loja
Renditja përfundimtare në grupin G

i-riu-ne-pranga.jpg
ad min12:48 | 01/10/2019

Një adoleshent shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi mashtroi në lidhje me identitetin e tij.  Namik Hysa, 18 vjeç, u ndalua më 1 Korrik nga një patrullë në rrugën “Old Maidstone”. Kur u pyet, Hysa tregoi një patentë rumune. I riu u përpoq që të largohej përpara se autoritetet t’i gjenin 20 qese me kokainë.

Mirëpo 18-vjeçari u vu në pranga dhe kur shkoi në komisariat këmbëngulte që ishte rumun dhe patenta ishte e rregullt. I gjithë mashtrimi u kuptua, kur policia solli një përkthyes.

Hysa u shpall fajtor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen e saj dhe përdorim të dokumenteve false. Gjykata i dha atij 18 muaj burg, ndërsa dënimin do ta vuajë në një institucion për të rinjtë./abcnews.al

KOSOVA-INTERVISTAT-PAS-BARAZIMIT.mpg_snapshot_00.38-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 26/03/2019

Kosova kënaqi me lojën, por jo me rezultatin. Trajneri i saj Bernar Shaland, tregoi se çfarë gabimesh u bënë në barazimin ndaj Bullgarisë, ndeshje e vlefshme për Europianin.

Së pari ishte një festë. Fitonte apo humbiste Kosova ndaj Bullgarisë, ishte në plan të dytë për tifozët e saj, që kremtonin në Prishtinë një tjetër debutim, atë në Kampionatin Europian të futbollit.

Pas provës së parë në Botëror, dhe suksesit të shkëlqyer në Ligën e Kombeve, ku ekziston shpresa për të shkuar direkt në Europian, seleksioni më i ri i kontinentit do të luante ndeshjen e parë eleminatore në Euro 2020.

Në përfundim, një barazim 1-1, që la përshtypjen se u humbën dy pikë, për atë që u dha në fushë.

Trajneri Shaland thotë pikërisht kështu.

Shaland: “Së pari, jam i zhgënjyer për rezultatin. Së dyti, jam i kënaqur me lojën e skuadrës, sidomos në pjesën e dytë, pasi u përpoq shumë, krijoi raste dhe zhvilloi futboll shumë të mirë përballë një skuadre që di të mbrohet shumë mirë. Nuk ishte e lehtë. Ne mund të kishim shënuar më shumë gola, por nuk patëm saktësi përpara portës”.

Shaland tregoi se çfarë nuk shkoi në pjesën e parë.

Shaland: “Nuk ishte ndeshja jonë perfekte. Nuk ishte problemi tek një lojtar apo një tjetër, ishte problem skuadre. Në pjesën e parë, ne humbëm shumë topa dhe kjo nuk vlen vetëm për mesfushën. Për shembull, Zeneli në pjesën e parë nuk ishte ai lojtari i shkëlqyer që ne njohim. Në pjesën e dytë, ishim më mirë”.

Kosova ka një pikë, po aq sa Bullgaria, në grupin e saj eleminator, por paraqitja ndaj rivalëve ballkanas jep shpresë për të ardhmen. /abcnews.al

 

22528381_1617566284967019_2279793193175025687_n.jpg
ad min15:41 | 10/08/2018

Paraqitja e Kukësit në takimin me Torpedon la të pakënaqur trajnerin Armando Cungu. Pas humbjes së thellë 5 – 2, ai tha se duhen afrime, ndryshe mund të mendojë edhe largimin nga skuadra.

Kukësi pësoi një humbje të rëndë të enjten me Torpedon. Ekipi i Armando Cungut mund thellë 5 – 2 në Tbilisi, në takimin e fazës së tretë të Europa League. Probleme në mbrojtje që sollën edhe pakënaqësi te Cungu i cili në përfundim të takimit tha se duhej merkato, ndyshme do të mendonte edhe largimin nga drejtimi i skuadrës. Armando Cungu erdhi në krye të Kukësit në mesin e korrikut, duke gjetur shumë lojtarë të afruar gjatë kohës kur trajner ishte Peter Pacult. Përmbysja në sfidën e kthimit me Torpedon duket e vështirë edhe pse duhet zhvilluar takimi i kthimit më 16 gusht, por mbi të gjitha duhet menduar për kampionatin që nis fundjavën e ardhshme. Objektivi është titulli kampion që nuk arriti ta merrte sezonine kaluar ku triumfoi Skënderbeu./abcnews.al

vlcsnap-error619-1280x720.jpg
ad min13:54 | 24/12/2017

Pau Gasol tregoi se mbetet një nga lojtarët më të mirë në basketbollin amerikan. Veterani spanjoll u tregua përcaktues në fitoren e San Antonios.

Mosha ikën, por klasi mbetet.
Pau Gasol mund të jetë sot 37 vjeç, fazë e jetës aspak e favorshme në basketbollin e ashpër amerikan, por sërish është në gjendje të bëjë diferencën.
Në mos gjithnjë, të paktën herë pas here, siç ndodhi në Arenën e Sakramentos ku ishte ai që siguroi fitoren e San Antonios, 108-99.
Në mungesë të yllit kryesor, Leonard, ishte spanjolli që bëri gjithçka mirë, duke realizuar një tripëll dabëll.

Jo edhe aq shumë pikë, vetëm 14, por 11 topa në tabela dhe 10 pasime për kosh, duke qenë edhe shumë I saktë në gjuajtje.
Trajneri Greg Popoviç e la veteranin jo më shumë se 30 minuta në parket, por edhe kaq I mjaftoi Gasolit për të shkëlqyer.
Ai luajti, madje, edhe më mirë sesa Lamarkus Olldrixh, që është udhëheqësi I ekipit në mungesë të Leonardit.

Shtatlartë 2 metra e 13 centimetra, spanjolli tregoi se meriton çdo cent të rrogës prej 7.5 milionë dollarësh në sezon, dhe po ashtu se mbetet I aftë për të konkurruar në nivelet më të larta.
Me mbi 20 000 pikë të shënuara, ai është një nga basketbollistët më të mirë të NBA-së në të gjitha kohët, ndërsa ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Spanjës.
Gasol ka dalë kampion I botës, tri herë kampion I Europës, dy herë nënkampion olimpik, ndërsa është përzgjedhur katër herë në formacionin e yjeve në NBA./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono