lista

Liveprool.jpg
Veronik Istrefaj23:58 | 05/02/2020

Takumi Minamino ishte blerja e vetme e Liverpool në merkaton e janarit dhe ardhja e fantazistit japonez, ka ndryshuar disi planet e Jurgen Klopp në Champions League. Në fillim të sezonit, çdo klub dorëzon një listë prej 25 lojtarësh në UEFA, futbollistë që luajnë në Champions League.

Gjithashtu, edhe pas merkatos së janarit, dorëzohet një listë e përditësuar dhe kjo listë e Liverpool, është publikuar sot, ku surpriza ishte lënia në shtëpi e mbrojtësit Van de Berg, për t’i bërë vend Minaminos. Liverpool megjithatë, nuk i vuan alternativat në mbrojtje, madje Klopp ka grumbulluar dhe talentët e akademisë, Neco Williams e Yasser Larouci.

Lista e plotë e Liverpool në Champions League:

Portierët: Alisson Becker, Adrian, Andy Lonergan, Caoimhin Kelleher
Mbrojtësit: Virgil van Dijk, Dejan Lovren, Joe Gomez, Andy Robertson, Joel Matip, Adam Lewis, Trent Alexander-Arnold, Neco Williams, Yasser Larouci
Mesfushorët: Fabinho, Georginio Wijnaldum, James Milner, Naby Keita, Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, Adam Lallana, Xherdan Shaqiri, Curtis Jones, Harvey Elliott
Sulmuesit: Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah, Takumi Minamino, Divock Origi/abcnews.al

Juventus-2.jpg
Igli Nikolli22:13 | 03/02/2020

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në ndeshjet me eliminim direkt në Champions League. Bardhezinjtë do të përballen me Lyon në raundin e 1/8. Dueli i parë luhet në Francë me datë 26 shkurt, ndërsa ai i kthimit në Torino me 17 mars.

Maurizio Sarri ka përfshirë Giorgio Chiellinin dhe ka lënë jashtë Merih Demiral në listën e 22 lojtarëve që është dorëzuar në UEFA. Mbrojtësi turk është paraqitur mirë sa herë ka zbritur në fushë, por tani do i ndjekë si tifoz përballjet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Lista e plotë: Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon. Mbrojtës: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani. Mesfushorë: Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi. Sulmues: Cristiano Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Higuain. /abcnews.al

u15-grumbullim.jpg
Vladimir Prenga11:18 | 23/01/2020

Shqipëria U15 është grumbulluar në Durrës prej ditës së hënë, ndërkohë që trajneri Armand Dama ka përzgjedhur 23 lojtarë të cilët po i sheh nga afër. Shumica prej tyre janë lojtarë nga klubet shqiptare, por ka të ftuar edhe nga Lazio, Panathinaikos dhe Olympiacos.

Edhe prej tre ditësh kuqezinjtë kanë zbritur në fushë, lista nuk ishte bërë publike. Sot FSHF e ka publikuar dhe bën me dije se dot do të luhet edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë U16 të drejtuar nga Elvis Sina. Të ftuarit nga ky i fundit nuk dihen.

Grumbullimi i Shqipërisë U15 mbyllet nesër me një ndeshje ndaj Flamurtarit U15, ndërkohë që të rinjtë e grumbulluar kanë pasur mundësinë të takojnë edhe trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja (vijon punën edhe pse ende FSHF nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për zgjatjen e kontratës), i cili ka mbajtur edhe një fjalinë para tyre. /abcnews.al

 

edi-rama-kryesia.jpg
ger ta18:38 | 24/12/2019

Paraditen e sotme u mbajt mbledhja e Kryesisë të Partisë Socialiste, ku janë marrë disa vendime.

Gazetarja Esiona Konomi ka zbuluar për abcnews.al  edhe emrat e kandidatëve në disa prej degëve të PS-së në rrethe.

Lista me emrat:

Kandidateve ne disa prej degeve te PS

Tiranë; Elisa Spiropali-Ervin Bushati

Durrës; Luan Zaza -Ardit Kertusha

Elbasan; Evis Kushi (e komanduar deri në përfundim të procesit)

Lezhë; Eduard Ndreca – Taulant Malshi-  Florida Çuni

Vau Dejës; Kristjan Shkreli- Elvis Preçi

Kukës; Anila Sokoli- Sahit Doçi

Mirditë; Pjeter Pjetri- Renuar Kola

Kurbin; Nertila Toma- Tonin Kolici

Shijak; Dorian Gollaj- Fatmir Koci

Kavajë; Elton Elezi- Ledio Hysa

Gramsh; Enis Zani- Besmir

Prrenjas; Haxhi Çollaku- Flutura Haka

Lushnje; Lindita Buxheli- Gentian Nushi

Patos; Klaudio Alisinani- Armand Ahmetaj

Kuçovë; Sybi Shehu- Fatmir Doksani

Memaliaj; Edmonda Harizi- Petrit Lumani

Tepelenë; Arben Gumeni-Dino Selimi

Gjirokastër; Bledar Kaçi- Matilda Gushi

Vlorë; Anduel Tahiraj- Albana Hodaj

Selenicë; Nertil Bellaj- Ilir Fejzaj

Himarë; Aleks Tato- Pervin Gjikuria

Delvinë; Izet Silaj- Arkad Dukaj

Sarandë; Ardian Kola- Asaf Sroka

artur-metani-590x354.jpg
R D18:43 | 16/12/2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Ardian Dvorani, ka publikuar sot listën paraprake me emrat e kandidatëve për postin e rëndësishëm “Inspektor i Lartë i Drejtësisë”. Në një njoftim për mediat, thuhet se i pari, me pikët maksimale  është kandidati Artur Metani (89.6 Pikë).  I dyti është Sokol Stojani me 89 pikë. Por, KED thekson se këto ditë do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku do të shpallë renditjen finale dhe vendimet e arsyetura për çdo kandidat.

Artur Metani është aktualisht Avokat Shteti, ndërsa më herët ka patur pozicione drejtuese në administratë. PD-ja i ka kërkuar që në gusht, KED ta skualifikonte Metanin. Asokohe, opozita është shprehur se “kandidatura e Artur Metanit për ILD është antikushtetues dhe antiligjor, ndaj kërkojmë nga KED të rishikojë vendimin e saj dhe të skualifikojë kandidaturën në fjalë. Në të kundërtën askush nuk beson më në pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë nga Kryeministri, i cili po i kthen në organe private të tij”.

Deklarata e plotë e KED dhe pikët për secilin prej kandidatëve:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 11.12.2019, ka vendosur fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe po në të njëjtën ditë ka realizuar edhe intervistat me kandidatët e lejuar për këtë vend vakant.

Në zbatim të nenit 239 pika 3 të ligjit nr.115/2016, duke vijuar të qëndrojë i mbledhur deri në përfundimin e procesit të vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve, pasi e përfundoi punën e tij për shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga Këshilli në komunikimin me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës dhe të të dhënave të nxjerra nga intervistat me kandidatët, ditën e sotme, data 16.12.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi realizoi diskutimin mbi vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Rezultati paraprak i pikëzimit për secilin kandidat të vlerësuar është si më poshtë:

1. Artur Metani 89.6 Pikë

2. Eris Hysi 78.3 Pikë

3. Joana Asimi Sorraj 82.5 Pikë

4. Lindita Troja 63.4 Pikë

5. Sokol Stojani 89 Pikë

Krahas procesit të punës për zbardhjen e vendimeve të arsyetuara për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidat të lejuar, në zbatim të nenit 239 të ligjit nr.115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr.5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;

b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do ti dërgohen Lista Përfundimtare e Renditjes së Kandidatëve dhe Raporti i Arsyetuar i Këshillit ku përmbahet analiza lidhur me plotësimin ose jo të kushteve ligjore të kandidimit nga secilit kandidat në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedurën e ndjekur në vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, si edhe aktet përkatëse të verifikimit dhe të vlerësimit e pikëzimit për secilin kandidat.

Artur Metani është aktualisht Avokati i Përgjithshëm i Shtetit i emëruar nga Kryeministri Edi Rama.

Kjo është skeda e tij zyrtare:

Artur Metani ka lindur në Krujë, më 29.01.1974. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 1996, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në të Drejtën Kushtetuese të Krahasuar, në Universitetin e Europës Qendrore, në Budapest, në Departamentin e Studimeve Ligjore (1997), si dhe në Universitetin e Utah, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua për të Drejtën e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (1998).

Në vitet 1999 – 2002, ka punuar si koordinator i programit ligjor në Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Më pas, ka një përvojë të gjatë pune prej vitit 2002 deri më 2012, si këshilltar ligjor në kabinetin e Presidentit të Republikës, të Presidentit Meidani, Presidentit Moisiu dhe Presidentit Topi. Në nëntor 2013 është emëruar Drejtori i Njësisë së Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Kontrollit të Brendshëm, në Kryeministri, detyrë të cilën e ushtroi deri në datën e emërimit të tij si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ka punuar, gjithashtu, si këshilltar ligjor i jashtëm në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe ekspert i jashtëm për EURALIUS dhe PAMECA. Gjithashtu, ka qenë anëtar i bordit të Komitetit të Helsinkit në Shqipëri, si dhe ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë.

Artur Metani u emërua Avokat i Përgjithshëm i Shtetit me Urdhër të Kryeministrit, nr. 156 datë 22.10.2018.

/abcnews.al

gara-per-kryeprokurorrr.jpg
ent ela16:37 | 20/11/2019

Ka skaduar pasditen e sotme pas orës 16:00, afati ëpr ankimimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Lista tani i kalon Kuvendit, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm.

Fillimisht lista me 3 emrat; Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj shkon në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend. Nëse Kuvendi nuk zgjedh me 84 vota lista kthehet në KLP dhe i rendituri i pari zgjidhet prokuror i përgjithshëm. /abcnews.al

01213a84-4ed1-4e82-8ef9-0d1c2b666024-1280x611.jpg
ent ela20:34 | 14/11/2019

Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar nul zonjën Vorpsi dhe në të njëjtën kohë edhe këshilltaren që u votua në kuvend me Besnik Muçin. Sipas tij Ruçi futi në listë gjykatësin, jo kandidatin Besnik Muçi, se përndryshe kishte vetëm dy dhe i binte lista.

INTERVISTA E PLOTË

“Ruçi fut në listë jo kandidatin, por gjykatësin, i cili ka filluar punë në Gjykatën Kushtetuese, zotin muci, se përndryshe kishte vetëm dy dhe për ta mbyll këtë punë dhe nëse Presidenti vepronte siç thoshte Dvorani, parlamentit i binte lista, i mbeste me dy vetë lista.

Përveç asaj zonjës me listën me 3 kandidatura, asnjë tjetër nuk do të legjitimoja aty, do bëja nul votimin ku u fut në listë Besnik Muçi, dhe kandiatja e Dvoranit asgjësoi vetë veten, por dilte jashtë çdo lloj mundësie”. /abcnews.al

Shqiperi-U21-Kosove-U21.png
Vladimir Prenga17:36 | 11/11/2019

Kosova U21 ka në program ndeshjen me Austrinë U21. Trajneri Rafet Prekazi ka bërë përzgjedhjen e tij dhe janë disa risitë. Për herë të parë me Dardanët janë grumbulluar Lumbardh Dellova (Hajduk Split), Donat Rrudhani (FC Aarau), Luftëtar Mushkolaj (TSV 1860 Rosenheim), Meriton Kastrati (SC YF Zurich), Arb Manaj (FC Trepça’ 89) dhe portieri Dorart Ramadani (FC Dritës).

Këto lëvizje kanë ardhur edhe për shkak të mungesave të shumta. Arbenti Xhemajli është ftuar në përfaqësuesen A nga Bernard Challandes, kurse Leard Sadriu do të jetë pjesë e Kosovës U19 në kualifikueset e Europianit, që zhvillohen në Uells.

Ndërkohë ka edhe lojtarë të dëmtuar, si Lirim Kastrati, qendërmbrojtësi i Bologna, Besfort Kolgeci, Kreshnik Hajrizi dhe Arton Zekaj. Ndeshja me Austrinë zhvillohet më 15 nëntor në Ried. Në listë janë edhe tre lojtarë të Superiores, Vitija e Muja të Skënderbeut, si dhe Daku i Kukësit. /abcnews.al

Lista e Kosovës U21
grumbullimi-u20.png
Vladimir Prenga15:27 | 11/11/2019

Shqipëria U20, e drejtuar nga Ilir Biturku, më datë 16 nëntor, prej orës 14:00, luan një miqësore me Kroacinë dhe kuqezinjtë do të grumbullohen ditën e nesërme për t’u përgatitur deri ditën e kësaj sfide.

FSHF ndërkohë ka publikuar listën e lojtarëve për këtë përballje dhe bien në sy pak lojtarë nga kampionati shqiptarë. Përveç tre portierëve, Shala, Qarri dhe Lekaj, janë ftuar Isufi dhe Oshafi të Luftëtarit, si dhe Selmani i Kastriotit.

Erald Lakti dhe Rezart Rama, sikurse edhe u zbulua në konferencën për shtyp të Alban Bushit, janë pjesë e listës. Më poshtë ju sjellim listën e plotë të futbollistëve që trajneri Biturku dhe stafi i tij do të kenë në dispozicion për sfidën me Kroacinë. /abcnews.al

Lista e lojtarëve të ftuar nga trajneri Biturku

 

shqiperia-gol.jpg
Vladimir Prenga10:53 | 10/11/2019

FSHF ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e 14 dhe 17 nëntorit kundër Andorrës dhe Francës. Trajneri Edoardo Reja ka përzgjedhur 26 lojtarë për këtë takim, ndërkohë që ka rikthime dhe risi. Mungesat janë disa, pesë, madje lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Mavraj, mesfushori Abrashi dhe dyshja e sulmit, Sadiku-Cikalleshi.

RISITË – Reja ka vendosur të bëjë dy rikthime në listë, teksa Myrto Uzuni dhe Taulant Xhaka kanë lënë listën e pritjes dhe do të jenë nën urdhrat e italianit për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Është konfirmuar edhe Florian Kamberi, i cili mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës ka zgjedhur kuqezinjtë. Emanuele Ndoj, pasi ka lënë dëmtimin e gjatë pas, është rikthyer në kombëtare. Hysaj gjithashtu është në listë, pasi është rikuperuar dhe dje me Napolin ishte titullar. Pa diskutim rikthimi i tij nuk mund të konsiderohet një risi.

SURPRIZA – Lista e pritjes ka ndryshuar dhe emri që spikat është ai i mesfushorit Enis Çokaj. Futbollisti nga Malësia e Madhe po spikat me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci. Edhe një vit më parë i paraqit shumë mirë në Superiore me Laçin dhe së fundmi i ka tërhequr vëmendjen trajnerit Reja, i cili e ka përfshirë në listën e pritjes. Kujtojmë që mesfushori vetëm para një muaji u grumbullua për herë të parë nga Shqipëria U21 dhe luajti titullar ndaj Kosovës.

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS
PORTIERË:
Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)
MBROJTËS:
Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok) , Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)
SULMUES:
Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)
TË DËMTUAR: Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Greuther Furth), Armando Sadiku (Mallaga), Sokol Cikalleshi (Akhisarspor), Amir Abrashi (Freiburg)

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono