Ligjin

denaj-2-1280x711.jpg
Sej rie16:15 | 07/08/2019

Në Himarë ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e çoi denoncimi i një qytetari.

“Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çmimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu.”

Argumenti i menaxherit nuk e ka bindur ministren e cila i Ben thirrje bizneseve të heqin dorë nga çdo faturë që nuk është miratuar nga tatimet.

 “Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denoncuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.”

Në rast e se kuponi tatimor nuk ju vjen në tavolinë denonconi apelon ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Denaj gjithashtu paralajmëron se aplikacioni stop informalitetit I vlefshëm si për qytetarët ashtu dhe për biznesin do të nisë të funksionojë në fundjavë.

“Pjesa më e madhe tani është formalizuar me lëshimin e kuponit, me punonjësit, me deklarimet me të gjitha, po ka dhe vende që ka probleme si nga Booking që kanë godina të paregjistruara. Ministrja: Ende vazhdojnë? Po ndërkohë ju keni parë një ndërgjegjësim të rritur? Domethënë shikoni nga njëra herë që vini në tjetrën që ka përmirësim?”

Denaj kërkon respektim te ligjit ndërsa thotë se grupet e inspektimit do të vijojnë monitorimin e bizneseve përgjatë 24 orëve./ABC News Albania 24/7

ilir-meta.jpg
nev ila16:45 | 06/08/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka rrëzuar mazhorancës ndryshimet në Kodin Penal. Kryetari i Shtetit ka paraqitur 4 argumenta për rrëzimin e ligjit, duke arsyetuar se ndryshimet sjellin rrezik për sigurinë juridike të qytetarëve. Në mungesë të Gjykatës së Lartë, kryetari i shtetit kërkon nga mazhoranca të reflektojë konstatimet e gjetura prej tij në zbatimin e ligjit.

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ndryshimet në ligjin për Kodin Penal, të miratuara nga mazhoranca në seancën e 18 korrikut. Duke vlerësuar se ligji në përgjithësi është një akt ligjor me tendencë pozitive,  kreu i shtetit kujton se nenet e ndryshuara paraqesin paqartësi në formulimin e disa paragrafëve të tyre dhe në disa raste mbivendosen me parashikime të tjera të Kodit Penal. Për rrjedhojë, sipas Presidentit Meta ndryshimet mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese dhe të sigurisë juridike.

“Neni 3 i ligjit 44/2019, që synon ndryshimin e nenit 121 të Kodit Penal, që parashikon veprën penale të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private, krijon mbivendosje me dispozitat e tjera të Kodit Penal dhe nuk është në harmoni me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale. Neni 6 i ligjit nr. 44/2019, që ndryshon nenin 201 të Kodit Penal, në paragrafët 2-5 përmban shprehje abstrakte, përdorimi i të cilave jo vetëm e bën të pamundur zbatimin këtyre paragrafëve në praktikë, por krijon rrezik që të sjellë një precedent në ushtrimin e ndjekjes penale apo dhënien e dënimeve në mënyrë jo proporcionale. Neni 7 të ligjit 44/2019, i cili parashikon shtimin e një figure të re të veprës penale, atë të transportimit të mbetjeve, është i paqartë në mënyrën se si është miratuar dhe e bën aplikimin e kësaj dispozite të vështirë nga ana praktike”.

Ndryshimet në Kodin Penal të miratuara nga PS,  përfshinin ashpërsim të dënimeve për disa vepra penale si: mbajtja e armëve pa leje, veprimtarinë e ndaluar e lojërave të fatit, dekriminalizimin e gabimit mjekësor, cenimin e sigurinë ushqimore dhe dhunën ne stadiume. Ndryshimet e qeverisë në Kodin Penal, për Presidentin Meta rrezikojnë aplikimin e tyre në praktikë të tyre, për shkak të mungesës së qartësisë, çka do të kërkonte shumë shpejt ose amendim të tyre, ose do të bënte të nevojshme sqarimin nga jurisprudenca.

“Duke pasur parasysh se Gjykata e Lartë, që është e ngarkuar për unifikimin apo edhe interpretimin e përdorimit të normave ligjore, prej disa muajsh nuk është funksionale dhe askush nuk mundet të parashikojë sot se kur do të plotësohet kjo trupë gjyqësore me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve që mund të bëjnë unifikimin e praktikës gjyqësore në procesin penal, vlerësohet se nuk do të jetë e mundur kryerja e analizës gjithëpërfshirëse të ndryshimeve dhe efekteve që mund të kenë ndryshimet e propozuara mbi efektivitetin në sistemin e drejtësisë penale”.

Për mazhorancën kthimi nga Presidenti i ndryshimeve në Kodin Penal nuk ishte i papritur. Në seancën kur këto ndryshime u miratuan, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh i bindur se aktet do të rrëzoheshin nga Ilir Meta.

Pavarësisht vendimit të kreut të shtetit, mazhoranca pritet t’i votojë sërish ndryshimet në Kodin Penal në seancën e muajit shtator./ABC News Albania 24/7

 

2bf61422-056f-437a-bf43-a710086eb9ac-1280x853.jpg
Sej rie14:50 | 13/05/2019

Opozita pritet të mbajë sot pasdite një tjetër protestë kombëtare në Tiranë. Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dënoi sërish dhunën e ushtruar, sipas tij, nga policia mbi protestuesit të shtunën. Alibeaj i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.

DEKLARATA E ENKELEJD ALIBEAJ

Partia Demokratike dënon me ashpërsi dhunën kriminale të policisë kundër protestuesve të shtunën dhe kundër sekretarit organizativ Sahit Dollapi.

Sandër Lleshaj, ky mbeturinë tranzicionit shqiptar do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policisë për goditjen e qytetarëve me gaz helmues luftarak dhe për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve paqsorë.

Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit!

Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të provuar se urdhri për dhunën shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj me porosi të Edi Ramës. Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë.

Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës.

Bashkimi ynë në marshimin e protestës sot ne oren 18:30, për zgjedhje të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri e përkohshme pa kryehajdutin Edi Rama, është beteja e vërtetë europiane, që e nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i rrezikshëm dhe siguron stabilitet afatgjatë për vendin.

Ne jemi sot ne krah të popullit për t’i thënë Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që ka vendosur të ndjekë rrugën e dhunës dhe të destabilitetit, se shqiptarët e bashkuar dhe opozita nuk gjunjëzohen përpara dhunës shtazarake të një qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e blera me krimin e organizuar.

48378979_303.jpg
Sej rie10:21 | 23/04/2019

Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shanse për azil. Po cilat janë të drejtat dhe obligimet e personave me “Duldung”?

 Çfarë është Duldung?

Njerëzit që qëndrojnë në Gjermani, por nuk kanë ndonjë leje qëndrimi, janë të detyruar që një ditë të largohen nga vendi. Disa prej tyre largohet vullnetarisht dhe kthehen në vendlindje. Të tjerët nuk duan të kthehen, sepse nuk duan të shkojnë prapë në vendlindjet e tyre prej nga kanë ikur. Ka dhe raste kur njerëzit dëbohen me dhunë. Por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në këso rastesh, personat marrin një status “Duldung” në Gjermani, pra lejohen të qëndrojnë këtu deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje.

Sa persona duhet të largohen nga Gjermania?

Partia e Majtë ka kërkuar nga qeveria të publikojë të dhënat për numrin e personave që duhet të largohen nga Gjermania. Në përgjigje thuhet: Me 31 dhjetor  2018 ka pasur në Gjermani 235.957 persona që duhet të largohen nga Gjermania. Prej tyre 180.124 persona janë me Duldung, ndërsa 55.833 pa Duldung.

Numri më i madh i tyre janë persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Por në mesin e tyre ka edhe persona të cilët kanë pasur ndonjë dokument tjetër dhe ndërkohë e kanë humbur atë. Ata megjithatë nuk janë larguar nga vendi. Policia gjermane ka regjistruar në vitin 2018 rreth 15.000 njerëz të cilëve u ka kaluar viza, por nuk janë kthyer në vendlindje. Shumica prej tyre janë nga Kina, Turqia, Rusia dhe India. Këta persona nuk kanë kurrfarë titulli për momentin. Por ata shumë shpesh përpiqen t’i ikin policisë dhe vështirë mund të dëbohen nga vendi.

Cilat janë rastet kur personat nuk dëbohen, ndonëse nuk kanë dokumente qëndrimi?

Shkaku më i shpeshtë për Duldung, gati 41 % e rasteve, është mungesa e dokumenteve për udhëtim. Nxjerrja e dokumenteve të reja është shpesh e vështirë, për shkak se autoritetet e vendeve të origjinës nuk u lëshojnë dokument. Për rreth 6500 persona nuk është saktësuar se nga cili vend e kanë origjinën.

Një grup tjetër i madh i takon personave nuk mund të dëbohet për shkaqe humanitare apo personale. Ndër ta ka dhe fëmijë në shkolla apo persona në përgatitje profesionale. Por ka dhe persona që nuk mund të largohen për shkak të problemeve shëndetësore apo kujdesit për familjarë. Gati 4000 persona nuk mund të dëbohen për shkak të gjendjes shëndetësore. Ka dhe vende në të cilat personat nuk mund të kthehen, për shkak të gjendjes atje, por edhe për shkak të rrezikut nga sulmet eventuale terroriste.

Shkaqet për Duldung, me datën 31.12.2018:

– Mungesa e dokumenteve për udhëtim: 74.281

– Duldung për shkaqe humanitare apo personale: 11.486

– Për shkaqe familjare: 11.124

– Ndalimi i dëbimit në vende apo rajone të caktuara: 4402

– Shkaqe shëndetësore: 3803

– Prindër të fëmijëve minorene: 476

– Proceset në gjykata: 426

– Shkaqe të tjera: 72.569

– Duldung pa shpjegime të sakta: 1157

Sa gjatë mund të qëndrojë dikush me Duldung?

Duldung është parimisht me një kohëzgjatje të kufizuar. Për vazhdimin vendosin autoritetet. 37% e personave me Duldung jeton më shumë se tre vite në Gjermani. 18 % më gjatë se pesë vite.

Teorikisht një Duldung mund të ndërpritet në çdo moment. Kjo ndodhë në veçanti në rastet kur më nuk ekziston shkaku i qëndrimit në Gjermani.

Të drejtat dhe obligimet e personave me Duldung

Personat me Duldung duhet të lajmërohen rregullisht tek autoritetet. Ata marrin ndihma sociale sipas ligjit. Në radhë të parë marrin gjëra materiale për jetë si dhe rreth 40 Euro në muaj për nevojat e përditshme. Fëmijët deri në 14 vjeç marrin 20 Euro në muaj. Nëse personi e eviton me qëllim largimin, atëherë mund të ndodhë që ndihmat shkurtohen tërësisht.

Personat me Duldung mund të marrin edhe obligime, si për shembull ndonjë vend për kualifikim profesional, ndonjë praktikë, një vit social apo dhe vende me pozitë të lartë akademike, të cilat paguhen mirë. Prej muajit të katërt ata mund të kërkojnë edhe një leje pune, ndërsa qasjen pa kufizime në tregun e punës e fitojnë automatikisht nëse në Gjermani kanë qëndruar 49 muaj.

Pas tetë vitesh në Gjermani me Duldung, personat mund të kërkojnë një titull tjetër, nëse kanë mjaft para për të siguruar ekzistencën dhe nuk janë dënuar me ligj. Familjet me fëmijë e fitojnë këtë të drejtë pas gjashtë vitesh. Ndërsa personat me Duldung të moshës 14 – 21 vjeç kanë të drejtë të kërkojnë leje tjetër pas katër vitesh, nëse shkojnë në shkollë apo në ndonjë përgatitje profesionale.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Në Gjermani janë propozuar disa ndryshime ligjore. Në veçanti e paqartë është gjendja me personat që duhet të dëbohen nga vendi, të cilët mbahen nën masa arresti. Deri tani nën masa të këtilla janë mbajtur vetëm personat për të cilët ka ekzistuar rreziku i ikjes.

Tani duhet të ketë edhe një Duldung për personat pa identitet të saktë. Personat që qëllimisht e pengojnë identifikimin e tyre do futen nën masa të veçanta. Në anën tjetër, personat e tjerë me Duldung duhet të kenë më shumë mundësi për integrim – siç është ndjekja e kurseve të gjuhës./DW

kkk-1-1280x717.jpg
ent ela16:30 | 24/02/2019

Ndryshimet në ligjin për “Partneritetin publik, privat dhe koncesionet e pakërkuara” të miratuara së fundmi në Këshillin e Ministrave, janë të pamjaftueshme dhe kanë nevojë për përmirësime thelbësore për të mbrojtur interesin publik. Është ky qëndrimi i konfederatës së industrive të Shqipërisë. Në një njoftim për shtyp Konfindustria vlerëson se politikat e PPP dhe koncesioneve të pakërkuar kanë prodhuar pakënaqësi të mëdha te biznesi dhe qytetarët për shkatërrim konkurence, krijim monopolesh, dëme mjedisore, ka thelluar borxhin publik në mbi 82% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ka rritur kostot financiare në shumë sektorë./abcnews.al

 

ligji-1280x703.jpg
ent ela15:30 | 05/02/2019

Komisioni Ligjeve ka miratuar me votat e maxhorancës dhe opozitës dekretin e Presidentit për rishqyrtim të Ligjit për“Kadastrën”. Ndryshimet e kërkuara nga kryetari i shtetit janë shoqëruar me debate pasi opozita kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me to. Deputetët socialistë e kundërshtuan duke i miratuar vetëm ndryshimet e ligjit.

 

Ndodh edhe të bjerë dakord mazhoranca dhe opozita në Shqipëri. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve votuan pro dekretit të Presidentit Ilir Meta për rishikim të ligjit për Kadastrën.Kaq zgjati atmosfera e dakordësisë. Debati nisi për pikat që duhen ndryshuar.

Akuzën e rradhës e bëri mazhoranca sipas të cilës opozita po e përdor politikisht presidentin.

Anëtarët e opozitës në komisionin e ligjve kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me ndryshimet e ligjit.Mazhoranca I tha po duke I lënë vetëm 30 minuta në dispozicion.

 “Kjo është kërkesë tekanjoze për të njohur ndryshimet e propozuara. Megjithatë jam gati t’u japim 30 minuta të lexojnë ndryshimet”.

Opozita e ka refuzuar këtë propozim duke u larguan nga mbledhja. Deputetët e Partisë Socialiste  miratuan në tërësi ndryshimet në ligjin për kadastrën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono