Libi

MESDHE-TRAGJEDIA-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 11/09/2018

Mbi 100 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe pasi dy gomonet me të cilat po udhëtonin janë përmbysur. Kjo bëhet e ditur nga Mjekët Pa Kufij, që saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në ditët e para të shtatorit në afërsi të brigjeve të Libisë.

Mes viktimave, janë dhe 20 fëmijë, ku më i vogli ishte 17 muajsh. Deri më tani vetëm trupat e dy personave të pajetë janë rikuperuar.

Një dëshmitar tha se Roja Bregdetare Italiane ishte njoftuar, por kur ekipet evropiane të shpëtimit mbërritën, gomonet ishin fundosur. Sipas informacioneve të organizatës humanitare Mjekët Pa Kufij, në dy mjetet lundruese ishin rreth 190 persona. Ata po lundronin drejt brigjeve italiane. Shumica e emigrantëve ishin nga Afrika dhe Lindja e Mesme. /abcnews.al

su.jpg
G. P.19:46 | 10/09/2018

Në Libi është rikthyer dhuna, një javë pasi OKB njoftoi armëpushimin mes milicive. Zyrat e kompanisë shtetërore të naftës në Tripoli janë sulmuar nga një grup i armatosur. Dyshohet që agresioni të ketë ndodhur për shkak të rivalitetit për kontrollin e sektorit fitimprurës të naftës.

Një grup i armatosur ka bastisur zyrat qendrore të Koorporatës Kombëtare të Naftës në Libi. Forcat e sigurisë janë detyruar të përfshihen në një shkëmbim zjarri me agresorët në ambientet e kompanisë që ndodhet në qendër të Tripolit.

Një zyrtar vendas ka deklaruar se të paktën dy anëtarë të stafit të koorporatës dhe dy agresorë të armatosur kanë mbetur të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ngjarja vjen pak ditë pasi Kombet e Bashkuara njoftuan se mes milicive rivale në vend ishte vendosur një armëpushim.

Aktualisht në vendin e përfshirë nga kaosi në pushtet ndodhet qeveria e mbështetur nga OKB, por milicitë kontrollojnë pjesën dërrmuese të territorit. Një anëtar i stafit të korporatës shtetërore ka deklaruar se të paktën 5 persona u futën në selinë e agjencisë dhe hapën zjarr.

Sipas tij, persona të shumtë janë qëlluar. Ndërkohë që drejtori i grupit është evakuuar nga ndërtesa dhe ndodhet në një vend të sigurtë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur skuadrat speciale dhe ato të ndihmës së shpejtë, që u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas sulmit, por sektori i naftës është kryesori për ekonominë e Libisë dhe është bërë shpesh herë objekt konfliktesh mes milicive për kontrollin e tij, që nga rënia e liderit historik Muamar Gadafi në vitin 2011./abcnews.al

EVROPA-LIBI-ISIS-1280x720.jpg
ent ela19:36 | 04/09/2018

Drejtoresha e grupit SITE, që monitoron ekstremistët në internet, ka dhënë alarmin për të gjithë Evropën. Rita Katz thotë se duhet të rritet niveli i alarmit për sulme të mundshme, dhe sipas saj rreziku kryesor vjen nga militantët e ISIS në Libi.

“Libia pa dyshim është rreziku i ri për Evropën”. Këtë e konfirmon Rita Katz – drejtoreshë e SITE, grupit që monitoron radikalizmin silamik në internet. “Vitin e kaluar – saktëson ajo – ISIS nuk ekzistonte në Libi, kishte zero operacione kamikaze. Këtë vit ka pasur një dyzinë në të gjithë vendin”. Katz shton se “disa nga luftëtarët e Irakut dhe Sirisë kanë mundur të kthehen në vendet e tyre”.

Në këto moment, apelet për sulme në perëndim, qoftë Italia apo Franca, janë shumë të nxitur nga ISIS. Veçanërisht që këto dy vende janë pjesë e koalicionit të luftës kundër organizatave terroriste”, konfirmon Katz për agjencinë italiane të lajmeve, Ansa.

Drejtoresha e grupit që monitoron xhihadistët në internet këshilloi vendet Evropiane që të rrisin nivelin e alarmit dhe të jenë të gatshëm për të vepruar kundër ndonjë sulmi të mundshëm. “Mendoj se është e rëndësishme të mësohet se këto kërcënime ekzistojnë”, nënvizoi Katz. Deklaratat e saj vijnë në prag të konferencës për luftën kundër terrorizmit në Izrael. /abcnews.al

 

89a9ad64280d0fc723b1c8d9c892df02.jpg
ent ela16:44 | 04/09/2018

Një zjarr ka rënë në Ambasadën Amerikane, në Tripoli. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë zëdhënësin e Mbrojtjes Civile të Libisë, Osama Ali, që ka folur për sajtin Alwasat.

Mësohet se selia e misionit diplomatik është mbyllur, ndërsa shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Mediat raportojnë se Njësitë e Mbrojtjes Civile nuk kanë qenë në gjendje për të hyrë në vendet ku ka rënë zjarri për shkak të përhapjes së flakëve.

Përleshjet midis ushtrive libiane në Tripoli janë zhvilluar në zonat e rrugës aeroportit dhe ambulancat nuk ishin në gjendje për të shkuar atje, pavarësisht thirrjeve për ndihmë të banorëve, shkruan Alwasat, duke cituar zëdhënësin e Mbrojtjes Civile të Libisë, Osama Ali.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile tha gjithashtu se përleshjet po ndodhin në një zonë rreth 17 km në vijë të drejtë në jug të Sheshit Dëshmorëve, në qendër të Tripolit.

Ndërkaq këtë pasdite është parashikuar edhe një samit mbi Libinë i kryesuar nga kryeministri italian Giuseppe Conte, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë ministrat e interesuar. Takimi kishte kohë që ishte planifikuar për çështjen e emigrantëve, por duke pasur parasysh zhvillimet e fundit të situatën në Tripoli nuk mund të mos e trajtojnë edhe këtë çështje. /abcnews.al

 

 

inside-editionm.jpg
G. P.17:39 | 31/07/2018

Kamikazi i cili hodhi veten në erë në Manchester, një vit më parë, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave, ishte evakuuar nga Libia nga ana e marinës britanike. Salman Abedi, britanik me origjinë nga Libia ishte mes 110 qytetarëve britanikë dhe familjeve të tyre që u evakuuan dhe u transportuan në Maltë në gusht të 2014-s.

Atentatori vetëvrasës që në Maj të 2017-s u hodh në erë në dalje të koncertit të Ariana Grande në Manchester, duke vrarë 22 persona, ishte shpëtuar tre vjet më parë nga marina britanike në Libi.

Salman Abedi, britanik me origjinë nga Libia ishte mes 110 qytetarëve britanikë dhe familjeve të tyre që u evakuan dhe u transportuan në Maltë në Gusht të 2014-s. E ndërsa lajmi publikohet nga prestigjozja Daily Mail, burime nga qeveria britanike komentojnë çështjen si një akt tradhtie.

Abedi kishte lindur në Manchester në 1994-n nga prindër të cilët vinin nga Libia dhe kishin kërkuar azil në Britaninë e Madhe pasi ishin larguar nga regjimi i Ghaddafit. 22-vjeçari ndodhej me pushime në Libi, në kohën që u evakuua nga marina britanike.

Wall Street Journal shkruan se sipas një miku të familjes, 22-vjeçari kishte shkuar në Libi në vitin 2011 me babain e tij për t’iu bashkuar militantëve të Brigadës së Tripolit./abcnews.al

MBULIM-LIBI-REFUGJATET-1280x720.jpg
ent ela11:43 | 03/07/2018

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNCHR ka raportuar një tjetër tragjedi me emigrantë në mesdhe. Bëhet fjalë për 114 persona të zhdukur në afërsi të brigjeve të Libisë.

“Një ditë e trishtë në det: sot 276 refugjatë dhe emigrantë janë zbarkuar në Tripoli, përfshirë 16 të mbijetuar nga një anije që transportonte 130 persona, prej të cilëve 114 konsiderohen të zhdukur”.

Kështu shkruan në një njoftim seksioni i OKB-së për refugjatët në Libi. Ndërkohë, itenerari i refugjatëve në Mesdhe që kërkojnë të arrijnë në Itali, është më vdekjeprurësi. Raportohet se nga viti 2014 e deri në 2017 rreth 15 mijë emigrantë kanë humbur jetën. Shumica e tyre vijnë nga vendet afrikane dhe Lindja e Mesme. /abcnews.al

emigrante.jpg
G. P.16:25 | 02/02/2018

Sipas agjencisë së Emigracionit të OKB-s, 90 emigrantë janë mbytur pasi varka u përmbys në brigjet e Libisë.

“10 trupa të pajetë janë nxjerrë në brigjet e Libisë”, ka deklaruar agjencia e Emigracionit.

Tre të mbijetuar kanë treguar se shumica e personave të mbytur ishin nga Pakistani. Në varkë kishte gjithashtu edhe libianë.

Libia është kthyer në një nyje tranzite për emigrantët, të cilët mundohen të arrijnë Europën jugore nga deti./abcnews.al

vlcsnap-error287-1280x720.jpg
ent ela13:39 | 02/02/2018

Ndërkohë, mbi 3 mijë emigrantë pakistanezë kanë mbërritur në Itali nga Libia në 2017. Që prej fillimit të këtij viti në vendin fqinj kanë zbarkuar 240 pakistanezë.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin dyshon se një tjetër tragjedi është regjistruar në afrësi të brigjeve të Libisë. Mendohet se mbi 90 emigrantë kanë humbur jetën për shkak të fundosjes së anijes, me të cilën po udhëtonin drejt Italisë.

90 emigrantë, pjesa më e madhe pakistanezë, janë zhdukur në detë dhe dyshohet se janë fundosur bashkë me anijen që lundronin në brigjet e Libisë. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin që ndryshe njihet si “OIM”. “Dhjetë trupa të pajetë janë dërguar në brigjet e Libisë, mes të cilëve 8 pakistanezë dhe dy shtetas të Libisë, ndërsa kemi konstatuar 3 të mbijetuar”, tha zëdhënësja e “OIM” Olivia Headon në Gjenevë.

“Dy nga të mbijetuarit kanë mbërritur në bregdet me not, kurse i treti është shpatuar një nga peshkatar”, nënvizon ajo. Sipas dëshmive të tyre, të paktën 90 emigrantë kanë humbur jetën gjatë fundosjes së mjetit lundrues. Destinacioni I tyre ishte Italia.

“OIM po mbledh informacione të mëtejshme për tragjedinë dhe po mundohet të shpëtojë në mënyrën më të mirë të mundshme të mbijetuarit”, shton Headon. Ndërkohë, mbi 3 mijë emigrantë pakistanezë kanë mbërritur në Itali nga Libia në 2017. Që prej fillimit të këtij viti në vendin fqinj kanë zbarkuar 240 pakistanezë./abcnews.al

vlcsnap-error923-1-1280x720.jpg
G. P.20:41 | 25/01/2018

Emigrantët afrikanë që mbahen në kampet e Libisë janë bërë objekt i torturave çnjerëzore të milicive, që i trajtojnë brutalisht për t’u zhvatur para familjeve të tyre. Kanë qenë këto të fundit që kanë publikuar videot në rrjetet sociale.

Pamje të rënda filmike, që tregojnë torturat dhe keqtrajtimet që u bëhen emigrantëve në kampet e ngritura në Libi janë publikuar në rrjetet sociale. Gardianët e kampeve, që u përkasin ish-milicive që u përfshinë në konfliktin e armatosur të vitit 2011, torturojnë emigrantët, i filmojnë dhe më pas ua dërgojnë pamjet familjarëve të tyre duke u kërkuar një “haraç” në këmbim të lirimit.

Në një video shfaqen 5 emigrantë të shtrirë që torturohen, me kurrizin me palgë, ndërsa në një tjetër një djalë i ri torturohet me zjarr. Kanë qenë familjarët që kanë shpërndarë videot në rrjetet sociale, në përpjekje për të ndërgjegjësuar të gjithë mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhen refugjatët që synojnë të arrijnë Europën, por që ndalohen në Libi.

Pas publikimit të një videoje, forcat speciale libiane lokalizuan një nga kampet e torturave në qytetin Sirte, bastisën ambjentet e tij, arrestuan 4 persona dhe liruan 8 të tjerë, të gjithë sudanezë. Gjithashtu, shumë emigrantë në këto kampe shiten në ankande si të ishin objekte, një konstatim ky që ka detyruar autoritetet libiane të nisin një hetim zyrtar. Kampet në Libi u ngritën pas marrëveshjeve të bëra nga vendet europiane me regjimin e këtij vendi për të ndaluar fluksin e refugjatëve drejt Europës. Ndërsa menaxhimi i tyre iu besua ish-milicive që u përfshinë në konfliktin e 7 viteve më parë që çoi në rrëzimin e liderit historik Muammar Gaddafi./abcnews.al

99721336_benghazi-1.jpg
ent ela10:51 | 24/01/2018

Një atentat i dyfishtë ka shkaktuar tragjedi në qytetin Bengazi të Libisë. Burimet zyrtare flasin për të paktën 27 të vdekur dhe 32 të plagosur. Mes viktimave gjenden edhe eksponentë të lartë të lokalitetit në fjalë. Atentati është kryer me dy autobomba, dhe ka ndodhur në zonën al-Salmani, pikërisht në momentin kur besimtarët po dilnin nga një xhami pas përfundimit të lutjeve.

Në gjithë zonën ka nisur një operacion i gjerë i forcave të sigurisë në kërkim të celulës terroriste, e cila mund të jetë pjesë e “Këshillit Shura të Revolucionit të Bengazit”, një koalicion militar islamik me grupime terroriste.

Autoritetet e Libisë njoftojnë se fillimisht bilanci ishte 7 të vdekur, por u përkeqësua pasi shumë të plagosur ndërruan jetë në spital. Ndërkohë, mes të plagosurve është edhe Almahdu Al Falah, kreu i departamentit të inteligjencës dhe sigurisë shtetërore. Kurse shefi I departamentit të unitetit investigativ është mes viktimave. Gjithashtu edhe disa zyrtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Qyteti i Bengazit është prej tre vitesh kryeqendër e një konflikti të përgjakshëm mes forcave besnike të gjeneralit Khalifa Haftar dhe militantëve islamikë. Ushtria kombëtare e Libisë që mbështet Haftar kohëve të fundit ka konfirmuar se ka mposhtur disa herë militantët dhe se ka nën kontroll zonën portuale.

Ndërkaq, luftimet në Bengazi kanë filluar që prej konfliktit të përgjakshëm që nisi në të gjithë vendin pas vrasjes në 2011 të liderit të atëhershëm Muamar Gadafi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono