lista serbe

flamure-serbe-1280x614.jpg
nev ila12:33 | 18/11/2019

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë. Reagimi vjen pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë, pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit. Simiç tha se sulmet e Kurtit ndaj nënkryetarit të Listës serbe janë të pabazuara.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat i vetëm për kryeministër në lidhje me kërkesën për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës. Lista serbe tha se  Kurti po tregon “fytyrën e vërtetë të tij.”

“Këtyre ditëve po vazhdon retorika me të cilën po nxehet histeria anti-serbe në Prishtinë, madje në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të jenë bartës më të lartë të institucioneve. Albin Kurti pa asnjë dëshmi po akuzon Milan Radojçiçin dhe në të njëjtën kohë po përzihet direkt në punën e drejtësisë. Në deklaratat e mëparshme, ai ka deklaruar se politika dhe politikanët nuk duhet të përzihen në punën e drejtësisë. Sulmet e tij të pabazuara në nënkryetarin tonë përbëjnë shkelje të drejtës themelore, prezumimin e pafajësisë” tha Simiç.

Kurti i bëri deklaratat në një intervistë dhënë për të përditshmen malazeze Pobjeda./abcnews.al

albin-kurti-ne-tirane-1280x715.jpg
nev ila15:40 | 21/10/2019

Janë dy variante nëpërmjet të cilave Albin Kurti mund të realizojë dëshirën e tij që në kabinetin e tij qeveritar të mos ketë ministër nga Lista Serbe. Kjo parti e komunitetit serb në Kosovë, funksionon me direktiva të Beogradit, por që ka fituar 10 vendet në Kuvend aq sa janë të rezervuara për serbët.

Prej ditës kur ka shpallur fitoren e partisë në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, ka përmendur faktin se nuk do që në kabinetin e tij qeverisës të ketë një ministër nga Lista Serbe.

Ai thotë se ministri do të jetë serb por jo i kësaj liste, deklaratë kjo e cila ka bërë bujë  të madhe dhe po konsiderohet si e pamundur në Kosovë.

Në bazë të kushtetutës së Kosovës kabineti qeveritar duhet të ketë një ministër të komunitetit serb dhe një të komuniteteve të tjera, në marrëveshje me komunitetet në fjalë të përfaqësuara në Kuvend.

Neni 96 pika 5 e Kushtetutës thotë se  nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve për këta ministra  kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të kuvendit që u përkasin partive apo koalicioneve të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë.

Në këtë rast i bie që 6 deputetë të Listës Serbe duhet të votojnë për kandidatin serb për ministër që e propozon Kurti.

Megjithatë politologu Ramush Tahiri thotë se Kurti mund të propozojë një emër që nuk e do lista serbe dhe ta hedh atë në votim edhe pse do të refuzohet nga shumica e deputetëve të kësaj liste.

 “Nëse nuk i merr ai refuzohet,qeveria vazhdon punën dhe  kandidohet një tjetër kandidat  nuk është e kufizuar me kushtetutë se sa herë shkon”, tha politologu Ramush Tahiri.

Sipas tij kjo ministri mund të funksionojë edhe pa ministër dhe të udhëhiqet nga zëvendësiministri. Por ai përmend edhe variantin e dytë që mund të shfrytëzojë Kurti.

“Kushtetuetshmërisht kryeministri mund ta emërojë një ministër qe e propozon Lista serbe dhe atë ta shkarkojë ne herën e parë që e bën një gabim, e ai nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Kurti mund ta shkarkojë atë dhe në emërimin e ministrit të dytë nuk vlen procedura e njëjtë”, tha ai.

Lista Serbe ka fituar mbi 98 % të votave ndonëse nga vëzhguesit e BE-së është akuzuar se ka pasur garë jo të drejtë karshi partive të tjera joserbe. Kjo Listë është formuar në marrëveshjen e Brukselit dhe ka përkrahjen direkt të Beogradit për çka edhe Albin Kurti po refuzon të bashkëpunoj me të./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

albin-kurtii-1.jpg
ad min23:47 | 07/10/2019

Albin Kurti do të përfshijë në qeveri parti serbe, por jo Listën Serbe. Në një intervistë për televizionin N1 në Serbi, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë që pritet të marrë detyrën e kryeministrit thotë se do të fillojë bisedimet me serbët në Kosovë në zyrën e Kryeministrit në javën e parë të punës se tij, por jo me Listën Serbe. Kurti sqaroi se Lista Serbe nuk është një parti politike, por një shtet.

“Kushtetuta  jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë prioritetet tona në pakicat si komunitetet, jo si pale”.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai tha se menjëherë pas formimit të Qeverisë, duhet të fillojnë bisedimet me Brukselin.

“Ne  kemi nevojë për dialog për dialogun. Ne duhet ta përgatisim mirë dialogun. Nuk   mund të kemi përsëri një dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do t’i shikojmë ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë ishte përmbushur dhe çfarë nuk ishte dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë që duhet të ketë parime të mira e të forta”.

Kurti deklaroi se tarifa 100 përqind nuk ishte politikë e partisë së tij, por ai mbrojti reciprocitet të plotë në të gjitha fushat. Reciprociteti sipas Kurtit është një parim i drejtë i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ai vlerësoi se procedura për krijimin  e një qeverie të re do të zgjaste, sepse deklarimi i rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të së dielës nuk do të jetë i mundur derisa të llogariten të gjitha votat e dërguara me postë ose votat me kusht./ABC News Albania 24/7

aleksander-vucic-1-1280x710.jpg
nev ila22:20 | 06/10/2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar mbrëmjen e së dielës se Lista Serbe ka arritur fitoren më bindëse në historinë e zgjedhjeve të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp, Vuçiç ka saktësuar se, Lista Serbe ka fituar mbi 98 për qind të votave të serbëve të Kosovës.

“Serbët morën pjesë më shumë se kurrë më parë në zgjedhje sepse donin të tregonin dashurinë për mëmëdheun e tyre, Serbinë”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave në Beograd, shifra e cituar nga presidenti do të thotë se Lista Serbe do të zotërojë të dhjeta vendet e garantuara për pakicën serbe në Parlamentin e Kosovës.

Vuçiç ka shtuar se, rezultati është tërësisht i papritur, duke marrë parasysh kushtet, sipas tij, shumë të vështira në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje, ku shumë parti u përpoqën të zhbënin monopolin e Listës Serbe./ABC News Albania 24/7

aleksander-vucic-1280x702.jpg
nev ila22:11 | 04/10/2019

Në pamundësi për të vizituar Kosovën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pritur në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në një mesazh drejtuar serbëve të Kosovës, Vuçiç ka deklaruar se kjo parti është mjeti i vetëm i ekzistencës së tyre.

Zyrtarëve serb i ishte ndaluar vizita në Kosovë.

Për ta plotësuar këtë mungesë serbët e listës që pëkrah Serbia arritën në Beograd.

Terror është bërë ndaj tyre, tha presidenti Vuçiç, duke theksuar që serbëve të këtij subjekti nuk i është lejuar fushatë. Të gjithë me radhë i priti i pari i Serbisë dhe tha që serbët duhet ta kenë adresë këtë parti dhe jo ata që garojnë për dëshirën e shqiptarëve. Është çështje ekzistenciale pasi nga këto zgjedhje varet nëse Serbia do të ketë rol apo do të jetë e përjashtuar. Lutjet për votë për serbët i pati të thella.

“Gjithcka që thashë, të nderuar qytetarë të Serbisë dhe serbë të Kosovës, është me rëndësi që të mbështetet Lista Serbe pasi kjo është çështje e ekzistencës tonë, pasi ata të tjerët thonë që jetojnë në shtetin më të ri, atë të Kosovës. Ne nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë”, tha Vuçiç.

Bashkë me presidentin në konferencë mungonte kreu i listës, Goran Rakic, i cili bashkë me të kërkuarin për vrasjen e politikanit serb, Olliver Ivanovic, ishte zbardhur bashkë në një foto në Budva të Malit të Zi në një jaht me shefin e diplomacisë kosovare, Begjet Pacolli.

Vuçiç tha se jahti i pengon, por jo takimi. Kjo është normale. Pas zgjedhjeve tha se shpreson në vazhdimin e dialogut dhe emërimin e të dërguarit të ri të SHBA e quajti angazhim.

Për ne ka qenë një lajm befasues pasi kemi biseduar në mbështetjen e BE-së dhe kemi patur kontakt të mirë me të dërguarin Mattheë Palmer. Kam një biesedë telefonike me të emruarin e ri. Besoj se është njeri serioz, por do ta shohim se si do të shkoj. Neve nuk na vjen keq që dialogu zhvillohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, deklaroi Vuçiç.

Serbinë e ka penguar fakti që ka serb të tjerë në garë, pasi kërkon unitet për të fituar të plota 10 vendet e serbëve që rezervon Kuvendi i Kosovës./ABC News Albania 24/7

flamuri-serb-1280x710.jpg
nev ila22:26 | 01/10/2019

Autoritetet më të larta të shtetit serb u kanë drejtuar një apel të fortë serbëve të Kosovës duke u kërkuar që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në tetor.

Për Beogradin zyrtar, Lista Serbe është e vetmja zgjidhje për problemet e këtij komuniteti.

Serbia u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e Kosovës. Ky apel është bërë që të votohet për Listën Serbe, partinë që është projekt i Beogradit.

Këto thirrje i ka bërë edhe presidenti, Alleksandar Vucic, por edhe shumica e zyrtarëve serb.

Ata thonë se Lista Serbe po terrorizohet pasi shqiptarët duan ti ndajnë serbët.

Para tentativës për të kthyer serbët në qytetarë të dorës së dytë duhet të dalim në zgjedhje masivisht, në mënyrë që t’i mundim me rezistencën tonë dhe me vendosmëri e zemër të mbrojmë vatrat tona pasi nuk kemi shtet tjetër përvec Serbisë, tha Marko Gjuric.

Kjo video e politikanit serb nga Kosova, Nenad Rashic, i cili është i njohur pasi flet dhe shqip, ka tensionuar edhe më shumë situatën pasi dëm i madh konsiderohet nëse lista serbë nuk i fiton 100 për qind zgjedhjet.

Serbia, në fakt, është edhe kundër partive të tjera.

Stefan Surlic, nga fakulteti i shkencave politikë në Beograd, thotë se në Serbi ka pritje të mëdha nga zgjedhjet, e që është dialogu, por nuk dyshon në fitoren e listës serbe, pavarësisht se beson në pluralizëm.

Komuniteti serb nuk ndodhet në një situatë të lakmushme dhe është i rëndësishëm uniteti. Por është me rëndësi që dhe në këtë situatë të kemi më shumë kandidatë dhe parti. Besoj se pas zgjedhjeve vetëm bashkësia ndërkombëtare mund të ketë ndikim edhe tek Prishtina dhe te Beogradi që dialogu të vazhdojë”, tha Stefan Surlic.

Beogradi zyrtar ka protestuar që nuk lejohen zyrtarët serb të vizitojnë Kosovën, për dallim prej atyre amerikan ose gjerman./ABC News Albania 24/7

koalicioni.jpg
ad min16:23 | 05/09/2019

Dy parti rivale serbe formuan koalicion për të garuar së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Iniciativa Qytetare serbe, SDP është shkrirë në Listën Serbe. Një prej deputetëve të SDP-së dha dorëheqjen pasi nuk ishte dakord me këtë lëvizje.

Iniciativa Qytetare serbe SDP e tashmë liderit të vrarë të saj Oliver Ivanoviç, do të jetë pjesë e Listës Serbe, parti kjo e përkrahur nga Beogradi për zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë.

Kjo iniciativë që deri më tash është konsideruar rivale me Listën Serbe ka marrë vendim që të shkrihet në këtë listë pasi siç thuhet në njoftim, serbët në Kosovë kanë nevojë për unitet, mbështetjen e shtetit të Serbisë dhe ruajtjen e interesave kombëtare.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak anëtarit të kësaj iniciative Marko Jakshiç, i cili ka dhënë dorëheqje. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai thotë se nuk do që askush ta asiociojë atë me Listën Serbe.

“Do të më vinte turp, edhe nga njerëzit, por edhe nga Oliver Ivanoviç i cili nuk është më mes nesh. Por mirë. Të gjithë sipas zgjedhjes së tyre”, ka shkruar Jakshiç në Facebook.

Kanë reaguar edhe dy asamblistë tjerë të kësaj iniciative të cilët kanë thënë se nënkryetarja e kësaj partie Ksenia Bozhoviç i ka tradhtuar. Ndërsa partitë tjera serbe të mbledhura bashkë në një koalicion parazgjedhor të quajtur Liria. Me këtë bashkim synon të sfidojnë listën serbe.  Për analistin Imer Mushkolaj, krijimi i këtij koalicioni serb është i rëndësishëm.

“Lista serbe më shumë ka punuar për interesat e Beogradit sesa interesat e serbëve të Kosovës. Me këtë koalicion do të fitojë vota dhe duke e dëmtuar Listën Serbe do të jetë një alternativë për qytetarët serbë të Kosovës që të votojnë këtë koalicion”.

Oliver Ivanoviç ka udhëhequr me iniciativën qytetare SDP-në që nga viti 2013, ai është vrarë para më shumë se një viti para zyrave të tij në veri të Mitrovicës. Deri më tash janë arrestuar tre persona si të dyshimtë se janë të përfshirë në këtë vrasje, ndërsa në arrati është i dyshuari tjetër, Milan Radojiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe. /ABC News Albania 24/7

MBULIM-KUVENDI-KOSOVE.mpg_snapshot_00.00-1280x580.jpg
ad min11:42 | 04/01/2019

Lista Serbe në Kosovë edhe njëherë më shumë ka këmbëngulur se nuk do të jetë pjesë e punimeve në parlamentin e vendit deri në momentin që taksa e vendosur nga Prishtina për produktet serbe, nuk do të tërhiqet.

Në një deklaratë për mediat Lista Serbe konfirmoi qëndrimin e saj duke theksuar se do ta përsërisë sa herë të duhet dhe deri sa të gjithë të kuptojnë se ky është një kusht i panegociueshëm./abcnews.al

LISTA-SERBE-2-1280x609.jpg
ent ela17:26 | 02/12/2018

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe kanë ndërmend të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Deputeët njoftuan se do ta kalojnë natën aty derisa tu mundësohet takimi me eurokomisionerin Johannes Hahn. Zyrtari i Bashkimit Europian viziton të hënënë Prishtinën. Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, thotë që këtë veprim po e bëjnë për të kundërshtuar taksën 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë. Sipas këtij të fundit, kjo taksë rëndon gjendjen e serbëve në Kosovë. Ndërkohë, vizita e eurokomisionerit për fqinjësi të mirë dhe zgjerim bëhet pikërisht për të diskutuar lidhur me taksën e vendosur nga Prishtina. /abcnews.al

HARADINAJ-LISTA-SERBE-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela20:26 | 12/11/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk i druhet paralajmërimit të Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë. Duke e cilësuar qëndrimin e serbëve “vullnet personal”, Haradinaj ka theksuar se axhenda e ekzekutivit vazhdon dhe ka si prioritet liberalizimin e vizave. Sa i takon taksës për produktet serbe, ai ka nënvizuar se ajo nuk do të hiqet./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono