Lindita Nikolla

NIKOLLA-MBULIM.mpg_snapshot_00.20-1280x647.jpg
ad min19:15 | 12/09/2018

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka shpërndarë libra falas për fëmijët e familjeve në nevojë në zonën e Mirditës. Sipas ministres Nikolla, ky është vetëm hapi i parë për ti lehtësuar shpenzimet që këto familje duhet të bëjnë për të dërguar fëmijët në shkollë. Kryefamiljarja e familjes i tregoi ministres se këtë vit nuk do i duhet të marrë para borxh për të blerë librat për vajzën në klasën e V-të dhe të prese te rimbursohet nga shteti, pasi librat fëmijët i morën në dorë pa paguar. Ministrja Nikolla shkoi edhe në familjen Marku ku theksoi se taksat e prindërve shqiptarë rikthehen për të lehtësuar shpenzimet e familjeve që kanë më shumë nevojë./abcnews.al

vlcsnap-2018-09-11-13h15m55s657-1280x719.png
ad min16:10 | 11/09/2018

Në të gjithë vendin kanë nisur kontrollet për subjektet tregtare apo operatorët e shërbimit që afrojnë produkte ushqimore pranë shkollave dhe kopshteve. Kjo bëhet për të garantuar siguri për shëndetin e nxënësve dhe fëmijëve të vegjël.

Pranë shkollave dhe kopshteve askush nuk do të tregtojë me ushqime apo produkte të pasigurta.
Për këtë qëllim, ministrja e Arsimit dhe zv.ministrja e Bujqësisë shkuan në Lezhë, prej ku dhe nisi aksioni.

Lindita Nikolla Ministre e Arsimit: “Shkolla po fillon dhe padyshim e gjithë vëmendja jonë është tek nxënësit, tek mësuesit edhe në një aspekt tjetër që lidhet me sigurinë ushqimore.”

Mira Gjeçi zv.Ministre e Bujqësisë: “Është një operacion që pritet të përfundojë në fund të tetorit. Është i dyti në radhë dhe do të jetë në vijimësi gjatë gjithë vitit.”

Kontrollet e inspektimet e AKU-së do të intensifikohen me fillimin e vitit të ri shkollor.
Deri në muajin tetor do të kalojnë në inspektim të gjitha njësitë e shërbimit pranë shkollave, për të vijuar më pas me kontrolle, sipas një grafiku që do të hartohet nga AKU./abcnews.al

ALBANA-VOKSHI-2-1280x854.jpg
ad min15:58 | 05/09/2018

Mirë që e kanë kopjuar keq programin e Partisë Demokratike për librat falas dhe studime pas shkolle por të paktën ta realizonin të plotë. Akuzat i ngre Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Albana Vokshi.

“Duke kopjuar keq dhe më pas duke sulmuar opozitën, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk i shpëtojnë dot përgjegjësisë për shkatërrimin e arsimit”. 

Për ta argumetuar demokratët kanë bërë publike një tabelë, ku tregohet se 133 mijë nxënësë kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit, është rritur në 64 mijë numri i analfabetëve.

“Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës”.  

Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë, deklaroi Albana Vokshi./abcnews.al

lindita-nikolla.jpg
ad min14:04 | 05/09/2018

Pavarësisht se kanë mosha të ndryshme mësojnë në të njëjtën klasë. Në këtë situatë ndodhen rreth 33 mijë nxënës në të gjithë shkollat e vendit. Ministria e Arsimit po synon t’i mbyllë këto klasa kolektive.

“E theksoj klasave me nxënës të moshave të ndryshme, ku numri i nxënësve është edhe 3 edhe 5. Ndërhyrja jonë ka filluar që vitin e kaluar shkollor. Testuam të gjithë nxënësit për aftësitë në shkrim-lexim dhe në bazë të nevojave realizuam programin për përforcimin e shkrim-leximit pas trajnimit të mësuesve. Ky ishte edhe hapi i parë emergjent. Hapi i dytë ishte një studim rrënjësor i gjithë sistemit të klasave kolektive të shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë. Kemi parë secilën klasë, kemi matur largësinë nga shtëpitë e nxënësve, nga shkollat e tjera më të afërta, kemi parë kushtet e punës në këto klasa, kemi dërguar ekipe të ecin në këmbë rrugët që përshkojnë vet nxënësit”, tha ministrja Nikolla.

Nxënësit dhe mësuesit e klasave kolektive do të transferohen në shkolla më të mëdha.

“Askush nuk do të mbetet i papunë. Për kolegët tanë nga opozita nuk mërziten për nxënësit e zonave të thella rurale, por që ju duhen vetëm për të baltosur punën tonë, mund të duket gjë koti mbyllja dhe transferimi i nxënësve dhe mund të keqinterpretohet siç dinë ta bëjnë ata.Por ju të dashur prindër kërkoni më të mirën për edukimin e fëmijëve tuaj. Ky është qëllimi edhe i reformës së klasave kolektive. Ky nuk është një fenomen shqiptar. Klasa kolektive ka edhe në vende të tjera, por atje kur mbyllen klasat kolektive është sukses, nuk akuzohet kush se po mbyll shkolla”, u shpreh ministrja.

Në klasat që është e pamundur të mbyllen ministrja Nikolla deklaroi se cilësia e arsimit do të përmirësohet, për këtë po përgatiten modelet që do të aplikohen./abcnews.al

DENONCIMET-E-PD-PER-ARSIMIN.mpg_snapshot_00.31-1280x693.jpg
ad min15:24 | 05/08/2018

Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte kur tregohen shifrat për sistemin e arsimit në katër vitet e fundit. Denoncimin në emër të Partisë Demokratike e bëri deputeti Luçiano Boçi, i cili bën përgjegjës ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe Kryeministrin Edi Rama.

Me 133 mijë nxënës dhe studentë që kanë braktisur shkollën në 4 vjet, arsimi është në pikën e tij më dramatike të 28 viteve pluralizëm, ndërsa Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte.
Kështu e përshkruan Partia Demokratike situatën e arsimit gjatë qeverisjes së socialistëve përgjegjësinë e të cilës ia ka faturuar konkretisht dy të zgjedhurve.

“Edi Rama dhe Lindita bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se:
arsimi 9 vjeçar është braktisur nga 57,403 nxënës, arsimi mesëm nga 31,875 nxënës, arsimi i lartë është braktisur nga 44,425 studentë.
Edi Rama dhe Lindita Nikolla po e kalojnë në heshtje këtë dëm historik për të ardhmen e vendit, sepse ata janë përgjegjësit kryesorë për rënien drastike vit pas vitit të buxhetit të arsimit”.

Denoncimi nga selia blu vazhdon me premtimin e rilindjes se shpenzimet mesatare për një nxënës duhet të ishin mbi 92 mijë lekë, por buxheti këtë vit është më pak se ai i 2013-s: 68 mijë lekë për 1 nxënës në fillore dhe 72 mijë lekë për 1 nxënës në gjimnaz.

Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë sipas demokratëve të cilët në premtimet e tyre rendisin tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim, mbështetje për nxënësit e familjeve në nevojë, financim për nxënësit e talentuar e të shkëlqyer dhe shfuqizim të Ligjit për Arsimit të Lartë duke i dhënë mundësinë çdo të riu të ndjekë studimet, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes së tij./abcnews.al

lindita-nikolla-ne-fier.jpg
ad min15:45 | 30/05/2018

Asnjë shqetësim nuk duhet të kenë nxënësit për provimet e Maturës Shtetërore për shkak të vendit ku do të zhvillohen provimet. Këtë sqarim, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e bëri për të gjitha maturantët nga fshati Strum i Fierit gjatë takimit për turin e Llogaridhënies. Ministrja e Arsimit siguroi maturantët se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim, por më shumë siguri për të vlerësuar ata që dinë dhe të marrin atë çfarë meritojnë./abcnews.al

lindita-nikolla.jpg
ad min15:40 | 27/05/2018

Teksa temperaturat e larta kanë nisur dhe sezoni turistik ka hapur dyert për të mirëpritur turistët, Shëngjini këtë vit do të ketë aktivitete të shumta sportive dhe kulturore për të gjitha grupmoshat. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Kush është i apasionuar pas sporteve, duhet të shkojë në Shëngjin. Këtë këshillë e jep ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Lindita Nikolla: “Mua më keni në krah, do të pushoj këtu në Shëngjin këtë verë por edhe vera të tjera, por më tepër si pushuese kam detyrën të jem një krah i fortë për të gjithë ju për të mundësuar për pushuesit një vit shumë cilësor turistik, jo vetëm duke shijuar bukuritë e detit dhe natyrës së Shëngjinit, por besoj me aktivitete të pasura kulturore dhe sportive”.

Këtë fundjavë të rinjt e Qarkut të Lezhës rigjallëruan jetën sportive në Shëngjin duke zhvilluar lojëra ujore, si gara me varka druri me lopata dhe vela, gara me kanoe, not dhe waterpool. Por nuk munguan as sportete pranë bregut të detit si volejboll dhe Yoga.

Lindita Nikolla: “Pak sport waterpool, kanoe, varkat me vela, diku Yoga, diku BeachVoley dhe mbi të gjitha vrojtuesit e plazhit janë në kontroll të të gjithë pushuesve. Kjo të jetë një ogur i mirë për sezonin e plazhit, urojmë të gjitha zonat e plazhit të zhvillojnë aktivitete sportive pasi pushimet janë më kreative dhe më të realaksuara për çdokënd”.

Aktivitetet rinore në Shëngjin do të jenë një risi për të mirëpritur të gjitha turistës të cilët në këtë sezon turistik pritet të jenë të shumtë. Ndaj institucionet përgjegjëse dhe njësitë akomoduese kanë marrë të gjitha masat për flukset gjithnjë e në rritje që po i drejtohen këtij bregdeti ranor dhe të pastër./abcnews.al

NIKOLLA-PER-TE-DHENAT-NE-SHKOLLA-1280x720.jpg
ent ela13:57 | 20/05/2018

Ministrja e Arsimit Lindita ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave të bëra nga opozita për çështjen e të dhënave të prindërve që u kërkuan në shkolla. Sipas saj, kjo ishte një kërkesë e ardhur nga vetë mësuesit, ndërsa sqarimet mbi këtë çështje do t’i japë para Parlamentit dhe Prokurorisë.

Të dhënat e prindërve të nxënësve në shkolla u kërkuan nga mësuesit me qëllim vendosjen e një komunikim të ri me anë të teknologjisë.

Ky do të ishte shpjegimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla kundrejt akuzave të bëra nga opozita për këtë çështje.

Në reagimin e saj të parë mbi këtë debat, Nikolla sqaroi gjatë një takimi me banorë të Vllahinës dhe Noveselës në Vlorë, se kjo nismë ka si qëllim informimin e asaj çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr ministria.

 “Çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin  e kartës  së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë.

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju.

Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterat nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit”.

Demokratët kanë depozituar në Prokurori kallëzim për kreun e dikasterit të Arsimit, hap të cilin Nikolla e cilësoi të turpshëm, pasi sipas saj ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave.

 “Se e bëni këtë sikur ç’është kjo ID personale! Arsyeja që ne e kërkojmë përmes shkollës është besim, Pse? Sepse mund të ketë 20, 200 Lindita Nikolla, në gjithë Shqipërinë, por ne duam atë Linditën që është realisht prindi te shkolla në Bashkinë Selenicë”.

 

Ndërsa informoi se do të shpjegohet edhe në Parlament dhe Prokurori për këtë çështje, Nikolla kërkoi nga qytetarët të mos gënjehen nga deklaratat për përdorimin dhe falsifikimin e të dhënave për zgjedhjet e ardhshme.

albana.jpg
ad min12:39 | 04/05/2018

PD denoncoi një urdhër të Ministrisë së Arsimit që detyron të gjithë mësuesit t’u marrin nxënësve të dhënat personale të prindërve të tyre si numri i kartës së identitetit, e-maili dhe numri i telefonit. Sipas deputetes Albana Vokshi, kjo përben shkelje të Kushtetutës.

“Ministria e Arsimit ka nisur fushatën e kundraligjshme për t’u marrë prindërve të dhënat personale përmes nxënësve me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve. Sipas porosisë nga kabineti i kryeministrit mësuesve u është kërkuar nga Ministria e Arsimit që të marrin sa më shpejt të dhënat përsonale të prindërve duke plotësuar formularët e gatshëm të shpërndarë nga kryeministria me të dhënat për  kartat të identitetit, numrat e telefonave, e-maileve dhe të dhëna të tjera personale. Kjo është tabela që prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshëm të dalë nga zyra e kryeministrit. Për shkak se qëlllimi i operacionit antikushtetues dhe antiligjor është mbajtur i fshehtë, ne dyshojmë se qeveria po mbledh të dhënat e shtetasve të vet për t’i përdorur ato në zgjedhje, me identifikimin dhe më pas blerjen e votës. Që mbrëmë Partia Demokratike e denoncoi këtë skandal antikushtetues dhe antiligjor, pasi mori dhe verifikoi denoncimet e shumë prindërve, të shqëtësuar për këtë urdhër të pazakontë që fëmijët kishin marrë nga mësuesit. Askush nuk u ka dhënë prindërve arsye PSE duhen këto të dhëna, KUSH i kërkon dhe për llogari të KUJT do të pëpunohen. Partia Demokratike verifikoi se në emailin e Ministrisë së Arsimit kërkohet që Brenda datës 10 Maj formulari të jetë i plotësuar sipas udhëzimeve dhe pa gabime, duke i konsideruar si shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Arsimit. Urdhëri i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën, Ligjin për Arsimin parauniversitar dhe ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale, që ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin dhe pa dhënë pëlqimin. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duhet të japë në mënyrë urgjente sqarime pse ka kërkuar të dhëna që me ligj konsiderohen private, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin”!/abcnews.al

oficeri-i-sigurise-1280x658.jpg
ad min14:24 | 19/03/2018

Në më pak se një muaj nga prezantimi i kryeministrit Edi Rama, në 15 gjimnaze të Tiranës ka nisur të zbatohet projekti, oficerët e sigurisë në shkolla. Një iniciativë kjo e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Brendshme për të ndaluar që konfliktet mes nxënësve të përfundojnë në ngjarje tragjike.

Nuk mbajnë uniformë e as nuk janë të pajisur me armë ndonëse kanë për detyrë të garantojnë rend dhe siguri në shkolla. Juela Tufa ka mbaruar Akademinë e Rendit dhe prej një jave është emëruar oficere sigurie në gjimanzin “Eqerem Çabej” në Tiranë. Menaxhimi i një konflikti mes dy nxenesish ishte rasti i parë që ka zgjidhur.

“Ka qenë një konflikt midis dy nxënësve që normalisht do të merrte trajta më të rënda nëse nuk do të trajtohej”.

“Ka pasur probleme, të cilat janë zgjidhur me pssikologun dhe mësuesin kujdesta, por roli i oficerit të sigurisë ka qenë prezent”.

“Eqerem Çabej” është një ndër 15 gjimnazet e kryeqytetit, ku po zbatohet ky projekt. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pasi diskutoi me mësuesit dhe nxënësit se si po shkon kjo nismë deklaroi se oficeri i sigurisë nuk dublon psikologun, por bashkëpunon me të për të zgjidhur situatat.

Lindita Nikolla: “Sigurisht, psikologët menaxhojnë të gjitha zgjedhjet psiko-sociale të nxënësve edhe në rastet kur ka dhunë. Nga ana tjetër, oficerët e sigurisë ofrojnë mjedise që nxënësit të ndjehen shumë më të qetë qoftë edhe psikologjikisht”.

Oficeri i sigurisë në shkolla është njëprojek pilot i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Brendshme për të menaxhuar konfliktet mes nxënësve, të cilat shpesh kanë përfunduar edhe në ngjarje tragjike. Nëse funksionon në shkollat e Tiranës do të shtrihet në shkollat e të gjithë vendit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono