lidhje

Julian-Sula-3-1280x495.jpg
ent ela20:25 | 08/11/2019

Në një lidhje të drejpërdrejtë me skype Julian Sula, i shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia për atentatin ndaj Prokurorit Ndoj u shpreh se nuk ka lidhje me asnjë nga personat e përfshirë në atenat.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.

Sula thekson se në ditën që ka ndodhur atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi.

“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra”.

Ai mohon të ketë njohje me Redjan Rrajën, prokurorin Ndoj apo Pëllumb Muharremin.

“Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj .Jo fare as Pëllumb Muharremin”.

Julian Sula  shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur në polici që nesër në mëngjes, pasi kjo situatë po shqetëson familjen e tij dhe sidomos vajzën.

“Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë ç’akorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”. /abcnews.al

 

 

pentagoni-878x445.jpg
ent ela08:15 | 21/03/2019

Pentagoni ka nisur hetime për ushtruesin e detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan për supozimet se ka favorizuar kompaninë ku ka punuar më parë, Boeing.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes do të hetojë këtë çështje pas një ankese të bërë nga një grup vëzhgues.Shanahan është akuzuar se ka lavdëruar shpesh kompaninë Boeing në takime kur është diskutuar për kontrata qeveritare. Shanahan, që ka mohuar ndonjë keqbërje, ka kaluar 30 vjet duke punuar në kompaninë në fjalë.

Ai ka thënë javën e kaluar gjatë një seance në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura se do të mbështeste çdo hetim. Senatorja demokrate, Elizabeth Warren, anëtare e këtij paneli, ka thënë se ajo ka nxitur thirrjet për hetime.

Ky hetim mund të vendosë një hije në emrin e Shanahan, teksa Shtëpia e Bardhë shqyrton mundësinë e nominimit të tij në pozitën e Sekretarit ë Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Jim Mattis nga kjo pozitë në muajin Dhjetor. Ndërkohë kompania Boeing aktualisht është nën preson për shkak të rrëzimin të aeroplanit të kësaj kompanie në Etiopi javë më parë.

Si pasojë edhe këtij incidenti dhe një tjetri në Indonezi me aeroplanin e llojit të njëjtë, kompanitë më të mëdha ajrore kanë pezulluar fluturimet me avionin Boeing 737 Max 8./REL

shameti-1280x691.jpg
ent ela17:51 | 12/03/2019

Deputeti i PS-së Adnor Shameti  për “ABC news” është shprehu e përplasja që ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Petro Nini Luarasi” mes dy familjeve nga njëra dhe përmbaruesit dhe policisë nga ana tjetër nuk ka prapavijë politike.

Mirela Milori: Do doja një opinion të parë për situatën e krijuar dje dhe për përplasjen që ka patur policia dhe përmbarimi me një familje. Është çështje në gjykim e sipër. Në fakt gjykata është shprehur por banorët e kanë ri-hedhur çështjen për gjykim. Do doja një opinion tuaj.

 Adnor Shameti: Më tepër si specialisti i së drejtë do përpiqem ta jap një opinion. Në dijenitë time dhe informacionin që kam nuk ka lidhje me politikë ngjarja e djeshme. Në dijeninë time bëhet fjalë për një konflikt civil mes dy familjeve, konflikt gjyqësor dhe nuk di detaje për llojin e vendimit. Por di që kanë shkuar një grup përmbaruesish për të ekzekutuar vendimin e gjykate që duket të ketë qenë i formë së prerë mendoj dhe ka eskaluar situata në kontradikta mes palëve. Pala që e ka fituar gjyqin dhe pala që e ka humbur gjyqin. Di që reagimi i Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm ka qenë i menjëhershëm duke marrë masa për qëndrimin e policisë sado që nuk kemi të bëjmë me një konflikt ku kishte pjesëmarrje të IKMT-së apo të policisë bashkiake për prishje të një godine. Pra ishte thjesht një marrëdhënie juridiko-civile. Në këto kushte duhet të jemi të qetë të gjithë edhe opinioni publik duhet të jetë i qartë që sado është një konflikt juridiko-civil duhet të zbatohen vendimet e gjykatës dhe të shikohet nëse kemi të bëjmë me vendim të formës së prerë apo jo dhe nëse është apo jo i ekzekutueshëm./abcnews.al

taulant-ballaaaaaa.jpg
ad min14:05 | 29/06/2018

Pas fotos së publikuar një ditë më parë në Kuvend, Taulant Balla i është drejtuar përsëri kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook numri dy i Partisë Socialiste i kërkon kreut demokrat të sqarojë opinionin publik për lidhjet që ka sipas tij me të vëllain e njërit prej dy personave të shpallur në kërkim nga policia si porositësit e automjeteve ku u kapën 3.4 milionë euro.

Deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike të bërë sot, Taulant Balla e sheh si përpjekje që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar selia blu, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor.

“Por kjo nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën”, paralajmëroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla./abcnews.al

jeff-sessions.jpg
ad min20:55 | 23/01/2018

Hetimeve që po zhvillohen për të hedhur dritë mbi lidhjet e përfolura mes Donald Trump dhe Moskës nuk u ka shpëtuar as Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Jeff Sessions është marrë për disa orë në pyetje nga grupi hetimor i drejtuar nga ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, është marrë në pyetje nga hetuesit, që po përpiqen të hedhin dritë mbi lidhjet e mundshme mes Donald Trump dhe Rusisë gjatë fushatës elektorale.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë, sipas të cilit seanca e marrjes në pyetje është zhvilluar të mërkurën e kaluar. Aktualisht, hetimet mbi lidhjet e përfolura të stafit elektoral të Trump dhe Moskës po drejtohen nga ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller.

“New York Times” bën me dije se është hera e parë që një anëtar i kabinetit të presidentit merret në pyetje.
Sipas gazetës prestigjoze, Sessions ka dhënë llogari përpara hetuesve për disa orë, edhe pse ndaj tij nuk ishte bërë një thirrje zyrtare. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po bashkëpunon me grupin hetimor. Por e pyetur nga mediat, zëdhënësja Sarah Sanders nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse marrja në pyetje e Sessions kishte qenë temë e një diskutimi mes tij dhe presidentit dy ditë para seancës.

Vetë kryeprokurori njoftoi në lidhje me hetimin e nisur në mars të 2017-s se do të shfuqizonte veten nga çdo kompetencë nëse do të thirrej për të dëshmuar. E ndërkohë që klasa politike në Amerikë, përfshirë republikanët që vlerësuan këtë zotim të tij, vetë Trump rikonfirmoi mbështetjen për Prokurorin e Përgjithshëm, duke thënë se do të donte që ai të mos bënte një shfuqizim të tillë./abcnews.al

xhaxhai.jpg
ad min18:24 | 22/01/2018

Andon Belulaj, xhaxhai i Aldison Belulaj, ka folur për herë të parë në emisionin “Rudina” në Tv Klan për vrasjen e Ariela Muratajt që trondi dje mbarë opinionin publik.

Në një intervistë për gazetaren Albana Caushaj, ai ka thënë se në dijeninë e tij dy të rinjtë ishin të lidhur që në gjimnaz dhe kohët e fundit kishin pasur probleme. Sipas tij, dje Aldisoni priste një përgjigje nga familja e Arielës, por kjo e fundit e kishte refuzuar.

“Kam fëmijë vetë, por nuk e duroj dot, më tepër për vajzën se sa për nipin tim. Nuk bëhej kjo, iku ajo kohë. Kjo qe e papritur për ne, kaq di të them unë si xhaxha. Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, grindeshin, por që të arrinin këtu nuk e mendoja. Aldisoni ka qenë normal. Sipas dijenisë time kanë qenë të lidhur që në gjimnaz. Mosmarrëveshjet kohët e fundit mund të kenë çuar deri këtu ngjarjen.

Vëllai kunata dhe djali kanë shkuar tek shtëpia e vajzës dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe djali pastaj ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova. Nuk e di se kur kanë shkuar prindërit tek familja e vajzës”, tha xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj.

Ariela Murati 21 vjeç me origjinë nga Berati por banuese në Fier, ishte studente në vitin e tretë të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

Studentja u qëllua për vdekje dje rreth orës 15:20 në rrugën pranë spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, nga Aldison Belulaj 23 vjeç. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i riu e shtrirë përtokë vajzën dhe më pas e qëlloi me pistoletë. Armën e drejtoi edhe nga vetja, por ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë me një plumb në kokë./tvklan.al

3903174.jpg
ad min11:08 | 17/10/2017

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se shumë shpejt do të bëhen publike lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me trafikun e drogës. Ai i kërkoi Ramës arrestimin e koordinatorit socialist për bashkëqeverisjen.

Një ditë pasi italianët i vunë prangat Mioisi Habilajt, kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se shumë shpejt do bëhen publike faktet të lidhjes së kushëririt të Habilajt, ish-ministrit të Brendshëm me narkotrafikun.

 

“Ne e dimë se është çështje orësh apo ditësh, para se të bëhen publike, faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare për lidhjen e Saimir Tahirit dhe për përgjegjësinë e tij direkte për mbrotjen dhe promovimin e trafikut të drogës përmes bandës Habilaj. Ne e dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Edi Ramës”.

Sipas Bashës Rama e mbrojti dhe po e mbron Tahirin. Së fundmi e gradoi, siç u shpreh ai koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen, ndërkohë që koha është për arrestimin e tij.

“Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama ti vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara?

Natyrisht nuk pres përgjigje prej Edi Ramës.

Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin këto 4 vite edhe pse e ka ditur se, ai, është protektor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i trafikut të drogës, përmes bandës Habilaj dhe bandave të tjera të krimit të organizuar.

Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal i bandave, është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017-ës”.

Basha numëroi mbi 1 mijë e 400 denoncime në 4 vite lidhjet e Tahirit me narkotrafikun përmes bandës së Habilajve, mes të cilave dëshmia e Dritan Zaganit dhe përdorimi i audit të Tahirit AA 03 GB  nga kushërinjtë e tij dhe kryeministri ka heshtur po kaq herë. Sipas Bashës jemi para vendimeve të mëdha dhe ftoi shqiptarëve që nmes uljes së kokës, para krimit dhe keqqeverisjes dhe ngritjes kundër tyre të zgjedhin të dytën.

“Eshtë ora e vendimeve të mëdha”.

Por sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë.

Faktet janë publike, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët apo ditët në vijim”.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono