llixha

edi-ramam-1280x661.jpg
gra moz19:16 | 13/03/2018

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të zonës,kanë prezantuar në Elbasan projektin e “100 fshatrave” dhe platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët.

Shkrirja e drejtorive bujqësore është një ndër vendimet që ka marrë qeveria në Elbasan. E shumëpritur nga kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: “Më në fund janë shkrirë drejtoritë e bujqësisë. E them tamam me shpirtin që më del, më në fund, pas shumë e shumë vitesh stres me këto struktura të degraduara, inerci e së shkuarës, institucione komuniste pa komunizëm”.

13 drejtoritë do të zëvendësohen me 4 agjenci rajonale të sesionit bujqësor dhe 4 të veterinarisë dhe bimëve. Ky reformim bëhet për të realizuar ashtu siç duhet zhvillimin e agroturizmit. Tashmë janë individët dhe bizneset që duhet të bëhen bashkë për të qenë të suksesshëm në projektin “100 fshatrat”.

Edi Rama: “Mbrapa ka ngelur vetëm përpëlitja e mbijetesës për vitin tjetër. Ne nuk duam të stimulojmë përpëlitjen e mbijetesës, me “shtyje këtë vit, shihemi vitin tjetër”. Ne duam të vendosim bazat e një fshati që është sipërmarrës”.

Elbasani është qarku që ka më shumë fshatra të përfshirë në projektin për zhvillimin e agroturizmit. Një prej tyre është fshati Tregan që vizitohet çdo vit nga 35 mijë shqiptarë e të huaj pasi kjo zonë është e njohur për llixhat me ujra kurativë.

Pjesë e axhendës së kabinetit qeveritar është edhe prezantimi i platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët. Shembujt e zgjidhjes së problemeve që u sollën në individë të ndryshëm janë tregues se kjo është rruga për t’i adresuar ankesat qeverisë.

Edi Rama: “Këtu, edhe kryetari i opozitës nuk thotë s’jam në rregull, kur duket që s’është në rregull, – çështja është që, nëse mendon që je në rregull, duhet menjëherë të ankohesh”.

Një qyetari të Elbasanit iu dha certifikata e pronësisë nga vetë kryeministri pasi ai e kishte ndjekur këshillat e këtij të fundit.

Edi Rama: “Në fakt, drejtori ma dha certifikatën mua, para se të hyja këtu dhe mund ta marrësh certifikatën. Drejtori e kuptoi që ose ti merr certifikatën, ose ai merrte lirimin nga puna sot, kështu që erdhi me vrap për certifikatën tënde”./abcnews.al

vlcsnap-error617-1280x720.jpg
us er08:56 | 01/12/2017

Forcat e Armatosura evakuojnë plotësisht 23 persona në zonën e Llixhave në Krujë. Fotot që tregojnë këtë operacion janë bërë në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm. Mes 23 personave që u evakuuan në këtë zonë është edhe një foshnje 5 mujashe. Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Mbrojtjes deri ne orën 8,30 të mëngjesit të sotëm janë evakuuar në gjithë vendin 315 persona./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono