llaman

EDICIONI-VEROR-17-GUSHT-1280x720.jpg
ent ela23:56 | 17/08/2018

Edicioni Veror i bëri një vizitë banakut të beach barit “Slavia”. Koktejlet me ngjyra të ndryshme që gazetari ynë Eni Shehu ka konsumuar gjatë episodeve të transmetuara, janë përgatitur nga ky bar dhe mjeshtrat e tij. Kjo puntatë u nis me vrull për të marrë ingridientët e duhur për pushime sa me të freskëta dhe ekzaltuese. Edicionit Veror iu dha një koktejl special me dozë të mjaftueshme alkoooli, për t’ja kaluar sa më bukur dhe për momente energjike. Pushueset e pranishme në banak, gjithashtu dhanë impresionet e tyre për këtë beach bar fantastik. Stafi profesionist mirëpriti kamerën tonë duke treguar hap pas hapi sekretet e krijimit të një koktejli perfekt.

Gazetarja e Edicionit Veror është vendosur këtë të premtë në Llaman, aty ku mbahen festat më të zjarrta, me shkumë dhe me artistët e momentit, dhe ku sot pritet të këndojë Gjiko. Ai rrëfen shkurt e shqip për gjendjen shëndetësore, por përgjigjet edhe për dasmën me Elitën. A do të jetë ajo në shtator?

Në këtë puntatë të Edicionit Veror u trajtua dhe iu sugjerua teleshikuesve edhe disiplina Zumba nga “Repeat”.

“Ka lindur nga palestra, ngelet te palestra. Ne këtu e kemi në plazh dhe disiplina jonë do jetë shumë e mirë. Është një disiplinë funny, lëvizje aerobike, argëtim, muzikë, kërcim. Ka orarin e vet, që është një orë. Zumba lindi nga Kolumbia, në 1991 dhe pastaj ka kaluar në Amerikë, ai që e ka shpikur quhet Pedo Perez”. /abcnews.al

GJIKO-1280x720.jpg
ent ela19:34 | 17/08/2018

Gazetarja e Edicionit Veror është vendosur këtë të premtë në Llaman, aty ku mbahen festat më të zjarrta, me shkumë dhe me artistët e momentit, dhe ku sot pritet të këndojë Gjiko. Ai rrëfen shkurt e shqip për gjendjen shëndetësore, por përgjigjet edhe për dasmën me Elitën. A do të jetë ajo në shtator?

Gazetarja: Si ke qenë me shëndet, sepse ke qenë sëmurë dhe ke anuluar koncert para dy ditëve?

Gjiko: Mirë jam ka qenë vetëm lodhje e stërngarkimit.

Gazetarja: Nuk kishe ftohje e temperaturë?

Gjiko: Jo, jo vetëm lodhje, kështu që shëndeti është prioritar.

Gazetarja: Në shtator do martohesh?

Gjiko: Jo.

Gazetarja: Kur se kështu e kanë nxjerrë mediat?

Gjiko: Jo, pa lidhje e kanë nxjerrë. /abcnews.al

vlcsnap-error884-1-1280x720.jpg
ent ela13:59 | 13/02/2018

Janë shpëtuar 4 persina në bordin e një peshkarexheje në afërsi të Llamanit në Bashkinë Himarë.

Janë forcat detare që kanë ndërhyrë sapo kanë marrë informacionin ese Peshkarexha “Andi 2” kishte kërkuar ndihmë në qendrën ndërinstitucionale të operacioneve detare.

Peshkarexha  me tonazh 100 ton me probleme në motorr u ankorua në bazën e Porto Palermos./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono