levizja besa

prokuroria-speciale.jpg
G. P.18:55 | 02/09/2019

Partitë politike në Maqedoni nuk kanë rënë ende dakord për ligjin për prokurorinë speciale. Palët mësohet se nuk po bien dakord për disa pika të ligjit, ndërkohë që opozita shqiptare ka paralajmëruar votën kundër.

Kryetari i Komisioni për çështje evropiane, Artan Grubi, po pret partitë që të arrijnë marrëveshje që më pas ta thirr seancën. Thotë që ka takime intensive mes grupeve të punës, dhe se nuk ka shumë çështje që kanë mbetur të hapura.

Artan Grubi, deputet i BDI-së: Janë dy-tre pika për të cilat kanë dallim partitë kryesore dhe kanë të bëjnë me fatin e Prokurorisë Speciale, të punësuarit atje dhe çështje të verifikuara pas qershorit. Shpresoj të arrihet një konsensus mes partive politike.

Afate se kur duhet të thirret komisioni nuk ka, por Grubi shpreson që të ketë marrëveshje para Mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian. Edhe deputetja e LSDM-së, Sonja Mirakovska thotë që ekziston atmosferë e mirë mes grupeve punuese.

Sonja Mirakovska, deputete e LSDM-së: E kam patjetër të them se po punohet në një atmosferë të shkëlqyer dhe me plot mirëkuptim. Sigurisht që ka momente kur ngritët toni, por janë dy ekipe që kuptohet mirë mes vete, dhe bisedat zhvillohen mirë, me mendimin se duhet të arrihet rezultati.

E derisa pushteti dhe opozita maqedonase po tentojnë që të dakordohen, opozita shqiptare tanimë e ka të qartë se këtë ligj nuk do ta përkrah.

Kastriot Rexhepi, nënkryetar i lëvizjes Besa: Lëvizja Besa nuk do të mbështesë asnjë nismë ligjore që do të jetë si instrument mes funksionarëve të lartë në pushtet dhe gjithë partive politike që kanë bërë keqpërdorime.

Grupet e punës të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së nuk janë takuar gjatë fundjavës, por pritet që të takohen sot./ABC News Albania 24/7

ZAEV-BESA-TAKIMI-1280x720.jpg
ent ela20:02 | 21/02/2019

Në kuadër të negociatave për të dalë me një kandidat konsensual në zgjedhjet presidenciale, kryeministri i Maqedonisë u takua të enjten me kreun e lëvizjes Besa, Bilal Kasami. Për Zoran Zaev, opsionet e bashkëpunimit mes palëve janë të hapura.

Pas përfundimit të takimit kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami theksoi  se mbështetja e tyre për kandidatin e përbashkët nuk do të jetë pa kushte. Ai tha se do të pranojnë kandidat që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe nuk do t’i ndajë ata në baza etnike.

Bilal Kasami, kryetar i lëvizjes Besa: “Ne si lëvizja Besa do përkrahim një kandidat që i qëndron marrëveshjes me qeverinë. Presidenti i ardhshëm duhet të ketë një qasje pozitive dhe të kontribuojë për lehtësimin e marrëdhënieve ndëretnike”.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit tha se ka prezantuar idenë për kandidat konsesual për president të vendit. Siç tha përmes një analize të detajuar të gjendet një emër që do të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Zoran Zaev, kryeministër dhe lider i LSDM-së: “Kam mirëkuptim se si opozitë që janë lanë të hapur mundësinë për paraqitje vetanake në zgjedhjet presidenciale. Janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë, por jam i lumtur dhe falënderues për shkak se pranuan të bisedojmë dhe t’i dëgjojnë argumentet tona se përse duhet të bisedohet për një kandidat të përbashkët”.

Kryeministri Zaev është shprehur optimist se  deri në kongresin partiak do të arrijë që pozitivisht ti përfundoj negociatat me partit politike siç tha për të gjetur një kandidat i cili do ti bashkoj të gjithë. Pas takimit të pasuksesshëm me liderin e ASH Ziadin Sela kryeministri paralajmëron një përpjekje tjetër për të biseduar me përfaqësues të kësaj partie. /abcnews.al

BILAL-1280x807.jpg
ent ela17:53 | 14/02/2019

Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa, ka falenderuar deputetët e Parlamentit shqiptar, të cilët votuan pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Një lam i mirë vjen gjithmonë ashtu sikundër e presim nga Tirana dhe Parlamenti i Shqipërisë votoi pro aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. I falenderojmë përzemërsisht deputetët e parlamentit shqiptar për votimin. Uroj që sa më shpejt këto procedura të kalojnë edhe nëpër parlamentet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Urojmë që brenda viti 2019, Maqedonia të njihet si vendi i 30-të i NATO-s”.

Ndërsa u pyet se nëse do ketë ndonjë kandidat shqiptar për t’u bërë President i Maqedonisë në zgjedhjet që pritet të mbahen më 21 Prill, kreu i lëvizjes Besa tha:

“Do të kisha thënë se është tragjike për një vend si Maqedonia që të flitet se a mund të jetë një shqiptar në krye të shtetit?! Është një vend që pretendon të jetë vend anëtar i NATO-s dhe BE. Në një vend si SHBA do të ishte gjykuar si një diskriminim etnik dhe do të ishte sanksionuar me ligj. Por fatkeqësisht jetojmë në vende që nuk janë aq shumë demokratike dhe nuk ka asnjë sanksionim që e ndalon ndonjë shqiptar që të jetë në krye të shtetit të Maqedonisë”.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese të bëra nga Parlamenti i Maqedonisë pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Kasami u shpreh se shqiptarët kanë humbur shansin për të qenë të barabartë me maqedonasit.

“Shqiptarët e humbën shansin që të arrin barazi të plotë juridiko-kushtetuese në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Për shkaqe politike nuk pati një bashkërendim të aktiviteteve të forcave politike apo të partive parlamentare të shqiptarëve të Maqedonisë”.

Ndërsa më tej, ai është shprehur se Marrëveshja e Prespës nuk e njeh identitetin e shqiptarëve si minoritet i shtetformimit të Maqedonisë.

“Në Marrëveshjen e Prespës në asnjë momnet nuk përmenden popujt e tjerë veçanërisht shqiptarët, të cilët janë autoktonë, janë vendas dhe janë një komuniteti i rëndësishëm në Maqedoni. Këtë ne u munduam që ta përmirësonim me procedura  të tjera kushtetuese. Që nga momneti që Marrëveshja e Prespës u fut në procedurë parlamentare, ne kërkuam zyrtarisht nga qeveria që të përfshinte edhe kërkesat tonë që të mbrohet dhe identiteti shqiptar që kjo marrëveshja të mos dëmtonte identitetin shqiptar.

Fatkeqësisht ne nuk patëm mirëkuptim nga qeveria dhe ajo i dërgoi kërkesat tonë në Parlament. Dhe ne si lëvizje Besa e bëmë të qartë ne nuk do votojmë ndryshime kushtetuese që janë në dëm të identitetit shqiptar. Në momentin e fundit pati një reflektim nga Kryeministri dhe nga shumica parlamentare, edhe nën presionin e opinionit publik dhe arritëm që në momentin e fundit të mbronim disa elementë të identitetit shqiptar. Shtetësia për shqiptarët do të rregullohet me ligj dhe urojmë që shtetësia për shqiptarët të jetë ashtu sikundër është identiteti i tyre. Në kartën e identitetit tashmë do të shkruhet që jemi shqiptarë dhe jo sikur ka funksionuar deri tani që kemi qenë identifikuar si maqedonas”.

Duke folur për ligjin për gjuhët ai është shprehur se dëshira e shqiptarëve nuk është përmbushur.

 “Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët e Maqedonisë, si popull autokton dhe themelues i shtetit të Maqedonisë së Veriut. Tashmë shqiptarët janë të infomuar për ndryshimet që do të bëhen në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Në tabelën e parë që u vendos në kufirin Greqi-Maqedonia e Veriut nuk figuron gjuha shqipe. Gjuha shqipe do të figurojë në kufirin me Shqipërinë apo me Kosovën dhe në zonat ku shqiptarët janë mbi 20% e popullsisë. Pra gjuha shqipe nuk do jetë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë”./abcnews.al

 

levizja-besa.png
G. P.19:50 | 03/10/2018

Kryetari i lëvizjes Besa në Maqedoni ka deklaruar se vendi ka shanse për të miratuar ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga marrëveshja me Greqinë para se të shkojë në zgjedhje. Në një intervistë për “TV Klan Maqedonia”, Bilal Kasmi ka nënvizuar se në ndryshimet kushtetuese duhet të përfshihen edhe kërkesat dhe interesat e shqiptarëve.

Kreu i Lëvizjes opozitare Besa, Bilal Kasami, në një prononcim për Tv Klan ka komentuar situatën pas referendumit të pasuksesshëm në Maqedoni. Sipas tij, partitë për kapërcimin e krizës politike duhet të kenë parësore interesat e qytetarëve. Kasami është i mendimit se parlamenti duhet të bëj së pari ndryshimin e Kushtetutës, konform marrëveshjes së arritur me Greqinë, për emrin, e pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Ne si Lëvizje Besa do të angazhohemi fuqishëm që të mos humbim kohë, por të bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe të vendosim bashkarisht se kur do të shkojmë në zgjedhje. Nëse partitë dalin përmbi interesat politike, ky legjislacion e ka ende mundësinë të marrë vendime të rëndësishme për shtetin”, shprehet Kasami.

Megjithatë, kreu i Lëvizjes Besa angazhohet që në ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë të shikohen edhe interesat e shqiptarëve të këtushëm.

“Kushti ynë do të jetë mbrojtja e interesave shqiptare. Shqiptarët duhet që në Kushtetutë të specifikohen si shqiptarë në pjesën ku flitet për gjuhën shqipe”, thotë Kasami.

Lidhur me deklaratën e shefit të diplomacisë geke Nikos Kocias dhënë televizionit shtetëror grek, i cili kishte veçuar rolin e partisë Besa siç tha, në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në referendumin e së dielës, kreu i Lëvizjes Besa tha se pavarësisht pretendimeve për ndikime, opozita shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm duke siguruar vota të mjaftueshme që referendumi të jetë i sukseshëm.

“Pretendimeve për ndikime rajonale, sikurse tha ministri grek, unë u them se votat dhe numrat këtu tregojnë se realiteti është ndryshe. Mbi 150 mijë vota janë vota të opozitës shqiptare dhe ato bënë që referendumi të kalojë kushtin politik dhe të llogaritet si i suksesshëm”, theksoi Kasami.

Aktualisht, në referendumin e së dielës nuk u arrit censusi për kalimin e tij dhe kjo e ka futur vendin në një ngërç për kapërcimin e të cilit do të duhet edhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar./abcnews.al

INTERVISTE-ME-BILALL-KASAMI-1280x720.jpg
ent ela15:38 | 14/09/2018

Kryetari i Lëvizjes “Besa” Bilal Kasami në një intervistë në ABC News shprehu mbështetjen për referendumin e 30 shtatorit, si një mundësi për integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe një mundësi më e mirë për faktorin shqiptar dhe për rolin e tyre shtetformues në Maqedoni.

“Lëvizja Besa është e angazhuar për referendumin po aq sa për rrëzimin e Gruevskit. Jemi ndër partitë e pakta opozitare që kemi dalë pro referendumit pa dilema, pasi referendumi lidhet me një pikëpyetje që ndërlidhet me një marrëveshje që Maqedonia ka nënshkruar me Greqinë. Lëvizja Besa ka qenë pro referendumit pasi nuk përfshihet çështja shqiptare që rregullon relacionet mes shtetit grek dhe etnisë maqedonase e cila ka qenë e kontestuar. Tanimë gjithë faktori i brendshëm e ndërkombëtar është i angazhuar që kjo marrëveshje të ketë pranim përmes referendumit. Lëvizja Besa është e angazhuar që shqiptarët të votojnë pro këtij referendumi”. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono