lu

vlcsnap-error011.jpg
us er11:49 | 07/11/2017

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu ka deklaruar se në fillim të vitit 2018 do të arrestohen “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri. Ambasadori ishte i ashpër me politikën shqiptare, kur theksoi se ka lidhje me kriminelët, ndërsa mori shembull Roshin, Frrokun dhe Arben Ndokën.

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu e ka thënë troç edhe njëherë, që në fillim të vitit 2018 pret arrestimin e atyre që vazhdimish i quan, “peshq të mëdhenj”.

Gjatë takimit të zhvilluar në ministrinë e Brendshme me temë “Forca e Ligjit”, zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se krimi në Shqipëri është kërcënim për sigurinë kombëtare.

 Kritike dhe e ashpër ishte edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila apeloi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar.

 Në të njëjtin sinkron me dy ambasadorët e atashuar në vendin tonë ishte edhe ministri i Shtetit në Britani për Europën dhe Amerikën, Sir Alan Duncan.

 Sir Alan Duncan: Kriminelat po mbushin xhepat në kurriz të qytetarëve, duke mos treguar pikë mëshire. Shqipëria ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe të mund të arrijë, sidomos në luftën kundër kanabisit.  Dua të përsëris se peshqit e mëdhenj duhet të kapen dhe Shqipëria duhet ta marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar. BE-SHBA po japin ndihmën e tyre për reformën në drejtësi. 

Ministri i brendshëm Fatamir Xhafaj theksoi se shpesh qeveria i ka shpallur luftë frontale krimit të organizuar. Ai shtoi se, policia Shqiptare do të asistohet nga agjentët e FBI-së, por edhe ekspertë nga Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe.

 Sir Alan Duncan: Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Jemi të vendosur të shkatërrojmë rrjetet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër pranova të marr këtë përgjegjësi. Fuqia e këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese. Ndryshimet në drejtësinë penale para së gjithash në prokurori, një reformim i shpejtë strukturor dhe njerëzor, unë besoj që do të japin rezultatet

 Deri më tani Bashkimi Europian ka investuar për sistemin e drejtësisë në vendin tonë rreth 100 milionë euro dhe pret rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar./abc news

 

22834653_10212548780013446_468919726_n.jpg
us er11:07 | 26/10/2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar bombën e rradhës sërisht nga një aktivitet me Këshillin Rinor të Ambasadës. Në 27 vite ku vendi është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë pa pushim – ka thënë ambasadori i cili është ndalur të komentojë çështjen Tahiri. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën, ka thënë ai. Lu ka vazhduar duke i thënë të rinjve se ata mund të mos jenë prokurorë, apo gjyqtarë, por janë votues dhe janë ata të cilët i dhanë besimin këti personi si anëtar i lartë i kuvendit ndaj është përgjegjësi përsëri e tyre që të kërkojnë që publiku të dijë të vërtetën, është shprehur ai. Nëse është i pafajshëm njerësit duhet ta dijnë. Nëse është fajtor ai duhet të përballet me drejtësinë, ka përfunduar Lu.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono