lu

vlcsnap-error612-1280x720.jpg
ent ela14:30 | 12/01/2018

Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin zhvilluan sot në mesditë një takim me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj në zyrën e këtij të fundit. “Forca e Ligjit” dhe Vettingu në Policinë e Shtetit janë dy temat e nxehta që janë diskutuar mes diplomateve të huaj dhe ministrit Xhafaj. Në operacionin “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre janë angazhuar ekspertët më të mirë në vend, por edhe europiane dhe të FBI-së. Pas interesimit të ABC News pranë zyrës së shtypit të ambasadës amerikane nëse në takim ishte diskutuar për çështje të korrupsionit të nivelit të lartë apo të tjera si ajo e ish-ministrit Tahiri, ambasada bëri të ditur qëndrimin e zotit Lu se çështja Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. “Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet- thuhet ne pergjigjen e ambasades per ABC NEËS. “Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës- vijon ambasada e SHBA. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”- mbyllet përgjigja që ABC News mori nga ambasada amerikane pas këtij takimi të ambasadorit Lu me ministrin Fatmir Xhafaj./abcnews.al

vlcsnap-error354-1-1280x720.jpg
us er10:42 | 21/12/2017

Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi i sotëm mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurores së përkohshme të sapozgjedhur Arta Marku. Takimi i nisur rreth orës 10.00 ishte i pari pas zgjedhjes tri ditë më parë të zonjës Marku në krye të Prokurorisë.

Organi i akuzës ka tashme të paktën dy çështje të hapura në lidhje me incidentet e dhunën që shoqëruan votimin e kryeprokurores së përkohshme në parlament. Një çështje lidhet me hetimin e protestuesve, ndërsa e dyta është padia e bërë nga PD kundër gardistëve dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për shpërdorim detyre.

Emërimi i Arta Markut në detyrën e Kryeprokurores së Përkohshme sipas kryeministrit Edi Rama ka qenë një proces i mbështetur edhe nga ndërkombëtarët./abcnews.al

untitled.jpg
us er11:00 | 12/12/2017

Ambasadori amerikan Donald Lu, i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të bashkëpunojë për të gjetur Prokurorin e Përgjithëm të Përkohshëm. Kryediplomati tha se palët duhet t’i japin fund kohës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar.

“Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”. Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, teksa ftoi mazhorancën dhe opozitën të bashkëpunojnë për të gjetur një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Sipas ambasadorit, sistemi i vjetër i drejtësisë mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik.

“Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të prokurorit të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar në 7 dhjetor. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar. Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi të korruptuar shpresoj që politikanët t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do të zbatojnë këtë reformë në drejtësi”.

Kryediplomati amerikan theksoi se reforma në Drejtësi është në një cast vendimtar dhe se së shpejti do të përfundojnë çështjet e para të vetingut.

“Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera në drejtësi, përfshi SPAK dhe BKH. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë se “reforma në drejtësi ka vdekur”. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e rëndësishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur”.

Deklartat e ambasadorit Lu u bënë gjatë fjalës së tij në raportin vjetor të Avokatit të Popullit./abcnews.al

vlcsnap-error574-1-1280x720.jpg
us er11:03 | 09/12/2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara te Amerikës në Tiranë Donald Lu i dërgon një mesazh qytetarëve shqiptarë sa i përket luftës ndaj korrupsionit. Në një koment në faqen e ambasadës në facebook shkruan; “ Në një shoqeri, korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë.” Mesazhi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Tiranë vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit./abcnews.al

vlcsnap-error204-1280x720.jpg
us er10:23 | 02/12/2017

Donald Lu, ambasadori i SHBA në Shqipëri vizitoi paraditen e së shtunës sallën operative të Qendra e Bashkuar Operacionale të Forcave të Artamtosura, ku u takua edher me ministren e mbrojtjes Olta Xhaccka. Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të Forcave të Artamtosura dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit. Nga kjo sallë koordinohen të gjitha angazhimet e Forcae të Armatosura në terren në situata emergjencash. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Aktualisht FA kanë të angazhuar ne terren 450 efektive për evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen në argjinaturat e lumenjve. /abcnews.al

vlcsnap-error703-1280x720.jpg
us er16:57 | 11/11/2017

Lidhjet e krimit me politikën dominuan zhvillimet e javës që lamë pas, me auza e paralajmërim të fortë ndërkombëtar.

Një kryeministër në vështirësi në vitin e 5 të qeverisjes, vijoi ta kërkonte fajin tek rivalët politikë e media, pa pranuar përgjegjësi. Dinamikën e këtyre zhvillimeve na e sjell Mimoza Kociu me Politika në ABC News./abcnews.al

vlcsnap-error091-1.jpg
us er12:53 | 07/11/2017

Në Tiranë u mbajt sot një tryeze lidhur me kornizat fiskale dhe kontraktuale për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve. Konferenca u zhvillua me synim që Shqipëria të mund të tërheqë sa më shumë investime në këtë fushë, ndërsa dy ministrat Gjinkuri dhe Ahmetaj folën për nevojën e menjëhershme të përmirësimit të kuadrit ligjor në këtë fushë./abc news

vlcsnap-error011.jpg
us er11:49 | 07/11/2017

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu ka deklaruar se në fillim të vitit 2018 do të arrestohen “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri. Ambasadori ishte i ashpër me politikën shqiptare, kur theksoi se ka lidhje me kriminelët, ndërsa mori shembull Roshin, Frrokun dhe Arben Ndokën.

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu e ka thënë troç edhe njëherë, që në fillim të vitit 2018 pret arrestimin e atyre që vazhdimish i quan, “peshq të mëdhenj”.

Gjatë takimit të zhvilluar në ministrinë e Brendshme me temë “Forca e Ligjit”, zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se krimi në Shqipëri është kërcënim për sigurinë kombëtare.

 Kritike dhe e ashpër ishte edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila apeloi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar.

 Në të njëjtin sinkron me dy ambasadorët e atashuar në vendin tonë ishte edhe ministri i Shtetit në Britani për Europën dhe Amerikën, Sir Alan Duncan.

 Sir Alan Duncan: Kriminelat po mbushin xhepat në kurriz të qytetarëve, duke mos treguar pikë mëshire. Shqipëria ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe të mund të arrijë, sidomos në luftën kundër kanabisit.  Dua të përsëris se peshqit e mëdhenj duhet të kapen dhe Shqipëria duhet ta marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar. BE-SHBA po japin ndihmën e tyre për reformën në drejtësi. 

Ministri i brendshëm Fatamir Xhafaj theksoi se shpesh qeveria i ka shpallur luftë frontale krimit të organizuar. Ai shtoi se, policia Shqiptare do të asistohet nga agjentët e FBI-së, por edhe ekspertë nga Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe.

 Sir Alan Duncan: Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Jemi të vendosur të shkatërrojmë rrjetet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër pranova të marr këtë përgjegjësi. Fuqia e këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese. Ndryshimet në drejtësinë penale para së gjithash në prokurori, një reformim i shpejtë strukturor dhe njerëzor, unë besoj që do të japin rezultatet

 Deri më tani Bashkimi Europian ka investuar për sistemin e drejtësisë në vendin tonë rreth 100 milionë euro dhe pret rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar./abc news

 

22834653_10212548780013446_468919726_n.jpg
us er11:07 | 26/10/2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar bombën e rradhës sërisht nga një aktivitet me Këshillin Rinor të Ambasadës. Në 27 vite ku vendi është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë pa pushim – ka thënë ambasadori i cili është ndalur të komentojë çështjen Tahiri. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën, ka thënë ai. Lu ka vazhduar duke i thënë të rinjve se ata mund të mos jenë prokurorë, apo gjyqtarë, por janë votues dhe janë ata të cilët i dhanë besimin këti personi si anëtar i lartë i kuvendit ndaj është përgjegjësi përsëri e tyre që të kërkojnë që publiku të dijë të vërtetën, është shprehur ai. Nëse është i pafajshëm njerësit duhet ta dijnë. Nëse është fajtor ai duhet të përballet me drejtësinë, ka përfunduar Lu.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono