leshe

REPORTAZH-TROSHANI-TURISTIK-1280x720.jpg
ent ela15:28 | 01/07/2018

Zona e Lezhës ka joshur në vazhdimësi vizitorë e pushues për shkak jo vetëm të bregdetit në Shëngjin, por edhe nëpër fshatra aty ku traditat zënë një vend kryesor. Këtë herë ekipi ABC News ishte për një reportazh në fshatin Troshan, aty ku shumë kohë më parë ishte një kolegj, prej të cilit dolën shumë emra të shquar të këtij vendi. /abcnews.al

lek-frroku-1280x698.jpg
G. P.11:38 | 23/03/2018

Mbetet në burg edhe një tjetër i arrestuar i operacionit “Ranishtja 4” për tjetërsimin e tokës në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Gjykata e Lezhës ka lënë në burg sot 47-vjeçarin Lek Frroku, i arrestuar dy ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas prokurorisë, ai është një përfituesit e tokës në bregdet tek Rana e Hedhun, në mënyrë të paligjshme përmes kësaj skeme falsifikimi. Po ashtu ka dalë para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë, Juxhina Mema, specialiste e kadastrës në Bashkinë e Lezhës, për të cilën gjykata la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm “Arrest në shtepie.”

Gjykata ka lënë disa ditë më parë në masën e sigurisë në “arrest me burg” edhe specialistët Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, ndërsa 8 zyrtarë të tjerë janë në arrest shtëpie./abcnews.al

vlcsnap-error601-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 13/02/2018

Në Lezhë poeti Preç Zogaj shkoi me librin e tij më të fundit “In Love”. Në një ceremoni të thjeshtë shumë dashamirës të poezisë së tij lexuan pjesë shumë nga poezitë në libër, poezi të cilat i cilësuan si “dashuritë njerëzore”.

“In Love” përmbledhje poezish nga Preç Zogaj u prezantua edhe në Lezhë.

Lexues dhe dashamirës të poezisë përbën një auditor që pranoi të qëndronte edhe në këmbë kur gjimnazistët recitonin.

Poezia e Zogajt është komentuar si një ngjarje e rëndësishme që ndodh jo vetëm për Lezhën.

Zogaj flet për dashurinë njerëzore.

Prania në Lezhë për Zogajn është një shenjë e dashurisë për qytetin. Aty ku u krijua si poet dhe një detyrim për miqtë e rinj e të vjeter të shkollës poetike. Ndaj edhe përzgjedhja nuk ka qenë krejt e rastësishme.

“In Love” është nga librat më të bukur poetikë botuar kohët e fundit. Poeti, siç shkruan kritiku Agim Basha në parathënie, hyn ndër ata poetë që e shohin poezinë si kapacitet të brendshëm të gjuhës.

Edhe pse thellësisht personale, shumë poezi të tij apelojnë për një celebrim të hapur kolektiv ku mediumi–gjuha–është njëherësh skenë e festës edhe tempull i adhurimit. Ndaj lexuesi jo thjesht emocionohet, por humbet në guidën shpirtërore dhe të mendimit. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono