liverpool

Salah-1-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj17:23 | 20/11/2019

Skuadra e Liverpool do të ketë tre mungesa në takimin kundër Crystal Palace, që do të luhet në transfertë të shtunën, i vlefshëm për javën e 13-të në Premier League. Të kuqtë e Jurgen Klopp janë kryesues të kampionatit dhe nuk duan të heqin këmbën nga gazi.

Megjithatë, transferta londineze do të jetë e vështirë për Liverpoolin, për shkak të tre titullarëve që me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Klopp. Siç raportojnë mediet britanike, të kuqtë nuk do të kenë në dispozicion yllin e sulmit, Mohammed Salah, si dhe dy mbrojtësit, Andy Robertson dhe Joel Matip.

Këto tre mungesa bëjnë me dhimbje kokë teknikun Klopp, por ka dhe një lajm të mirë, pasi Xherdan Shaqiri është rikthyer në 100% e tij dhe me shumë gjasa, do të zëvendësojë Mohammed Salah në sfidën kundër Crystal Palace./abcnews.al

Shaqiri.png
Veronik Istrefaj18:40 | 19/11/2019

Sulmuesi me origjinë shqiptare i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka folur për mediet britanike, ku ka thënë se ëndrra më e madhe e tij është të fitojë titullin kampion me të kuqtë e Jurgen Klopp. Edhe pse flitej për një largim të tij, Shaqiri ka mohuar gjithçka me deklaratën e tij.

Për fitimin e Champions League, Shaqiri tha: “Ndjesi e jashtëzakonshme, deri më tani e kam fituar dy herë, njëherë me Liverpoolin, njëherë me Bayern Munchen. Është një kompeticion elitar dhe jo të gjithë lojtarët arrijnë ta fitojnë.

Unë kam dy medalje të Champions League, por dua titullin e Premier League me Liverpoolin. Kjo është ëndrra ime më e madhe”, përfundoi sulmuesi me origjinë shqiptare./abcnews.al

Salah-1280x713.jpg
Veronik Istrefaj18:48 | 18/11/2019

Plot tre skuadra të njohura të Europës janë vënë pas talentit norvegjez, Sander Berge. Liverpool e ndjek prej kohësh mesfushorin e Genk dhe skautët e kuq janë impresionuar nga paraqitjet e tij. Berge po bën ndeshje shumë të mira për skuadrën belge dhe ka tërhequr interes edhe nga skuadrat e tjera.

Napoli dhe Chelsea i janë shtuar garës për të arritur te firma e mesfushorit të talentuar dhe ofertat për të nuk do të mungojnë. Genk nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë poshtë 35 milionë euro, raportojnë mediet belge. Mbetet për t’u parë se te cila skuadër do të përfundojë mesfushori i talentuar norvegjez./abcnews.al

Sander Berge me fanellën e Genk
Allison-Mignolet.png
Igli Nikolli14:37 | 18/11/2019

Simon Mignolet u largua në verë pas 6 sezoneve të kaluara me Liverpool. Blerja e Allison dhe mungesa e hapësirave e detyruan portierin belg të transferohej te Club Brugge. 31-vjeçari i është rikthyer këtij vendimi në një prononcim për Het Belang van Limburg.

Gardiani” tregohet i sinqertë dhe nuk i kursen batutat. Sezonin e kaluar zbriti në fushë vetëm dy herë, konkurenca me brazilianin ishte një “bast” i humbur dhe në verë vendosi të ndërronte ambient.

Do të qëndroja, nëse do të konkurroja realisht për postin e titullarit, por e dija që do të luaja vetëm në rastet kur Allison do të dëmtohej. Më pas do të kthehej sërish si titullar, madje Allison do ta ruante rolin e portierit të parë, edhe nëse do të shënonte autogol.

Mund të kisha qëndruar për paratë që fitoja, por preferoj të luaj si titullar me Club Brugge sesa të shpallem kampion Anglie si rezervë“, thekson Mignolet. /abcnews.al

Van-Dijk.png
Igli Nikolli11:20 | 18/11/2019

Virgil Van Dijk është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë”. Mbrojtësi i Liverpool ka dhënë një prononcim interesant për Goal. Holandezi u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga UEFA. Elozhet për të janë të shumta prej kohësh, por dikush e mban me këmbë në tokë.

Ai është Jurgen Klopp, i cili vepron menjëherë sa “teprohet” me komplimente. Van Dijk flet edhe për fitimin e titullit kampion, objektivi i madh i “The Reds”. Ky trofe mungon prej vitit 1990 dhe skuadra është në rrugën e duhur për të bërë krenarë tifozët e zjarrtë të Liverpool.

Me Klopp kam një lidhje të ngjashme me atë që kisha me Koeman te Southampton. Trajneri është kritik dhe di të marrë më të mirën nga unë, njësoj siç bënte holandezi. Sa herë që mediat më ngrenë në qiell me elozhe, Klopp i minimizon komplimentet që marr.  

Klopp dhe Van Dijk

Kur UEFA më shpalli lojtarin më të mirë të sezonit dhe po bëhesha gati të shkoja në ceremoni, Jurgen i tha djemve të tjerë që ky trofe ishte në emër të gjithë skuadrës. Arritjet më entuziazmojnë, ndërsa Klopp më jep shumë respekt, por edhe shumë përgjegjësi.

Titulli? Arrij ta ndjej fitimin e titullit kampion. Tifozët e ndjejnë shumë mungesën e gjatë të këtij trofeu. Ata na shtyjnë gjithmonë për t’ia dalë dhe duan titullin kampion përpara gjithçkaje tjetër. Trajneri na e përsërit gjithmonë, duhet të mos e humbim përqendrimin dhe t’i marrim ndeshjet me radhë. Jemi ende në nëntor dhe rruga drejt titullit është e gjatë“. /abcnews.al

shaqiri.png
Igli Nikolli18:31 | 17/11/2019

Merkato e janarit është afër dhe shumë lëvizje pritet të ndodhin. Lojtarë të ndryshëm që po qëndrojnë në stol janë gati për të kryer transferimin e radhës, sidomos ata që janë pjesë e kombëtareve të kualifikuara në Euro 2020.

Një prej tyre është edhe Xherdan Shaqiri. 28-vjeçari ka luajtur vetëm 11 minuta gjatë këtij sezoni me Liverpool dhe nuk po arrin të bindë Jurgen Klopp për ta aktivizuar. Football Insider raporton se Shaqiri është mërzitur nga kjo situatë dhe po është gati të largohet nga kampionët e Europës.

Lojtari i lindur në Gjilan dëshiron të shfaqë potencialin e tij, por hapësirat te “The Reds” janë minimizuar, kështu që largimi do t’i bënte mirë edhe për aktivizimin në kompeticionin europian (Zvicrës i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit kundër Liechtenstein për t’u kualifikuar). /abcnews.al

Klopp-1.png
Vladimir Prenga08:43 | 17/11/2019

Kylian Mbappe është një objektiv i paarritshëm. Jurgen Klopp nuk dëshiron ta vërë klubin në pozita të vështira dhe të kërkojë transferimin e sulmuesit të PSG. Kartoni i tij kushton më shumë se 250 milionë euro dhe gjermani i “The Reds” para disa kohësh e tha hapur që është një lojtar i paarritshëm, pikërisht për shkak të kostos së lartë të transferimit.

“ElDesmarque”, që para disa kohësh shkruante se Liverpool ishte gati të paguante 250 milionë euro, ndërkohë që do të shitej Salah, tashmë shkruan se anglezët kanë hequr dorë nga blerja e Mbappe. Gjithsesi Klopp e ka një dëshirë merkatoje.

Jadon Sancho, mesfushori me tipare sulmuese i Borussia Dortmund, është dëshira e madhe e merkatos për trajnerin gjerman. Futbollisti 19-vjeçar po shkëlqen në Bundesliga, teksa ka shënuar në dy sezonet e fundit 15 gola dhe numëron shumë asiste.

Vetë lojtari ia ka bërë të ditur klubit të tij aktual dëshirën për t’u larguar dhe verdhezinjtë po mendojnë të gjejnë një lojtar tjetër për ta zëvendësuar. Sancho kushton rreth 100 milionë euro dhe në Dortmund mund të bëjnë “mrekulli” me to. /abcnews.al

 

Klopp-1280x895.jpg
Klejdi Kaimi10:33 | 16/11/2019

Liverpool po shkëlqen këtë sezon dhe të besuarit e Klopp duken më në formë se kurrë. Por, në kampin e ‘The Reds’ ka dhe të pakënaqur. Xherdan Shaqiri raportohet se i ka treguar miqve të tij se po e mendon largimin në fundin e këtij sezoni. Siç raporton ‘Football Insider’, shqiptari që luan për Zvicrën kërkon më shumë minuta duke parë dhe afrimin e kampionatit Europian.

Forma e mirë e treshes sulmuese Firmino, Mane dhe Salah apo dhe rikthimi i Ox-Chamberlaine e kanë lënë Shaqirin në stol. Me vetëm 14 minuta lojë këtë sezon, 28-vjeçari kërkon më shumë hapësira nga Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman nuk do ta lejonte një largim të mundshëm në merkaton e janarit, por në verë me shumë mundësi Shaqirin nuk do ta shohim më me fanellën e Liverpool. Anglezët e transferuan Xherdanin vitin e kaluar nga Stoke City për 13 milionë €, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare. /abcnews.al

Gabriel-Jesus-1280x582.png
Klejdi Kaimi13:56 | 15/11/2019

Klopp dhe Liverpooli i tij e kanë vendosur një dorë tek titulli i Premier League. ‘The Reds’ akoma nuk e njohin humbjen në kampionat, duke i bërë tifozët të ëndërrojnë titullin. Në Angli të gjithë besojnë se ekipi i Klopp do ia dalë, por sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka një mendim tjetër.

Braziliani ende beson tek titulli kampion, pavarësisht humbjes 3-1 të City në ‘Anfield’. Humbja i zbriti ‘qytetarët’ në vendin e katërt,  me Leicester dhe Chelsea që u ngjitën në renditje. “Janë akoma edhe 26 ndeshje për t’u luajtur. Është shumë shpejt për të shpallur fituesin, është një rrugë e gjatë deri në fundin e kampionatit”,  deklaron sulmuesi.

“Liverpool po ecën mirë. Humbjen e fundit e kanë në sezonin e kaluar, por ne do të luftojmë deri në fund. Ne do të bëjmë maksimumin tonë. Ekipi jonë i ka kapacitetet për ta bërë diçka të tillë. Duam ta fitojmë kampionatin”, mbyll braziliani 22-vjeçar. /abcnews.al

Gerrard.png
Igli Nikolli10:47 | 15/11/2019

Tifozët e Liverpool ëndërrojnë që Jurgen Klopp të mos largohet kurrë nga ekipi i tyre i zemrës. Ata shpresojnë që gjermani të kthehet në Fergusonin e “The Reds” dhe të qëndrojë gjatë në këtë klub.

Gjithsesi, të gjithë e kanë një dëshirë për pasuesin e tij. Ai është Steven Gerrard, legjenda dhe idhulli i “Anfield”. Ish-kapiteni po drejton Rangers prej majit të vitit 2018 dhe po bën mirë. 39-vjeçari ka folur për Mirror rreth së ardhmes dhe mundësisë për të zëvendësuar Klopp në pankinën e ekipit të zemrës.

Jam shumë i motivuar dhe ambicioz si karakter, por nuk e marr me lehtësi vendimin për të zëvendësuar Klopp te Liverpool. Shpesh më pyesin se ku dua të shkoj pasi të largohem nga Rangers dhe cila është ëndrra apo ambicia ime. Po ua tregoj: ëndrra ime është fitimi i ndeshjes së radhës.

Kështu jam unë, do të ishte fantastike të arrija në majë, por ndihem që tani sikur punoj në një klub të madh. Po e shijoj atë çfarë po bëj dhe kam privilegjin të jem në pozicionin që preferoj“, thekson Steven Gerrard. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono