LSI

lsi.png
ger ta14:41 | 06/11/2019

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka vendosur sot koordinatorët për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Sipas njoftimit të LSI bë Tiranë është vendosur Përparim Spahiu, në Durrës, Nasip Naço dhe në Vlorë, Flamur Çelaj.

Njoftimi i LSI:

Organizimi, Kryesia e Ekzekutive e LSI vendos koordinatorët për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryesia e Ekzekutive e LSI vendosi ‘Koordinatorët e Qarkut’:

1.Tiranë- Përparim Spahiu
2. Durrës-Nasip Naço
3. Vlorë- Flamur Çelaj

Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjekja./abcnews.al

partia-demokratike-1.jpg
ad min18:56 | 23/10/2019

Nesër opozita mbledh grupin e punës për Reformën Zgjedhore. Opozita ka vendosur që grupi i punës për Reformën Zgjedhore të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Nga PD do të jenë pjesë e grupit Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.

Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune. LSI ka caktuar 3 përfaqësues të cilët do jenë Ilirjan Muho, Muharrem Çakaj dhe Silva Cakaj; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Ekspertët zgjedhore të opozitës së bashkuar nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Reformës Zgjedhore që do të zhvillohet në Kuvend.

Mesditën e të mërkurës, Lulzim Basha zhvilloi një takim në selinë blu me aleaten e tij të LSI, Monika Kryemadhi e cila në fund të takimit për ABC News sqaroi se opozita po punon për paraqitjen e drafti të saj për Reformën Zgjedhore.

Një ditë më parë aleatët e opozitës kërkuan që ekspertët zgjedhore të Partisë Demokratike të merrnin pjesë në mbledhjen që do të zhvillohet në Kuvend./abcnews.al

balla-1.jpg
ad min20:08 | 22/10/2019

Mazhoranca nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë një interviste në televizionin ABC News, deklaroi se nuk e kanë ndërmend të abuzojnë me detyrën që qytetarët u kanë dhënë. Sipas Ballës zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021 dhe do të zhvillohen me Kod të ri Zgjedhor.

“Të gjithë e dimë edhe ju. Këtu nuk bëhet fjalë që ka ndonjë dyshim që PS nëse bëhen zgjedhje të dielën nuk i fiton zgjedhjet, madje i fitojmë edhe me diferencë të madhe. Ky popull është lodhur nga historitë që partitë të bëjnë llogaritë e tyre. Ata duhet t’i qëndrojnë kalendarit politik për të cilën janë votuar. PS ka përditë një punë për të realizuar. Ka ca të papunë që e masin normën e punës me daljet në konferencë për shtyp. Ne kemi një objektiv.

Askush, as ne nuk e kemi këtë drejtë të themi në mënyrë abuzive që i duam zgjedhjet tani se ti na ke thënë me Kushtetutë ti kemi në Qershor 2021. Do zhvillohen me Kodin e ri Zgjedhor. Ka vetëm një palë zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë së Shkodër”, tha Balla, duke i bërë edhe thirrje Presidentit Meta që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve.

Për sa i përket opozitës, Balla tha se duhet të njohë deputetët e saj në parlament dhe në këtë mënyrë do të realizohet edhe detyra që ajo ka në lidhje me 9  kushtet e caktuara nga Bundestagu gjerman.

“Ju thatë që edhe opozita i respekton 9 pikat. Opozita ka vetëm 1 detyrë në 9 pikat. E dini kush është detyrimi? Që të mos vonojë më historinë e miratimit… miratimit se nuk kanë gjë në dorë se e bën Kuvendi.  Mirë të njihnin deputetët në parlament, dhe bashkë me ta të hartonin vlerësimet e tyre dhe Kuvendi ta miratojë”, tha Balla, i cili rikujtoi edhe qëndrimin e Palmer disa muaj më parë, sipas të cilit ka një mënyrë për të ripërfshirë PD dhe LSI-në, që është njohja si përfaqësues të tyre deputetët që kanë hyrë në Kuvend nga listat e tyre./abcnews.al

monika-kryemadhi.jpg
ad min11:32 | 19/10/2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi këtë të shtunë se integrimi evropian është i pamundur me kryeministrin Edi Rama. Ajo zhvilloi një konferencë për mediat një ditë pasi Shqipërisë iu dha një JO për çeljen e negociatave.

Sipas Monika Kryemadhit, dorëheqja është gjëja më e vogël që Rama duhet të kryejë në këto momente.

“I vetmi kryeministër në Europë që e quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët është Edi Rama. BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe udhëzoi shqiptarët që duhet të çlirohen nga kapja e shtetit. Korrupsioni, trafiku i drogës, dhunimi i pronës publike dhe private janë ato që mbajnë peng integrimin e BE dhe për këtë përgjegjës është Edi Rama. Shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Edi Ramën BE është objektiv i pamundur. Dorëheqja është reflektimi më i pakët mbi përgjegjësinë që ka në lidhje me integrimin në Europë.  Shqiptarët e kanë të qartë se pengesa e vetme për rrugën drejt BE është edi Rama. Dështimi i Ramës është individual, është i fokusuar vetëm tek ai. Ai zgjodhi të pasurohet në kurriz të shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Ndër të tjera, gjatë fjalimit të saj, kryetarja e LSI falënderoi edhe Shtetet e Bashkuara që i kanë qëndruar pranë vendit tonë edhe në momentet më të vështira./abcnews.al

petrit-vasili.jpg
ad min12:53 | 17/10/2019

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për fshehjen e skandalit të mospagimit të detyrimeve shoqërore të punonjësve të administratës publike. Vasili publikoi listën e 1107 institucioneve që kanë detyrime ndaj punonjësve, ku pjesë e të cilave është edhe Këshilli i Ministrave.

Institucionet shtetërore nuk po paguajnë siguracionet shoqërore për punonjësit e tyre, duke krijuar një borxh prej 137 miliardë lekë. Skandali është denoncuar nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili ka bërë publike edhe listën e institucioneve që nuk kanë shlyer sigurimet shoqërore të punonjësve të tyra mes të cilave edhe Këshilli i Ministrave.

Për numrin 2 të LSI, janë 1107 institucione që kanë detyrime të papaguara ndërkohë që akuzoi qeverinë se po përgatit kapitullimin e skemës së pensioneve.

Për opozitën, reforma territoriale ndryshe nga pretendimet fillestare të qeverisë jo vetëm që nuk uli numrin e punonjësve në administratë por e shtoi disa herë atë. Vasili kujton se të ardhurat për pagat e punonjësve të rinj në administratë merren nga fondi i sigurimeve shoqërore, duke e thelluar akoma më shumë borxhin në institutit e sigurimeve shoqërore./abcnews.al

radovani.jpg
nev ila12:58 | 14/10/2019

Nga denoncues në të akuzuar. Si ndryshoi fati i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani dhe dy djemve të tij, Elton dhe Berti Radovani. Një prej tyre, pikërisht Eltoni u arrestua në Paraguaj në fillim të muajit Tetor, pasi për të ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për llogari të shtetit Shqiptar.

Elton Radovani u arrestua në Paraguaj, pasi gjykata e Shkodrës e kishte lënë në burg me akuzën se ishte i përfshirë në një skenë mashtrimi financiar. Në grupin e fajdexhinjve rezultuan se ishin të përfshirë noterë, avokatë dhe 1 polic.

Në mëngjesin e 14 marsit forcat speciale zbarkuan në Shkodër duke organizuar një operacion që e kishin quajtur “Maranaj”. Në këtë blitz, specialët vunë në pranga 12 persona por nuk kishin arritur të arrestonin vëllezërit Radovani, pasi ata kishin mundur të largoheshin më parë jashtë vendit. Të arrestuarit u akuzuan se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua me një përqindje që varionte nga 3-20% dhe nëse nuk kthehej shuma e huasë, personat e përfshirë në këtë skemë, sekuestronin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan. Nga ky operacion atë kohë u sekuestruan, toka, dyqane, mijëra euro dhe gjithashtu mori përgëzime edhe nga vetë kryeministri Rama.

Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase”, përshëndeti në atë kohë forcat kryeministri.

Në fakt denoncimin e parë e kishte bërë babai i Elton Radovanit.

Paulin Radovani ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë. Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar. Dy djemtë e tij, si shkak i bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove, nisën duke marrë hua, shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër.

Këto fajde bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë, ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që edhe t’i bënin presione.

I ndodhur mes këtyre problemeve në një moment Paulin Radovani ka vendosur që të shkojë në prokurori dhe të denoncojë disa prej emrave të cilëve ai vetë apo dy djemtë e tij i kishin marrë para hua.

Pas denoncimit të tij, prokuroria dhe policia nisën hetimet ndërsa shumë prej bisedave u regjistruan nga vetë ish-prefekti Radovani, i cili ka patur një përgjues që ia kanë dhënë prokurorët kur ka diskutuar këto çështje me fajdexhinjtë. Pas rreth dy muajsh erdhën edhe arrestimet në kuadër të operacionit “Maranaj” duke vënë në pranga shtetasit: Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani ish kancelar ne gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj 37 vjeç, Eduart Fusha 38 vjeç, Elidon Qerimaj 41 vjeç, Pashko Vuksanelaj 54 vjeç, Lul Sylja 48 vjeç, Naim Ahmetaj 52 vjeç dhe Ilir Sokoli 38 vjeç, ish drejtor i patentave në Shkodër, 3 të tjerë u shpallën në kërkim  ndërsa u pezulluan nga detyra Valbona Hajdari notere në Shkodër dhe Ergys Lohja, efektiv policie.

Por Elton Radovani ishte i përfshirë edhe në politikë më parë, ku ishte pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga partia LSI, porse në Mars të 2018 katër këshilltar bashkiakë, mes tyre edhe Radovani, ikën nga LSI dhe iu bashkuan PS, me arsyetimin se koalicioni PD-LSI, ishte kthyer në një koalicion anti-shqiptar që kishte vënë në jetë një skenar të bekuar nga qarqet pro-ruse.

Largimin katër anëtarët e LSI e dhanë me anë të deklarate për shtyp.

Elton Radovani tashmë i arrestuar në Paraguaj, në vijim pritet të ekstradohet në Shqipëri./abcnews.al

erisa-xhixho-1280x725.jpg
nev ila14:55 | 10/10/2019

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho akuzon qeverinë se përmes projektligjit të “Korporatës së Investimeve Shqiptare“ po vjedh me Vendim të Këshillit të Ministrave pronën private.

Nga selia e LSI, Xhixho e cilësoi projektligjin klientelist dhe kujtoi se përmes tij po minohet edhe një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për çështjen e integrimit./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono