo nënkupton se ka ulje të informalitetit”, tha Stavileci.

Dogana e Kosovës thotë se vazhdon të këtë edhe rritje të kapaciteteve të kontrolleve në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar kontrabandën.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se nga informatat nga tereni, por edhe nga autoritet kompetente, kontrabanda është e pranishme, por jo në përmasa shqetësuese.

“Pas vendosjes së taksës ka pasur pak më shumë ankesa [nga bizneset për kontrabanda] sidomos për pjesën e veriut dhe sidomos edhe për format e tjera që kanë tentuar të shfrytëzojnë edhe vendet e rajonit që të fusin produktet qoftë të ripaketuara. Kështu që, muajve të fundit është pak më pak e pranishme në bazë të informacioneve nga terreni. Por, prapë në bazë të asaj që shohim në disa markete (dyqane) në zonat ku jetojnë serbët, shohim se në forma të ndryshme mund të futen produkte serbe”, tha Rukiqi.

Kurse, Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe planifikimet e saj operacionale, thotë se ndërmerr veprime për parandalimin e aktiviteteve kriminale përfshirë edhe kontrabandën me mallra.

“Në rastet konkrete për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së kontrabandës me mallra janë të kyçura njësitet e Policisë Kufitare, përfshirë edhe angazhimin e njësiteve tjera shtese sipas nevojës. Vlen të potencohet se falë angazhimit policor si dhe falë bashkëpunimit të ndërsjellët edhe me Doganën e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, nga aspekti policor, varësisht prej periudhës kohore vërehet rënie e rasteve të kontrabandës”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës në fund të muajit maj pati zhvilluar një aksion në disa lokacione në veri, por edhe në pjesë tjera të Kosovës, me qëllim të luftimit të krimit dhe kontrabandës.

Aksioni i Policisë së Kosovës, pati rezultuar me ndalimin e 21 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve. Operacioni policor ishte zhvilluar kryesisht në komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut por edhe në Skenderaj e Drenas. Të dyshuarit kryesor për këto vepra, po mbahen ende nën masën e paraburgimit./REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono