levan

spitali-fier-1280x703.jpg
ent ela15:15 | 04/09/2019

Gjykata e Fierit vendosur masën e arresti në burg për tre persona të implikuar në ngjarjen në spitalin e Fierit, fundjavën e kaluar ku u plagosën 5 persona. Për Aleksandër Zhapajn, trupi gjykues vendosi masën “Arrest në burg” në mungesë, për shkak se ndodhet në spital për mjekim. Edhe për Emiglent Karajn dhe Daniel Braçe u vendos masa e sigurisë arrest me burg. Ndërkaq, u vendos masa arrest shtëpie për Gazment Braçen dhe Aldo Zhapajn.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në masa të rrepta sigurie. Të arrestuarit janë dërguar një e nga një në sallën e masës së sigurisë dhe secili prej tyre është siguruar me roje të përforcuar. Të gjithë këta persona akuzohen si të përfshirë në një konflikt që nisi në një lokal në Levan dhe përfundoi me përdorimin e pistoletës në ambientet e spitalit të Fierit./ABC News Albania 24/7

spitali-fier-1280x703.jpg
ent ela10:51 | 01/09/2019

Është arrestuar autori që i mori pistoletën policit dhe hapi zjarr në urgjencën e spitalit duke plagosur një person. Policia njoftoi për vënien në pranga të 5 personave në lidhje me konfliktin që nisi në Levan dhe përfundoi në Fier. Dy nga te arrestuarit D. B 21 vjeç dhe G.B 22 vjeç nga Levani akuzohen për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë si dhe për “goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Tre të tjerët e arrestuar, gjithashtu të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, janë personat të përfshirë në konfliktin e Levanit. Ata janë  A.Zh., 51 vjeç, nga Ferrasi, E. K., 32 vjeç nga Vlora,  A. Zh., 22 vjeç nga Ferrasi i Fierit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

Aktualisht të shtruar në spital nga përplasjet midis dy familjave janë, Aleksandër Zhapaj i cili u qëllua me pistoletë në spital, Aldi Aleksandër Zhapaj, Gentjan Aleksandër Zhapaj, Klajdi Januz Lamaj dhe Erlind Afrim Mucaj të goditur me leva dhe me thika në Levan. /ABC News Albania 24/7

AKSIDENTI-LEVAN-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela11:02 | 24/08/2019

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i cili është, shtetasi F.T, 24 vjeç, nga Gorishova.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. /abcnews.al

TRAFIKU-NE-FIER-MBULIM.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ad min11:27 | 17/06/2019

Nisja e sezonit turistik drejt Jugut të Shqipërisë ka rikthyer stresin e radhëve kilometrike të qindra automjeteve, që u duhet të presin më orë për të kaluar segmentin Levan-Fier.

Mbrëmë për disa orë me radhë trafiku i automjeteve ka qenë prezent në të gjithë rrugën. Pushuesit që ktheheshin plazhet e jugut kanë qëndruar gjatë duke pritur dhe policia e ka patur të pamundur të normalizojë qarkullimin.

Një pjesë e automjeteve kanë lëvizur përmes by-passit të Fierit, i cili nuk ka përfunduar.

Sipas Autoritetit të Rrugëve Nacionale, ky by-pass bëhet i kalueshëm në fund të muajit Qershor, atëherë kur edhe fluksi i automjeteve që lëviz drejt plazheve të Jugut të Shqipërisë arrin kulmin./ABC News Albania 24/7

Foto-makina-vlore-.jpg
ad min12:46 | 04/06/2019

Policia zbardh ngjarjen e Novoselës të ndodhur më datë 12 Maj të këtij viti ku persona të paidentifikuar tentuan të vrasin 24-vjeçarin Romario Alliraj që udhëtonte me “Volkswagen Golf” në autostradën Vlorë-Levan.

Në njoftimin e policisë lokale thuhet se ngjarja është sajuar nga 24-vjeçari dhe shoku i tij. Në pranga ka përfunduar i riu nga Vlora se bashku me bashkëpunëtorin e tij , një 51-vjeçar.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se te dy  në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë përgatitur dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike./ABC News Albania 24/7

protesta-3-1280x720.jpg
ad min15:18 | 21/05/2019

Banorët e Bishanit, Poros, Pishës dhe Martinës në njësinë administrative Levan në Fier kanë protestuar pasi sipas tyre, kohët e fundit në zonë po vidhen shumë shtëpi. Ata thanë se çdo natë në fshat vidhen bagëtitë.

Rastet janë denoncuar në polici, por autorët nuk janë kapur. Në mbështetje të banoreve ishte dhe kryetari i PD-së së Fierit Luan Baçi. Ai i kërkoi policisë të zbulojnë grupet e hajdutëve./ABC News Albania 24/7

aksident.jpg
ad min10:47 | 03/01/2019

Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e së enjtes në autostradën Levan-Tepelenë. Një drejtues motoçiklete humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima është një 57-vjeçar me inicialet A.L, i cili banonte në Mollaj të Mallakastrës.

Ai u përplas nga një automjet tip “Range Rover” që drejtohej nga një 27-vjeçar. Për pasojë, viktima gjeti vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “24 Orëshi” rreth orës 9:00. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

AUTOSTRADA-FIER-BALLSH_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ad min15:20 | 27/11/2018

Dëmtimet në autostradën Levan – Tepelenë janë serioze dhe kalimi i mjeteve në rrugën e vjetër të Ballshit do të marrë kohë. Por gjendja e saj është aq e rëndë saqë levizja e tyre bëhet me vështirësi.

U duk si rrëshkitje dheu por është më shumë se kaq. E gjithë kodra në afërsi të Fratarit në austostradën Levan Tepelenë mund të shembet. Zhvendosja e gurëve të rënë nuk bën dobi. Zgjidhja e kësaj situate kërkon ndërhyrje në dy fronte. Njëri ku po hapet kalimi anësor ose by pass-i dhe tjetri ku do të nisë shëmbja e pjesës së dëmtuar të kodrës. Për këtë të fundit pritet përfundimi i by pass-it.Udhëtarët janë të detyruar të kalojnë nga rruga e vjetër Fier-Ballsh. Kjo e fundit e braktisur dhe e pafrekuentuar që prej hapjes së autostradës, ka degraduar duke u bërë e pakalueshme për automjetet

Bllokimi i rrugës nga masivi i gurëve ndodhi javën e shkuar pas reshjeve të dendura të shiut. Autoriteti rrugor deklaroi se kjo rëshkitje është e përmasave të mëdha duke imponuar një ndërhyrje të mirë studiuar. Nuk dihen shkaqet e dëmtimit të kodrës, por gurorja që ndodhet pranë saj mendohet të ketë ndikuar në çarjen e kodrës në thellësi.

Përgatiti: Valbona Daci, gazetare e ABC News, Fier

dheu.jpg
ad min14:03 | 22/11/2018

Njëri krah i rrugës në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar është i bllokuar. Shkak për këtë janë bërë shkarjet e dheut nga reshjet e ditëve të fundit.

Kjo është një pjesë e autostradës Levan-Tepelenë. Shkarja e një masivi dheu ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve në këtë aks rrugor. Prej dy ditësh në afërsi të Fratarit njëra korsi e autostradës është bllokuar nga dherat duke detyruar automjetet të kalojnë vetëm në njërin krah të rrugës.

“Derisa inagurohet rruga, pa parametrat e saj detyrimisht bëhet rrezik”.

“Duhet rruga se na vdiqën mor vëlla”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën në lartësi të kodrave nga ku vërshojnë ujërat që sjellin shkarje dheu. Reshjet e dendura të shiut në Fier dhe Mallakastër kanë shkaktuar probleme kryesisht me rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në tokat bujqësore./abcnews.al

abcja.jpg
ad min17:14 | 26/09/2018

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Levanit pasditen e së mërkurës. Sipërfaqja, e cila po digjet është me ullishte dhe shkurre.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, por mund të ndërhyjnë vetëm me mjete rrethanore për shkak të terrenit.

Ndërkohë që një helikopter po ndihmon nga ajri për vënien nën kontroll të flakëve.

Era po favorizon përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të madhe. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë rënia e një peme në shtyllën e tensionit të lartë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono