Lezhë

ZAPTOHEN-TROTUARET-NE-LEZHE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.52-1280x707.jpg
G. P.15:22 | 11/11/2018

Në Lezhë këmbësorët nuk kanë asnjë shans të lëvizin në trotuare apo në hapësirat e përcaktuara për ta. Automjetet parkojnë ku të munden dhe për këtë Policia Bashkiake njofton se po ndërmerr një aksion që do mund të normalizojë situatën.

Me karrocën e fëmijës ecën në mes të rrugës. Në trotuar nuk ka vend për të. Këmbësorët dhe makinat kanë këmbyer pozicionet në Lezhë. Trotuarët janë zaptuar nga automjetet. Ky është problem që identifikohet kryesisht në qender të qytetit. Të moshuar e fëmijë lëvizin aty ku të gjejnë hapësirë.

Qytetari 1: “Nga të gjejmë shtigje për të kaluar.”

Qytetari 2: “Unë me fëmijën në trotuar, por edhe në trotuar ke frikë nga makinat.”

Policia bashkiake thotë se ka nisur një aksion për të çliruar çdo hapësirë publike. Prioritet duket se kanë abuzimet me ambjentet e këmbësore.

Leonard Pali, Drejtor i Policisë Bashkiake Lezhë: “Ky aksion do të vazhdojë çdo ditë, do të ketë monitorime çdo ditë nga policia bashkiake.”

Makinat mbi trotuar nuk është problem i ri në Lezhë. Në vite kjo praktikë ndiqet pa kokëçarje nga drejtuesit./abcnews.al

TEKNOLOGET-NE-LEZHE_ABC-1-1280x713.jpg
ent ela17:20 | 09/11/2018

 Në Lezhë mungojnë teknologët dhe për këtë arsye produktet ushqimore janë pa kontroll. Nevoja në Lezhë është për më shumë se 150 teknologë.

Fabrikat dhe stabilimentet e përpunimit të produkteve ushqimore në Lezhë kanë vështirësi për të siguruar teknologë që kontrollojnë sigurinë e këtyre produkteve.

Aktualisht nevoja është për të paktën 150 specialistë me një tendencë gjithnjë në rritje. Këto nevoja aktuale mbulohen me punonjës që mund ta kenë përvetësuar ketë aftësi vetëm gjatë punës në këto ndërmarrje.

Shqetësimin e kanë sjellë vetë bizneset e këtij sektori duke sugjeruar edhe ndërhyrje tek arsimi profesional në Lezhë.

Alban Zusi: Po ta marrim mesataren për çdo 10 veta 1.5  njerëz të kualifikuar, ka nevojë aktuialisht për 150 vetë”.

Prodhuesit e ushqimeve në Lezhë ishin thirrur në një takim nga shkolla profesionale e cila sëbashku me zyrën e punësimit do të propozojnë që vitin e ardhshëm të hapet dega për teknologji ushqimore në Lezhë.

Diskutimet do të vijojnë tani me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në mënyrë që të lobohet që në shkollën profesionale të Lezhës të shtohet edhe dega për teknologji ushqimore. /abcnews.al

 

RAMA-ANETARSESIMET-NE-LEZHE-1280x720.jpg
ent ela20:23 | 08/11/2018

Kryeministri Rama shperndau disa tesera partie gjatë një aktiviteti në Lezhë për anëtarësimet e reja në PS. Nuk munguan as batutat e kryeministrit me të rinjtë.

Është radha e lezhianëve të marrin një teserë partie. Të rinjtë e Lezhës janë anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste. Janë rekrutuar vullnetarisht apo jo këtë e tregojnë përgjigjet e tyre.

Por se pse duhet të bëhen pjesë e politikës ia sqaron kryeministri Rama. Sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më vështirë do të kenë të vendosin zgjedhjen e duhur. Dhe ia lë vendin në dorë të pak vetave. Të merresh me politikë s’do të thotë të lesh familjen, të lesh mësimet etj, por të jesh një qytetar që di të vendosë. Sepse politika vendos për çdo gjë.

Vendos politika por mndësinë ia jep vota dhe këtë kryetari i qeverisë nuk e harron. “Jemi 100 mijë, por kemi 700 mijë”.

E siç ndodh në të tilla shpërndarje teserash të partisë Kryeministri Edi Rama nuk harron shakatë por as kundërshtarët politikë.

Por emocionin më të veçantë ia dha deputeti Pjerin Ndreu. /abcnews.al

 

 

VARREZAT-NE-LEZHE_ABC-2-1280x702.jpg
ent ela16:08 | 04/11/2018

Në fshatin Grash të Lezhës banorët po përballen me një situatë tepër të veshtire. Ata nuk kanë vend ku të varrosin njerëzit e tyre dhe kërkojnë ndihme nga bashkia. Të varrosësh të afërmit që ndahen nga jeta ka edhe një problem më  shumë se dhimbja nëe fshatin Grash të njesise administrative Dajç të bashkisë Lezhë.

Sigurimi i një copë toke ku do të prehet për herë të fundit i vdekuri është bërë mision shumë i vështirë. Dede Shfjefni Kryeplak i fshatit Grash tregon situata që askush nuk mundet as t’i mendojë.

Ded Shfjefni, Kryeplak i fshatit Grash: Ka pas momente që këtu janë varrosur në varre të tjera dhe kanë detyruar fshatarët të shohin me i nxjerrë jashtë nga varri. Kjo ka qenë një katastrofë.

Pasi kanë shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme në varreza, banorët e fshatit Grash do të jenë të detyruar që t’i varrosin të afërmit e tyre në tokën bujqësore. Nëse nuk do të ketë zgjidhje që vijnë nga institucionet, kjo duket se do të jetë vendimi i tyre. Në ritualet për të përcjellë në banesën e fundit të afermit e tyre janë dashur të shkelin mbi çdo varr.

Banor 1: Vetëm varrosim njerëzit, nuk dimë ku kalojmë dhe kështu nuk është mirë.

Banor 2: Jemi 5 familje dhe kemi vetëm një varr, problemi jonë është se ne po të kemi vdekje në shtëpi nuk kemi mundësi se ku t’i cojmë trupat e njerëzve tonë dhe jemi të detyruar t’i futim në tokat që kemi.

Duhet gjetur zgjidhje thotë kryeplaku i fshatit Dede Shtjefni, pasi hapësira shumë e limituar aktuale për 3 fshatra do të vendosë  shumë shpejt përballë dilemave, ndërsa është i bindur se ekzistojnëe hapësira që të sigurohet një tjetër tokë.

Ded Shfjefni Kryeplak i fshatit Grash: Sepse 93 e ca frymë që ka fshati me 1 dynym tokë 3 fshatra është e papërballueshme. Do vijë koha që t’i lënë njerëzit mbi dhe.

Kërkesat e vazhdueshme ende nuk kanë marrë zgjidhje, ndërsa kryesia e fshatit thotë se do t’i drejtohet bashkisë për vlerësimin e kësaj problematike. /abcnews.al

 

aksidentiii.jpg
G. P.08:30 | 31/10/2018

Një i moshuar që po udhëtonte me biçikletë në rrugën Milot-Lezhë ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në drejtim të fshatit Rrilë.

Drejtuesi i kamionit një 50-vjeçar nga Lushnja u ndalua nga Policia e Lezhës për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale. Kurse viktima ishte banor i fshatit Rrilë, 78 vjeç, dhe po udhëtonte në drejtim të qytetit të Lezhës./abcnews.al

FESTIVALI-I-RAPSODEVE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.58-1280x732.jpg
G. P.14:14 | 28/10/2018

Për dy netë me rradhë, në Lezhë u organizua edicioni i 10 të i Festivalit Folklorik Tipologjik kombëtar i Rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë. Në fund u ndanë çmimet dhe grupi më i mirë ishte ai i Mirditës.

Në fund të Festivalit të Rapsodeve, Ansambli i Mirditës u vlerësua për instrumentistët më të mirë. Kurse Ervin Gega nga Lezha si instrumetisti më i mirë.

Ervin Gega: “Besoj se do të vazhdoj gjatë sepse është një zanat që num mundem ta le kurrë. Dhe jam i dhënë pas çiftelisë.”

Nëntë çmime të ndryshme u ndanë në mbyllje të edicionit të 10 të festivalit folklorik tipologjik kombëtar i rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë, që për dy netë rradhazi u organizua në Lezhë. Një pjesë e repertorit të prezantuar nga grupet artistike i është kushtuar pikërisht figurës së heroit tonë kombëtar Skënderbeu. 18 grupe nga i gjithë vendi u bënë pjesë e këtij konkurimi. Të rinj që i bashkohen folklorit dhe të tjerë që vijojnë traditën.

Lumturije Nonaj, lahutare: “Në familjen time unë kam 7 lahutarë. 2 kanë vdekur, tani jemi 4 vëllezërit dhe unë.”

Gjovalin Ndreca, Instrumentist: “Shumë e vështirë ka qenë, por unë për fat të mirë e kam trashëqimi nga gjyshi im, e kemi pasur në gen si familje.”

Për kryetarin e jurise Roland Çeno folklori, në Lezhë është gërshetim i traditës, kulturës dhe historisë së këtij qyteti.

Roland Çeno: “Edicioni i 10 i këtij festivali që zhvillohet këto ditë në Lezhë është një aset që i shtohet shumësisë së vlerave kulturore të qytetit.”

Hasi, Kurbini, Puka, Shkodra, Kukësi, Gramshi, Rapsodët e Kosovës, Kamza, Vau i Dejes, Fushë Arrësi, Mati, Mallakastra, Malësia e Madhe, Gostivari dhe Lezha ishin pjesë e këtij konkurimi./abcnews.al

Përgatiti: Gjergj Figuri, gazetari i ABC News Lezhë; Gac Hila, operator

RAPSODIA-LEZHE-1280x720.jpg
ent ela15:58 | 26/10/2018

Ka nisur në Lezhe edicioni i 10 i festivalit folklorik tipologjik kombëtar i rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë.

Në këtë edicion që përkon edhe me vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut, një pjesë e repertorit që do të prezantohet nga grupet artistike do t’i kushtohet pikërisht figurës së heroit, duke sjellë pjesët më të bukura të etnosit kulturor shqiptar.

18 grupe nga i gjithë vendi janë bërë pjesë e këtij konkurimi që do të zhvillohet përgjatë dy netëve në pallatin e Kultures së Lezhës.

Hasi, Kurbini, Puka, Shkodra, Kukësi, Gramshi, Rapsodët e Kosovës dhe grupi i Kamzës kanë qenë pjesë e konkurimit në natën e parë të këtij festivali që ka si tokën e saj qytetin historik të Lezhës.

Në përfundim të këtij festivali, juria do të shpërndajë 9 çmime për fituesit, ndërsa Lezha do të vijojë të jetë qyteti mikpritës i këtij festivalit kombëtar. /abcnews.al

RRUGA-E-KALASE-SE-LEZHES-1280x720.jpg
ent ela19:44 | 19/10/2018

Bashkia e Lezhës ka nisur ndërhyrjen për sistemimin e rrugës së Kalasë. Në mars të këtij viti kjo rrugë u prek nga rrëshqitjet e dheut, duke rrezikuar edhe banesat aty pranë.

Shirat po afrojnë. Rreziku i të tjera rrëshqitjeve në rrugën e Kalasë së Lezhës ka vënë në lëvizje këtë njësi vendore. Kërkoi mbështetje nga emergjencat civile dhe nuk mori. Në përfundim vendosi të ndërhyjë me fondet e veta.

Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku tha se në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është marrë vendimi për sistemimin e zonës së kalasë.

Alfrida Marku, Nënkryetare e Bashkisë Lezhë: Është problem prej muajit mars. Është çështje ndërinstitucionale, është detyrim i Bashkisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile. Ne ekemi referuar si problematikë, por nuk kemi pasur asnjë reagim nga këto instuitucione.

Për banorët nuk ka rëndesi se kush e ka për detyrë të ndërhyjë, mjafton që aty të kryhen punime.

Banor: Ka 10 muaj që është në këtë gjendje, është e pafalshme nuk ka rëndësi kompetencë e kujt është. Për ne ka rëndësi të përmirësohet gjendja.

Muri mbajtës i rrugës së kalasë rrëshqiti në mars të këtij viti duke vënë nërrezik edhe banesat e vendosura aty./abcnews.al

Gazetar ABC News Gjergj Figuri

KISHA-E-BALLDRENIT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.58-1280x707.jpg
G. P.14:14 | 17/10/2018

Një nga kishat me të rëndësishme në vend, ajo e Balldrenit në Lezhë nuk ruhet dhe nuk mbrohet. Por sipas përgjegjësit të Trashëgimisë Kultorore në Bashkinë e Lezhës thotë se ka nevojë për ndërhyrje urgjente, simodos tek afreskët, pasi nëse lihet në këtë gjendje ajo do të vijë duke u shkatërruar.

Kishë e shekullit te XII-XIII është shumë e rëndësishme jo vetëm për afreskun e Darkës së Fundit që është realizuar 200 vite para se ajo të realizohej nga Da vinci, por edhe sepse ajo është ndër të vetmet e stilit arkitekturor romanik gotik që është në këmbë me të gjithë elementet e saj të vjetra. Pavarsisht se kjo kishë që ndodhet në qendër të fshatit është monument kulture, mbrojtja e saj mungon. Përveç dëmtimeve si pasojë e mos ndërhyrjes, tani ajo rrezikohet edhe nga dora e njeriut. Shenjat janë shfaqur dhe kjo do të thotë alarm për Ministrinë e Kulturës.

Paulin Zefi, përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore, Lezhë: “Përveçse dëmtimeve nga koha ka patur edhe dëmtime nga njerëzit. Mbi afreske janë bërë shkrime pasi dera kryesore qëndron vazhdimisht e hapur, ndërsa ajo veriore mungon plotësisht. Për shkak se ajo është e hapur krejtësisht, njerëzit hyjnë dhe dalin lirisht dhe të pashoqëruar nga askush. Ka nevojë për ndërhyrje urgjente, simodos tek afresket, pasi nëse lihet në këtë gjendje ajo do të vijë duke u shkatërruar. Po vazhdoi me këtë ritëm do të vazhdojnë të shtohen shkarravinat mbi afreske”.

Në pritje të një çelësi dhe vëmendjes së shtuar, kisha shekullore në Balldren e të Lezhës është e ekspozuar nga dëmtime të mundshme, të cilat mund të shkaktojnë dëme të cilat nuk mund të riparohen më, ndaj edhe ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt./abcnews.al

Përgatiti: Gjergj Figuri, gazetar i ABC News, Lezhë

lezhee.png
G. P.11:02 | 13/10/2018

Babë e bir janë arrestuar në Lezhë pasi u kapën duke vjedhur një vilë.

Bardhok Miza, 42 vjeç dhe E. Miza, 17 vjeç po nxirrnin disa pajisje shtëpiake nga banesa që t’i transportonin. Në momentin e ngjarjes në vilë nuk kishte asnjë person brenda.

Në cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestruan disa vegla pune, frigorifer, tavolinë, karrige, lavatriçe dhe pasjisje të tjera shtëpiake.

Ata dyshohet se janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë. E para kur kanë vjedhur me thyerje një market në Shënkoll më 17 Shtator dhe 12 ditë më vonë kanë vjedhur një dyqan elektroshtëpiakesh.

Ndërkohë policia ka njoftuar se ka shoqëruar për verifikim, 7 persona kryesisht me precedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono