libri

libri.jpg
G. P.10:10 | 10/10/2018

Librat ndikojnё fuqishёm nё formimin e opinionit publik – pavarёsisht tё gjitha medieve digjitale. Panairi i Librit nё Frankfurt pёr kёtё arsye sivjet ka vendosur nё fokus tё drejtat e njeriut.

Viti 2018 ёshtё njё vit i rёndёsishёm pёr degёn gjermane tё librit, tha Heinrich Riethmüller, kryetar i Shoqatёs sё Bursёs tё Tregtimit tё Librit nё Gjermani. Sipas tij aktualisht mbizotёron atmosferё inkurajuese. Ndonёse libraritё tradicionale kanё mё pak klientё, njё studim i detajuar i fundit tregon, se vazhdon tё jetё e pashuar dёshira pёr librin.

Nё kёrkim tё lexuesve

Dega e librit nё tё gjitha fushat punon, qё “libri sёrish t’u sillet nё dorё lexueseve dhe lexuesve, tё ofrohen mё shumё pika kontakti dhe orientimi”. Evente dhe aksese tё reja: punohet nё tё gjithё degёn e librit intensivisht pёr tё gjetur rrugё tё reja nё mёnyrё qё lexuesit e larguar tё rikthehen tek libri dhe tё mbahen lexuesit besnikё.

Librat ende vazhdojnё tё jenё njё media qendrore pёr formimin e opinionit, tha  Riethmüller. Dega e librit ёshtё dega mё e sipkatur dhe mё e madhe e kreativitetit – pёrsa i pёrket xhiros sё tё ardhurave madje ёshtё mё e madhe se filmi, muzika dhe dega e lojёrave tё marra sё bashku.

Tё drejtat e njeriut dhe liria e mendimit janё temat qendrore tё panairit sivjet. “Panairi i Librit ёshtё vendi i lirisё, ku bashkohen njerёzit nga e gjithё bota, pёr tё ngritur zёrin e tyre: njё vend i respektit reciprok”, tha shefi i panairit Juergen Boos.

70 vjetori i Kartёs sё  OKB-sё pёr tё Drejtat e Njeriut dhe Panairi i Librit nё Frankfurt, qё po ashtu ka sivjet jubileun e 70 vjetorit do ta vlerёsojё me njё fushatё enkas kёtё temё. Panari hap siparin tё mёrkurёn për vizitorët (10.10) dhe do tё vazhdojё deri tё dielёn (14.10). Vendi partner sivjet ёshtё Gjeorgjia, e cila bёn reklamё nё panair me shtёpitё botuese, autorёt dhe me lexime nё panair. 7500 ekspozues nga 110 vende tё botёs janё tё pranishёm nё panair, deklaroi drejtori i panairit Juergen Boos./DW

PROVOKACIJA-MONOLOGU-DHE-DHURATA-SHEHRI-PJ-1.mpg_snapshot_27.11-1280x720.jpg
G. P.20:46 | 09/10/2018

E ftuara e parë e kësaj puntate të emisionit “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nano ishte pedagogia Dhurata Shehri. Një diskutim mbi librin e Hitlerit “Mein Kampf”, i cili është përkthyer në gjuhë të ndryshme duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Shehri shprehu në fillim të bisedës habinë e saj në lidhje me botimin e dy versioneve shqip të këtij libri të dy shtëpive të ndryshme botuese, por brenda te njëjtit vit.

“Në lidhje me botimin e këtij librit kam parë dhe një version italian dhe një tjetër francez. Më ka bërë çudi shumë versioni italian sepse ishte botuar nga një shtëpi botuese e quajtur “Shoqata e Çifutëve të Lirë” e shpërndarë bashkë me një gazetë të ekstremit të majtë.”

Shehri tregoi se dhe në zanafillën e botimit në vitin 2012, shoqëria shqiptare nuk ishte gati që ta lexonte sepse e mendonte si një kohë të humbur, por pas leximit të tij, ajo tha se prej këtij libri mund të mësosh se çfarë s’duhet bërë.

“Mosvëmendia e një shoqërie nga dukuria e “Hitlerit” më ka bërë shumë përshtypje. Ky libër ishte një mënyrë shumë e mirë për të kuptuar se si mund të funksionojë një nga elementet më të rëndësishëm të propagandës së shekullit të XX, propaganda hitleriane. Një nga elementet e kësaj retorike që përdoret dhe sot është “reduktimi dhe përsëritja”. Tek ky libër vë re se thuhen pak a shumë të njëjtat gjëra dhe “përsërit dhe redukto” është një nga elementët mbushamendës më të mëdhenj, në të cilët ka rënë pre edhe kombi gjerman.”

Pedagogia shprehet se ky nuk është një libër që është lexuar shumë pasi edhe turma gjermane që u “magjeps” nga Hitleri nuk ishte për shkak të këtij libri, por ai kishte kuptuar mekanizmin e propagandës shoqëruar me mekanizmin e dhunës që u bënë mekanizmi vrastar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shehri sugjeroi se ky libër duhet botuar në shqip, por jo në këtë mënyrë siç është botuar dhe se duhet bazuar në një version më shënime kritike./abcnews.al

LIBRI-PER-MIRASH-IVANAJ-1280x720.jpg
ent ela13:08 | 26/09/2018

Kujtohet ish-ministri i qeverisë së Zogut, Mirash Ivanaj në kuadër  të 65 vjetorit të vdekjes së tij.  Instituti Ivanaj prezantoi librin “Ministri i   hekurt  Mirash Ivanaj”, shkruar nga Lazer Radi, i cili ka ndarë qelinë e burgut me ministrin Ivanaj. Të afërmit kërkojnë që emra të tillë duhet të jenë të pranishëm në tekstet shkollore. /abcnews.al

 

PROVOKACIJA-QËNDRESA-HALILI-PJ-3.mpg_snapshot_16.19-1280x720.jpg
ent ela22:15 | 21/09/2018

Në pjesën e tretë të emisionit “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nanon u realizua një lidhje me skype me shkrimtaren e re nga Kosova, Qëndresa Halili, e cila jeton në SHBA. Në këtë intervistë Halili foli për librin e saj në anglisht “War Diary” dhe kujtimet e saj nga lufta në Kosovë.

Ky libër është i shkruar sot, por më logjikë fëmije të ndodhur me rrethana lufte, atë të Kosovës. Ajo tha se arsyeja që ka vendosur ta shkruajë këtë libër në anglisht është sepse kishte dëshirë që tematikën e tij ta bëntë të ditur në të gjithë botën.

“Kam dashur ta tregoj historinë tonë, nga ana ime si fëmijë, me të gjithë traumat dhe frikën e saj. Fillimisht e shkruajta në shqip dhe e publikova në Ferizaj në vitin 2009 dhe vitin e kaluar e botova edhe në gjuhën angleze.”

Për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara ajo tregoi se tokën amerikane e konsideron si atdhe të dytë sepse ishte si fole për të. Ajo tregoi se nuk duhet të ketë diferenca ndërmjet shqiptarëve të kosovës dhe Shqipërisë sepse, sipas saj, të gjithë “jemi një”.

E pyetur për mendimin për serbët ajo tha:
“Gjithmonë nëna më ka treguar se lufta është e keqe, kështu më ka edukuar, mirëpo asnjëherë nuk e kam dëgjuar të më thotë se duhet të urrejmë serbët. Nuk i urrej serbet, por nuk kam as dashuri për ta absolutisht jo. Por mbetet mllefi dhe trishtimi se edhe tani, kudo që shoh serbë, e kam ndjenjën që kthehem prap mbrapa në memorie dhe kujtime.”

E pyetur nëse do të krijonte një marrëdhënie me një djalë serb, ajo shprehet se diçka e tillë absolutisht nuk do të ndodhte.
Halili tregoi dhe për lidhjen e ngushtë me figurën e Nënë Terezës dhe se do ta mbronte punën se saj kudo. Ajo tregoi se dramat gjatë jetës i bëjnë ata më të fortë më vonë sepse edhe pse negative ato na bëjnë që të krijojmë një personalitet më të fortë.

“Libri që kam shkruar i përket fëmijëve të Kosovës dhë fëmijëve të botës, që në një mënyrë apo në tjetrën e kanë përjetuar luftën.”/abcnews.al

nancy-crampton-brophy.jpg
G. P.11:48 | 13/09/2018

Disa vite më parë shkruajti një libër “Si të vrasësh bashkëshortin tënd” ndërsa tani është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshortin e saj. Protagonistja e ngjarjes së pazakontë është shkrimtarja amerikane Nensi Brofi.

Nensi Brofi 68 vjeç, autore e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, është akuzuar nga policia e Oregon se ka vrarë bashkëshortin e saj. Daniel Brofi, një kuzhinier 63 vjeçar, ndërroi jetë tre muaj më parë dhe ishte bashkëshortja e tij që dha lajmin me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook. “Për miqtë dhe të afërmit e mi kam lajme të këqija. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë u vra mëngjesin e sotëm”, shkruante ajo tre muaj më parë. Në librin e publikuar në vitin 2011 listoheshin një seri arsyesh që mund të justifikonin me pak ironi, vrasjen e bashkëshortit

Viktima u qëllua me dy plumba teksa ndodhej në institutin e Kulinarisë në Oregon në 2 qershor të këtij viti. Tre muaj më vonë hetimet rezultuan me arrestimin e bashkëshortes së tij, e cila kishte shkruar ndërkohë dhe dy libra të tjerë: Bashkëshorti i gabuar dhe i dashuri i gabuar. Gruaja ishte shprehur se shpesh kishte menduar dhe vetëvrasjen, por nuk kishte pasur guximin për ta bërë. Ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor./abcnews.al

woodward.png
G. P.13:18 | 05/09/2018

Uashington Post promovon librin e gazetarit të njohur Bob Uoduard, fitues i dy çmimeve Pulitzer, i cili e përshkruan presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, si një idiot dhe të ç’ekuilibruar.

Një idiot dhe një i ç’ekuilibruar, një gënjeshtar profesionist dhe një president që ka botëkuptimin e një nxënësi të klasës së pestë fillore. Epitete të ashpra këto që janë shqiptuar nga bashkëpunëtorë të ngushtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp, pikërisht për presidentin amerikan. Dëshmi që janë mbledhur në një libër bombë që pritet të dalë së shpejti në libraritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me titullin “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”.

Një libër që ka si autor gazetarin e njohur Bob Uoduard, reporterit legjendar që ka fituar dy herë çmimin Pulitzer, i cili bashkë me Karl Bernstein zbuloi prapaskenat e skandalit Uotergejt. Uoduard për të shkruar këtë libër ka mbledhur me qindra orë intervista me dëshmitarë të rëndësishëm, ka lexuar ditarë personalë dhe ka analizuar dokumente qeveritare. Libri prej 448 faqesh, do të dalë në shitje në 11 shtator por disa paragrafe të tij janë publikuar nga Uashington Post, ku Uoduard shkruan shpesh editoriale. Paragrafet tregojnë se si bashkëpunëtorët e ngushtë të Tramp kontrollojnë dhe lëvizjet më të vogla të tij për të shmangur skandale duke i marrë dhe dokumente zyrtare nga tryeza në mënyrë që ai të mos i shohë dhe më pas ti firmosë.

Një episode tregon se si ish-këshilltari ekonomik Xheri Kohn, i ka hequr nga tryeza letrat që vulosnin largimin nga Nafta dhe nga marrëveshja tregatre me Korenë e Jugut për të mbrojtur sigurinë kombëtare, dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka kuptuar asgjë. Kreu i stafit Xhon Keli i ka rrëfyer kolegëve të tij se mendonte që presidenti ishte një i ç’ekuilibruar dhe një idiot të cilin është e kotë të përpiqesh që ti mbushësh mendjen për diçka. Sipas tij, çdo gjë është jashtë kontrolit dhe Shtëpia e Bardhë është kthyer në një qytet të çmendur. Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas këtyre publikimeve duke thënë se ky libër përmban vetëm histori të sajuara nga ish-nënpunës të pakënaqur, vetëm për të krijuar një figurë negative për presidentin./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-22-16h06m17s466-1280x769.png
G. P.16:09 | 22/08/2018

Interesi për librin kryesisht tek të rinjtë ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, kjo dëshmohet edhe në statistika të ndryshme. ABC News pyeti qytetarë të ndryshëm, te rinjtë pa drojë deklarojne se nuk lexojnë, ndërsa shtresa e mesme vazhdon të mbetet besnik i librit. Ndërkohë qe, studiuesi Behar Gjoka rënien e leximit e lidh me faktorë socialë dhe ekonomikë./abcnews.al

PANAIRI-I-LIBRIT-ULQIN.mpg_snapshot_01.32-1280x720.jpg
G. P.15:20 | 04/08/2018

Për 18 vite me rradhë në Ulqin po organizohet Panairi i Librit. 45 botues do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të panairit të cilët do të prezantojnë botimet e reja. Aktiviteti ka ngjallur interesin e qytetarëve të Ulqinit dhe pushuesve.

Konsiderohet aktiviteti më i rëndësishëm kulturor gjatë verës në Ulqin.
Për të 18-in vit me rradhë në këtë qytet bregdetar është organizuar Panairi i Librit.
Pjesëmarrës janë botues nga Tirana, Shkodra, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tetova dhe Gostivari.
Në hapjen solemne mori pjesë Ministri i Kulturës i Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq, si dhe Zëvendës Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Hajrullah Çeku.
Një nga organizatorët e këtij panairi që në fillimet e tij është Irena Toçi, Drejtuese e Institutit të Librit dhe Promocionit.

Irena Toçi: “Është një event që i ka dhënë këtij qyteti një dritë tjetër, që i ka dhënë këtij qyteti një rëndësi tjetër këtë muaj të turizmit dhe mikpritjes të qindra e qindra shqiptarëve, jo vetëm të ulqinakëve të larguar prej vitesh, por edhe të qytetarëve të Prishtinës e Kosovës apo të Shqipërisë dhe vendeve të tjera”.

Nëpërmjet kulturës mund të promovohemi më mirë si popuj, tha zv ministri i Turizmit Hajrullah Çeku.

Hajrullah Çeku: “Besojmë se kultura është pasaporta më e mirë e popujve tanë dhe është mundësia jonë e artë që të prezantohemi sa më mirë para botës dhe në të njëjtën kohë për nevojat tona të zhvillimit turistik përmes produkteve të përbashkëta rajonale, siç është rasti dhe me organizimin e panairit”.

Në këtë panair do të prezantohen botime të reja të autorëve të ndryshem ku interesi i pushuesve dhe qytetareve te Ulqinit është mjaft i madh.
Aktiviteti i librit erdhi nën kujdesin e Qendrës Kulturore të Ulqinit, Instituti i Librit dhe Promocionit në Tiranë, Organizata Turistike e Ulqinit dhe Komunës Ulqin./abcnews.al

CLINTON-LIBRI-1280x720.jpg
ent ela19:17 | 02/05/2018

Presidenti amerikan është zhdukur dhe Shtetet e Bashkuara ndodhen nën një rrezik të paprecedent! Është ky skenari i një romani thriller që mban firmën e ish-presidentit Bill Clinton e që pritet të dalë në treg në qershor.

Bill Clinton i ka hyrë një rruge të re, asaj të shkrimtarisë. “Zhdukja e Presidentit”, që pritet të paraqesë një copëz të asaj që ndodh brenda Shtëpisë së Bardhë, është titulli i librit të parë të ish-kreut amerikan të shtetit. Në bëmën e tij letrare, Clinton ka bashkuar forcat me mjeshtrin e thrillerit amerikan, James Patterson, i njohur për krijimin e detektivit Alex Cross, i përshtatur disa herë edhe për ekranin e madh. Mbi skenarin e librit, që do të dalë në treg më 4 qershor, për momentin nuk janë publikuar shumë detaje. Por, sikurse e paralajmëron dhe titulli, ai do të tregojë historinë e një presidenti që zhduket papritur dhe Amerika gjendet nën një kërcënim të paprecedent. Shtëpia botuese “Little Broën and Company”, që ka të drejtën ekskluzive të romanit, pret që ai të kthehet shumë shpejt në një bestseller dhe në librin e preferuar të sezonit veror. Por gjërat nuk do të mbarojnë me kaq. Gjigandi amerikan Shoëtime, i njohur për serialin “Homeland”, ka blerë të drejtat për një përshtatje televizive në vitin 2019. Ndërkohë, aktorit Dennis Quaid, që ka interpretuar Clinton në filmin e vitit 2010 “Një marrëdhënie e veçantë”, do t’i besohet rrëfimi audio i librit, të cilin shumë lexues po e presin me padurim. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono