luan

mesi-1280x793.jpg
Sej rie17:15 | 15/06/2019

Kombëtarja e Argjentinës do të luajë sonte në mesnatë ndeshjen e parë në Kupën e Amerikës përballë Kolumbisë. Atmosfera është pozitive dhe Lionel Messi kërkon me patjetër trofeun me kombëtaren.

Argjentina e Lionel Messit do të debutoje sonte në mbrëmje në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në tokën braziliane. Argjentinasit nuk arritën të fitonin këtë turne që prej vitit 1993 duke u kthyer në një makth, aq më tepër që në përbërje kanë një lojtar si Messi, fituesi i pesë topave të artë. Argjentina ka dështuar në dy finalet e fundit që ka luajtur në vitin 2015 dhe 16.

Motivimi është tepër i madh pasi do të ishte e mrekullueshme të shpalleshin kampion në shtëpinë e Brazilit, rivalit histori ndër dekada. Lionel Messi dhe Serxho Aguero do të udhëheqin skuadrën drejt suksesit. Përballe kanë një skuadër të fortë dhe mjaft të shpejtë me lojtar si Kuadrado, James Rodriguez Falkao apo Muriel. Trajneri i Argjentinës, Skaloni tregon rendësin e këtij turneu për skuadrën që ai drejton si dhe entuziazmin e Messit./ABC News Albania 24/7

celsi.jpg
Sej rie11:00 | 29/05/2019

Luhet sot, në orën 21:00, finalja e Ligës së Europës. Arsenali dhe Çelsi përballen në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ndërsa atmosfera është tensionuar

Finalja angleze do të luhet këtu.

Arsenali dhe Çelsi ndeshen sonte në orën 21:00, në stadiumin “Olimpik” të Bakusë, për trofeun e Ligës së Europës.

Tifozë londinezë të të dyja skuadrave kanë vërshuar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, edhe pse e patën shumë më të vështirë sesa kudo tjetër.

Udhëtuan nga 5 orë e gjysmë deri në 27 orë, në varësi të biletave, ndërsa me ta u bashkuan edhe përkrahës nga vende të tjera.

Një tifoz I Çelsit udhëtoi gati 5 700 kilometra, përmes tre vendeve të ndryshme për të mbërritur në Baku.

Futbollistët e të dyja skuadrave kanë detyrimin të japin maksimumin dhe të fitojnë, edhe për të shpërblyer sakrifica të tilla.

Gjithsesi, për Çelsin punët nuk shkuan shumë mirë në seancën e fundit stërvitore në stadiumin e finales.

David Luiz e Gonzalo Higuain u përplasën gjatë gjithë kohës, në dyluftime të ashpra fizike dhe me nerva, diçka që duket se acaroi edhe trajnerin Mauricio Sarri.

Italiani, që e ka postin në dyshim, u largua duke protestuar nga fusha, ndonëse Çelsi sqaroi se kjo nuk ndodhi për shkak të zënkës së lojtarëve.

Blutë kanë në dyshim mesfushorin Kante, ndërsa mungojnë Hadson-Odoi, Loftus-Çik dhe Rydiger.

“Ne jemi gati për ta luajtur këtë finale, – ishin fjalët e trajnerit, – unë kam 22 lojtarë të bashkuar dhe të cilët unë I dua fort. Fillimisht e pata shumë të vështirë të kuptoja mentalitetin në Angli, por tani është ndryshe. Nuk dua të flas për të ardhmen, por vetëm për finalen”.

Nëse Çelsi dëshiron trofeun, për Arsenalin finalja ka edhe më shumë rëndësi, pasi vetëm fitorja do ta kualifikonte për në Champions sezonin e ardhshëm.

Presioni, pra pritet të jetë tepër I madh mbi të besuarit e trajnerit Unai Emeri.

“Topçinjtë” nuk do të kenë sulmuesin Mkitarian, që nuk udhëtoi dot në Baku, dhe të dëmtuarin Aron Ramsej, një problem I madh taktik për ta.

Një tjetër motiv për trofe për Arsenalin është edhe sedra, sidomos tani që skuadra e femrave u shpall kampione e Anglisë, diçka që djemtë kanë kohë që nuk e bëjnë.

“Kualifikimi për në Champions nuk do të na pengojë të luajmë futbollin tonë, – u shpreh trajneri Emeri, – synojmë titullin, dhe synojmë që shpejt të jemi ndër ekipet më të mirë të botës. Arsenali duhet të kthehet tek mentaliteti fitues, pasi kohët e fundit ka pasur vetëm futbollin e bukur”.

Disa tifozë të Arsenalit patën një të papritur në rrugët e Bakusë, pasi u ndalën nga policia azere.

Shkak duket se u bë fanela e armenit Mkitarian që mbanin veshur, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Për fat, oficerët e policisë, nuk I penguan gjatë tifozët, pasi morën udhëzime në radio.

E gjitha kjo nuk e pengoi atmosferën entuziaste, që krijohet para çdo finaleje.

Tifozë të Arsenalit e të Çelsit, banorë vendas dhe tifozë të ardhur nga gjithë bota, e kthyen në festë pragun e ndeshjes./ABC News Albania 24/7

juristi-4-1280x699.jpg
Sej rie21:45 | 22/05/2019

Ndryshimet në ashpërsonim e Kodit Penal për ata që tentojnë të prishin zgjedhjet nuk hyjnë dot në fuqi deri më datë 30 Qershor. Kështu është shprehur në studion e emisionit “Byro Politike”, juristi Sokol Azizaj.

Sipas juristit, Rama po luan blofin për të mbajtur situatën në emocion dhe për t’u justifikuar para qytetarëve se po bën të gjitha përpjekjet që zgjedhjet do mbahen.

“Si fshihen gjërat?! Sot ose para disa ditësh Kryeministri deklamoi se do të bëjnë ndryshme ne Kodin Penal për ata që prishin zgjedhjet. Njëzëri nuk e dinë. Qytetarët nuk e identifikojnë dot problemin. Kjo do të thotë se edhe nëse duan ta fusin sot, të mblidhte Kuvendi sot dhe të fusin ndryshimet e Kodit Penal, deri në 30 Qershor kur do ndodhin zgjedhjet nuk kanë shanse që ligji të hyjë në fuqi. Në këto kushte mbahet situata në emocion më të lartë, që përpara qytetarëve të jenë të justifikuar për përpjekjet e tyre ndonëse, teknikisht, formalisht, juridikisht nuk ka shanse të bëhet ndryshimi”, tha Azizaj.

Ndryshimet për ashpërsim të  Kodit Penal janë kërkuar nga qeveria, pasi opozita është shprehur se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor./abcnews.al

partizani-antalyaspor.jpg
ent ela17:40 | 12/01/2019

Kontrast i madh tek Partizani mes ndeshjeve që po zhvillon në Turqi, dhe mungesës së përforcimeve. Trajneri Gega shpreson që drejtuesit e klubit t’i sjellin një sulmues.

Në fushën e lojës, është ekipi i duhur. Partizani po bind në Turqi, madje edhe më shumë sesa po e bënte në Superligën shqiptare gjatë fazës së parë, ndonëse problemet duket se nuk mungojnë.

Përtej barazimeve dhe paraqitjes mjaft pozitive, me Sivasporin dhe me Antaliasporin, trajneri Gega ka edhe disa kërkesa të tjera, dhe këto lidhen me përforcimet.

Më në fund, mbërriti një mbrojtës, me origjinë nga Kosova, Lum Rexhepi, që luan në Finlandë me KU PS. Futbollisti 26-vjeçar pritet të bashkohet shpejt me skuadrën në Turqi, dhe të jetë një alternativë e mirë në mbrojtje.

Gjithsesi, faza sulmuese mbetet ajo që ishte. Partizani mund të kishte marrë Vasil Shkurtajn, por burime pranë lojtarit tregojnë se Kukësi u tregua më I shkathët dhe praktik.

Po ashtu janë përfolur alternativa si Kuame Amponsah apo edhe Ibraimi nga Domzhale, por asnjëri prej tyre nuk po vjen.

Faza përgatitore në Antalia do të vazhdojë edhe për pak ditë, dhe në ditët e fundit të janarit do të nisë kampionati, me Partizanin, që edhe nëse arrin të marrë ndonjë lojtar, ka humbur ndërkaq shumë ditë për ta përshtatur me lojën e skuadrës.

Megjithatë, Gega mund të ndihet i qetë sepse formacioni kryeqytetas po tregon rritje në lojë, dhe kjo pritet t’i shtojë shanset për të fituar titullin kampion, aq më tepër që ndodhet në krye të renditjes./abcnews.al

kukesi-bashakshehir.jpg
ent ela14:15 | 10/01/2019

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në miqësoren ndaj kryesueses së Superligës së Turqisë. Ai ishte optimist për realizimin e objektivave të sezonit.

Vetja tregohet përballë të fortëve. Edhe pse vetëm një miqësore janari, sërish për Kukësin ishte shumë domethënëse përballja në Antalia, me Istanbul Bashaksehirsporin, kryesuesin e Superligës turke.

Një humbje, dakord, por minimale 1-2, duke shënuar gol, e duke treguar nivel të kënaqshëm në lojë, në çdo aspekt të futbollit.

Trajneri Armando Cungu duket qartë se ka përçuar tek lojtarët mentalitetin për të qenë të barabartë ndaj çdo kundërshtari.

Për më tepër, me përforcimet e fundit, tekniku shkodran ka mundësinë të hedhë në fushë formacione të ndryshme, dhe të lerë në stol edhe lojtarë shumë të mirë.

Blerja e re, Shkurtaj, e nisi nga stoli, ashtu siç ishin zëvendësues lojtarë të rëndësishëm si Çyrbja apo Shafik.

Trajneri Cungu: “Jam i kënaqur me prezencën dhe më lojën që zhvilluan djemtë. Duke pasur parasysh historinë e Istanbul Bashaksehirsporin, është një ekip i vendit të parë në Superligës turke, me diferencë dhe me shumë yje jo vetëm kombëtar por mbarëbotërorë. Në këto kushte nuk ishte e lehtë të luaje kundër këtij kundërshtari, por gjithsesi luajtëm me shumë dinjitet. Ishte një lojë shumë e kënaqshme për mendimin tim dhe do vazhdojmë të luajmë sepse kemi akoma gjëra për të përmirësuar”.

Trajneri bëri shumë zëvendësime gjatë përgatitores, dhe shpjegoi qëllimin e tij.

Armando Cungu: “Natyrshëm një kontigjent i cili duhet t’i japi mundësinë për të zbrit në fushë çdo sportisti, për të parë më të mirën dhe për të vëzhguar lojtarët të cilët kanë formën më të mirë sportive për të qentë prezant dhe për të kontribuar për ekipin. Gjithsesi, me thënë të drejtën në përgjithësi jam i kënaqur nga të gjithë, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Kjo gjë më gëzon, më kënaq dhe më jap premisa dhe shpresa për të qenë të suksesshëm edhe në startin e kampionatit”.

Arbër Çyrbja, autori i golit, ishte gjithashtu i kënaqur, sidomos pasi i shënoi portierit të Turqisë.

Futbollisti Çyrbja: “Është kënaqësi i bësh gol portierit të Kombëtares turke si dhe ekipit kundër të cilit luajtëm. Ishte shumë e vështirë sepse ata kanë një ekip shumë shumë të fortë  dhe kanë lojtarë të cilët ne i kemi parë vetëm në televizion. Ishte një ndeshje shumë e fortë, por duhet të themi se rezultati ishte i mirë”.

Kukësi vazhdon përgatitjet në Antalia, dhe këtë të premte pritet të ndeshet në miqësore edhe me Rostovin e Rusisë./abcnews.al/


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono