lojtarët

hysaj1.jpg
Vladimir Prenga16:43 | 15/11/2019

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka qenë edhe njëherë tjetër pranë fëmijëve me sindromën Down. Fëmijët e qendrës “Xhonatan” ishin sot në “Tropikal Resort” dhe takuan futbollistët kuqezi, të cilët u dhuruan atyre disa momente gëzimi.

“Një ditë ndryshe për ekipin kombëtar shqiptar. Kombëtarja kuqezi e futbollit është vizituar ditën e sotme nga fëmijët e qendrës ‘Xhonatan’, me të cilën FSHF ka një bashkëpunim të vazhdueshëm. Futbollistët e kombëtares, në vlerësim për vizitën, i kanë dhuruar fëmijëve të qendrës Xhonatan bluzat e tyre dhe kanë zhvilluar disa lojëra me ta, në një atmosferë emocionuese dhe tejet të bukur”, shkruan FSHF nw faqen zyrtare. /abcnews.al

KOMBETARJA-FORMA-E-LOJTAREVE.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 05/09/2019

Shumica e lojtarëve të kombëtares janë në formën e duhur për ndeshjet ndaj Francës e Islandës. Ata aktivizohen, dhe disa kanë shënuar gola, por shqetësimet më të mëdha janë për repartin e sulmit.

Është në pozita më të mira sesa në fund të stinëve të nxehta të kaluara.

Shumica e lojtarëve të kombëtares, të thirrur nga Edi Reja për ndeshjet e Europianit, kanë minutazh të mjaftueshëm në këmbë, për t’u quajtur në formën e duhur.

Jemi në fillim të shtatorit, por vetëm pak prej tyre janë ose në stol, ose me probleme për vazhdimin e karrierës.

Porta mund të thuhet se është e blinduar, pasi të Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha po luajnë në Serinë A, dhe po ashtu Alban Hoxha tek Partizani në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por janë dalluar me pritjet e tyre, pavarësisht nga rezultatet e skuadrave, gjë që e lehtëson shumë trajnerin e përfaqësueses.

Në mbrojtje, lajmi më i mirë është që kapiteni Mërgim Mavraj është I stabilizuar, dhe po luan vazhdimisht me Grojter Fyrtin në Bundesligën e dytë.

Gjithsesi, minus i madh është mosaktivizimi i Elseid Hysajt tek Napoli, me shqiptarin që mund të ishte larguar, por që mbeti aty.

Lojtarët e tjerë, në përgjithësi kanë luajtur.

I tillë Berat Gjimshiti tek Atalanta në Serinë A, Veseli tek Empoli po në elitën italiane.

Domethënës aktivizimi i mbrojtësit 19-vjeçar, Marash Kumbulla, gjithnjë në Serinë A, me Veronën, pavarësisht moshës së re, ndërsa Mihaj e Dermaku nuk e kanë pasur këtë mundësi.

Në mesfushë, formë shumë e mirë për Ermir Lenjanin, autor i një tjetër goli në Superligën e Zvicrës.

Po në Zvicër, Taulant Xhaka është i palëvizshëm titullar për Bazelin, ndërsa Amir Abrashi nuk po e gjen dot vendin në formacion tek Frajburgu në Bundesligën gjermane.

Gjithsesi, në Bundesligë po aktivizohet mesfushori tjetër i kombëtares, Klaus Gjasula, që është pjesë e ekipit të sapongjitur në elitë, Paderbornit.

Ledian Memushaj, që për fat të keq ka pasur shqetësime fizike, ka qenë gjithashtu titullar fiks tek Peskara, Kristi Qose është në formë në Sllovaki, ndërsa Keidi Bare po ashtu ka hapësira në ligën e dytë në Spanjë.

Ylber Ramadani po luan vazhdimisht me Veljen në kategorinë e dytë në Danimarkë.

Në sulm, shumica e lojtarëve janë në formë.

Odise Roshi herë ka qenë në formacion, herë zëvendësues në Superligën ruse, duke shënuar edhe gol për Ahmatin e Groznit.

Myrto Uzuni, po ashtu, ka qenë protagonist edhe me gol në elitën kroate me Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa Rej Manaj është i vlerësuar në Spanjë.

Bekim Balaj shënoi dy gola të tjerë, fundjavën e kaluar, për Shturmin e Gracit në Austri.

Problemet kryesore të sulmit, që shqetësojnë shumë Rejën, kanë të bëjnë me Armando Sadikun dhe Sokol Cikalleshin.

Të dy kanë hasur vështirësi për të gjetur skuadrat e reja, dhe Sadiku, golshënuesi kryesor i Kombëtares, nuk u thirr fare për Francën e Islandën, ndërsa Cikalleshi është I grumbulluar, por pa ritmin e duhur për ndeshje. /ABC News Albania 24/7

DOSTI-PER-PARTIZANIN-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.51-1280x720.jpg
ent ela11:50 | 26/07/2019

Ish futbollisti i Partizanit, Edmond Dosti ka theksuar për ABC News se lojtarët nuk shkojnë mirë me trajnerin. Sipas Dostit duhet menjëherë ndërhyrja e Presidentit dhe drejtorit të klubit pasi situata është e komplikuar.

Partizani zhgënjeu në ndeshjen e parë ndaj Sherif Tiraspol. Një humbje e dhimshme për të kuqtë të cilët mesa duket e kanë mbyllur aventurën në kupat e Europës, pasi përmbysja është një mision pothuajse i pamundur. Një nga legjendat e Partizanit, Edmond Dosti shprehu zhgënjiimin pas takimit të zhvilluar në “Selman Stermasi”. Dosti tregon për ABC Neës se çfarë nuk shkoi gjatë 90 minutave.

Sipas Dostit, lojtarët e huaj nuk kanë dhënë maksimumin dhe ka munguar impenjimi në ndeshjen ndaj Sheriff.

Për ish futbollistin e të kuqve, aventura e Partizanit në Europë është pothuajse e përfunduar dhe kërkon ndërhyrjen e Presidentit dhe drejtorit për të ndërhyrë pasi skuadra duhet të jetë gati dhe e kompletuar për kampionatin që starton në fundin e muajit gusht.

REALI-I-MADRIDIT-TRANSFERIMET-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela14:50 | 24/06/2019

Reali i Madridit ka në plan të fitojë rreth 500 milionë euro nga transferimi i futbollistëve këtë verë. Klubi i madh spanjoll pritet të largojë 13 lojtarë.

Galaktikë në fushë, galaktikë edhe jashtë saj. Reali i Madridit jo më kot cilësohet si klubi më i madh i botës, dhe gjithçka që ndodh tek ai merr përmasa jashtë të zakonshmes.

Plot 13 lojtarë mund të largohen nga “Santiago Bernabeu” këtë verë, gjithnjë nëse lista e presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Zinedin Zidan “zbrazet” e gjitha, sipas projektit.

Gazeta “Marka” informon se bëhet fjalë që Reali mund të largojë më shumë se një formacion, duke nisur me portierin Kejlor Navas, e deri tek lojtarë të sulmit si Bejli, Mariano e Hames Rodrigez.

Shifra e plotë që pretendohet prej tyre është 474 milionë euro, pra afërsisht gjysmë miliardi.

Nuk dihet sesa do të arrihet kjo gjë, por mund të thuhet pa frikë se asnjë klub në botë, që kur është krijuar futbolli e deri më sot, nuk ka pasur plane të tilla.

Perez është i detyruar të veprojë shpejt sepse shpenzimet deri tani kanë arritur në 300 milionë euro, ndërsa parashikohet të rriten.

Kjo verë ishte e para, pas disa vjetësh, me afrime të mëdha.

Në “Bernabeu” erdhi ylli Eden Hazar nga Çelsi, dhe po ashtu edhe sulmuesi Luka Joviç nga Frankfurti.

Nuk mund të harrohen lojtarë të tillë si Rodrigo, Eder Militao apo Mendi.

Ndër ata që duhet të largohen, Garet Bejl ka vlerën më të lartë të kartonit, 80 milionë euro, dhe po aq, talenti I marrë nga Malaga, Isko.

Më pas, Hames Rodrigez vlerësohet në 42 milionë euro, Kovaçiç e Jorente nga 40 milionë, për të vazhduar me Naçon e Marianon nga 30 milionë secili, dhe Sebajos me 35.

Më pak, janë portieri Kejlor Navas me vlerë kartoni 10 milionë euro, mbrojtësi Vajeho me 12, por edhe të tillë si Lukas Vaskez, Teo, De Tomas nga 25 milionë euro.

/ABC News Albania 24/7

bozdo-dhe-gjenbrea-1280x577.jpg
ad min22:30 | 19/06/2019

Demokrati Eno Bozdo dhe deputetja e PS-së Elona Gjebrea janë përplasur në emisionin “Byro Politike” për situatën aktuale politike. Bozdo u shpreh se nuk shkojnë në dialog me mozhorancën. Ndërsa Gjebrea u shpreh se qeveria i fitoi zgjedhjet pasi lojtarët e tyre luajtën fort.

Eno Bozdo: Vetëm me përgjimet e dala Kryeministri duhet të kishte dhënë jo një herë por 25 herë dorëheqjen. Vetëm në një vend normal ballkanik dhe jo evropian. Ka mbrojtur kriminelët me emër dhe mbiemër. Ka dhënë garanci për ministrat e tij që janë kapur në përgjime. E ka mbajtur Elvisin e Kavajës dhe Damian Gjiknirin përkrah duke u thënë se këta janë bobat e mi. Ky është spektakli që ne kemi parë dy vitet e fundit. Sot provohet e kundërta.

Elona Gjebrea: Ju prokuror jeni apo gjykatës, lërja Prokurorisë në dorë dhe mos flisni ju me emra, mos akuzoni.

Eno Bozdo: Por çfarë gjykatë mos u bëni qesharake në sy të njerëzve.

Elona Gjebrea: Jo nuk po bëhem qesharake fare unë, nuk ka nevojë të më tregosh

Eno Bozdo: Jo ju personalisht, nuk e kam me ju personalisht.

Elona Gjebrea: Janë prokurori dhe gjykatësi dhe nuk kemi të drejtë ju që t’i akuzoni njerëzit me emra.

Eno Bozdo: Sa herë doni t’i ktheheni referencë ndaj shtetit ligjor e merrni, kur shteti ligjor nuk iu pëlqen thoni nuk njohim Presidentin. Po të jemi me shtetin ligjor duhet t’i bindeni dekretit të Presidentit.

Elona Gjebrea: Meqenëse jeni të shqetësuar, ka një program PD?

Eno Bozdo: Ne nuk jemi të shqetësuar, jemi të revoltuar.

Elona Gjebrea: Ju keni kaluar në këto akte ekstreme dhe drastike. A kemi ju programe dhe një ofertë që t’i ofroni qytetarëve? Jo thoni të iki Kryeministri, qeveria krimit, drogës dhe i vendosni të gjithë në një thes. Ju thoni jemi dakord por të iki vetëm Kryeministri. A keni ju një ofertë? Pse ju nuk ofroni ofertën më të guximshme për monitorimin e zgjedhjeve, për reformën zgjedhore ? Pse ju nuk doni të futeni në këtë diskutim? Ju edhe doni të jepni një ofertë më të mirë që të vini në pushtet nga ana tjetër ju largoheni nga çdo lloj bashkëpunimi. Në demokraci pa bashkëpunim dhe pa dialog  nuk ecet.

Eno Bozdo: Ne jemi si dy skuadra që futemi në fushë dhe luajmë futboll. Skuadra që kemi përballë ka marrë hunjtë, thikat, drunjtë dhe na ka masakrua një herë, dy herë dhe tre herë. Kemi dalë më këmbë të thyera nga gjithë kjo histori.

Elona Gjebrea: Pse paskeni dalë më këmbë të thyera?

Eno Bozdo: Në emër të të luajturit futboll.

Elona Gjebrea: Ju zgjedhjet i certifikuat.

Eno Bozdo: Pyetja juaj është se çfarë problemi keni dhe pse nuk vini që të luajmë futboll të bukur?

Elona Gjebrea: Lojtarët tanë luajtën fort dhe fituan. Lojtarët tuaj janë kriminelë./abcnews.al

FLAMURTARI-NE-VENDIN-E-TRETE.mpg_snapshot_00.53-1280x720.jpg
ent ela12:39 | 11/04/2019

Një skuadër e paparashikuar është ngjitur në vendin e tretë të Superligës. Flamurtari i Ilir Dajës po arrin suksese, pavarësisht largimit të lojtarëve dhe problemeve me rrogat.

Habia më e madhe nuk është që Partizani kryeson, as që Tirana rrezikon sërish. Lajmi i Superligës shqiptare për këtë sezon është Flamurtari.

Skuadra vlonjate, e njohur më shumë për problemet me pagesat dhe largimin e lojtarëve, papritur u ngjit në vendin e tretë, plotësisht në zonën e Ligës së Europës.

Fitorja 3-1 ndaj Teutës ishte thjesht konfirmimi i asaj që po ndodh, si dhe parakalimi i durrsakëve në renditje, në një transformim që duket si i pabesueshëm.

Trajneri Ilir Daja foli për faktorin fat dhe për problemet.

Me të paktën 8 lojtarë të ikur që nga janari, dhe me rrogat e padhëna me përjashtim të 30 përqindëshit të fillimit të sezonit, duket se pikërisht Daja është faktori kryesor për suksesin.

I prezantuar gjatë verës tek Flamurtari, ai u vlerësua që në atë kohë si përforcimi më i mirë i kryer nga administratori Idrizi.

Burime në skuadër pohojnë se trajneri ka krijuar një lidhje të fortë me lojtarët, dhe një atmosferë shumë të mirë, pavarësisht problemeve.

Daja thotë se cila është gjëja më e rëndësishme sipas tij, por nuk dëshiron të bëjë parashikime.

Ilir Daja është një nga trajnerët me më shumë përvojë, por edhe me kontrastin më të madh në futbollin shqiptar.

Kampion me Dinamon në 2008, pas titullit të 2006-ës me Elbasanin.

Pastaj disa vite punë me moshat tek Dinamo, dhe me akademinë e tij private, dhe më tej një aventurë që nisi mirë, por që u mbyll keq tek Tirana me shkarkimin e papritur nga presidenti Refik Halili.

Nuk mbeti gjatë pa punë, por shkoi tek Skënderbeu ku vendosi rekorde në Ligën e Europës, me 5 pikë në fazën e grupeve, si dhe ku fitoi titullin e tretë personal kampion të Superligës.

Me një karrierë të tillë, gjithsesi, nuk është habia më e madhe që Flamurtari i Ilir Dajës jo vetëm nuk është dorëzuar, por edhe mund të arrijë një kualifikim të pamenduar në Europë. /abcnews.al

TIRANA-TRAJNERI-MEMA-PERFORCIMET.mpg_snapshot_01.54-1280x720.jpg
ad min22:12 | 22/12/2018

Tirana duhet të largohet sa më parë nga zona e rrezikshme e Superligës. Trajneri Ardian Mema kërkon më shumë nga lojtarët e tij, ndërsa po mendon për të përforcuar skuadrën në janar.

Fitorja si qetësues, por nuk mjafton. Tirana ndihet më e qetë pas suksesit me Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, veçse skuadra më e shquar e futbollit shqiptar, mbetet në zonën më të rrezikshme të mundshme në Superligë. Trajneri Ardian Mema, ndoshta njeriu më i përkushtuar që mund të kishte gjetur presidenti Refik Halili, ka bërë llogaritë, sërish nuk ndihet i kënaqur, ndërsa nxit lojtarët e tij.

Ardian Mema, trajner i Tiranës: “Ndryshon goxha klimë, por futbollistët ato cilësi fizike kanë, nuk është se ndryshohen gjërat me fjalë. Megjithatë të ketë ndryshime nga ana psikologjike kampionati po bëhet shumë i fortë, sidomos në fazën e tretë dhe të katërt. Ne duhet të kalojmë tëk zona e ftohtë, sepse nuk mund të vazhdojmë në zonë të ftohtë kur ekipi luan mirë.”

E vërteta është se Tirana luan mirë. Kryeqytetasit janë një reklamë e futbollit sulmues, diçka që thuajse i mungon kampionatit, dhe vetëm Teuta e Skënderbeu kanë shënuar më shumë gola sesa ata. Gjithsesi, pasiguria mbetet e madhe dhe vetëm Kastrioti ka pësuar më shumë gola sesa bardheblutë. Përse kështu? Besohet për shkak të mungesës së përvojës së lojtarëve, por edhe të pozicionit të vështirë në renditje, pasi kur luan me frikë goditesh më lehtë. Mema beson se Tirana ka nevojë për përforcime.

“Nuk mund të thërras dot lojtarë të të njëtit nivel tek Tirana. Kam parë disa lojtarë këtë periudhë rreth 10-15 lojtarë do të ndrhyet se s’bën, të paktën në 1 ose 2 pozicione.”

Trajneri nuk e thotë, por burime në klub pohojnë për ABC News-in se objektiv urgjent është një qendërmbrojtës. Po ashtu, mund të kërkohen lojtarë me përvojë dhe karakter në mesfushë, si dhe një sulmues goli. Gjithsesi, me financat e sotme, Tirana do ta ketë të vështirë, ndaj edhe tifozët shpresojnë që të bëhet realitet premtimi i presidentit Halili, për afrim të aksionerëve. Lajmet janë për investim masiv në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe për modernizim të kompleksit “Skënder Halili”, dhe me afrimin e aksionerëve të tjerë, Mema mund të ketë financa për të përmirësuar ekipin. Gjithsesi, trajneri ka vënë re, që tani, një ndryshim pozitiv.

“Në pjesën e parë ne thjesht kemi pasur raste, por nuk kemi qenë se kemi luajtur neve, gjithmonë ka luajtur lojtari më mirë se ne. Në pjesën e dytë, në momentin që hyn lojtari në fushë, pashë një karakter sportiv që i ka munguar Tiranë sprej vitesh.”

Tirana ndodhet në vendin e katërt nga fundi në Superligë, me 17 pikë në 18 ndeshje, pranë zonës që të zbret në Kategorinë e Parë./abcnews.al

FLASIN-LOJTARET-E-KOMBETARES-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela20:46 | 14/11/2018

Futbollistët e kombëtares mendojnë se Shqipëria duhej të kishte renditje më të mirë se ajo që ka aktualisht. Frederik Veseli dhe Myrto Uzuni folën me optimizëm para Skocisë.

Shpresat janë të vogla, por vetëm për Ligën e Kombeve. Futbollistët e kombëtares shqiptare mendojnë se i kanë shanset për të shkuar në Europian, të paktën nëpërmjet eleminatoreve. Këtë e theksoi mbrojtësi Federik Veseli. Ndryshe nga trajneri Panuçi që i quajti memecë, Veseli mendon se lojtarët e kombëtares shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Frederik Veseli, futbollist i Kombëtares: “Ne si skuadër kemi entuzizëm se edhe jashtë sportitjemi shumë shokë të gjithë bashkë. Kur grumbullohemi gëzohemi të gjithë të jemi prap këtu. Ndoshta meritojmë pak më shumë se vendin e tretë në grup. Të provojmë që të marrim maksimumin për të pasur një mundësi më vonë me kualifikime. Jemi të gjithë me shumë dëshirë për të shkuar edhe një herë në Europian.”

Myrto Uzuni cilësohet si një nga shpresat e ekipit për ndeshjen ndaj Skocisë. Këtë mendim e ka vetë Panuçi.

Myrto Uzuni, futbollist i Kombëtares: “Grezda ka shënuar, Kaçi gjithashtu. Besoj se goli do të vijë në qoftë se vazhdojmë me atë ritëm që kemi qenë në Izrael. Ndjehem shumë mirë pasi ne kemi grupin, ne nuk na bën vetëm një lojtar e një individ. Normalisht është një kënaqësi shumë e madhe, pasi të shënosh në një klub ëshë kënaqësi, por të shënosh me Kombëtaren bën krenar të gjithë atdheun e familjën dhe besoj se kjo do të ishtë gjeja më e bukur.”/abcnews.al

GJENDJA-E-KOMBETARES-1280x720.jpg
ent ela13:08 | 14/11/2018

Kristian Panuçi kritikon ashpër lojtarët e kombëtares në nisje të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Skocisë. Trajneri italian kërkon më shumë bashkëpunim dhe profesionalizëm.

E mbajti fjalën për atë që premtoi në konferencë. Futbollistët e Kombëtares i priti një fjalim i fortë dhe i ashpër i trajnerit Kristian Panuçi, sapo vunë këmbën në fushën e kompleksit “Tropikal” në plazhin e Durrësit.

Kjo, në nisje të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës në Ligën e Kombeve, ndaj Skocisë. Italiani e tha përpara gazetarëve se ishte i pakënaqur me bashkëpunimin mes lojtarëve, ndërsa kur u ndodh sy më sy me ta, u tha që të silleshin si profesionistë, të komunikonin më shumë me njëri-tjetrin, të mos shpërbëheshin.

Nuk dihet sesi u pritën këto kritika nga skuadra, ndërsa në pamje të parë lojtarët thjesht pohuan me kokë fjalët e trajnerit. Edhe në të kaluarën, Panuçi i ka qortuar publikisht disa të përzgjedhurit e tij, që nuk e kuptonin se çdo të thoshte të luanin për kombëtaren.

Gjithsesi, për momentin, shqetësimi më i madh është ai fizik, sepse dy lojtarë nuk u stërvitën me grupin.

Ata ishin Eros Grezda dhe Ermir Lenjani, që patën probleme fizike. Panuçi nuk u mos me skema taktike, por më shumë u bënë ushtrime fizike dhe aerobike.

Gjithsesi, pritet që italiani të punojë për formacionin dhe mënyrën e lojës, ndërsa kërkon futboll sulmues dhe fitore në ndeshjen ndaj Skocisë, të shtunën në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /abcnews.al

 

LOJTARET-FLASIN-PAS-NDESHJES.mpg_snapshot_00.50.jpg
ad min14:13 | 15/10/2018

Futbollistët e kombëtares, me ndjenja të dyfishta pas humbjes në Izrael. Hysaj, Balaj dhe Lilaj shprehen krenarë për lojën, por pranojnë edhe gabimet.

Tradita e 30 viteve të fundit u ruajt. Kombëtarja shqiptare nuk zhgënjeu me lojë, por nuk ia doli të merrte rezultat në sfidën e Izraelit, dhe futbollistët e saj patën ndjenja të dyfishta në përfundim të 90-minutëshit të vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një nga lojtarët më të mirë, Elseid Hysaj, e shpreh shumë mirë këtë dyzim.

Elseid Hysaj, futbollist i Shqipërisë: “Thjesht duhet të marrim gjerat më të mira që kemi bërë, sepse siçu pa patëm shumë rastë për të realizuar gola, por nuk u bë gol. Thjesht duhet që edhe të kujdesemi shumë për golin e parë se është një gola që s’duhet ta marrim ne futbollistat që jemi aty në fushë. Duhet të vendosim më mirë në tru që të stërvitemi më shumë dhe të mos pësojmë këto gola pa lidhje.”

Bekim Balaj pati disa mundësi dhe luftoi fort për sa ishte në fushë.

Bekim Balaj, futbollist i Shqipërisë: “Sigurisht mënyra se si morëm golin eparë normalisht që të dhemb, por që mendoj se gjatë gjithë ndeshjes treguam karakter, kontrolluarm lojën, e ruajtëm qetësinë dhe kërkuam që të shënojmë nai gol. Por sa më shumë që kalonin minutat dhe rastet dhe s’po gjenim golat normalisht që ndikon tek ekipi.”

Lilaj, në të kundërt, u bë i rëndësishëm duke hyrë në ndeshje nga stoli.

Sabien Lilaj, futbollist i Shqipërisë: “Ishim duke luajtur mirë të themi të drejtën, keshtu që ishte pak më e thjeshtë të hyja në ritmin e lojës sepse ekipi po luante mirë. Vazhduam të luajmë mirë edhe kur unë u futa, por na mungoi fati për të shënuar golin dhe më vjen keq për këtë.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono