liqen

futbollistja-1280x719.jpg
Sej rie14:31 | 30/06/2019

Moment ankthi për futbollisten me origjinë shqiptare Florjjana Ismaili. 24-vjeçarja kapitene e skuadrës Jong Bojs në Zvicër, është zhdukur pasditen e të shtunës në Liqenin e Comos në Itali pasi u fut të notonte me një miken e saj

Florjana Ismaili, futbollistja dhe kapitenia 24-vjeçarja e Jong Bojs, në Zvicër është zhdukur pasditen e të shtunës pasi u fut të notonte në Liqenin e Comos në Itali. Ishte pikërisht ekipi i saj që konfirmoi lajmin. Policia vazhdon kërkimet me shpresën se e reja do të gjendet por për momentin nuk jepen detaje të tjera.

Kërkimi për futbollisten zvicerane me origjinë shqiptare rifilluan mëngjesin e të dielës ndërsa policia vijon hetimet.

Sipas të dhënave të para Floriana së bashku me një miken e saj morën një varkë me qira dhe u larguan nga bregu pasditen e së shtunës, në orën 16.00. Më pas ajo është hedhur në ujë.

Duke mos e parë më në sipërfaqe mikja e saj mendoi se po bënte shaka, por pas disa minutash kuptoi se diçka kishte ndodhur dhe nisi të thërriste me të lartë emrin e saj. Më pas ajo lajmëroi urgjencën duke thënë se mikja e saj ishte hedhur në ujë dhe ishte zhdukur./ABC News Albania 24/7

zhduken-peshkataret.jpg
G. P.14:35 | 07/06/2019

Në Liqenin e Shkodrës nuk gjen më peshkatarë të apasionuar pas peshkimit. Kjo për shkak se në ujërat e liqenit nuk ka peshq. Sipas banorëve mendohet se kjo situatë ka ardhur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut.

Dikur këtu të pasionuarit e peshkimit nxitonin herët në mëngjes për të zënë një vend në bregun e Liqenit të Shkodrës. Sot është e vështirë të takosh dikë që hedh grepat për peshk. Duket sikur janë zhdukur njëherë e përgjithmonë.

Nga Ura e re e Bunës e deri në Shirokë, të vetmin që takojmë është Zenun Kraja. Fillimisht nuk e pret me dëshirë kamerën. Në grepin e tij kanë mbetur leshterikë.

Ka më shumë se 30 vjet që vjen këtu në liqen. Por peshq nuk ka. Duket se temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë ndikuar që të pakqesohen. Të paktën kështu besojnë tani për tani.

“S’ka peshk më, i ka tret boja peshkut. me pas peshk kënaqesh”, tha Kraja.

Peshkimi me grep për shumë shkodranë, por për banorë të rretheve ka qenë sport pasioni dhe i përditshëm në Liqenin e Shkodrës apo në Bunë. Dikur në diktaturë, shumë të rinj kanë përfunduar në degën ushtarake thjesht sepse po peshkonin me një kallam bambuje./ABC News Albania 24/7

Veliaj-Sattler4-1280x853.jpg
G. P.13:44 | 14/04/2019

Aksionit të mbjelljes së pemëve në kryeqytet i është bashkuar edhe ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler, si dhe përfaqësues të ambasadës e të Bashkisë së Vjenës, të cilët i dhuruan kryeqytetit 40 pemë të ndryshme në Parkun e Liqenit Artificial.

Panje, frashër, likuidamber dhe bli janë dhurata që ka zgjedhur t’i bëjë bashkia e Vjenës, Parkut të Liqenit artificial. Falenderimet kryebashkiaku Erion Veliaj ia dha jo vetëm shqip.

“Dua fillimisht të them shumë faleminderit, jo vetëm për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi në përditshmërinë tonë. Pavarësisht nëse dikush është vizitor, diplomat ose do të jetojë tërë jetën këtu, secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë”, tha ai.

Përgjegjësia sociale duhet të ekzistojë jo vetëm te ata që janë banorë të përhershëm të një qyteti, por edhe ata që janë rezident për një kohë të caktuar, siç është rasti edhe i përfaqësuesve diplomatik u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës.

“Në fund të ditës, bashkëpunimi mes qyteteve dhe shteteve është bashkëpunim mes njerëzish dhe kur njerëzit punojnë bashkë, qoftë edhe në gjëra simbolike si mbjellja e pemëve apo në projekte të mëdha infrastrukture, atëherë edhe kombet afrohen më shumë”, tha ai.

Ambasadori i Austrisë Johann Sattler vlerësoi transformimin që po ndodh në Tiranë, ndërsa nënvizoi punën që po bëhet kryesisht me gjelbërimin.

“Jo vetëm shpirtin e Vjenës, por edhe ca oksigjen për tironsit, siç i thoni ju. Mendoj se mund të jemi krenarë me atë çfarë po ndodh në Tiranë vitet e fundit, po gjelbërohet dita ditës, dhe mendoj se kjo është gjë mjaft e madhe. Në cilësinë e jetës, Vjena është numri një prej shumë vitesh, por Tirana po na arrin shumë shpejt, ndaj mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos na i kalojë”, u shpreh ambasadori.

40 pemët e dhuruara nga Bashkia e Vjenës janë pjesë e një kontributi prej 4500 pemësh që kanë të gjitha shtigjet e reja të Liqenit të Tiranës./abcnews.al

Fierzes-1280x725.jpg
ent ela15:00 | 10/04/2019

Reshje të dendura shiu vazhdojnë në Kukës dhe kjo ka ndikuar përveçse në përmirësimin e situatës për bujqit, por edhe në nivelit e ujit në liqenin e Fierzës. Aktualisht ai ndodhet në kuotën 247 m ndërsa kuota maksimale duhet të jetë 296 metra mbi nivelin e detit.

Thatësirës së tejzgjatur në Verilindje i ka ardhur fundi. Në Kukës shiu nuk pushuar prej së dielës. Veç situatës premtuese për fermerët në mbjelljet e pranverës, duket se është një shenje e mire  edhe për përmirësimin e situatës hidrike në vend.

Liqeni i Fierzës i ka ndjerë menjëherë këto reshje. Më shumë se 30 cm është rritur niveli i ujit. Edhe pse kuotë e papërfillshme, referuar situatës në të cilën ndodhet aktualisht liqeni i Fierzës, duket se do të ketë përmirësime në ditët në vijim.

Meteorologët kanë parashikua reshje shiu edhe për shtatë ditë të tjera . Sot liqeni i Fierzës ndodhet në kuotën e 247 metrave, ndërsa i mungojnë rreth dy te tretat e sasisë totale të ujit. Kuota maksimale e tij është 296 metra mbi nivelin e detit me një kapacitet prej 3 miliard metër kub ujë./abcnews.al

predha.jpg
G. P.10:50 | 04/04/2019

Pas disa orësh ekspertët për eliminimin e materialeve të rrezikshme të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura hoqën dhe transportuan bombë së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bomba, që mendohet se peshon rreth 250 kilogramë është gjetur në fshatin Frakull e Madhe.

Ka qenë një fermer i Frakullës së Madhe, i cili duke punuar tokën ka konstatuar prezencën e materialit në parcelën e tij. Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit, Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit.

Ata  punuan për nxjerrjen e predhës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjesohet. Asgjesimi bëhet në zona të përcaktuara për këtë funksion nga Forcat e Armatosura, larg zonave të banuara dhe nën masa sigurie të larta./abcnews.al

pogradec.jpg
G. P.10:23 | 04/01/2019

Këtë të premte është bërë e mundur gjetja e trupit të peshkatarit të mbytur në Pogradec. Policia ka njoftuar se dallgët e forta nxorrën trupin e 53-vjeçarit në bregun e liqenit. Gëzim Seitllari rezultonte i humbur që prej 31 Dhjetorit. Familjarët e tij thanë që ai ishte nisur për peshkim në liqenin e Pogradecit, por që prej asaj dite nuk dëgjuan më prej tij.

Kërkimet për gjetjen e 53-vjeçarit nga Memelishti nisën të martën e 1 Janarit, ku në ndihmë të policisë lokale shkuan edhe polumbarë të RENEA-s. Mirëpo prej motit të keq ata nuk mundën të futeshin në ujërat e liqenit për shkak të rënies së temperaturave nën 0 gradë. Kërkimet vazhduan me varka, por vetëm dallgët e forta ishin ato që bënë që trupi i pajetë i Seitllarit të dilte në breg./abcnews.al

shiroka.jpg
G. P.15:55 | 31/05/2018

Një nga zonat më të preferuar për pushues e vizitorë në Shkodër është ajo e Shirokës. Bregu i liqenit u afron freski dhe natyrë të egër.

Shkodranët i qëndrojnë besnik bregut të Shirokës. Uji i pastër, kurse vetë banorët kujdesen ta mirëmbajnë. Hajrullah Muriqi është njeri prej tyre që çdo ditë përshkon vijën e bregut të liqenit të Shkodrës.

Pushuesit e parë në Shirokë janë sistemuar. Qëndrojnë aty nga mëngjesi deri në muzg për freski dhe pastërti.Turistët e huaj, të apasionuar pas natyrës, shfrytëzojnë zonën për të ecur me biçikletë.

“Jam nga Belgjika dhe kam udhëtuar me avion deri në Athinë. Në Belgjikë do të kthehem me biçikletë. Më pëlqen shumë Shqipëria, kam parë vende të mrekullueshme, natyrë të egër dhe të pastër,  vendbanime të vogla. Nuk më pëlqen luksi dhe qytetet e mëdha. Ky vend është i mrekullueshëm dhe dua të përshkoj gjithë bregun e liqenit të Shkodrës për të kaluar në Mal të Zi e më pas në drejtim tëBelgjikës”.

Liqeni i Shkodrës dhe distanca e afërt me qytetin është favorizuese. Breg i pastër dhe i egër por i padëmtuar nga ndërtimet. Eshte kjo çarë e bën zonën e Shirokës atraktive dhe të kërkuar./abcnews.al

liqeni.jpg
G. P.19:21 | 08/03/2018

Një trup i pajetë është parë mbi liqenin e Pogradecit në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”. Sipas njoftimit të Policisë së Pogradecit, kufoma është konstatuar nga disa banorë të zonës dhe dyshohet të jetë mbytur në lumë.
Më pas rrjedha e lumit e ka çuar në liqen. Polumbarët do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono