Lindita Nikolla

STUDENTET-PROTESTA-E-SHTUNE.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
G. P.21:50 | 08/12/2018

Në Ditën e Rinisë revolta e studentëve të universiteteve publike nisi nga Korpusi Universitar në Tiranë.

Me thirrje të dhjetoristëve 90 marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. Këtë tetë dhjetor kryeministrinë e quajten zonë të ndalur dhe për të shmangur çdo përballje me partitë politike morën rrugën e ish bllokut. Mesazhe i dërguan dhe qytetarëve të cilët nuk ja kursyen mbështetjen. Ndërsa përpara Ministrisë së Arsimit nuk i prisinin vetëm studentë. Pankartave në kangjellat e ministrisë në ditën e katërt të protestës, studentët i shtuan edhe fotografitë e pedagogëve për të cilët kërkojnë Vetting. Ndërkohë që studentët përsërisnin listën e dyfishuar të kërkesave përpara ministrisë një grup pedagogësh të diplmomuar jashtë vendit, pak metra larg tyre, me dyer të mbyllura nisën hartimin e platformës për një reformë të thellë në arsim.

Të tjerë profesorë ishin në shesh. Mesdita solli tension. Banorët e Unazës së Re tentuan ti bashkohen protestës së studentëve. Ndërsa policia u detyrua ta ndante rrugën e Durrësit në dy pjesë. Vetem pasi hoqën jelekët një pjesë e banorëve të Unazës së Re iu bashkuan protestës së studentëve. Ndërsa studentët vijonin thirrjet e tyre para ministrisë, ministrja Lindita Nikolla ka tentuar të lerë zyrën e saj, por është mbrapsur nga masa e të rinjve. Studentët refuzojnë negociatat dhe kërkojnë vendimmarrje për kërkesat e tyre. Ata i kanë lënë afat ministres së arsimit deri ditën e martë kur dhe paralajmërojnë bojkot të mësimit në çdo fakultet dhe një tjetër protestë masive përpara ministrisë./abcnews.al

NIkolla-933x445.jpg
G. P.17:12 | 08/12/2018

Në një intervistë për TV Klan ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shpjegoi se kishte zbritur në shesh për tu takuar me studentët, por ishte refuzuar prej tyre. Sipas saj, kur ka dialog, gjenden gjithmonë zgjidhje.

Pas momentit kur gjatë protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shefja e këtij dikasteri Lindita Nikolla doli në rrugë, por u zmbraps nga brohoritjet e studentëve, duke u kthyer edhe njëherë në ambientet e ministrisë, ajo sqaroi edhe arsyen që e çoi mes studentëve protestues.

“Ishte qëllimi i një nëne teksa degjon bijë dhe bija edhe pse në mes te shiut që kërkojnë që Lindita Nikolla të dalë në shesh, zbrita për ta në momentin që e refuzuan sigurisht që u ktheva”.

Zgjidhjen për studentët e sheh në horizont, por ende pa formë.

“Zgjidhja që unë propozoj është komunikimi dhe dialogu, nuk kam bërë kërkesë për negociata. Le te jete protesta katalizator për dialog në jetën universitare që të çojë në zgjidhjen e shumë problemeve të studentëve”.

Më e rëndësishme se përgjegjësit, janë kërkesat e studentëve sipas aj.

“Patjetër ne do të gjejmë edhe fajtorët e duhur qoftë ministrja e arsimit, por e rëndësishme është të ecet përpara dhe për të zgjidhur shumë nga problemet e studentëve”.

Sot për Nikollën studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe ministria ka detyrimin të gjejë zgjidhjen.

MBULIM-NIKOLLA-NE-FB-PAS-DALJES.mpg_snapshot_00.00-1280x755.jpg
G. P.15:54 | 08/12/2018

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur habinë e saj për arsyen përse studentët protestojë dhe nuk dialogojnë. Pas momentit kur gjatë protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, Nikolla doli në rrugë por u zmbraps nga brohoritjet e studentëve, duke u kthyer edhe njëherë në ambientet e ministrisë, shefja e dikasterit të arsimit komunikon përmes postimit në rrjete sociale se sipas saj puna e mbarë nuk bëhet me ultimatume dhe se problemet komplekse të Universitetit nuk zgjidhen me kërkesa ultimative.

Ministrja argumenton se arsyeja përse doli mes studentëve ishte thirrja e tyre “Lindita dil në shesh” por ata e refuzuan. Sipas Nikollës kjo nuk është as e dobishme dhe as e drejtë për ata që nuk kanë axhendë tjetër veç kërkesave të studentëve. Ministrja përfundon reagimin duke pyetur studentët kur do të ulen të flasin për problemet dhe të bashkërendojnë forcat për të adresuar zgjidhjet./abcnews.al

protesta-3.jpg
G. P.22:12 | 07/12/2018

Të premten studentët protestues përpiluan një listë me 8 kërkesa për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Në thelbin e tyre ishte përgjysmimi i tarifës së shkollimit dhe përmirësimi i kushteve në konvikte. Me gjithë përgjigjen në kohë të ministres, studentët refuzuan kërkesën e saj dhe të kryeministrit Edi Rama për negociata.

Në ditën e katërt para Ministrisë së Arsimit, numri i studentëve protestues u shtua së tepërmi. Përveç studentëve të universiteteve në Tiranë, protestës iu bashkuan studentë të Universitetit të Elbasanit, të Durrësit dhe Shkodrës, por edhe grupe maturantësh të kryeqytetit.

“Fitorja” e tyre e së enjtes, kur qeveria shfyqizoi nenin përkatës të një VKM-je për tarifat që ngarkonte me kosto financiare shtesë studentët mbetës, kishte ndezur shpresën për më shumë.

Nga katër kërkesa të parashtruara të enjten, të premten protestuesit listuan 8 kërkesa në total për ministren Lindita Nikolla. Kërkesa këto që nisnin me përgjysmimin e tarifës së studimit, rritje të peshës së votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan e rektor, përmirësim të kushteve të konvikteve, dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë dhe pajisje e të gjithë studentëve me kartën e studentit. Ata i lanë afat ministres deri në orën 14:00 të së premtës. Përgjigja erdhi para skadimit të kohës.

Ministrja Nikolla shprehej se do të ngriheshin grupe të posaçme pune, të përbërë edhe nga studentët për të vlerësuar tarifat dhe kushtet në konvikte. Grupet e punës, sipas ministres, do të angazhoheshin edhe për të tjera kërkesa, ndësa në fund drejtuesja e Ministrisë së Arsimit shprehte gatishmëri për të diskutuar me studentët.

Por protestuesit nuk kanë pranuar takime dhe diskutime të ministres me këshillat studentorë me pretendimin se protesta nuk ka përfaqësi. Studentët nuk pranuan as ftesën për diskutim të bërë nga kryeministri.

“Përgjigja jonë është shumë e qartë. Këta dhjetëra mijëra studentë që janë këtu nuk kanë çfarë negociojnë dhe çfarë bisedojnë për kërkesat e tyre. Kërkesat tona janë shumë të qarta dhe të prera”, u shpreh një student.

“Nuk ka takim me ministren. Ideja protestë është që çdo student ka ardhur për veten. Nuk ka këshill që ka ngritur protestën, nuk ka parti që e ka ngritur protestën”, u shpreh një tjetër.

“Protesta është e të gjithë studentëve bashkë”, tha një student tjetër.

Protesta vijoi deri rreth orës 17:00. Nëpër rrjetet sociale studentët ftuan njëri-tjetrin për vijimin e protestës para Ministrisë së Arsimit paraditen e së shtunës, duke ritheksuar që protesta e tyre nuk ka lidhje me politikën. /abcnews.al

LINDITA-SINKRON.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela13:01 | 07/12/2018

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se do diskutojë me drejtuesit e Universiteteve për të përgjysmuar tarifën vjetore.

Nikolla: Po vij nga një inspektim nga disa godina ku po kryhet një super investim. Janë 18 milionë euro dhe brenda janarit përfundon dhe godina e re e studentëve të Inxhinierisë. Ishte infrastrukturë super moderne, edhe kuzhinë, edhe sallë studimi, internet, në cdo dhomë kushte studimi dhe jetësore pa foolur për eficencën e energjisë. Investim që do vijojë dhe në godinat e Qytetit Studenti dhe buxheti i qeverisë do adresojë që të përfshijë të gjitha godinat. / abcnews.al

lindita-nikolla.jpg
G. P.12:52 | 07/12/2018

18 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane theskoi ministrja e Arsmit, Lindita Nikolla gjatë inspektimit të godinave të qytetit student nr. 2., pranë “21 Dhjetorit”. Në godinat e përfunduara me standarde të larta sipas ministres, kanë sjellë ndryshim rrënjësor.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, inspektoi investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.  Nikolla deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milionë euro.

Lindita Nikolla: “Në Janar studentët do ta provojnë vetë ashtu sikurse studentët e godinave të përfunduara tani se çfarë do të thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën në qytetin Studenti. Është hera e pareë që investohen 18 milionë euro dhe një gjë që do të kemi ndihmën e vyer për të shtuar edhe më shumë projekte investuese për studentët”.

Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në qytetin Studenti për shumë prej godinave rezidenciale.

Lindita Nikolla: “Godina e tretë nga katër godinat këtu në qendrën studentore numër 2 që do të akomodohen studentë të inxhinerisë. Dy godina kanë përfunduar, kjo është e treta. Standarde që kurrë nuk i kemi parë në godina studentore”.

Në fund ministrja theksoi se pritet të fillojë së shpejti rinovimi i konvikteve në kampusin Universitar të Tiranës për të cilën janë dakordësuar dy financime të reja me qeverinë gjermane./abcnews.al

INVESTIMET-NE-SHENDETESI-DHE-ARSIM.mpg_snapshot_01.25-1280x720.jpg
G. P.16:28 | 23/11/2018

Investimet në shëndetësi dhe arsim ishin temë e diskutimit mes ministrave të fushës dhe deputetëve në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave. Ndonëse në mbledhje ishte e pranishme ministrja Lindita Nikolla përgjigjen studentëve dhe pedagogëve ia dha kryetari i komisionit Erion Braçe.

Studentëve dhe pedagogëve që protestuan para kryeministrisë për ulje të tarifave të studimit dhe rritje të buxhetit për arsimin përgjigjen ia dha kryetari i Komsionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe.

Erion Braçe, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë: “Më bën shumë përshtypje buxheti i shtetit, është 1.6 miliardë lektë, 120 milionë dollarë. Për të gjithë ata që janë në këtë arsim, pedagogë, ndihmës pedagogë, por mbi të gjitha për ata që dalin në rrugë se e gjitha kjo është 25 milionë dollarë më shumë se i gjithë buxheti i Ministrisë së Bujqësisë.”

Protestuesve Braçe iu sugjeroi të ndryshojnë sheshin e protestës.

“Unë e kuptoj që protesta merr më shumë zë politikisht këtu përpara këtij sheshi ku jemi ne, por kam përshtypjen se efektivisht këto protesta duhet të jenë atje ku janë të destinuara këto para. Kërkoni llogari deri në qindarkën e fundit, ku shkojnë 81 milionë dollarë që janë para që dalin nga buxheti i shtetit. 126 milionë dollarë që bëhen bashkë me tarifat e tyre.”

Ndërsa ministrja e Arsimit e thirrur në Komisionin Parlamentar për të detajuar buxhetin e parashikuar për vitin që vjen zgjodhi ti përgjigjej opozitës, ndonëse deputetët e saj nuk ishin të pranishëm në mbledhje. Lindita Nikolla u ndal tek mbyllja e klasave kolektive.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit: “Janë mbyllur në të gjithë vendin rreth 325 klasa kolektive. Ne realizuam premtimin që anjë mësues nuk do të dilte jashtë sistemit për shkak të mbylljes së klasave kolektive dhe orientimit të nxënësve me trensport falas drejt shkollave ku qendërzoheshin. Pra janë 800 milionë lekë që do të mundësojnë transportin e 35 mijë nxënësve dhe 12 mijë mësuesve.”

Ndërsa më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu, iu tregoi deputetëve se për ti ndryshuar pamjen spitaleve dhe qendrave shëndetësore vitin që vjen do të investohen 3.1 miliardë lekë.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: “Me buxhetin e vitit 2019 ne përfundojmë ndërtimin e spitalit kirurgjikal të QSUT, me një vlerë prej 8.5 euro, gjithashtu vijon investimi për spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. 100 qendra të reja shëndetësore për vitin 2019 të cilat do të financohen nga ky buxhet, patjetër që do të përmirësojnë shërbimet për qytetarët edhe në ato zona ku shërbimi shëndetësor apo qendrat shëndetësore janë jo në gjendje të mirë infrastrukturore.”

Buxheti i vitit që vjen, sipas ministres së Shëndetësisë, mbulon më shumë se 85 % të nevojave që ka vendi nga rreth 40 % që financoheshin me para publike për shëndetësinë 5 vjet më parë./abcnews.al

LINDITA-NIKOLLI-DURRES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.23-1280x715.jpg
G. P.18:34 | 29/10/2018

Ministja e Arsimit, Lindita Nikolli, tha se ka një interes të maturantëve për të ndjekur programet dy-vjeçare. Ajo mori pjesë në inagurimin e ndërtesës së re të Kampusit të Universitetit Aleksandër Moisiu.

 

Në 70 programe studimi dy-vjeçare të hapura në të gjithë vendin janë regjistruar 1665 studente. Ndërkohë interesimi vazhdon të jetë i lartë nga ana e maturantëve, tha Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, gjatë inaugurimit të ndërtesës së re në kampusin e universititetit Aleksandër Moisiu.

Lindita Nikolla ministre e Arsimit: “Është një lajm shmë i mirë që në këto programe Universiteti i Durrësit nk ka asnjë kuotë të lirë.pra kemi një rritje të numrit të studentëve në rogramet 2 vjeçare, që do të thotë një mendësi e re për ta kuptivuar tek të rinjtë dhe të rejat.”

Nota më e ulët mesatare e studentëve që ndjekin studimet në programet dyvjeçare është nota 6. Kurse 68 përqind e studentëve në total ndjekin universitetet publike. Në universitetin e Durrësit ata kanë mundësi të ndjekin studimet ne degët navigacion, TIK, teknologji automobilash, ndërtim, elektrike dhe hidroteknik. Aktualisht në këto degë në vitin e parë nuk ka asnjë kuotë të lirë./abcnews.al

PJ-1-LINDITA-NIKOLLA.mpg_snapshot_14.40-1280x720.jpg
ent ela20:47 | 18/09/2018

Këtë të martë në emisionin “Provokacija” nën drejtimin e Mustafa Nanos u diskutua për nisjen e vitit të ri shkollor. E ftuara e parë ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Akuzave të Artan Fugës për reformimin e Akademisë së Shkencave, ministrja u shpreh se tashmë pas takaimit të kryeministrit Rama me akademikët u la si detyrë ngritja e një ekipi pune akademik për ndryshimet në këtë instuticion. Përgjegjësia e këtij grupi është lehtësuese e proceseve të nevojshme për reformimin e saj.

“Kemi kërkuar mendimin e të gjithë akademikëve se si e mendonin ata transformimin apo rrugëtimin drejt cilësisë së Akademisë së Shkencave. Akademia e Shkencave kështu siç është më mirë të mos jetë.”

Nikolla gjithashtu tregoi për ndryshimet e reja në sistemin arsimor të këtij viti duke filluar me shpërndarjen e teksteve falas për nxënësit dëri në klasën e VI. Sugjerimit të gazetarit Nano për përjashtimin nga ky sistem të atyre familjeve të cilat mund të përballojnë blerjen e këtyre librave, ministrja iu përgjigj duke thënë se ndryshime do të ketë, pasi efekti qëndron vetëm në shkollat publike.

Ministrja gjithashtu foli dhe për kurrikulën e re të ofruar për arsimin parauniversitar në Shqipëri, e konfirmuar edhe nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Bazat dhe parimi i konizës kurrikurale mbeten të standarteve të arsimit të qëndrueshëm të vitit 2013./abcnews.al

RAMA-VELIAJ-SINRON.mpg_snapshot_00.44-1280x720.jpg
G. P.10:37 | 17/09/2018

Pas 15 vitesh, shkolla 9-të vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës. Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas 15 vitesh merr fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës Kosova në pallat.

“Këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha sëbashku që nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme më pas u prenë pishat që ishin këtu më parë dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për ta marrë lejen e pallatit që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës. Pastaj administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat dhe më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri që sot nuk është më një projekt në 3D por është një projekt përpara syve tanë. Besoj se është koha dhe sëbahsku me Erionin do ta çlirojmë dhe pjesën djathtas në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës Kosova dhe gjykatës dhe fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik”.

Tha Rama teksa dha lajmin e mirë se është gati dhe nisja e punës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet sëbashku me Bashkinë.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësja shkolle.
Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi nxënësit e shkollës “Kosova” për fillimin e vitit të ri shkollor që këtë vit nuk do të duhet të studiojnë me dy turne të shpërndarë nëpër shkolla të tjera.

“Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kaluari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt që sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por atyre që janë prindër, atyre që janë gjyshër dhe gjyshe, atyre që janë dhe fqinjët e këtij komuniteti dhe anëtarët e këtij komuniteti se si shohin një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë të transformuar në një mrekulli. Ne të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën “Kosova”,

U shpreh Veliaj, teksa tha se shkolla Kosova përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë.
Kreu i Bashkisë falënderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për vendimin e marrë për të mbështetur transformimin e kësaj shkolle ku do edukohen brezat e ardhshëm.

Shkolla Kosova është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono