Librazhd

e-moshuara-1280x720.jpg
ger ta19:46 | 13/11/2019

Salushe Seferi nga Librazhdi kërkon që vajza e saj Ruzhdie Balliu, e cila ndodhet në Siri të rikthehet në shtëpi.

Ajo ndodhet në Siri që prej vitit 2014 sëbashku me bashkëshortin e saj Ali Balliu, ku shkuan për t’iu bashkuar luftës së Shtetit Islamik.

Salushe tregon për abcnews.al se si iku e bija në vendin e luftës. E moshuara thotë se ishte djali i Ruzhdijes, Idajeti ai që kishte shkuar më parë në Siri. Idajeti, kishte mbaruar studimet për inxhineri elektronike, por vendosi të linte gjithçka këtu për t’ju bashkuar ISIS.

Ruzhdija e nisi udhëtimin nga Turqia për t’ju bashkuar të birit. Por pa arritur prindërit në Siri, djali i saj Idajeti, i cili njihej si krahu i djathtë i Lavdërim Muhaxherit u vra gjatë luftimeve. Idajet Balliu u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo të Sirisë gjatë betejës më të ashpër të Aleppos.  Ai luftonte në radhët e Shtetit Islamik dhe njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.

Teksa kanë kaluar 5 vite, e ëma e Ruzhdijes,  82-vjeçare kërkon që t’i rikthehet vajza, ku sipas saj për të shkuar në Siri e ka gënjyer burri i saj, Aliu.

“Dua të më kthehet, nuk dua gjë tjetër, i iku çuni para. E pyesja ku e ke, më thoshte në shkollë. Ai ishte në luftë”, thotë ajo.

Po kështu edhe i vëllai i Ruzhdijes, Shefqeti kërkon që të kthehet motra, teksa u kërkon strukturave shtetërore të ndihmojnë në kthimin e  saj.

Ruzhdije Balliu ndodhet në kampin Al Hol, aty ku qendojnë të burgosur edhe mijëra të tjerë, pasi ISIS humbi terriroret./abcnews.al

 

WhatsApp-Image-2019-11-06-at-08.09.59-1280x720.jpeg
ger ta08:16 | 06/11/2019

SHÇBA ka nisur hetimet për kryekomisar Bedri Hasaj dhe shefit e krimeve Armand Koni dhe disa punonjsëve të tjere të policisë pasi ne shtator në Librazhd u asgjesuan 2836 rrenjë bimesh narkotike kryesisht në Njesinë Administrative Orenjë.

Ndërkohë, në Ballgjin 720 rrenjë kanabis ku u arrestua kryetari fshatit Rakip Cani për mos kallzim të lëndëve narkotike, në malin Meçitit 2000 rrënjë dhe Shtog 116 rrenje, si dhe në disa zona te tjera Sopotit ku u shoqëruan dy persona.

Sakaq, policia e Librazhdit është në kërkim dhe monitorim te bimëve narkotike. Kontrollet po kryhen në, Malësia e Çermenikës Kostenjë-Prevallë-Stëblevë./abcnews.al

ok-termeti-kuc-e-diele-2-1280x715.jpg
Autor E09:00 | 21/10/2019

Një tërmet tronditi mbrëmjen e djeshme zonën në afërsi të Librazhdit duke u ndjerë edhe në Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë si edhe në Maqedoni.

Lëkundjet u shënuan në orën 21:15 të mbrëmjes së djeshme.

Instituti i Sizmiologjisë konfirmon se tërmeti ishte i shkallës 3.1 richter dhe duke mos shkaktuar dëme materiale.

Që prej tërmetit të 25 shtatorit, vendi ka ndjerë një numër të madh lëkundjesh gjatë ditëve të mëvonshme, ku më aktive ka qënë zona detare përballë Durrësit.

AKSIDENT-NE-LIBRAZHD-MBULIM.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela09:16 | 03/10/2019

Një e moshuar Resmie Hyska 82 vjeçe që po udhëtonte me autobus ka mbetur e vdekur në një aksident në rrugën Librazhd Qafë Thanë. Të plagosur kanë mbetur dhe dy pasagjerët Donika Miftari 63 vjeԷe dhe Albana Goskova 44 vjeçe, që ndodheshin në autobus. Sipas informacionit paraprak autobusi është përplasur me një trajler në kthesën e Murrashit  në zonën e Librazhdit. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kthesa ku ndodhi aksidenti është një vend i rreziksheëm dhe aty kanë ndodhur shumë herë aksidente.

/abcnews.al

aksidentet-ne-elbasan.jpg
ad min15:19 | 27/09/2019

Në Qarkun e Elbasanit ka disa segmente rrugore dhe kthesa që cilësohen si pikat e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore. Gazetari i ABC News Fatos Salliu na sjell një përshkrim më të plotë.

Këto janë pamjet e aksidentit më të fundit në rrugën Elbasan- Peqin. Katër gra humbën jetën në përplasjen e tre makinave dhe drejtuesit e tyre u plagosën. U arrestua njeri nga shoferët që besohet se bëri parakalim të gabuar me pasoja tragjike.

Por cilat janë pikat me fatkeqe ose të njohura ndryshe pikat e vdekjes në Qarkun e Elbasan. Nw rrogozhinë-Peqin, vendi ku kanë ndodhur më shumë aksidente është “Kthesa e Gjoccajve”. Një kryqëzim ku drejtuesit dalin menjëherë në rrugë dhe përplasen me njëri-tjetrin. Së fundmi u vendos sinjalistika paralajmëruese.

Peqin-Elbasan. Pikat më problematike janë “Kryqëzimi i Cërrikut” tek Ura e Zezë mbi Shkumbin në fshatin Papër, segmenti Papër-Vidhas, Elbasan-Metalurgji dhe Unaza Jugore e Elbasanit, Elbasan-Librazhd, Labinot Fusha, Ura e Trenit në Xibrakë, kthesa e Murrashit.

Në aksin Librazhd-Qafë Thanë numërohen disa kthesa ato afër Pishkashit, ngjitja për në Qafë Thanë. Nga ekspertizat e deritanishme të ngjarjeve të rënda, ka rezultuar se shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia dhe abuzimi me alkoolin, por edhe mungesa e sinjalistikës./ABC News Albania 24/7

LIBRAZHDI-GURET-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela16:20 | 24/09/2019

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të gurëve në zonën e Librazhdit dhe të Prrenjasit. Situata më e rëndë ka qenë në kthesën e Murrashit aty ku ky fenomen ndodh sa herë ka shi e furtunë. Për këtë shkak pati bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor. Por punonjësit e ARRSH dolën herët në terren dhe mundësuan lëvizjen e mjeteve në të dy anët e rrugës. Rënie të gurëve ka patur dhe në Hotolisht, Qukës, Pishkash dhe Qafë Thanë. Për fat nuk ka patur dëmtime në njerëz, por anë të rrugës kryesisht në Librazhd- Murrash duhen rrjeta mbrojtëse. /ABC News Albania 24/7

lumi-shkumbin-trupi-i-pajete.jpg
ad min11:21 | 14/09/2019

Trupi i pajetë i një personi është konstatuar nga kalimtarët e rastit në lumin Shkumbin. Viktima është nxjerrë nga uji paraditen e sotme.

Bëhet fjalë për të moshuarin Shaqir Façe, i cili mendohet të jetë banor i qytetit të Librazhdit.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet. Paraprakisht dyshohet se i moshuari është mbytur në Lumin Shkumbin./ABC News Albania 24/7

diga-e-rrapunit.jpg
ad min12:31 | 09/09/2019

 

Një person është mbytur në rrethana ende të paqarta në digën e HEC-it të Rrapunit në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur që mbrëmë, por trupi i pajetë është konstatuar ditën e sotme.

Me hapjen e portave të digës është arritur të nxirret trupi i cili do t’i nënshtrohet procedurave mjeko-ligjore. Mësohet se viktima është Besim Karaj. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen./ABC News Albania 24/7

LIBRAZHD-VRAJSA-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela10:35 | 07/09/2019

Krimi brenda familjes në Librazhd mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 53 vjeçari pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten u hodh nga pallati. Skena makabre është parë nga i biri i cili njoftoi edhe ambulancën.

Konflikti mes çiftit Gjokola në Librazhd dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të 53 vjeçarit Daut Gjokola që masakroi gruan me thikë një natë më parë dhe më pas u hodh nga pallati duke gjetur edhe vdekjen.

Viktimat janë prindër të dy fëmijëve dhe në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm djali i tyre. Mësohet se pikërisht i biri ka njoftuar i pari ambulancën.

Ai ndodhej poshtë pallatit në lagjen Shkumbin kur ka parë të atin që hidhej nga kati i 5-të, pasi kishte goditur me thikë të shoqen Lule Gjokola, 49 vjeçe.

Ajo mbeti e plagosur rëndë, por ndërroi jetë sapo mbërriti në spitalin e Librazhdit pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Viktimat kishin në pronësi disa biznese. Ngjarja po hetohet nga Krimet e Rënda.

/ABC News Albania 24/7

 

LIBRAZHD-VRAJSA-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela09:00 | 07/09/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Librazhdit. Një burrë ka masakruar bashkëshorten me thikë duke e plagosur rëndë. Gruaja mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital pak momente më vonë.

Autori i ngjarjes, Daut Gjokola 50 vjeç, mësohet se pas sulmit me thikë ndaj bashkëshortes, është hedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte, duke gjetur vdekjen në vend. Pamjet që po shihni në ekran tregojnë edhe trupin e viktimës, i cili në kushte të rënda psikologjike, menjëherë pasi qëlloi bashkëshorten, u vetëvra. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia pasi ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, po kryen veprimet e tjera hetimore. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono