liverpul

PL-CHELSEA-VS-WESH-HAM-UNITED--1280x720.jpg
ad min22:20 | 23/09/2018

Çelsi i Londrës mbeti prapa Liverpulit, në kreun e Premier Ligës angleze. Skuadra e trajnerit italian, Sarri, nuk mundi të fitonte në fushën e Uest Hemit.

Ndoshta, kanë të drejtë parashikuesit e basteve. Për ta, pretendentët kryesorë të Premier Ligës janë dy, dhe mes tyre nuk bën pjesë Çelsi.
Liverpuli e Mançester Siti bindin më shumë sesa skuadra e trajnerit Mauricio Sarri, dhe kjo fundjavë sikur dha një provë për këtë. Blutë e Londrës nuk mundën të thyenin mbrojtjen e ashpër të Uest Hemit, dhe u mjaftuan me një barazim pa gola në fushën e rivalëve. Në një ndeshje të fortë, Çelsi ishte skuadra që sulmoi vazhdimisht, por pa arritur të gjejë hapësira në zonën kundërshtare në “Stadiumin e Londrës”.

Jo vetëm kaq, por të mbiquajturit “çekiçët”, patën të paktën dy raste të mirë për shënim, të cilët u humbën nga sulmuesit Majkëll Antonio dhe Andrij Jarmolenko. Skuadra e Sarrit nuk përfitoi dot as nga fakti, se Uest Hemi ishte këtë herë pa sulmuesin kryesor, Marko Arnautoviç.
Tashmë, Çelsi mbeti prapa Liverpulit, duke pasur 16 pikë, po aq sa kampionia në fuqi, Mançester Siti. Besohet se trajnerit italian do t’i duhet të paktën një vit për të krijuar skuadrën që dëshiron, dhe ndoshta sezonin tjetër do të luftojë në kushte më të barabarta me kolegët e tij, Jurgen Klop e Pep Guardiola./abcnews.al

LIVERPULI-FITON-TE-PESTEN-1280x627.jpg
ent ela21:34 | 15/09/2018

Liverpuli vazhdoi serinë e fitoreve në kampionatin anglez. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop triumfoi në një sfidë shumë të vështirë në fushën e Totenhemit.

Ende nuk mund të thuhet se është viti i duhur, por besimi po shtohet.

Liverpuli arriti fitoren e pestë radhazi, në pesë ndeshje të luajtura, në Premier Ligën angleze, madje një nga ato që vendosin sezonet.

Suksesi 2-1 në fushën e Totenhemit ishte një deklaratë e fortë për synimet për titull të skuadrës së drejtuar nga trajneri Jurgen Klop.

Në një sfidë të vështirësisë maksimale, ndër më të fortat që mund të ofrojë kampionati, miqtë ishin padyshim skuadra më e pjekur, dhe që e meritoi plotësisht triumfin.

Shënoi dy gola dhe pësoi vetëm një, ndërsa krijoi rastet më të mira në stadiumin mitik “Uembli”.

Vajnaldum dhe Firmino ishin ata që konkretizuan lojën agresive dhe tepër të shpejtë të të kuqve, që kaluan testin më serioz të Premier Ligës deri tani.

Liverpuli u tregua sërish si ekip me lojë të përcaktuar mirë, me mbrojtje të fortë, dhe që vepron rrufeshën në sulm, sapo merr topin në zotërim, ndihmuar nga lojtarë të veçantë si Salah, Firmino, Mane apo Keita.

Gjithsesi, ky ishte vetëm fillimi i periudhës shumë të vështirë për të besuarit e Klopit, të cilët do të luajnë ndeshje shumë të vështira në kampionat dhe në Champions, duke pasur përballë kundërshtarë të tillë si Napolin, Mançester Sitin apo dy herë Çelsin.

Sidoqoftë, me 15 pikë të plota dhe me golaverazhin domethënës 11-2, Liverpuli i ka të gjitha kartat në rregull për të pretenduar fitimin e titullit pas 29 vitesh. /abcnews.al

liverpul-1280x667.jpg
ent ela14:48 | 07/03/2018

Liverpuli u bë skuadra e parë angleze që siguroi çerekfinalet e Championsit për këtë vit. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop u mjaftuan me një barazim 0-0 në stadiumin e tyre, ndaj Portos, rezultat që u mjaftoi për të kaluar turin. Suksesi në ndeshjen e parë në Portugali ishte tepër i thellë, 5-0, dhe e lejoi trajnerin gjerman që të linte pushim disa nga lojtarët e tij kryesorë.

Skuadrat angleze shihen si pretendente të forta në Champions këtë sezon, pasi në turin e dytë u kualifikuan plot 5 prej tyre. Më të mirat, deri tani, kanë qenë pikërisht Liverpuli, Mançester Siti e Mançester Junajtid, ndërsa shpresa kanë edhe të tjerat.

Vetë Liverpuli është një nga emrat më të njohur në Europë, pasi në historinë e tij është shpallur 5 herë kampion i kontinentit. /abcnews.al

vlcsnap-error328-1280x720.jpg
ad min10:30 | 02/01/2018

Një zjarr i madh i shpërthyer mbrëmjen e së hënës në një parking shumëkatësh në Liverpool, shkatërroi 1400 automjete. Banesat pranë parkingut u evakuan si masë sigurie por dhe për shkak të tymit. Kanë qenë të shumtë ata bonërë që e kaluan natën në urgjencë. Autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka viktima apo të plagoisur. Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë aksidentale në një nga automjetet sipas raportimeve të BBC. Më pas zjarri ka përfshirë shumë shpejt dhe automjetet e tjera./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono