librat

LUGINA-E-PRESHEVES-LIBRAT.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela13:46 | 05/09/2019

Fëmijët shqiptarë në Luginën e Preshevës janë të detyruar të mësojnë në kushte gati primitive pasi nuk kanë tekste shkolore. Librat që mungojnë janë abetarja, historia dhe gjeografia.

Zilja e shkollës bie gjithmonë edhe në Luginën e Preshevës, por nxënësit dallojnë pasi prej dekadash ende mësojnë pa libra. Shpresën e kanë se së shpejti do ta zgjidh Beogradi me mbështetjen e Shqipërisë. Nxënësit në këtë zonë ende mësojnë në mënyrë mjaft primitive.

Ragmi Mustafa është kryetar i Këshillit Kombëtar shqiptar, insituecion që merret më kulturë, edukim dhe kujdes për shqiptarët. Ka vizituar shkollat pë të parë se si do të jetë ky vit.

Nxënësit ne Luginën e Preshevës kanë vuajtur prej vitesh edhe për një abetare. Në shkollat e mesme dijen e sjellin mësimdhënësit. Por, mësuesit thonë se ia kanë dalë.

Mustafa thotë se ka paraqitur një listë me librat që duhen. Pas luftërave fëmijët këtu kanë mbetur të shkëputur. Pjesë problematike janë lëndët identitare, historia, gjeografia dhe njësi të tjera.

Fëmijëve shqiptarë u janë premtuar librat e reja. Për shumë gjenerata librat kanë qenë konflikt politik. Shumë prej tyre për herë të parë do të mësojnë shkronjat e shtypura në letër. /ABC News Albania 24/7

 

TREGTARET-E-LIBRAVE-NE-TROTUARE.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela17:10 | 19/04/2019

Në Tiranë librat mund të blihen jo vetëm në libraritë klasike. Në rrugë dhe trotuare, shitës ambulante shesin libra shpeshherë të vjetër, por edhe tituj aktualë. Blerësit nuk mungojnë.

Këto libra janë për t’u shitur. Të tillë shitës ambulantë librash gjen në shumë trotuare, ura apo lulishte në Tiranë.

Ky është Aliu. Prej 20 vitesh merret me tregtinë e librave. Ai tregon se si i siguron këto libra.

Ali Gazidede, shitës librash: “Pjesën më të madhe na e afrojnë klientët, që kanë dy kopje apo seleksionim të bibliotekave. Pjesa më madhe që blejnë janë mosha e msme, por edhe të rinjtë”

Edhe të huajt janë mjaft të interesuar për të blerë libra në shqip. Në këto tregje ambulante gjenden edhe tituj e botime mjaft të vjetër.

Ali Gazidede, shites librash: “Të huajt interesohen për libra historikë të Enverit në përgjithësi. Të huajt janë shumë të kënaqur se këtu janë shumë lirë”.

Një blerës i rastësishëm ishte historiani Moikom Zeqo.

Moikom Zeqo, shkrimtar: “Tek këta shitës buzë Lanës, njësoj si ata buzë Senës në Paris, gjen libra dhe autorë të mëdhenj. Kam gjetur libra shumë të rëndësishëm nga intelektualë të shquar. Do t’i thoja rinisë që një ditë do të kthehen te libri se është i pazëvendësueshëm. Nuk mund të ketë dituri të thellë pa lexim të thellë”.

Çmimet në shume kapakë të këtyre librave janë si 30 vjet më parë, ose n monedha të huaja. Por librashitësit vendosin një çmim të arsyeshëm për blerësit.

Ndonëse nuk është ky vendi më i përshtateshëm për shitjen e librit, kopertinat, titujt, autorët e ndryshëm dhe me pas edhe çmimet e shitjes tërheqin lexuesit, madje edhe turistë të huaj që vizitojnë kryeqytetin. /abcnews.al

LIBRAT-ME-TE-SHITUR-TE-VITTI-1280x720.jpg
ent ela17:03 | 05/01/2019

Ismail Kadare, Paolo Coelho, Umberto Eko, Eqerem Bej Vlora me kujtimet e tij  dhe Elena Ferrante janë autorët më të shitur në librari për vitin 2018.  Por nga ana tjetër duket se lexuesit shfaqin interes për librin që në ditët e para të 2019-ës.

Viti që lamë pas, sipas librashitësve rezultoi pozitiv në bilanc shitjesh. Periudha e festave shënon një numër më të madh blerjesh, pasi libri është edhe zgjedhje e duhur për dhuratë.

Sipas librashitësve në librarinë më të madhe në kryeqytet librat më të shitur rezultojnë “Alkimisti” i Paolo Coelhos, “Sekreti”, ndërsa ndër autorët shqiptarë vazhdon Ismail Kadare të jetë më i shitur, me veprën e botuar në panirin e librit.

Por nuk mungojnë edhe zgjedhjet e autorëve me impenjativë si Umberto Eko apo “Saga” e Helena Ferrantes në 4 vëllime.

Në librat historikë, më i shituri mbetet “Kujtimet e Eqerem Bej Vlorës” edhe pse ka vite që nga botimi i parë.

Por edhe pse janë ditët e para të 2019 dhe libraritë, sapo janë rikthyer normalitetit pas festës së fundvitit vihet re një numër i madh lexuesish ku dominojnë të rinjtë, të cilët bëjnë përzgjedhje të ndryshme.

Një panoramë tjetër paraqitet pak metra nga libraria  “Adrion”, në oazin  e librit siç është Biblioteka Kombëtare, ku studentët e përzgjedhin si ambjent studimi.

Biblioteka Kombëtare prej marsit të 2017-ës ku u përfshi nga flakët kati i neëndheshëm dhe pas përmbytjeve në qershor 2018  nuk huazon libra për qytetarët.

SINKRON-PETRIT-YMERI-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela16:33 | 14/11/2018

Hap dyert edicioni i 21 i librit. Tema kryesore e këtij panairi, sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri është lexueshmëria. Në këtë panair marrin pjesë 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare. 

Çel dyert Panairi i 21 i librit. Që në orët e para lexyes të grupmoshave të ndryshme dhe dashamirës të librit janë drejtuar drejt stendave për tu njohur me botimet e reja. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptare, Petrit Ymeri, thotë se shqetësimi kryesor mbetet lexuesi.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve: “Jemi në një situatë jo shumë për të qenë të qetë, që leximi në Shqipëri ka rënë në të tilla përmasa. Faktorë brendas, faktorë të huaj, të gjithë duhet të jemi në një front së bashku sepse një rini e kultuaruar, një popull i kulturuar e ka më të lehtë të përballojë sfidat e sotme dhe sfidat e së ardhmes.”

Në këtë panair arrin pjesë 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare, e ku një vend të rëndësishëm këtë vit ë ze edhe letërsia shqipe.

“Janë një grupim i madh i shtëpive botuese që punojnë seriozisht. Kemi një mbështetje nga përkthyes e autorë shqiptarë dhe duhet të evidentoj faktin që letërsia shqipe ka marrë një ripërtëritje të vërtetë në këtë 10 vjeçarin e fundit. Shikohen shenja ku shkrimtarë me përvojë e shkritarë të rinj”.

Romanet dhe përkthimet nga letërsia e huaj dominojnë, por nuk mungojnë dhe shtëpi botuese siç është Onufri, që i ka detikuar një vëmendje autorëve shqiptarë. Tashmë janë bërë prezentë titujt e rinj ku të gjithë janë të kureshtuar për lubrin e shkrimtarit të madh Kadare “Kur sudnuesit grinden” (rreth misterit të telefonimint Stalin – Pastërnak). Që në kopertinë të bie në sy simbolika që ka përdorur shkrimtari. Është ajo e Janus i cili është simbol i kohës.

Ndërsa ajo që bie në sy është pjesëmarrja e të rinjve, ku shpesh jo vetëm shikojnë titujt e rinj, por ata janë dhe blerës të rregullt, preferojnë autorët klasikë e tituj biografikë.

Lexuesi 1: “Ka dhe të rinj që lexojnë dhe janë të interesuar për librat. Biografitë më pëlqejnë më shumë, historitë e vërteta.”

Lexuesi 2: “Mendoj se fakti që të rinjtë nuk lexojnë është një ide e gabuar që është krijuar, sepse faktikisht vihet re dhe në shkollë se shumë nxënës janë pjesëmarrës dhe në Klubin e Librit dhe lexojmë, por është thjesht një ide e gabuar e krijuar.”

Lexuesi 3: “Bleva Kadarene. Edhe më lirë janë, nga 2000 lekë në 1500.”

Gjuhëtari Xhevat Lloshi thotë se është domosdoshmëri publikimi i një reviste për të drejtuar të rinjtë drejt botimeve të reja.

Xhevat Lloshi, gjuhëtar: “Panairi është i domosdoshëm, është i nevojshëm për librin shqiptar. Por nga ana tjetër, duke thënë që ka rënë numri i lexuesve unë mendoj që mirë është që të rritet numri i botuesve që shesin. Kemi një botim për librin, e gjithë bota ka revista deri javore që paraqesin gjithçka të re që bëhet. E dyta, ne për fat të keq kemi shembur të gjithë strukturën e njerëzve të cilët e ndiqnin librin për t’jua treguar lexuesve në epokën tonë për shkak se ka shumë libra. Është i domosdoshëm ndërmjetësi. Quaje recensus, kritik si të doni ju por kjo figurë është zhdukur. Duhet të ketë një grup njerëzish që ta paraqesin librin, të dijnë ta bëjnë këtë gjë, jo vetëm kaq, por kjo është shumë e domosdoshme për shkollën.”

Për 4 ditë me radhë në Panairin e Librit do të zhvillohen promovime librash, takime me shkrimtarët. Lexuesit do të kenë mundësi të marrin librat e tyre të preferuar me firmat e autorëve./abcnews.al

PROVOKACIJA-MONOLOGU-DHE-FATOS-TARIFA-PJ-1.mpg_snapshot_11.27-1280x720.jpg
G. P.20:40 | 13/11/2018

I ftuari i parë në puntatën e sotme të emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano ishte Fatos Tarifa, rektor i Universitetit të New York-ut në Tiranë. I ftuar për të bërë një bisedë për natyrën intime në kuptimin elegant të fjalës, për librat që profesori ka në bibliotekën e tij personale në shtëpi. Sipas Tarifas, kjo është një bisedë më interesante se sa politika e sotme.


“Di që jam lindur me libra në shtëpi dhe i jam mirënjohës nënës sime në radhë të parë, në kushtet e atëhershme kishim një raft me libra. Mbaj mend që prej nënës kam marrë të lexoj një roman 2 vëllimësh të James Aldridge “Diplomati” për Luftën e Dytë Botërore, nga im vëlla kam marrë librat e Zhyl Vernit. Këto kanë qenë romanet e para që më kanë nxitur dhe tërhequr për të lexuar më shumë gjatë gjithë jetës.”

Tarifa tregoi se si e kishte ndërtuar bibliotekën e tij personale që kishte në shtëpi.

“Unë zor se kam në shtëpi ndonjë libër nga ata të prindërve të mi. Koha e gjatë, transferimet e mia të herë pas hershme nga përtej oqeanit, kanë bërë që të ndërtoj një bibliotekë të re. Nuk kam asnjë nga librat e mëparshëm. Ndoshta ata mund të gjenden tek njëra prej motrave të mia, është një bibliotekë e tërë e ngritur nga unë në kursin e 30 viteve të fundit.”

Pyetjes se nëse një ditë do të kthehej në shtëpi dhe bibliotekën e tij nuk do e gjente aty, ai u përgjigj:

“Nuk do të ishtë më shtëpia ime.”

Tarifa tregoi gjithashtu dhe për marrëdhënien e tij fizike me librin. Sipas tij është më e përshtatshme që në avion të lexosh më shumë libra në gjendje fizike se sa elektronike.

“Ai që shkruan dhe vetë, ka dëshirë ta ketë librin në dorë dhe jo në një ekran të vogël e paisje elektronike. Lexoj fundjavave, përgjithësisht në punë. Në çantë mbaj gjithmone 1 ose 2 libra.”

Profesori tregoi marrëdhëniet e tij me kategoritë e ndryshme të librave dhe përse në bibliotekën e tij librat në gjuhën shqipe janë në pakicë.

“Është çështje standartesh. Pasi lexon klasikët e letërsisë ruse e franceze pastaj i krahason të gjithë me standartin e tyre. Nëse është poshtë atij standarti nuk lexon më. Përveç Kadaresë, zor se më pëlqen ndonjë autor tjetër. Ndërsa studimet i lexoj sepse më duhet të merrem me to.”

Sipas tij, autorët që nuk duhet të mungojnë në bibliotekën e çdo personi janë: Darwin, Ainstein, Russell, Marks dhe Froyd. 5 autorë atesistë që jo rastësisht janë në listën e tij.

“Nga Darwin mësojmë nga vijmë, nga Marksi mësojmë të kuptojmë shoqërinë e sotme, nga Frojdi mësojmë të kuptojmë se kush jemi, nga Rasëlli botën në të cilën jetojmë, ndërsa nga Ajnshtajni këtë kozmus në të cilin jemi pjesë. ”

Tarifa tregoi dhe librin e tij më të keq që ka lexuar ndonjëherë.

“Libri i keq ka qenë një libri që s’ka qenë i mirë. Ka pasur shumë të tillë, i le zakonisht pa i përfunduar. Një libër artistik që po lexoja pak kohë më parë, “Aliu dhe Nino” e lexova në anglisht brenda natës. Më thanë që është edhe në shqip, por nuk do e kisha lexuar pasi nuk do të ishtë përkthim i mirë.”

Sipas tij, biblioteka përbëhej përgjithësisht nga libra jo shumë të vjetër.

“Kam libra të vjetër të botuar vitë më parë, por janë ribotime jo antikuarë. Një libër mjafton të jetë një ribotim që shërben për punë dhe e bën punën e vet. Nuk jam pas librave të vjetër. Librin tim e vendos në bibliotekë bashkë me të tjerët sepse është një kopje arkive. Tani po merrem me nja 2-3 projekte, duhet të dali pas një jave nga shtypi vëllimi i 3 i polemikave të mia “Carpe Diem”. Pritet dhe një polemikë tjetër pas dy vitesh dhe nuk do merrem më pas tij. Është një zhanër që nuk e kuptojnë shumë.”/abcnews.al

PETRIT-YMERI-PER-PANAIRIN.mpg_snapshot_01.28-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 12/11/2018

Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri në një intervistë për ABC News thotë se lexueshmëria është tema kryesore e edicionit të 21 të panairit. Ymeri thotë se qëllim kryesor është që specialistët e librit të diskutojnë rreth sfidave të leximit sot. Panairi hap dyert me 14 nëntor deri me 18 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ymeri sqaron se tirazhet edhe këtë vit vijnë më të reduktuara, ndërsa librat ofrohen me zbritje nga 10 deri 50 përqind më lirë.

Rënia e lexueshmërisë vitet e fundit ka bërë që shoqata e botuesve shqiptarë, këtë vit në edicionin e 21 të panairit, të fokusohet tek lexueshmëria. Petrit Ymeri shpjegon se një grup ekspertësh të librit do të diskutojnë rreth sfidave të lëximit, qëllimi kryesor është Shkëmbinmi i mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve: “Leximi ka rënë edhe shitja e librit ka rënë edhe numri i botimeve ka rënë, për hir të së vërtetës. Një nga gjërat interesante është që ne do të diskutojmë për leximin, për lexuesit, sepse ai është qëllimi ynë, sidomos lexuesit e rinj. Do të diskutojmë problemet e lexueshmërisë ose të moslexueshmërisë. Do të jetë një nga temat kryesore të Panairit të Librit.”

Ymeri sqaron se tashmë është realitet që rënia e shitjeve të reflektohet edhe në tirazhe të reduktura nga 90 subjektet botuese që janë pjesmarrës në panair nga hapësira mbarëshqiptare. Kryetari i shoqatës së botuesve thotë se nuk do të mungojnë edhe aktivitetet dhe takimet me shkrimtarë organizuar nga shtëpitë botuese në stenda të ndryshme të panirit.

“Gjatë panairit do të ketë shumë aktivitete nga organizatorët, nga shtëpitë botuese, nga organizata të tjera. Vijnë mjaftë autorë edhe nga jashtë. Do të vijë dhe nja autor shumë i mirë nga arbëreshët e Italisë.”

Përgjatë ditëve të panairit, të gjithë ata që duan librin do kenë mundësi të blejnë libra me lirë.

“Sigurisht çdo botues ka politikat e tij, ka uljet përkatëse. E rëndësishme është që të kënaqim lexuesin. Ky është qëllimi ynë.”

Zbritjet varjojnë nga 10 deri në 50 përqind. Ndërkohë që të shtunën, siç e do tradita do të ndahen edhe çmimet e panirit të librit, për autorin më të mirë të vitit./abcnews.al

Alice.in_.Wonderland.full_.1451133-901x605.jpg
G. P.10:25 | 15/10/2018

Burimi më i mirë i dijës është libri. Gjithashtu dhe mënyra më e mirë për të ushqyer trurin dhë për të pasur një logjikë sa më të shëndetshme. Ndaj për këtë arsye, sugjerohet që kontaktet më librin të ngjizen në moshë sa më të re. Sigurisht, jo çdo libër i përshtatet moshave të caktuara, ndaj për të mos shtrembëruar këndvështrimet dhe për të mos përzier idealet, duhet një filtër i fortë i cili mund të drejtojë lexuesit e patrajnuar drejt krijimit të preferencave të tyre. Të gjithë i mbajmë mend marrëdhëniet e para me librat. Sigurisht që detyrimet shkollore bëjnë që me hir apo jo të kemi një të tillë në duar, por cilat janë ato krijime fiktive të cilat kemi zgjedhur në mosha të vogla që ti lexojmë më dëshirë? Letërsia për fëmijë është shpërthimi më shumëngjyrësh dhe domethënës i fantazisë njerëzore. Gjithashtu edhe më delikati, për shkak se historitë dhe mbresat e shkaktuara nga ploti mund të lenë gjurmë në karakterin e vogëlushëve. Bota fëmijnore në limitet e saj është e pafundme. Ndaj për tu kredhur në retrospektivën e periudhës më të lumtur të jetës, më poshtë janë të listuara disa nga librat më të bukur për fëmijë.

1.“Liza në botën e çudirave” Lewis Carroll
Një ndër librat më të rëndësishmë të letërsisë për fëmijë, “Liza në botën e çudirave” ka arritur që të damkoset në memorien e gjithësecilit. Ndjekja e udhëtimeve të Lizës gjithmonë ka intriguar fëmijët e brezave të ndryshëm duke bërë që të përjetojnë peripecitë e saj më të njëjtin intensitet, sikur të ishin edhe vetë të përfshirë. Ky libër i shkruar në shekullin e XIX, ka arritur të realizohet në prodhime kinematografike të pafundme, duke e shumfishuar rëndësinë e tij për botën fëmijënore.

2- “Përralla”, Hans Kristian Andersen
Andërsen ka provuar që nuk është e pamundur që edhe i rritur të mos e humbasësh kurrë fëmijën brenda teje. Një ndër shkrimtarët ikonë të letërsisë për fëmijë, Hansi na ka dhuruar disa nga krijimet më të bukura të cilat mbeten të pavdekshme dhe të pëlqyeshme për çdo moshë.
“Shitësja e vogël e shkrepseve”; “Sirena e Vogël”; “Rosaku i shëmtuar”; “Rrobat e reja të perandorit”; “Princesha mbi bizele” etj, janë vetëm disa nga përrallat e arrira që kemi pasur fatin të lexojmë nga ky autor. Vepra e tij mbetet gjithmonë një ide e mirë për t’jua lexuar të vegjëlve.

3- “Bilbo Hobiti”, John Ronald Ruel Tolkien
Kur flitet për letërsinë për fëmijë, “Bilbo Hobiti” nuk është zgjedhja e parë që të vjen nëpër mend, por kjo kryevepër e vitit 1937 zë vend në mënyrë perfekte në këtë zhanër. Duke mos patur famën komerciale dhe prodhime nëpër filmat e animuar, hobiti është mbajtur nën hije, por ky klasik është një histori që duhet pasur në arkivën fëmijënore të gjithësecilit. Aventurat e Bilbos në kërkim të thesarit bashkë me krijesa e tjera të pyllit, të japin dëshirën që tu bashkohesh dhe ti në kalimin e peripecive dhe triumfin përfundimtar. Ky libër është gjithashtu pararendësi i triologjisë “Kryezoti i Unazave”.

4-“Harry Potter”, J.K.Rowling
I publikuar vetëm para 20 viteve, seria e librave “Harry Potter” ka arritur që të bëhet me shpejtësi një ndër veprat më të rëndësishme të lëtërsisë për fëmijë. Magjia e Harryt arrin të depërtojë përtej kufijve fëmijënor pasi kjo vepër është gjithashtu përfshirëse dhe në urinë e leximit të të rriturve. I realizuar në 7 libra dhe 8 filma, Harry Potter dhe miqtë e tij na tregojnë aventurat e tyre në shkollën e magjisë dhe luftimit ndaj së keqes.

5-“Narnia”, C.S.Lewis
Një ndër seritë e librave më frymëndalës, Narnia është bërë me furi pjesë e e bibliotekave të çdo shtëpie. Askush nuk mund ti rezistojë kësaj kryevepre ku dashuria ndërmjet vëllezërve dhe motrave në botën e ngrirë drejt luftimit të së keqes triumfon mbi gjithçka. Krijesat magjike janë një ndihmesë e mirë për të mos e ndalur së lexuari këtë libër më një frymë. Gjithashtu me realizime të arrira kinematografike, Narni mbetet një ndër librat më të mirë për t’ua sugjeruar fëmijëve./abcnews.al

PJ-1-LINDITA-NIKOLLA.mpg_snapshot_14.40-1280x720.jpg
ent ela20:47 | 18/09/2018

Këtë të martë në emisionin “Provokacija” nën drejtimin e Mustafa Nanos u diskutua për nisjen e vitit të ri shkollor. E ftuara e parë ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Akuzave të Artan Fugës për reformimin e Akademisë së Shkencave, ministrja u shpreh se tashmë pas takaimit të kryeministrit Rama me akademikët u la si detyrë ngritja e një ekipi pune akademik për ndryshimet në këtë instuticion. Përgjegjësia e këtij grupi është lehtësuese e proceseve të nevojshme për reformimin e saj.

“Kemi kërkuar mendimin e të gjithë akademikëve se si e mendonin ata transformimin apo rrugëtimin drejt cilësisë së Akademisë së Shkencave. Akademia e Shkencave kështu siç është më mirë të mos jetë.”

Nikolla gjithashtu tregoi për ndryshimet e reja në sistemin arsimor të këtij viti duke filluar me shpërndarjen e teksteve falas për nxënësit dëri në klasën e VI. Sugjerimit të gazetarit Nano për përjashtimin nga ky sistem të atyre familjeve të cilat mund të përballojnë blerjen e këtyre librave, ministrja iu përgjigj duke thënë se ndryshime do të ketë, pasi efekti qëndron vetëm në shkollat publike.

Ministrja gjithashtu foli dhe për kurrikulën e re të ofruar për arsimin parauniversitar në Shqipëri, e konfirmuar edhe nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Bazat dhe parimi i konizës kurrikurale mbeten të standarteve të arsimit të qëndrueshëm të vitit 2013./abcnews.al

TRUMP-LIBRAT-1280x720.jpg
ent ela10:08 | 14/09/2018

Librat po kthehen në makth për Donald Trump. Ndërsa “Frika” i gazetarit Bob Uduord ka arritur majat e klasifikimeve, stafeta pritet t’i kalojë aktores së filmave pornografikë që pretendon se ka patur një aferë me presidentin. Libri i saj, “Demaskim i Hapur” do të dalë në shitje në tetor.

Libri i gazetarit Bob Uduord mbi Donald Trump ka tejkaluar pritshmëritë. Që nga e marta, dita e daljes në treg, libri me titullin “Frika” ka shitur mbi 750 mijë kopje. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia botuese “Sajmon end Shuster”. Bëhet fjalë për një shitje rekord sa i takon gjinisë së librave faktikë, që përveç edicionit të printuar ka edhe atë elektorik e atë audio. “Frika” pritet t’i bashkohet kështu një tjetër best seller-i mbi Trump, “Zjarr dhe Tërbim” i Majkëll Ullf, që doli në shitje në fillim të vitit dhe që në ditët e para u blenë mbi 1 milion kopje. Shtëpia botuese ka bërë me dije se ka porositur tashmë ribotimin me 1.15 milionë kopje të librit që e përshkruan Trump si një president mashtrues dhe hileqar. Por krahas atij të Uduord, një tjetër libër pritet t’i prishë humorin presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ish-aktorja e filmave pornografikë, Stormi Daniels, që pretendon se ka patur një marrëdhënie me Trump para se të bëhej kryetar shteti, do ta rrëfejë aferën në librin e saj me titull “Demaskim i Hapur”. Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Kliford, ka bërë me dije se libri i saj do të dalë në shitje më 2 tetor dhe do të tregojë jetën e saj dhe betejën ligjore me presidentin për t’i dhënë fund marrëveshjes që e detyron të heshtë mbi aferën. Në vitin 2016, gjatë fushatës elektorale, aktorja u pagua 130 mijë dollarë nga avokati personal i Trump për të mos e publikuar historinë që mund të dëmtonte figurën e tij. /abcnews.al

GJIROKASTER-LIBRAT-PRINDERIT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
G. P.15:41 | 13/09/2018

Në Gjirokastër ka nisur shpërndarja e librave falas, por edhe shitja e tyre. Në të dyja rastet ka shumë prindër që ankohen, si ata që duhet të kujdesen të mos dëmtojne librin deri në fund të vitit, por edhe ata që i blejnë thonë se çmimet janë të larta.

Shumë prindër në Gjirokastër nuk po i blejnë librat për fëmijët e tyre. Ata thonë se kushtojnë shtrenjtë dhe nuk e përballojnë dot. Gjasat janë që një pjesë e fëmijëve në këtë qytet të nisin vitin e ri shkollor pa tekse mësimore. Nga ana tjetër kanë mbërritur edhe librat që do jepen falas për kategorinë nën nevojë. Janë libra që duhet ti ruajnë dhe ti kthejnë në fund pa dëmtuar. Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare në Gjirokastër, Alma Dudumi, njoftoi se prindërit duhet të paraqiten me kartë identiteti për ti tërhequr ato.

Alma Dudumi, drejtoreshë e shkollës A.Z .Çajupi: “Çdo prind dhe fëmijë që do të marri librat do të plotësojë një aktmarrëveshje të librave për gjendjen e tyre dhe për numrin. Prindi do të vijë më emrin, mbiemrin dhe numrin e kartës së identitetit.”

Ky kusht nuk është pritur mirë nga prindërit dhe nxënësit jo vetëm në Gjirokastër. Ka patur shumë ankesa edhe në Tiranë e në rrethe të tjera për këtë gjë. Prindërit janë të mendimit që është e vështirë të menazhosh një fëmijë në mënyre që ai të mos dëmtoje librin përgjatë gjithë vitit shkollor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono