luciano spalleti

Giampaolo-trajneri.jpg
Vladimir Prenga11:34 | 01/10/2019

Marco Giampaolo e ka nisur keq me Milanin, çka ka bërë që zërat për një largim të tij janë të shumta në Itali. Klubi i ka shprehur besimin maksimal trajnerit, por kjo nuk mjafton që të vijojnë të qarkullojnë thashetheme të zakonshme merkatoje.

Një prej emrave të lakuar është edhe Luciano Spalleti, ish-trajneri i Interit. Italiani bën të qartë se ka një kontratë me Interin dhe bën thirrje që ta lënë Giapaolo-n të punojë i qetë. I ftuar në “Top Calcio 24”, Spalleti ka hedhur poshtë mundësinë për të kaluar tek Milani.

“Unë te Milani? Hipoteza të egra. Kam një kontratë me Interin. Ta lëmë Giampaolo-n të punojë, ai është yll që po rritet në futbollin italian”, është shprehur mes të tjerash gjatë intervistës Spalleti. /abcnews.al

milan.png
G. P.13:30 | 20/05/2019

Një garë e fortë për Championsin vazhdon në Serinë A. Kur mbetet edhe një javë deri në përfundim, Atalanta, Interi dhe Milani luftojnë për dy vende që të kualifikojnë.

Titulli ishte i pronësuar prej kohësh dhe emocione këtë fundjavë pati vetëm festimi. Juventusi mund të ndihet i qetë si kampion i konfirmuar i Italisë, por pas tij vetëm Napoli gjithashtu nuk ka dhimbje koke, ndërsa skuadrat e tjera në garë të ethshme për kualifikimin në Champions.

Një Milan që fiton mbetet “në bisht”, një Inter që dërrmohet në Napoli ende është në pozicion të mirë, ndërsa një Atalantë që barazon në fushën e kampionëve është në “pole position”.

Kjo, gjendja për dy vendet e fundit në Champions në Serinë A, të tretin dhe të katërtin e renditjes.

“Kjo është një Atalantë rekordesh, – tha trajneri i saj, Gasperini, pas barazimit 1-1 në Torino, – edhe pse ishin të lodhur nga finalja e Kupës, sërish gjetëm forca për të marrë një rezultat. Na duhet të fitojmë ndeshjen e fundit, por gjithçka varet nga ne, kjo është më e rëndësishmja”.

Edhe trajneri Luçiano Spalleti këtë gjë theksoi pas “përmbytjes” së Interit të tij në “San Paolo”. Nuk ishte e lehtë të komentohej një ndeshje e humbur 1-4, qoftë edhe në fushën e një rivali të fortë.

Zikaltërit u shpërfytyruan në Napoli, përballë skuadrës vendase të Karlo Ançelotit që luajti një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Zielinski, Mertens, Ruiz e sërish Ruiz dhanë shifrat deri në 4-0, para se Icardi të shkurtonte diferencën.

“E kemi fatin në duart tona, mund të shkojmë në Champions nëse fitojmë ndaj Empolit, një ndeshje që është një finale, – tha Spaleti, – kuptohet, do të duhet tjetër Inter, pasi ky që patëm nuk ishte ai i vërteti”.

Po Milani?

Suksesi ndaj Frozinones nuk ishte përfundimtar, përveçse u arrit me shumë vështirësi.

“Championsi nuk varet nga ne, por nuk do të dorëzohemi,-u shpreh trajneri kuqezi, Xhenaro Gatuzo,-ndaj Frozinones patëm pak frikë, dhe duhet të falenderojmë Xhixhon (portierin Donaruma). E ardhmja ime? Unë do ta konfirmoja veten time në stol, por ky nuk është problemi im”.

Donaruma shpëtoi Milanin duke pritur penallti në 0-0, pastaj Piontek e Suso shënuan golat. Kur duhet edhe një javë deri në fund, Atalanta ka 66 pikë, Interi 66 dhe Milani 65./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono