libra

libri.jpg
gra moz15:06 | 14/05/2018

Akademikët Ali Aliu, Shaban Sinani e poeti Sadik Bejko triumfojnë në çmimet e Panairit Kombëtar të Librit në Fier. Edicioni i pestë i evenimentit mbi librin i hapur prej disa ditësh në qytetin myzeqar, u kurorëzua me ndarjen e çmimeve.

Çmimi për librin kritik më të mirë shkoi për akademikun Ali Aliu me “Urtia e fjalës”. Çmimi për studimin monografik më të mire iu dha akademik Shaban Sinanit, për librin ‘Hieronymi në botën arbëreshe”.

Sadik Bejko u vlerësua për librin poetik më të mire “Këngë të Solomonit”. Po një tjetër çmim në poezi shkoi në Kosovë për Ismail Sylën për librin “Atdheu im i ngrysur”.

Ndërkohë, e reja e talentuar po nga Kosova, Erinë Rrahmani triumfoi me cmimin për librin më të mirë të letërsisë për fëmijë për librin ‘Ëndrra prej letre”.

Në këtë edicion u ekspozuan 5 mijë tituj librash nga autore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, e treva të tjera shqipfolëse nga të cilët një mijë e 500 ishin të rinj.

petrit-ymeri-1280x664.jpg
gra moz17:27 | 13/03/2018

Nën moton, të gjithë librat janë të rëndësishëm në muzeun historik kombëtar do të organizohet festivali për fëmijë dhe të rinj. Organizatori Petrit Ymeri thotë se libri për fëmijë dhe të rinj është element thelbësor për përmirësimin kulturor të shoqërisë.

Për 3 ditë me radhë, libri për fëmijë dhe të rinj do të jetë kryefjala e një sërë aktivitetesh që do të organizohen në ambientet e muzeut historik kombëtar nga shtëpia botuese “Dituria”, me anë të projektit Creative Europe. Qëllimi kryesor i këtij festivali është promovimi i lexuesit të së ardhmes.

Nga data 16 deri më 18 do të mbahen një sërë aktivitetesh, ku në fokus është leximi, promovimi i letersisë për femijë, debatet rreth librit, ekspozita dhe teatër. Për herë të parë do të ketë edhe një statistikë të dalë nga rezultatet e një anketimi të përbashket për leximin në Shqipëri, Itali, Maqedoni, ku do të pasqyrohen diferencat, anologjitë dhe prespektivat./abcnews.al

blushi-hafizi.jpg
gra moz15:03 | 21/01/2018

Zgjedhjet e 25 Qershorit i ndanë duket se përfundimisht.

Një ditë pas lajmërimit të tërheqjes nga politika përkohësisht të kryetarit të Partisë Lista e Barabartë, Ben Blushi, po në rrjetet sociale ka një reagim nga Mimoza Hafizi, për të thënë se e kanë përjashtuar nga partia dhe këtë e zbulon nëpërmjet mediave.

“Deklaroj se nuk kam shkelur për asnjë çast asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Mund t’i mbroj kudo argumentet e mia, edhe përpara Komisionit të Etikës. Komision i cili është mbledhur për të më përjashtuar pa më lajmëruar, pa më dhënë fjalën, pa dëgjuar e pa patur avokatinë time”.

Pasi argumenton se ky akt është nul sipas saj, Mimoza Hafizi përshëndet ikjen Ben Blushit.

“Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e Qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve më 25 Qershor të tronditi dhe “populli të zhgënjeu” aq shumë sa vendose të ikësh, ç’pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë”?

Kundërpërgjigjen e ka lënë në fund të statusit të saj në rrjetet sociale.

“E pra, unë nuk mund ta lë Libran. As se ti don të më përjashtosh, as nuk mund të jap dorëheqjen”./abcnews.al

vlcsnap-error754-1280x719.jpg
us er13:51 | 26/12/2017

Biblioteka në Lezhë është shumë e frekuentuar nga lexues të rregullt dhe ata që vijnë për herë të parë. Sipas të dhënave nga drejtuesit e saj numri i të vegjëlve dhe të rinjve që lexojnë libra vjen në rritje nga viti në vit.

Në Lezhë të rinjtë nuk humbin kohë pas tekonlogjisë, por ndryshe nga e përgjithshmja ata po jepen pas leximit.

Sfida e tyre është numri i librave të lexuar.

Sonita Duraku ka lexuar mesatarisht 1 libër çdo 4 ditë.

Edhe pse punon çdo ditë, ajo nuk e shmang librin pasi gjen veten ndërsa lexon, por nuk mendon se është e veçantë edhe pse ka lexuar plot 87 libra. Sonita është vlerësuar nga biblioteka Gjergj Fishta në Lezhë me çmimin e lexueses më të mirë.

Leximin e ka nisur gjatë verës, por Besalda Osmani, kjo vajzë e vogël, surprizon kur thotë numrin e librave të lexuar deri më tani, e jo më kot është lexuesja më e mirë për kategorinë e të vegjëlve dhe thotë se ndjehet mirë.

Të tjerë lexues të biblotekës së Lezhës janë vlerësuar si lexues të zellshëm, e kjo sepse për ta është shumë e rëndësishme ta përjetojnë librin.

Edukimi në lexim është sfidë, ndaj përgjegjesja e bibliotekës në Lezhë, Suela Bala thotë se duhet mbetet e rëndësishme kultivimi i këesaj ndjenje dhe përpjekja për të qenë një lexues i mirë është përpjekja më e madhe sot.

Biblioteka e Lezhës numëron 1400 lexues të regjistruar në sallat e saj, ndërsa 1200 janë lexuesit e bibliotekës së lëvizshme, 4 herë më shumë se 2 vite më parë, e kjo është një tendencë sërish në rritje./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Gjergj Figuri

 

vlcsnap-error466.jpg
us er15:07 | 02/11/2017

Një vit pas shkeputjes nga grupi parlamentar i PS së bashku me kolegen e tij Mimoza Hafizi, Ben Blushi feston sot përvjetorin e forcës së tij politike “LIBRA”. Blushi premton vazhdimësinë e këtij projekti politik dhe i bën thirrje kujtdo të bëhet pjesë e LIBRA-s.

Një vit më vonë dhe një garë më pas, e gjetën veten kështu.

Një e dyta e ideatorit të saj Ben Blushi, tek LIBRA sheh ende vazhdimësi.

Për këtë kërkon angazhim.

Ditët që vijnë duhet të takohemi më shpeshper te vendosur cfarë do bëjmë me librën, sepse është pasuri e përbashkët

Retorika dashje padashje e rreshton me frontin opzitar, kur flet për vërtetësi faktesh.

Shqipëria sot është në ditë edhe më të keqe, kjo I jep librës të drejtë sepse gjithçka po vërtetohet. Gjithë gjërat që tha libra sot po faktohen. Kjo është një arsye më shumë për të thënë se nuk fituam zgjedhjet por kishte të drejtë dhe drejtësia ka më shumë rëndësi se vota.

I premtoi pjesmarrësve se së shpejti një shtëpi.

Kushtet janë të vështira, parti që financon veten. Kjo është filozofia. libra do vazhdojë si projekt që të coni aty ku doni.

Duke uruar një vjetorin e forcës së tij politike, Ben Blushi bëri thirrje për antarësime të reja, në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono