leter

administrata.jpg
ger ta09:10 | 21/11/2019

Të ardhurat e buxhetit të shtetit nuk janë në ditë të mira. Një gjë e tillë është artikuluar së fundmi në media.

Ndërkohë, kjo ka vënë në lëvizje edhe strukturat e shtetit, ku duket se mbledhja e të ardhurave është kthyer në një mision për qeverinë dhe të gjitha strukturat tatimore.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka dërguar një letër për të gjithë punonjësit e administratës, që deri në datën 16 të muajit nëntor patën afat për të deklaruar se nuk kanë asnjë detyrim të papaguar ndaj arkës së shtetit.

Në letrën që punonjësit kanë marrë kërkohej që të këta të fundit duhet ta deklaronin faktin se nuk rezultojnë debitorë ndaj shtetit në asnjë lloj niveli.

Brenda datës 16.11.2019, të gjithë punonjësit në varësi të strukturave tuaja respektive, të paraqesin një konfirmim të faktit se nuk kanë në ngarkim asnjë detyrim tatimor të papaguar, duke filluar nga detyrimet individuale e deri nga pjesëmarrja si aksione në shoqëri tregtare”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën janar-shtator 2019 ishin në shifrën e 343 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 4.2 për qind. Mirëpo, kjo rritje nuk ishte e mjaftueshme, pasi në krahasim me planin, në buxhetin e shtetit u mblodhën 8 miliardë lekë më pak.  TVSH-ja për vitin 2019 pati një rënie me 4.4 për qind në krahasim me vitin e shkuar./abcnews.al

 

macron-ministrat-1280x663.jpg
nev ila13:30 | 09/11/2019

Gabim strategjik e kanë cilwsuar 10 ish-ministra të jashtëm refuzimin që i bëri Bashkimi Evropian Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet një letre ata paralajmërojnë trazira të mundshme në këto dy vende nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta shohë si barrë dhe jo si politikë të përgjegjshme procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor.

Kujdes me hapin e rradhës” e këshillojnë Bashkimin Evropian 10 ish-ministra të  jashtëm midis të cilëve edhe ish-kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati.

“Në jug të Bashkimit Evropian po formohet një hark i paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë”,shkruhet në letrën që ish ministrat i kanë dërguar Bashkimit Evropian ku nënvizojnë se:

“Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore”.

“Ky është një gabim strategjik që ndihmon në konsolidimin e status quo-së në Ballkanin Perëndimor dhe të inercisë së BE-së në një hartë gjeopolitike gjithnjë e më të rrëmujshme. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore. Prandaj, procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një politikë e përgjegjshme dhe jo të konsiderohet si barrë.”

Veç kësaj, kundërshtimi për të filluar bisedimet e pranimit me vendet e lartpërmendura minon autoritetin dhe besueshmërinë e BE-së duke prodhuar edhe trazira të mundshme në dy vendet e refuzuara – vënë në dukje 10 ish ministrat e jashtëm.

“Kjo është një shenjë paralajmëruese për trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, të cilat kanë besuar për një kohë të gjatë te mbështetja e BE-së. Kjo minon procesin e bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe fuqizon forcat centrifugale në Bosnjë e Hercegovinë.”

Mundësi për të shmangur këtë situatë është Samiti i rradhës  në Zagreb, ku sipas ish ministrave të jashtëm Bashkimi Evropian duhet të paraqesë  instrumente të reja për të konsoliduar rrugën e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nënshkruesit e lëtrës dërguar Bashkimit Evropian janë ish ministrat e punëve të Jashtme të Malit të Zi, Gjermanisë, Kroacisë,Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Austrisë, Qipros, Shqipërisë, Bullgarisë, dhe ish ministrit të jashtëm të Republikës Federative të Jugosllavisë./abcnews.al

 

diana-ziu.jpg
nev ila13:00 | 09/11/2019

Kompozitorja e njohur, Diana Ziu, përmes llogarisë së saj në rrjetet sociale, i ka shkruar një letër publike kryeministrit Edi Rama ku shkruan sërish për Festivalin e Këngës në RTSH.

Kompozitorja shkruan se, do apo nuk do, Rama është “urdhri nga lart”, për këtë kategori kuadrosh të realizmit socialist, duke iu referuar me emrat “Shoqja Vera” dhe “Shoku Zhani“, Vera Grabockës dhe Zhani Cikos.

Në përfundim të letrës së saj kompozitorja Ziu i ka drejtuar, 5 pyetje, kryeministrit Rama, dhe Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga të cilët, sipas Ziut, varet Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Letra e Diana Ziu-t:

Leter e hapur z. Edi Rama .

z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje perpjekje.

Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.

Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja :

Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart !

Kush valle i perkrah kaq shume?
Ky e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.

z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.

Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’u hyre gjemb ne kembe,

Pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi pervec se te ikin, e te ikin nga syte kembet madje.

5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja

1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike

2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.

3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.

4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?

5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!

Me respekt
Diana Ziu”, shkruan shkrimtarja./abcnews.al

agim-kajmaku.jpg
nev ila18:00 | 28/10/2019

Kreu i bashkisë Vorë Agim Kajmaku, ditën e sotme i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë shpjeguese, së bashku me një vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda  të Janinës, që mban datën 12 shtator 2019.

 

Kajmaku ka pretenduar se nuk ka patur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi. Kajmaku thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë ka shqyrtuar çështjen dhe ka vendosur pafajësinë për Kajmakun në shtator të këtij viti, por se vendimi sipas Kajmakut ende nuk është zbardhur.

Kajmaku thekson se ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda të Janinës ka ardhur pasi është vënë në lëvizje nga vetë ai sapo është vënë në dijeni për ndjekjen penale./abcnews.al

Akademia-e-shekncave-1280x720.jpg
nev ila11:36 | 11/10/2019

Akademia e shkencave të shqipërisë i është drejtuar me një letër akademisë suedeze ku shprehet e indinjuar në lidhje me çmimin Nobel për letërsinë të akorduar  këtë vit. “Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi.

Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës.

Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore” shkruan në letrën e saj akademia e shkencave.

Letra e Akademisë së Shkencave:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u njoh me shqetësim e zhgënjim të thellë me vendimin e jurisë së çmimit Nobel në letërsi, i cili për këtë vit iu rezervua shkrimtarit Peter Handke.

Duke qenë prej shumë vitesh propozuese ngulmuese e kandidaturës së shkrimtarit shqiptar me reputacion të gjithëvlerësuar botëror Ismail Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë u është shmangur, edhe pse me mundim, interpretimeve të kësaj jurie, duke mos dashur të gjykohet si palë e cenuar

Por laureimi i sivjetmë, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera.

Kjo sepse Akademia motër Suedeze e Shkencave, në raste të mëparshme të vendimeve të diskutueshme të jurive të saj, me të drejtë ka lënë të kuptohet se është në parimet e saj që Nobeli i letërsisë është çmim talenti dhe qytetarie. Dhënia e një çmimi të tillë mund të arsyetohet me faktin se ai i referohet vetëm kontributit të shkrimtarit në letërsinë botërore, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm edhe për peshën politike që mbart çmimi Nobel.

Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë  urrejtjen dhe konfliktin.

Ne nuk gjykojmë vlerën e veprës letrare të fituesit të Nobelit të sivjetëm.

Ne na dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimit të hapur që ai i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krime të rënda kundër  Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Pyetja jonë është: A mund të besohet më kjo “parimësi”? 

Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi.

Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës.

Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore.

Por nuk ka ndodhur ndonjëherë që frymëzuesit e ideologjisë primitive të urrejtjes dhe armiqësisë etnike të laureohen duke ua amnistuar përgjegjësitë e tyre të mirënjohura si famëkeqe prej kohësh botërisht.

Sa më sipër, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë paraqet mospajtimin  dhe  indinjatën e saj, pasi në vlerësimin tonë ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore.

Tiranë më 11 tetor 2019″

xhackaa-1280x695.jpg
nev ila11:53 | 31/07/2019

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur shqetësimit të Presidentit për rrezikun nga një tërmet i madh, duke thënë se të tilla fenomene janë të paparashikueshme, por gjithsesi vendi është i përgatitur për t’i përballuar. Xhaçka i kërkon dekretimin e ligjit të ri të emergjencave, por Presidenca thotë se firmosja e këtij ligji ka ndodhur me kohë.

Nuk ka asnjë parashikim konkret për ndonjë tërmet të rrezikshëm në Shqipëri. Këtë përgjigje, Olta Xhacka i jep Presidentit Meta e po ashtu edhe qytetarëve shqiptarë.

“Aftësia për të parashikuar vitin, datën e orën kur do të godasë një tërmet, apo fuqinë me të cilën do të godasë shkon përtej mundësive të shkencës. Tërmetet për fat të keq janë të paparashikueshëm. Ky është një fakt që e konfirmojnë sizmiologët tanë dhe çdo sizmiolog kudo në botë. Për më tepër, e konfirmon edhe vetë sizmiologu i njohur Tselentis, fjalët e të cilit janë bërë shkas për shqetësimin tuaj”, shkruan Xhaçka.

Pavarësisht kësaj, Ministrja e Mbrojtjes garanton kreun e shtetit se të gjitha masat shtetërore janë ndërmarrë.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria është sot më e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër gjatë 30 vjetëve të fundit. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i burrave dhe grave që mbulojnë këtë sektor është i jashtëzakonshëm dhe koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi i përballuan pasojat e tërmetit në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona”, deklaron ministrja.

Duke thënë se e mirëpret shqetësimin e Presidentit për ngjarje të tilla, Xhaçka ka një kërkesë për Metën.

“Shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji “Për Mbrojtjen Civile”, që pret sot dekretimin nga ana juaj. Unë besoj që duke dekretuar këtë ligj, pa humbur kohë, ju do të jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit tonë për t’u përballur sa më mirë, e me sa më pak dëme me çdo lloj fatkeqësie natyrore, përfshirë edhe tërmetet, të cilat, pavarësisht dëshirës sonë, në fund, mbeten të pakontrollueshme e të paparashikueshëm”.

Nga zyra e Metës, erdhi reagimi i menjëhershëm përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!

Presidenca këmbëngul se informacioni për tërmete në vendin tonë dhe në rajon, është bazuar në botime shkencore serioze.

 

 

 

/ABC News Albania 24/7

zgjedhjet-reagimet.jpg
ad min10:00 | 22/07/2019

Partia Demokratike i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor të vendosë pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Kërkesa i është bërë e ditur edhe misionit të ODIHR, ONM, Bashkimit Evropian dhe ambasadave kryesore në Tiranë.

Të ndalojnë gjykimin e të presin fjalën e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa i drejtohet Kolegjit  Zgjedhor nga Partia Demokratike.

“ Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”

“Ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit.”

Kërkesën e firmosur nga numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi opozita argumenton se sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 tetor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen, sepse janë fituar në votime të padekretuara nga presidenti.

 “Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë edhe dekretin e zgjedhjeve.”

Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetutshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiake sipas opozitës së bashkuar e cila I bën edhe një apel kolegjit zgjedhor:

 “Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjatë.”

Kërkesa për pezullimin e shpërndarjes së mandateve i është dërguar për dijeni edhe misionit ODIHR, ONM, BE, dhe ambasadave kryesore në Tiranë./ABC News Albania 24/7

gjykata-e-larte-1280x714.jpg
ad min16:45 | 04/07/2019

Një ditë pas publikimit të letrës së Presidentit Meta, Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Gjykatës së Lartë informacion mbi numrin e dosjeve të mbetura stok në kushtet kur kjo gjykatë është jashtë funksionit, dhe të cështjeve më emergjente. ABC News ka mësuar se numri i dosjeve është mbi 32 mijë. Dy te arrestuar per qellime ektradimi mund te rifitojne lirine per skadim afatesh ne shqyrtim.

Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë sa vjen e rritet dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon zyrtarisht kësaj gjykate numrin e dosjeve dhe të çështjeve të cilave u mbaron afati.

Gjykata e Lartë për ABC News konfirmojnë se numri i dosjeve të mbetur stok është 32.198.

Dy prej tyre lidhen me kërkesat e ekstradimit jashtë vendit janë më emergjente pasi ndodhen në prag të mbarimit të afateve ligjore çka do të sillte eventualisht numrin e personave të ndaluar.

Rasti i parë për ekstradim është më 21 Maj dhe rasti i dytë i ndaluar pak më vonë. Sipas ndryshimeve të reja në ligj vendimin për ekstradim e merr vetëm Gjykata e  Lartë.

Burime për ABC News konfirmojnë në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë nga KLGJ, ka pasur debat i ashpër mes mbi propozimin e EURALIUS, që për të zgjidhur ngërçin duhet të komandohen gjyqtarë nga nivelet më të ulëta. Një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk kanë qenë dakord.

KLGJ Këshilli është në vështirësi pasi nuk ka miratuar ende aktet nënligjore  që do të mundësonin hapjen e garës për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Ndërsa debate vazhdojnë, numri i dosjeve pranë kësaj vazhdon të rritet.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i drejtoi të mërkurën gishtin KLGJ-së duke i kërkuar llogari se përse nuk i ka dërguar listën e kandidatëve, të cilët sipas ligjit marrin miratimin e tij për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Kreu i shteti i kërkonte në një letër zyrtare kryetares  Naureda Llagami, se për të kryer këtë vakum ligjor KLGJ ishte me vonesë prej 6 muaj e 20 ditësh.

Presidenti Meta shprehte kundër rekomandimit të Euralius, për komandim e anëtarëve të Gjykatës së Lartë më arsyetimin se cenohen kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe se ky propozim bie ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë./ABC News Albania 24/7

incidenti-trp.jpg
ad min11:15 | 26/06/2019

Partia Demokratike ne Korçë i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit, pasi i konsideron të paligjshme. “Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”, thuhet në letër. Në letër PD njofton nga data 27 Qershor deri më 2 Korrik do të organizohen tubime të ligjshme ne te dyja bashkitë. Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.  Më të njëjtën përmbajtje letra në adresë të KQZ janë dërguar nga të gjitha bashkitë e opozitës, Shkodër, Lezhë, Kukës, Selenicë etj. /ABC News Albania 24/7

 

ADEMI-POLICIA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela10:48 | 17/06/2019

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, i ka kërkuar policisë vendore mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Adiministrimit të Zgjedhjeve, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Përmes një shkrese zyrtare dërguar policisë së Shkodrës, Ademi kërkon prezencën e forcave të policisë, për lirimin e ambienteve në momentin që do të kërkohet nga Bashkia e këtij Qarku. /ABC News Albania24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono