los angeles

zjarri-los-angeles-1280x693.jpg
nev ila12:28 | 12/10/2019

Los Anxheles përballet sërish me zjarre, në një kohë që autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëherëshëm të 23 mijë banesave. Mediat raportojnë për shkatërrimin e plotë të dhjetëra banesave si pasojë e zjarrit.

Të paktën 100 mijë persona janë evakuuar në Los Anxheles si pasojë i një zjarri të madh që ka shkatërruar një zonë të gjerë kodrinore mbi qytet. Zjarri është përhapur pasi një kamion me mbeturina ka hedhur ngarkesën në një zjarr që ishte ndezur në një zonë bimore. Me dhjetëra banesa janë shkatërruar nga zjarri.

Era e fortë ka favorizuar dhe më shumë përhapjen e zjarrit në luginën e San Fernandos, duke djegur disa banesa dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin autostradat.

Si pasojë e flakëve të zjarrit disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Nje helikopter dhe më shumë se 200 zjarrfikës ndërhynë ndërsa autoritete urdhërohen evakuimin e 23 mijë banesave. Parashikimet meterologjike parashikojnë erëra të forta dhe kushte shumë kritike për zjarret, në një kohë që në zonë është shpallur gjendja maksimale e alarmit./abcnews.al

ngjarja.jpg
ad min15:51 | 06/07/2019

Gjatë raportimit në studion e lajmeve për lëkundjet e tërmetit në Los Angeles, dy folësit e lajmeve u detyruan të strehoheshin poshtë tryezës pasi e kishin të pamundur të vazhdonin me dhënien e lajmeve.

Juan Fernandez dhe Sara Donchey ishin në transmetim të drejtpërdrejtë në momentin që në Los Anxheles u ndjen lëkundjet e forta të tërmetit mbrëmjen e së premtes. Gjatë raportimit të saj, folësja Sara Donchey u shpreh se shpresonte që asgjë të mos ndodhte në studio pasi lëkundjet ishin vërtet shumë të forta.

Tërmeti 7.1 ballë që e kishte epiqendrën 125 milje në verilindje të Los Anxhelosit, u ndje në të gjithë qytetin dhe zgjati më shumë se 10 sekonda.  Kjo është mjaft e dukshme në reagimin që shfaqet në fytyrat e Fernandez dhe Donchey.

“Ky është një tërmet shumë i fortë”, tha Sara Donchey pas pak sekondash, duke i kapur dorën Fernandez. “8 e 21 minuta këtu dhe ne po përjetojmë ende lëkundje shumë të forta. Unë them se duhet të futemi poshtë tavolinë, Huan!”/ABC News Albania 24/7

PRINDERIT-1280x669.jpg
ad min19:15 | 20/04/2019

Dy prindër në Shtete të  Bashkuara të Amerikës u dënuan me burgim të përjetshëm pasi u shpallën fajtorë për torturë dhe sekuestrim të 12 fëmijëve të tyre, të cilët jetonin prej vitesh në kushte çnjerëzore

Janë dënuar me burgim të përjetshëm David e Louise Turpin, prindërit – përbindësh në Los Angeles. Të dy kishin mbajtur prej vitesh, 12 nga 13 fëmijët e tyre, të sekuestruar në shtëpi. Me përjashtim të fëmijës së fundit, e sapolindur, 12 të tjerët jetonin të mbyllur në shtëpi, shpesh të lidhur pas shtratit, të paushqyer, pa u larë, dhe pa iu dhënë mundësia  të luanin apo të shkonin në shkollë

Dy nga fëmijët që aktualisht janë nga 3 deri në 30 vjeç, ishin të pranishëm në sallën e gjyqit dhe akuzuan prindërit e tyre se u kishin vjedhur jetën.  Të dy prindërit u kërkuan falje fëmijëve duke u thënë se ishin nisur nga qëllime të mira.

Të dy të dënuarit u zbuluan kur një prej vajzave, 17 vjeç, arriti të largohej nga shtëpia duke dhënë alarmin tek forcat e rendit.

TUNELI-NENTOKESOR-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_00.02-1280x564.jpg
ent ela16:43 | 19/12/2018

Shumë shpejt Los Angeles, do të ketë një tunel nëntokësor me qëllimin për të lehtësuar trafikun rrugor në qytet. “Boring Company” ka kompletuar korsinë e parë eksperimentale të projektit duke premtuar se automjetet nën tokë mund të arrijnë shpejtësinë e 241 kilometrave në orë.

Të zgjidhësh problemin e trafikut duke zgjedhur një rrugë nëntokësore. Është kjo ideja që I lindi dy vjet më parë Elon Musk e që tashmë po nis të marrë formë. Është publikuar korsia e parë eksperimentale e tunelit nëntokësor që premton të lehtësojë trafikun në Los Angles. I gjatë 3.2 kilometra dhe me diametër 3.66 metra. Në të ardhmen do të lejojë një shpejtësi prej 241 kilometrash në orë falë kapsulave që përmban.

Pas negociatave me institucionet për të marrë lejet e duhura për të gërmuar tunele nën qytet, “Boring Company” shoqëria e themeluar nga miliarderi afrikano jugor, ka përfunduar korsinë e parë të tubit nëntokësor. Automjetet elektrike, të zbritura nën tokë nëpërmjet një sistemi ashensorësh, do të vendosen në kapsula dhe do të lidhen me binarët duke u transformuar në vagone  të vegjël pasiv. Udhëtimet e para të provës u kryen me objektivin për të krijuar një rrjet nëntokësor, të zhvilluar në disa nivele. Në gjendje për të lëvizur më shumë se 4 mijë automjete brenda një ore. Pasi ka dërguar një satelit pranë orbitës së planetit Mars, Musk pretendon të revolucionojë lëvizjen urbane duke transferuar trafikun nën tokë. /abcnws.al

 

los.jpg
ad min11:43 | 22/07/2018

Një ngjarje e rëndë tronditi Shtetet e Bashkuara. Një 28-vjeçar pas një grindje në familje, ku plagosi gjyshen dhe të fejuarën, mori disa pengje në një supermarket në Los Anxhelos. Autori u arrestua nga policia, por ndërkohë kishte vrarë një grua.

Momente frike në Los Anxhelos, ku një person mori pengje brenda një supermarketi në zonën e Silver Plate në Hollywood, pas ndjekjes së policisë dhe qëllimit të disa të shtënave. Në momentin e ngjarjes së tmerrshme kishte disa persona brenda godinës. Njëri prej tyre, një grua, u vra. Agresori u dorëzua pas rrethimit të policisë dhe u arrestua.

E gjithë ngjarja ka nisur tek banesa e autorit, një 28-vjeçar, i cili ka hapur zjarr kundër gjyshes dhe të fejuarës, njëra e plagosur rëndë dhe tjetra lehtë. Episodi ka lindur pas një grindjeje në familje. Më pas autori është arratisur me makinë, i ndjekur nga policia. Ndjekja ka përfunduar në zonën e Silver Lake, përpara një supermarketi. Makina e 28-vjeçarit është ndaluar nga përplasja me një shtyllë dhe më pas ka marrë pengje në supermarket. Më pas ka filluar përplasja me armë zjarri me agjentët e policisë, ndërsa të pranishmit janë terrorizuar.

Situata mbajti të gjithë vendin në ankth për shumë orë, dhe presidenti Donald Trump njoftoi se po e monitoronte ngjarjen. Pas negociatave, agresori, i cili mbeti i plagosur gjatë të shtënave me policinë, u dorëzua. Më pas të gjithë pengjet u liruan, përveç një gruaje, e cila u vra nga të shtënat me armë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono