Londër

londer-1280x720.jpg
ger ta07:11 | 18/11/2019

Një i ri 26-vjeçar i cili u arrestua në Mbritaninë e Madhe pasi mbërriti nga Turqia këtë javë është akuzuar për një vepër terrorizmi.

Mamun Rashid, nga lindja e Londrës, është akuzuar për përgatitjen e akteve terroriste dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën, sipas Policisë Metropolitane.

Ai u arrestua në aeroportin e Heathrow të enjten pasi ishte nisur nga deportuar Turqia, i dyshuar si anëtar  i Shtetit Islamik.

Në një deklaratë pas arrestimit të tij, Policia Metropolitane tha që çështja ishte “e lidhur me Sirinë”.

Zyra e Brendshme deri më tani ka refuzuar të zbulojë ndonjë detaj, duke thënë se nuk komenton për raste individuale./abcnews.al

ta.jpg
in a18:09 | 07/11/2019

Shembja e tavanit në teatrin Piccadilly, , në Londër ka shkaktuar panik tek të pranishmit që po shihnin shfaqen dhe ka shkaktuar plagosjen e pesë personave. Në mënyrë ta papritur jo vetëm të pranishmit por edhe artistët janë gjendur përballë kësaj situate të pazakontë. Në kohën kur ndodhi ngjarja të pranishmit po shijonin shfaqen e kantautorit amerikan,Arthur Miller.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja nga emergjenca për të bërë të mundur evakuimin e artistëve dhe të pranishmëve. Disa prej tyre morën plagë të lehta, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaqet e shembjes së tavanit, policia bën të ditur se po punohet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

0_WhatsApp-Image-2019-10-27-at-135307jpeg.jpg
ent ela13:35 | 31/10/2019

Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër, pasi akuzohet si autorë të një sulmi me thikë, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar.

Ngjarja ndodhi ndodhi të dielën, në orën 4:51 të mëngjesit, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan të martën e 29 tetorit.

Mediat britanike bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shqiptarët Arseld Hysaj 22 vjeç dhe Dardan Dollapaj, 20 vjeç, të dy pa adresë fikse.

Ata dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa sot ata do të paraqiten në gjykatë për masën e sigurisë.

Mësohet se personi që mbeti i plagosur ndodhet në spital gjendje kritike për jetën, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i ngjarjes. /abcnews.al

 

gjikola.jpg
ad min19:57 | 23/10/2019

Dy vite e katër muaj burg do të vuajë një i ri shqiptar në Britani, pasi në banesën e tij u gjetën mbi 100 rrënjë kanabis. Sipas asaj që shkruajnë mediat, policia zhvilloi një operacion për bastisjen e shtëpisë së tij më 14 Shtator. Aty gjetën tre dhoma të përshtatura për rritjen e kanabisit.

Ndërkohë arrestimi i të riut shqiptar, 23-vjeçarit S. Gjikola u krye disa orë pas operacionit. Në fillim ai nuk ishte në shtëpi, por u kthye 8  orë më vonë. Këtu zbuloi policët të cilët gjendeshin në banesë. Më pas u bë dhe ndalimi i menjëhershëm i tij.

I riu kishte disa dokumente false. Bëhet fjalë për tre karta identiteti rumune, të tre me emra të ndryshme dhe dy patenta rumune. Të gjitha dokumentet kishin fotografinë e 23-vjeçarit. Gjikola tha përpara gjykatës se kishte shkuar në Britani përpara 6 muajsh.

Avokatja e tij sqaroi arsyet pse shqiptari ishte detyruar që të punonte aty. Shkak sipas saj ishin bërë borxhet që kishte marrë për të paguar shpenzimet mjekësore për të ëmën.

“Erdhi një moment që ai duhet të kthente paratë. Ishte në presion. Fillimisht punoi si pastrues në Londër. Shumica e parave që punonte u shkonin personave që i kishte marrë hua në Shqipëri. Kur erdhi në Stoke-on-Trent ai ishte i vetëdijshëm për operacioni, e dinte që po vepronte gabim, por kishte nevojë për paratë”, tha avokatja Catherine O’Reilli.

Kjo nuk e ndaloi gjykatësin ta dënonte shqiptarin, i cili në fund të dënimit do të deportohet në Shqipëri./abcnews.al

british-1280x853.jpg
ad min23:15 | 22/10/2019

Kryeministri britanik Boris Johnson tha sonte se qeveria do ta tërheqë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian për Brexit derisa Unioni të vendosë nëse do të shtyjë datën e planifikuar për shkëputjen e Britanisë, 31 tetorin.

Parlamenti në Londër hodhi poshtë planet e qeverisë për ta përshpejtuar miratimin e legjislacionit deri të enjten e javës se ardhshme. Pas këtij vendimi Johnson tha se do të bisedojë me vendet anëtare të BE-së dhe derisa ata të marrin një vendim do ta ndalet procesi i miratimit të ligjit.

Fillimisht u duk sikur Kryeministri britanik Boris Johnson kaloi një pengesë sonte kur ligjvënësit miratuan në parim projektligjin e tij për largimin e vendit nga Bashkimin Evropian.

Por një votim tjetër i parlamentit po këtë mbrëmje, për një afat të përshpejtuar të Brexit i prishi planet e tij për ta larguar Britaninë nga Bashkimi Europian më 31 Tetor./ABC News Albania

marrshimi-brexit-1280x724.jpg
nev ila16:45 | 19/10/2019

Populli anti Brexit është rikthyer në sheshet e Londrës, ku me mijëra persona kanë marshuar në zemër të kryeqytetit britanik ku është manifestimi i tretë masiv muajt e fundit, me anë të së cilit kërkohet mbajtja e një referendum të dytë për Brexit.

Njerëzit u mblodhën në Park Lejn për t’u drejtuar më pas para sheshit të parlamentit, ku deputetët po debatojnë reth marrëveshjes së arritur mes Londrës dhe Brukselit për të kompletuar daljen e vendit nga Bashkimi europian, në 31 tetor.

Mes manifestuesve ka qenë dhe kryebashkiaku i Londrës Sadik Kan me pretendimin se të gjithë duhet të kenë të drejtën të thonë fjalën e fundit. Mes parullave të shumta ishte dhe ajo ku kërkohej bllokimi i Brexit./abcnews.al

 

51a6bb4dc7445cdfe152d6e28c4e9075.jpg
ent ela22:36 | 12/10/2019

Princesha belge Esmeralda, tezja e mbretit belg Philippe të Belgjikës, u arrestua në Londër së bashku me 1.300  persona të tjerë gjatë ditëve të fundit. Arrestimi u bë pasi pjesëmarrjes në një protestë për klimën “Extinction Rebellion” në kryeqytetin britanik. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e mjedisit, citon nga Sky News britanik.

Esmeralda, sipas Sky, u la e lirë më vonë pa akuza, pasi u dërgua në stacionin e policisë Camden në veri të Londrës.

Princeshë Esmeralda ka lindur në Bruksel në kështjellën e Stuyvenberg, në periferi të Brukselit. Por ajo ka zgjedhur të jetojë në Londër, ku punon si gazetare dhe kineaste dokumentarësh. /abcnews.al

70378087_497599627738595_325783873675853824_n-1280x853.jpg
ent ela12:53 | 19/09/2019

Britania e Madhe do ta ruajë interesin ndaj vendeve të Ballkanit. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pas një takimi me ministrin e ri britanik të Evropës gjatë një takimi në Londër. Veliaj tha se Britania do të ndihmojë Shqipërinë të kthehet në promotore të start up-eve në fushën digjitale.

Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale. Kryebashkiaku  Erion Veliaj e beri te ditur nga Londra ku ishte per folur rreth ndryshimeve te ndodhura ne kryeqytetin shqiptar para nje paneli ne Shkollen Ekonomike. Atje takoi dhe takoi ministrin e ri të Evropës të Britanisë së Madhe.

“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që ndava me publikun në Shkollën Ekonomike të Londrës, shkolla më prestigjioze e këtij qyteti, arritjet e Tiranës dhe ato që të gjithë bashkë kemi bërë si komunitet. Ishte një mundësi fantastike jo vetëm për t’i ndarë këto ndryshime me ekspertë të fushës së planifikimit urban dhe menaxhimit të qyteteve, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të takuar ministrin e ri të Evropës të Britanisë, i cili na konfirmoi se, edhe pse Britania tashmë ka marrë vendimin për të dalë nga BE-ja, do ta ruajë interesin në Ballkan”.

Kryebashkiaku i Tiranës tregoi se bashkëpunimi me qeverinë britanike do të vijojë në fushën digjitale.

“Kemi që nga koha e viteve të luftës së ftohtë, ku flitej për rrezikun anglo-amerikan, por jemi sot zyrtarisht një nga popujt më pro-amerikanë, më pro-britanikë, më pro-evropianë, ndaj është një lajm shumë i mirë interesi i vazhduar i Britanisë. Ashtu si me Shkollën Ekonomike të Londrës, ku Tirana po promovohet si histori suksesi, po mundohemi që me qeverinë britanike, të promovojmë kompani të reja (start-up) në fushën e digjitalizimit të qyteteve inteligjente, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e Londrës. Jemi duke folur edhe me disa agjenci britanike, që qyteti i Tiranës të kthehet në një promotor për të krijuar një ekosistem, por edhe për të financuar start up-et, sidomos në fushën digjitale

Një prej projekteve më ambicioze të Bashkisë së Tiranës është transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan. Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se do të shfrytëzohet edhe eksperienca e shkollave britanike për mbështetjen e duhur të të rinjve dhe nismave të tyre për biznes. /ABC News Albania 24/7

maringlen-hysa-.jpg
ad min21:17 | 02/09/2019

Një i ri shqiptar u dënua me disa vite burg në Britani pasi u kap me kokainë. Maringlen Hysa, 36 vjeç, u arrestua më 12 Qershor. Pasi u ndalua nga autoritetet, shqiptari tregoi patentën dhe kartën e identitet italiane false, në të cilat ishte fotoja e tij, por emri i një të afërmi.

Fillimisht Hysa u ndalua për dokumente të falsifikuara, por më e keqja do të vinte më vonë, pas kontrollit të qenve të drogës në makinën me të cilën po udhëtonte. Brenda mjetit u zbuluan 763 gramë kokainë, të ndara në 3 pako.

Vlera e drogës nëse do të dilte në treg shkonte nga 30 mijë deri në 37 mijë Paund. Përveç lëndës narkotike, i riu kishte në makinë edhe rreth 29 mijë Paund dhe një celular vlera e të cilës shkonte deri në 1 mijë Paund.

Avokati mbrojtës i të Maringlen Hysës tha se i riu po e transportonte drogën për shkak të një borxhi që i kishte një bande shqiptarësh të cilët e kishin kontrabanduar në Britani.

Hysa deklaroi se fillimisht kishte punuar në një lavazh në Londër, por me vonë i ofruan mundësinë që të reduktonte sasinë e borxhit duke transportuar drogën në Bristol.

Edhe pse gjyqtari i çështjes Peter Crabtree mori parasysh se 36-vjeçari e kishte kryer këtë akt për shkak të borxhit dhe sepse i rrezikohej jeta e dënoi me 4 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Në fund, ai rrezikon edhe depërtimin, por për këtë duhet të vendosë Ministria britanike e Shtetit./abcnews.al

johnson-macron-1280x720.jpg
nev ila17:55 | 22/08/2019

Nuk ka shkuar sipas pritshmërive vizita e kryeministrit britanik Boris Xhonson në Paris. Në takimin me presidentin Emanuel Makron, ky i fundit ka mbështetur pa asnjë lëkundje çështjen e kufirit irlandez dhe ka deklaruar se çdo marrëveshje e re që mund të arrihet mes palëve nuk do të ndryshojë shumë nga ajo ekzistuese.

Vizita e kryeministrit britanik Boris Johnson në Paris, ku u takua me presidentin Emanuel Macron për të diskutuar mbi Brexit, nuk shkoi sipas pritshmërive.

Sipas mediave britanike, gjatë takimit kreu i shtetit francez deklaroi se vullneti i qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE duhet respektuar.

Por ai shtoi se pika kufitare mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut është e “domosdoshme” për të ruajtur stabilitetin politik dhe tregun e përbashkët europian.

Pika kufitare e propozuar nga BE dhe e kundërshtuar nga zoti Johnson synon të parandalojë krijimin e një kufiri fizik në ishullin e Irlandës pas Brexit. Nga ana e tij, Johnson tha se me energji dhe kreativitet, palët mund të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

Sipas BBC, shtrëngimi i duarve mes kryeministrit dhe presidentit ishte i gjatë dhe i ngrohtë, por në fund ishin fjalët ato që patën rëndësi.

Macron sqaroi se, ndërsa është përshkruar si “djaloshi agresiv” i Bashkimit Europian, ai thjesht po tregohet i qartë për qëndrimin e tij. Ai e cilësoi pikën kufitare si një “garanci të domosdoshme për stabilitetin në Irlandë” dhe një mjet për të mbrojtur integritetin e tregut unik europian.

Gjatë bisedimeve, shefi i pallatit Elize nuk e materializoi qëndrimin e tij se marrëveshja e Brexit është e panegociueshme, por nënvizoi se çdo akord që dy palët mund të arrijnë në muajit e ardhshëm nuk do të jetë shumë ndryshe nga ai ekzistues.

Ai kërkoi më shumë qartësi nga pala britanike për propozimet alternative që ajo do të bëjë në këtë drejtim.

Nga ana e tij, zoti Johnson e vuri theksin tek dëshira e tij për arritjen e një marrëveshjeje me BE-në, por shtoi se është jetike që Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Unioni më 31 tetor. Ai tha gjithashtu se në asnjë rrethanë Londra do të vendosë kontrolle në kufirin Irlandë-Britani.

Dy liderët konsumuan një drekë së bashku, pinë kafe dhe shëtitën në lulishtet e pallatit Elize, derisa Johnson i hipi avionit për t’u kthyer në shtëpi./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono