Lufta e Dytë Botërore

predha.jpg
ad min09:06 | 09/09/2019

Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur këtë të hënë se xhenierët kanë larguar nga zona 74 predha të kalibrit 150 mm.

Secila prej predhave peshonte rreth 50 kilogramë dhe sipas vlerësimeve paraprake i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Ministrja bën të ditur se ato janë zhvendosur për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm.

Ndërkohë që prej fillimit të vitit, xhenierët e Forcave të Armatosur kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin duke asgjësuar në total rreth 16 tonë municione të rrezikshme./abcnews.al

arkeologe.png
ad min12:43 | 19/08/2019

Arkeologët e huaj të cilët po bëjnë gërmime në territorin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë zbuluan një granatë luftarake tepër të vjetër që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Granata është gjetur me ndezës të gatshëm, ç’ka ka vënë në lëvizje strukturat e specializuara të armëve luftarake. Menjëherë janë ndalur gërmimet dhe po priten forcat xheniere për largimin e saj nga territori i Parkut Arkeologjik.

Zbulime të tilla janë të pritshme gjatë gërmimeve arkeologjike, por të dhënat mbi to konsiderohen të drejta të rezervuara të arkeologëve gërmues./ABC News Albania 24/7

predha-ne-vlore-1280x716.jpg
ent ela13:28 | 08/05/2019

Ditën e sotme mbërritën në Vlorë forcat xheniere për të kryer ekspertizën e predhës që u gjet një ditë më parë në fshatin Panaja dhe më pas e larguan prej aty. Predha i përket Luftës së Dytë Botërore dhe në këtë zonë kanë qenë kazermat e ushtrisë italiane. Kjo do të thotë se aty mund të ketë në tokë edhe armatime të tjera. Predha u gjet gjatë punimeve, për vendosjen e linjës së re të elektrikut në fshat. Nga informacionet e policisë mësohet se predha nuk duhet të ketë kontakt me nxehtësinë, ndryshe përbën rrezikshmëri.

/ABC News Albania

ITALI-GREQI-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ad min16:58 | 27/10/2018

Italia do i kërkojë falje zyrtare Greqisë për shpalljen e luftës në 28 Tetor 1940. Deklarata u bë për mediat greke nga presidenti italian Matarella gjatë vizitës së tij një ditore në Greqi.

Presidenti italian, Sergio Matarella, do të kërkojë falje në emër të vendit të tij për shpalljen e luftës ndaj Greqisë në 28 Tetor 1940. Kreu i shtetit italian bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij një ditore në Greqi. Matarella u ftua nga homologu i tij Prokopis Pavlopulos, për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit kur lideri grek Joanis Metaksas refuzoi ultimatumin e Musolinit për të lejuar Italinë që të pushtonte Greqinë, duke e futur vendin në Luftën e Dytë Botërore. Sipas mediave greke, Matarella kërkoi falje dhe për vuajtjen që kjo luftë i shkaktoi popullit grek. Kjo është hera e parë që Italia kërkon falje zyrtare për ngjarjet e vitit 1940./abcnews.al

LUFTA-II-HISTORI-SPIUNAZHI-NE-KARABURUN-FOTO-1280x893.jpg
ad min15:51 | 16/06/2018

Të shtunën, në orën 22:15 në televizionin Abc News në emisionin Abc Story do të transmetohet premierë një dokumentar historik që fokusohet në ngjarjet e ndodhura në zonën e Karaburunit, në fshatrat Dukat e Tragjas gjatë Luftës së Dytë Botërore pas mbërritjes aty të misioneve britanike e amerikane të ngarkuara për të ngritur rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman.

Instalimi i celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bënë që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Gjermanët, që ruanin regjimin e pushtimit, ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane. Por në lojën e madhe të spiunazhit dhe sigurimit të informacioneve ishin në të njëjtën kohë edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë të tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit do të sjellë ky dokumentar./abcnews.al

2018-01-11-22_04_09-244-YouTube-1280x812.jpg
ad min20:49 | 11/01/2018

Një minë e luftës së dytë botërore është gjetur 10 milje në veri të Sazanit.
Mina ka rënë në rrjetën e një peshkatari, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit po mban në ruajtje municionin luftarak.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se mina ka një peshë 500-600 kg.
Ekspertët e forcave xheniere do të bëjnë vlerësimin e situatës dhe çaktivizimin e minës, nëse do të jetë e nevojshme./abcnews.al

CICERO-1.png
ad min15:41 | 06/11/2017

Turqia anjanëse e periudhës së Luftës së Dytë Botërore ishte shndërruar në çerdhe spiunazhi ku përballëshin shërbimet sekrete më të forta të botës. Por historinë do ta shkruante një shqiptar. Iliaz Bazna nga Prishtina, i cili arrin të depërtojë në kasafortën e ambasadorit britanik në Ankara. Për disa muaj me radhë shqiptari arrin të fusë në duar dokumente tepër të rëndësishme, të cilat, nëse do të ishin besuar tërësisht nga krerët nazistë të Berlinit, mund të kishin ndryshuar rrjedhën e historisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono