libri

vasil-ruci.jpg
ad min18:29 | 12/05/2019

Në Vlorë është prezantuar libri kushtuar sulmuesit të madh të Flamurtarit të viteve 80-të, Vasil Ruci. Në prezantim ishin kryebashkiaku Leli, presidenti i Federatës, Duka, dhe yjet vlonjatë të asaj epoke

 

Ishte një rast për të kujtuar dhe për t’u krenuar. Kjo me anë të një libri që bën fjalë për skuadrën e madhe shqiptare të futbollit të viteve 80-të, Flamurtarin, dhe sidomos për sulmuesin e saj kryesor, të mbiquajturin “kompetenti” Vasil Ruci.

Libri, me titullin “Vasil Ruci, numri 7” shkruar nga gazetari Ergys Alushi, u prezantua në prani të yjeve vlonjatë të asaj epoke, të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kryebashkiaku Leli, si i zoti i shtëpisë, natyrisht që e dha një vlerësim.

Ka mbushur jetën e të gjithë atyre që jetuan Flamurtarin e atyre viteve”, tha ai.

Duka, po ashtu, vlerësoi lart Vasil Rucin, dhe Flamurtarin e tij. Të pranishmit, padyshim, prisnin me më shumë interes fjalët e vetë personazhit kryesor.

Flamurtari i viteve 80-të pati kulmin e tij europian, me dy përballjet me Barcelonën në vitet 1986-1987, ku dy gola i shënoi Vasil Ruci, si dhe me eliminimin e Partizanit të Beogradit. Përveç, Rucit, skuadra e trajnerit Leonidha Çurri, pati edhe emra të tjerë të shquar si Çipi, Taho, Gjondeda, Iljadhi, Ferko, Zijai, Kushta apo Bubeqi./ABC News Albania 24/7

PROVOKACIJA-30-PRILL-MONOLOGU-AGRON-TUFA-PJESA-1.mpg_snapshot_06.52-1280x720.jpg
ent ela20:42 | 30/04/2019

“Mua më kanë shpallur me vdekje, gjyqi popullor është bërë mungon vetëm ekzekutimi. I doli tim biri një prind. Ka qenë një numër i gazetës “Dita” me uniformën fashiste time dhe i doli dikush djalit tim dhe i thoshte: E pe tët atë fashist”.

I ftuar në studion e Provokacijas në ABC News drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizimit Agron Tufa ka shpjeguar atë që fshihet pas debatit publik dhe sulmet e akuzat ndaj tij.

“A kërkohet respektimi i standardeve evropiane në çdo gjë që bëjmë do zbatojmë atë ligj. Është bërë propagandë shkatërrimtare lidhur me të drejtat që na jep ligji me Institutin e studimeve për Krimet e komunizmit. Thuhet dhe kjo është e gënjeshtërt, që Instituti e ka që nga 1945. Krimet e komunizmit quhet periudha nga 1944-1990, si dhe periudha para 28 nëntorit deri në themelimin e Partisë Komuniste. Ne jemi marrë 90% me krimet  e kominizmit gjatë diktaturës dhe kemi bërë studime për publikun në maksimum dhe nuk jemi përqëndruar në emra dhe 1% jemi marrë me luftën”.

Tufa sqaron se debati bëhet për 265 emrat e librit studimor të Çelo Hoxhës, për të cilin ai sulmohet për shkak se drejton Institutin.

“Kemi një libër 350 faqe, studimor dhe origjinal i Çelo Hoxhës. 265 emra na faturohen. Ne që i quajmë kriminelë, nuk është është kështu. Janë përgjegjës për krimet e kryera në Shqipëri e Kosovë.

Libri i Çelo Hoxhës dhe sulmohet Agron Tufa se ai është përgjegjës, se ai është drejtor dhe pjesa dërrmuese është që kanë qenë të pranishëm në skenën e krimit dhe partizanë të rangjeve të larta nuk e kanë denoncuar asnjëherë.

Psh kur dënohet Kadri Hazbiu dalin 30 dëshmitarë për krimet e luftës të Kadri Hazbiut, pra ata i dinin dhe i thanë 30 vite më pas dhe shumica dërmuese i kemi pajisur me dokument origjinal”.

Për Tufën të gjitha këto sulme në media dhe Parlament janë një abuzim dhe yshtje e një segmenti fanatik popullor.

“Agron Tufa i ka quajtur kriminelë-ky është abuzimi i parë se një libër shkencor mund të hidhet poshtë nga një studim tjetër shkencor, por ti nuk e hedh dot në opinion. Gjërat janë të qarta dhe mund të ketë interpretime. Vetëm një specialist mund ta hedhë librin poshtë, por gjyqe masive popullore.

Ti po ysht një popull ose një segment të fanatizmit popullor dhe pasojat a i merr parasysh se ti po gënjen mashtron, po shfaq një situatë që nuk ka lidhje. Unë mbaj përgjegjësi për çdo akt që bëj, por jo të shfaqësh atë që nuk është e vërtetë. 26 ditë pa ndërprerje gazeta hapej me sulm ndaj një personi”. /abcnews.al

 

DHIMITER-AGNAGNOSTI-LIBRI-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 24/04/2019

Mjeshtri i kinemasë dhe i fjalës Dhimitër Anagnosti ka prezantuar librin e tij të 4 me  tregime, skica dhe një novelë “Ulliri,pema e dhimbjes”.

Në një mjedis të ngrohtë mes miqve artistë mjeshtri i kinemasë dhe fjalës Dhimitër Anagnosti  prezantoi veprën e tij të 4 “Ulliri pema e dhembjes”.

Libri, zbulon dy jetët e Dhimitër Anagnostit, atë të shkrimtarit dhe kineastit. Edhe kësaj here ai shfaqet lakonik, por me nota pozitive për brezin e ri.

Ajo e cila është kujdesur për një prezantim sa me miqësor dhe artistik është bashkëshortja Roza Anagnosti.

Në këtë libër janë përmbledhur skica, tregime dhe një novelë. Poetizmi vjen i përzier me një tufë kujtimesh nga jeta e kineastit, të cilat marrin zë nga aktorë të njohur të skenës dhe ekranit  ndërthurur në breza.

Pasionin për shkrimin, Anagnosti e ka treguar herët. “Përrallë nga e kaluara” një prej filmave të njohur nën regjinë e tij, është shkruar nga vetë  ai në vitin 1987.

Në karrierën e tij si regjisor një pjesë e mirë e filmave të Anagnostit skenarin e e ka shkruar vetë. Anagnosti është një nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

/abcnews.al

LIBRI-ZEVENDESON-BILETEN-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
ent ela14:22 | 23/04/2019

Libri sot zëvendëson biletën e udhëtimit në linjat e transportit publik në Tiranë. Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e kryeqytetit, por qytetarët ishin të pa informuar rreth saj.

Morëm linjën Kinostudio –Kombinat.  Asnjë prej udhëtarëve nuk mban një libër. Ata shprehen të pa informuar për iniciativen e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës me rastin e ditës ndërkombëtare të librit.

“S’kam informacion, më vjen keq. Lexoj kur me jepet mundësia se jam e angazhuar me fëmijet e punët”.

“S’dija gjë, nuk kam lexuar as lajm asgjë”.

Informacioni i mungon dhe faturinos.  Ai na tregon se askush nuk e ka vënë në dijeni se sot një libër vlen sa një biletë.

“Normale që të gjithë paguajnë. Autobusi është për udhëtarët. S’kemi dijeni për këtë nismën e re”.

Qyetarët vlerësojnë nismën e ndërmarrë, ndonëse thonë se duhet të ishin gjetur dhe mënyrat për t’i vënë në dijeni rreth saj.

Gazetare e ABC News: Ajgena Korbi

/abcnews.al

SHKRIMTRJA-ITALIANE-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela17:59 | 18/04/2019

Shkrimtarja italiane bestseller, Simonetta Angello Hornby prezantoi romanin “Kafe e hidhur” në Tiranë.  Ky libër i cili flet shqip nga Adrian Beshaj pasqyron figurën e femrës italiane në shekullin e 20 përmes një historie dashurie. 

Prezantimi i romanit “Kafe e hidhur” në gjuhën shqipe  sjell në Tirane autoren italiane bestseller, Simonetta Angello Hornby. Në qendër të romanit është një histori dashurie mes një djali të pasur tridhjetë e sa vjeçar dhe të një vajze të re adoleshente, e cila vinte nga një familje e varfër socialiste, e cila do gjendet midis dy dashurive, atë të burrit dhe atë të “mikut” të saj.

Botuesja  Arlinda Dudaj thotë se ky është romani i parë në gjuhën shqipe i autores Simonetta Angello Hornby.

Ky libër na sjell një pazëll të gjerë të femrës së fillim shekullit të 20 ku Protagonistja Maria është e ndarë midis dy burrave, burrit të saj dhe pasionit e saj më të madh. Një histori e zjarrtë dashurie që përfshin mbi 20 vite takimesh sekretesh, ndarjesh, zhgënjimesh, që presin për një paqe të re.

Simonetta Angello Hornby, autorja e shumë bestseller, ka lindur në Palermo të Italisë dhe që nga 1972 jeton në Londër.

Autorja italiane vjen për herë të parë me një histori dashurie që shtrin kohëzgjatjen në 20 vite takime, ndarje, zhgenjime dhe serish bashkime.

Maria zbulon një kuptim më të gjerë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për të pëlqyer dhe për t’u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë.

Nepërmjet erosit, vjen për Marian njohja e vetës dhe dëshirave të saj, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenjë shumë personale të drejtësisë. /abcnews.al

KUJTIMET-E-KOLEC-TOPALLIT.mpg_snapshot_05.49-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 28/12/2018

Në fund të jetës gjuhëtari i njohur Kolec Topalli shkroi kujtimet e tij që tashmë janë përmbledhur në librin “Një jetë me brenga”. Kjo vepër pasqyron jetën e gjuhëtarit të njohur që në fëmijëri plot vuajtje në kampe të përqendrimit duke e përvijuar deri në arritjet më të mëdha që ai pati në shkencën e gjuhësisë.

Insituti i krimeve të komunizmit botoi kujtimet gjuhëtarit të njohur Kolec Topalli, disa muaj pas ndarjes së tij nga jeta dhe në 80 vjetorin e tij të lindjes. Drejtori i këtij institucioni Agron Tufa, ka qenë një prej nxitësve që Topalli të hidhte në letër kujtimet.

“Profesor Koleci e kishte pak me ngurim shkrimin e kujtimeve të jetës së tij, por duke pas një njohje të trajektores së jetës së tij personale unë gjithmonë jam përpjekur që ti ngjall interesim të përshkrimit të memuareve. Për memuaret çdokush nguron, se u duket sikur me to çdo gjë është vulos psikologjikisht. Pas promovimit të fjalorit etimiologjik të shqipes kemi bërë bisedën e fundit dhe tha tani po dhe arriti. Një kuriozitet që më ka thënë ishte: fill pas mbarimit të rreshtit të fundit, të nesërmen më kishin ngrirë duart dhe nuk mund të shkruaja”.

Në këtë vepër pasqyrohet jeta e tij që në  fëmijëri, ku  familja e tij internohet në kampe të ndryshme të përqëndrimit nga regjimi komunist.

“Kaloi në kampet e njohura me tela me gjemba, Tepelenë, Porto Palermo dhe të tjera. Ka një moment kritik kur janë në Porto Palermo dhe asokohe 9 vjeç duke u endur mes jetës se vdekjes në spitalet e Himarës dhe kur kthehet nga spitali i dalin përpara Bardha Gjokmarkaj dhe vajza të tjera që e marrin në krahë. E bija Xhoana Topalli ka fotografuar në tarracën e kalasë emrat, të gdhendura me gozhdë dhe aty është emri i vëllait të profesorit Ferdinand Topallit”.

Ashtu siç ishte në jetë i buzëqeshur dhe me nota optimizmi edhe në kohë të vështira, këto nota lexohen edhe në faqet e këtij libri edhe pse persekutimi ndaj kësaj familjeje është ç’njerëzor.

“Thelbi i individualitetit të tij ka qenë gjithmonë optimist, ai me përvojën jetësore të hidhur u rrit me vështirësi dhe gjithmonë i ka tejkaluar në moshë të vogël”.

Megjithëse nuk ka mbajtur kurrë ditar libri vjen i shkruar në formë kronologjike.

“Renditje kronologjike e kujtimeve nga fëmijëria  e hidhur deri tek triumfi i ngadaltë, deri te ajo aureolë e ndrithsme që e shoqëron në fushën e gjuhësisë”.

Këto kujtime në pikëpamjen e parë janë një dëshmi për brezat  e rinj për të njohur më shumë nga e kaluara e hidhur komuniste rreth persekutimit të intelektualëve thekson Tufa.

“Është një libër edukativ duke patur parasysh edhe karakterin e dëshmuesit. Është rasti më fatlum se për vetë natyrën e atyre ata janë alergjikë ndaj ekzagjerimit dhe trillimit. Kemi mbi 100 faqe memuaristikë që i provon faktet, i krahason dhe dëshmon atë që është e palëkundshme. Përcjell një të vërtetë të paekzagjeruar te brezat”.

Libri pasqyron punën e një njeriu që punoi në heshtje dhe që arriti ta ndërtojë vetë fatin e tij, ku në fund të jetës arriti të përmblidhte përmes fjalorit etimiologjik punën e tij kërkimore mbi 40 vjeçare. /abcnews.al

NDRICIMI-KULLA-1280x720.jpg
ent ela13:49 | 23/12/2018

Studiuesi Ndriçim Kulla ka folur në studon e ABC News për libri e tij më të fundit “Kush jemi ne shqiptarët”. Në këtë libër, që është interesant dhe me vlerë, studiuesi dhe shkrimtari,ka përmbledhur tiparet e shqiptarëve. Sipas tij ne jemi një popull i kontrasteve.

“Kontrastet ekzistojnë dhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar, por individualistë, bujarë, por vuajmë nga kotësia, mikpritës, por edhe hakmarrës, e mbajmë fjalën, por jemi edhe dyshues, mund të shkojmë deri në fund të botës, por nuk duam t’ia dimë çfarë bëhet pas gardhit të shtëpisë sonë, jemi trima, por në betejat që i zgjedh vetë secili nga ne”.

Studiuesi ka hedhur dritë mbi cilësitë e shqiptarëve të para nga këndvështrimi i shkrimtarëve të huaj si Bajroni, apo Edith Durhami.

Bazuar në ta, Kulla vëren aftësinë e shqiptarëve për të pranuar mentalitetin evropian, përveç mikpritjes, çlirtërsisë. Një tjetër vlerë e shqiptarëve është dhe toleranca fetare.

Por nga ana tjetër ai ka folur edhe për dobësitë e shqiptarëve si individualizmi, që e bën atë destruktiv dhe nuk i shërben shoqërisë, në ndryshim nga evropianët. /abcnews.al

MAQEDONI-LIBRI-ABCM5T2.mpg_snapshot_02.14-1280x720.jpg
ad min21:18 | 06/12/2018

“Të Jesh Shqiptar” është libri i shtatë i autores nga Tropoja Fatjona Geci, që pas kryerjes së studimeve ka vijuar të jetojë në Tetovë të Maqedonisë. Libri paraqet një risi në metodologjinë e hulumtimit, si dhe në strukturën e qasjes së një problemi sa shoqëror, aq edhe politik e gjeo-strategjik.

Kur autorja ngarkohet me një barë të rëndë, për të sqaruar ç’ka është çështja shqiptare në përgjithësi dhe si ajo përcaktohet në Maqedoni, rreziqet janë të mëdha që interpretimi i fakteve mund të lexohet si nacionalizëm, shovinizëm dhe mega ide. Kësaj autorja me mjeshtri i largohet duke përdorur interpretimin e drejtë të historisë, fakteve shoqërore si dhe metodologjinë krahasuese të shteteve tjera – do të shprehen recenzentët e librit

Shqiptarët edhe pse nuk kanë qenë shumicë në Maqedoni, këtë nuk e kanë përjetuar si dramë dhe besimi në identitet i ka bërë ta përjetojnë sigurinë në vete dhe falë sigurisë së tillë kanë arritur objektivat – do të shprehet ish-diplomati nga Shqipëria Besnik Mustafaj

Në librin “Të jesh shqiptar” autorja Jona Geci ka intervistuar 20 personalitete për të marrë përgjigje në shumë çështje rreth zhvillimeve socio-politike siç janë: integrimet euroatlantike, si është pozicionuar faktori shqiptar në këto procese, rrugëtimi historik i elementit shqiptar në Maqedoni e të ngjashme.

Fatjona Geci është autore e disa vëllimeve politike, por ky është libri i saj i parë me karakter socio-politik. Mes emocioneve dhe ndjenjave të pashuara ajo në këtë promovim, duket se nuk do të ngurrojë ta pranojë se sa i mungon e ëma e saj tashmë e ndjerë, për të cilën thotë se ky libër është një dedikim për të, për frymëzimin e dhënë e që vazhdon ta jep./abcnews.al

KULTURE-MAQEDONI-LIBRI-1280x720.jpg
ent ela22:46 | 01/12/2018

Autori nga Tetova Bardhyl Zaimi ka sjellë së fundmi librin studimor “Paradigma e kritikës së Kutelit”, në të cilin analizon gjerësisht kritikën letrare të këtij autori të njohur.

“Paradigma e kritikës së Kutelit”, me autor Bardhyl Zaimin është libri më i fundit i këtij autori që sapo ka dalë në shtypi. Ky libër studimi, sipas Zaimit, analizon gjerësisht kritikën letrare të Mitrush Kutelit, autorit të librit të parë kritik në historinë e kritikës shqiptare.

Bardhyl Zaimi: “Me krijimtarinë letrare të Kutelit jamë njohur shmë herët, ndërkohë që kisha lexuar edhe për kritikën e tij, sidomos librin “Shënime Letrare”, që është libri i parë kritik në historinë e letrave shqipe. Ky libër më nxiti ta marr në shqyrtim kritikën e Kutelit”.

Autori deklaron se kritika e Kutelit është në funksion të produksionit letrar dhe kulturor të viteve ‘30, periudhë e cila konsiderohet si “koha e artë e letrave shqipe”.

Bardhyl Zaimi: “Është një kritikë e gjerë, e thellë dhe profili kritik i Kutelit është i pashmangshëm nga dimensioni i shkrimtarit që ai ka brenda vetes. Sigurisht edhe kritika e tij është në funksion të produksionit letrar të viteve ‘30, që konsiderohet si epoka e artë e letrave shqipe”.

“Shënime Letrare” e Mitrush Kutelit është botuar në vitin 1944 dhe konsiderohet si libri i parë kritik në mendimin shqiptar. Kuteli mbetet një ndër figurat shumëdimensionale të letërsisë dhe mendimit kritik. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono