lëvizjet

IRANI-DIPLOMACIA-1280x720.jpg
ent ela18:20 | 15/05/2018

Diplomacia europiane dhe ajo britanike janë vënë në lëvizje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara. Në kuadër të përpjekjeve, presidenti Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putin, ndërsa Federica Mogherini ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm iranian.

Diplomacia europiane dhe jo vetëm është vënë në lëvizje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara prej saj. Kështu, presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi çështjen në fjalë. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Kremlinit thuhet se, dy liderët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për respektimin e marrëveshjes. Të njëjtën gjë ka nënvizuar edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila ka pritur në Bruksel ministrin e Jashtëm iranian Xhavad Zarif. Takimi është cilësuar si “shumë produktiv” nga zonja Mogherini, e cila ka thënë se Franca, Gjermania dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së plus Britaninë do të përpiqen të ruajnë investimin e bërë për arritjen e paktit me Republikën Islamike. Ndërkohë, ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, në kuadër të takimit me ministrin e Jashtëm iranian ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët europianë vazhdojnë ta konsiderojnë ujdinë me Teheranin jetike për sigurinë e përbashkët dhe mbeten të angazhuara për përmbushjen e saj. /abcnews.al

donaldo-lushaj-1280x712.jpg
G. P.15:46 | 08/03/2018

Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” ka dalë së fundi 6 herë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës. ABC News ka mësuar se prokurorët e dosjes së 613 kilogramë kokainë po bashkëpunojnë me kolegët në Kosovë për të mësuar aktivitetin e Lushajt në këtë vend.

Pas prangosjes së menaxherit të kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, i cili ishte personi që kreu veprimet doganore për të tërhequr kontenierin, ku gjet edhe sasia rekord e kokainës prej 613 kilogramë, ABC News ka mësuar nëpërmjet sistemit TIMS, hyrjet dhe daljet e tij më të fundit nga Shqipëria.

Për herë të fundit 25-vjeçari kishte dalë nga vendi ynë përmes pikës kufitare të Morinës, më datë 5 Shkurt. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar informacion nga kolegët e tyre të Kosovës, se çfarë aktiviteti ka atje Donaldo Lushaj dhe cilët kanë qenë personat që ai ka takuar në këtë vend.

Vetëm në një muaj, nga 2 Janar deri ne 5 Shkurt, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, kishte kaluar 6 herë kufirin drejt Kosovës. Hetuesit kanë dyshime se, i riu mund të jetë përdorur si korrier, pasi nuk ka qëndruar më shumë se një ditë në Kosovë. Gjatë daljes nga Morina drejt Kosovës, Lushaj ka përdorur dy automjete me targa, AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Bashkë me Donaldo Lushajn, i prangosur qëndron edhe drejtuesi i kamionit, Armando Pezaku. Administratori i kompanisë së bananeve, Arbër Çekaj vijon të jetë në arrati prej datës 28 Shkurt, kur u kap droga në kontenierin që kishte ardhur nga Kolumbia, duke kaluar tranzit në portet italiane e Maltës dhe destinacion përfundimtar atë të Durrësit. Më herët, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar letërporosi edhe Prokurorisë së Livornos.

Organi i akuzës shqiptare kërkon nga autoritetet italiane të njihet me praktikën e ndjekur gjatë kontrollit në kontenierin, ku u gjet drogë, në portin e Italisë së jugut. Grupi hetimor ka krijuar dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin, i cili ishte porositur nga administratori i kompanisë, “Arbri Garden”.

Organi i akuzës kërkon të sqarojë nëse ishte kontrolluar në të vërtetë ose jo kontenieri në portin e Livornos dhe çfarë procedurash ishin ndjekur atje. Sipas burimeve nga hetimi, deri tani dyshohet se në këtë trafik ndërkombetar kokaine janë të përfshirë të paktën 12 persona.

Lëvizjet e Donaldo Lushaj gjatë 2018-s në drejtim të Morinës:

02 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 02 Janar 2018.
13 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 13 Janar 2018.
21 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 21 Janar 2018.
22 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 22 Janar 2018.
26 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 26 Janar 2018.
5 Shkurt 2018, kthehet në të njëjtën datë 5 Shkurt 2018.

/abcnews.al

vlcsnap-error319-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 03/02/2018

ABC News siguron video ekskluzive të lëvizjeve të Mario Meshinit, dëshmitar okular i vrasjes së Devi Kasmit, vetëm pak çaste pas ngjarjes. Në pamje duket Meshini teksa shkon drejt banesës me motoçikletë, pa mbajtur skafandër apo kapuç. Ai ishte i arrestuari i parë për ngjarjen, por vetë 26 vjeçari ka mohuar me forcë çdo akuzë në emër të tij.

 

ABC News siguron dy video ekskluzive të lëvizjeve të Mario Meshinit, vetëm pak sekonda pas momentit kur në sytë e tij u vra me armë zjarri Devi Kasmi.

 

Meshini, dëshmitari okular i krimit, po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” si i përfshirë në ngjarje. Vetë 26 vjeçari ka këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me ekzekutimin e Kasmit.

 

Në videon e parë, e fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, shfaqet Meshini teksa del nga rruga “Kongresi i Manastirit” për në Unazë, në segmentin e njohur si “Rruga Bardhyl”, gati 100 metër distancë vijë ajrore nga vendi i vrasjes.

 

Ndërsa në videon tjetër duket i riu teksa lë Unazën për t’u kthyer në rrugën “Dervish Hekali”, që e çonte në banesën e tij. Nga pamjet rezulton se Meshini nuk ka pasur skafandër, apo kapuç.

 

Në daljen para mediave për goditjen e grupit kriminal që dyshohet të ketë ekzekutuar Kasmin, drejtuesi i policisë së Tiranës nuk përmendi emrin e Meshinit dhe nuk dha hollësi kur u pyet për të.

 

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se Meshini ka nxjerrë në pritë Kasmin.  Në seancën e caktimit të masës së sigurisë, të zhvilluar të premten në Gjykatën e Tiranës, avokati i Meshinit tha se nëse klienti i tij do të ishte bashkëpunëtor në ngjarje nuk do të përdorte motorrin e targuar në emër të tij, nuk do të komunikonte me Kasmin nga numri i tij personal dhe as nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit.

 

Gledion-Rehovica-1-1280x853.jpg
us er18:30 | 09/01/2018

Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Gledion Rahovica, po përgatitet për ankimimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i hoqi pak ditë më parë mandatin e deputetit.
Përmes avokatit të tij, Rahovica i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së, t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ndaj tij, si edhe vendimin e arsyetuar për ndërprerjen e mandatit.
Pas marrjes në zotërim të akteve, pritet që brenda afatit 45 ditor, Rehovica të kundërshtojë vendimin e KQZ-së në Gjykatën e Apelit Administrativ./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono