Leo Messi

Ronaldinho.jpg
Igli Nikolli17:56 | 16/01/2020

Ronaldinho është një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Për shumëkënd është më i miri absolut në aspektin teknik, një gjeni me topin. Braziliani transmetonte emocione të veçanta dhe do të kishte zhvilluar një karrierë edhe më brilante nëse do të ishte pak më shumë profesionist.

39-vjeçari ka prekur disa tema gjatë një prononcimi për revistën Panenka, aty ku flet për Barcelonën, trajnerin më të mirë që ka pasur në karrierë dhe Leo Messin. Në fund Milani, aty ku u transferua nga Barcelona në korrik të vitit 2008. Dinho flet shkurt, rreshton disa emra të frikshëm dhe e krahason ekipin e famshëm italian me një përzgjedhje të lojtarëve më të mirë në botë.

BARCELONA – “Jo, nuk e kam ndryshuar unë historinë e Barcelonës, ishin një grup lojtarësh që po kalonin një moment të artë. Ishte gjithçka shumë e bukur, nga dita e parë në të fundit. Ishte gjithçka speciale. Kur erdha te Barcelona kishin ardhur mijëra tifozë në stadium për të më pritur”.

 

Dinho, Messi, Rijkaard dhe Henry, gjatë një seance stërvitore

 

RIJKAARD – “Është një trajner i madh, më i miri me të cilin kam punuar. Ai kishte njohuri për gjithçka, jo më kot kishte luajtur në nivele të larta. Komunikonte me mua në mënyrë të thjeshtë dhe të të drejtpërdrejtë. Më jepte shumë liri në fushë, pavarësisht aspektit taktik”.

MESSI – “E mbaj mend se kur erdha te Barcelona diskutohej për një djalosh që shquhej nga të tjerët. Më pas filluam të luanim së bashku dhe u bëmë miq të mirë. Është bukur të shijosh hapat e parë të dikujt që do të pushtojë botën. Kemi mësuar shumë gjëra së bashku, ai më mësoi spanjishten, unë i mësova gjuhën portugeze. Leo është një person i qetë, nuk përfshihet kurrë në probleme. E sheh gjithmonë me familjen dhe njerëzit e afërt. Ai nuk ka nevojë për asgjë, ka gjithçka”.

MILAN – “Ishim një skuadër e jashtëzakonshme. Kishim Kaka, Pirlo, Beckham, Seedorf, Ibrahimovic, Thiago Silva, Gattuso dhe Maldini. Dukej sikur kuqezinjtë ishin një përzgjedhje e më të mirëve në botë”. /abcnews.al

 

Ibra, Pato, Seedorf dhe Ronaldinho
messi.jpg
Klejdi Kaimi11:57 | 15/01/2020

Barcelona konfirmoi mungesën e sulmuesit të saj, Luis Suarez, të paktën deri në muajin maj për shkak të një dëmtimi në gju. Katalanasit janë hedhur menjëherë në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Në media flitet se Barça është shumë pranë firmës me Carlos Vela, i cili do ta zëvendësonte uruguaianin për pjesën e mbetur të sezonit. Meksikani aktualisht është pjesë e LA Galaxy në MLS dhe mund të vijë në Spanjë në formë huazimi.

Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, i ka kërkuar drejtuesve një emër për sulmin. Argjentinasi kërkon që blaugranat të afrojnë në skuadër patriotin e tij, Sergio Aguero. Një operacion shumë i vështirë për Barcelonën, pasi 31-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester Cityt. Megjithatë mediat në Spanjë raportojnë se katalanasit mund ta provojnë diçka të tillë në merkaton e verës. /abcnews.al

Leo Messi dhe Sergio Aguero duke festuar një gol me kombëtaren argjentinase
Messi-Ronaldo.jpg
Igli Nikolli15:15 | 14/01/2020

Leo Messin e ka marrë malli për duelet dhe rivalitetin ndaj Cristiano Ronaldos kur portugezi i Juventusit ishte pjesë e Real Madrid. “Pleshti” dhe CR7 kanë dominuar futbollin vitet e fundit dhe vazhdojnë të emocionojnë me performancat dhe golat e shënuar.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të La Ligës spanjolle, kapiteni i ekipit katalanas tregohet i sinqertë në lidhje me betejat kundër Ronaldos dhe beson se të gjithë tifozët janë zbavitur pafund nga rivaliteti dhe dominimi i tyre.

Sfidat kundër Real Madrid kanë qenë gjithmonë të veçanta, por kur ishte Ronaldo ishin edhe më të veçanta. Rivaliteti sportiv mes nesh do të ekzistojë gjithmonë. Po zgjat prej vitesh dhe nuk është e thjeshtë të qëndrosh kaq gjatë në nivele të larta, sidomos kur je pjesë e skuadrave kompetitive si Barcelona dhe Real Madrid.

Dueli mes nesh ka qenë shumë i bukur në nivelin personal, mendoj se edhe njerëzit janë zbavitur, qofshin tifozë të Barcelonës, Realit apo çdo skuadre tjetër. Tani i përket së shkuarës, duhet të shohim përpara“, thekson Leo Messi. /abcnews.al

guardiola-aguero-1.jpg
Vladimir Prenga08:22 | 13/01/2020

Sergie Aguero ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje me Manchester City këtë sezon. Sulmuesi argjentinas është shënuesi më i mirë në skuadrën e tij, ndërkohë që së fundmi është ngacmuar edhe trajneri Pep Guardiola.

Trajnerin spanjoll e kanë pyetur nëse Aguero është sulmuesi më i mirë i tij dhe përgjigja ka qenë e qartë: “Më i miri është Messi”. Gazetarët nuk janë ndalur me kaq: “Ok, a është ai numri nëntë më i mirë?”.

Guardiola me përgjigjen e tij i ka vënë vulën dhe ka mbyllur çdo diskutim, duke thënë: “Messi është numri 9, numri 10, numri 11, numri 6, numri 4…”. /abcnews.al

Correa.jpg
Igli Nikolli12:12 | 09/01/2020

Atletico Madrid do të përballet sonte (20:00) me Barcelonën për një vend në finalen e Superkupës së Spanjës, aty ku i pret Real Madrid me datë 12 janar. Angel Correa po kalon një moment të mirë dhe trajneri Simeone po e ndihmon shumë të përmirësohet.

Argjentinasi ndalet edhe te ndeshja kundër ekipit katalanas në prononcimin e dhënë për EFE. Leo Messi është rivali më i frikshëm dhe 24-vjeçari tregohet i sinqertë në lidhje me faktin se si frenohet “pleshti”.

Nuk e di nëse ky është momenti im më i mirë tek Atletico Madrid, sepse punoj gjithmonë për t’u përmirësuar dhe për t’u aktivizuar sa më shumë. Simeone insiston shumë në fazën defensive. E pranoj që kur më s’postoi për të luajtur në krah hasa vështirësi, por i detyrohem shumë trajnerit, po më ndihmon për t’u përmirësuar.

Barcelona frenohet duke luajtur të përqendruar për 90 minuta dhe duke mos i humbur rastet që na krijohen. Si frenohet Messi? Të gjithë e bëjnë këtë pyetje që prej momentit kur ai debutoi. Nuk ja kam idenë, nuk ka një përgjigje për këtë pyetje. Leo nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, por edhe një person fantastik. Në kombëtare është gjithmonë i qetë dhe nuk përton t’u japë këshilla lojtarëve të rinj”, përfundon Correa. /abcnews.al

Messi-Ronaldo-1.jpg
Igli Nikolli10:51 | 29/12/2019

Leo Messi vazhdon të konfirmohet si futbollisti më i mirë në botë dhe jo vetëm. “Pleshti” qëndron në majë prej vitesh dhe ia doli të fitonte “Topin e Artë” për herë të gjashtë, diçka që nuk e ka arritur askush më parë në historinë e futbollit.

Një statistikë e dekadës së fundit në 5 kampionatet kryesore të Europës është kryer në lidhje me lojtarin që ka arritur më shumë fitore dhe në krye është Leo Messi. Kapiteni i Barcelonës numëron 260 ndeshje të fituara, teksa ndiqet nga një shok skuadre.

Sergio Busquets renditet i dyti me 245 ndeshje të fituara, teksa podi plotësohet nga Cristiano Ronaldo. Portugezi i njohur numëron 244 fitore dhe ndiqet nga Thomas Muller i Bayern Munchen me 228 suksese. Vendi i pestë ndahet nga dy lojtarë. Karim Benzama i Real Madrid dhe Gerard Pique i Barcelonës, numërojnë nga 219 ndeshje të fituara. /abcnews.al

Messi-7.jpg
Igli Nikolli19:12 | 27/12/2019

Barcelona kërkon prej kohësh një qendërsulmues për të zëvendësuar Luis Suarez. Uruguaiani është një pikë fikse e ekipit katalanas, por mosha 33-vjeçare (i mbush në janar) nuk premton edhe për shumë vite në nivele të larta.

I preferuari i klubit spanjoll është Lautaro Martinez, i cili ka një klauzolë largimi nga Interi prej 111 milionë eurosh. Barcelona është gati të paguajë shumën, por dikush ka bllokuar tratativën. El Desmarque raporton se Leo Messi i ka kërkuar drejtuesve të heqin dorë nga blerja e patriotit të tij.

Shkaku? Luis Suarez është miku më i mirë i “pleshtit” dhe këto zëra merkatoje nuk i pëlqejnë aspak. Messi tregon edhe njëherë se është shumë i rëndësishëm në fushën e blertë, por edhe në vendimet e klubit katalanas.

Një lajm që gëzon Interin dhe tifozët zikaltër, të cilët nuk duan të humbasin shërbimet e një prej yjeve të skuadrës. Lautaro Martinez po zhvillon një sezon super me kryesuesit e Serie A dhe deri tani ia ka dalë të shënojë 13 gola mes kampionatit dhe Champions League. /abcnews.al

Messi-2.jpg
Igli Nikolli19:14 | 22/12/2019

Barcelona triumfoi 4-1 mbrëmjen e kaluar kundër Alaves, ndeshje ku shënuan të tre lojtarët e sulmit. Leo Messi shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve ë La Liga me 13 realizime.

Goli kundër Alaves ishte i 50-ti i vitit 2019 në 55 ndeshje të zhvilluara për yllin argjentinas. Shifra të jashtëzakonshme dhe rekorde njëri pas tjetrit për 32-vjeçarin.

Kjo është hera e nëntë në 10 vitet e fundit që kapiteni i Barcelonës arrin shifrën e 50 golave në një vit kalendarik. Vitin e kaluar e mbylli me 51 gola, ndërsa në 2017 ia doli të shënonte plot 54 herë. Vitet kalojnë, kundërshtarët ndryshojnë, ndërsa “Pleshti” nuk ka ndërmend të ndalet. /abcnews.al

Messi-6.jpg
Igli Nikolli20:46 | 20/12/2019

Tjetër triumf i Leo Messit ndaj Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldos. Britanikja The Guardian ka publikuar 100 futbollistët më të mirë të këtij viti dhe në krye gjendet ylli argjentinas i Barcelonës.

“Muri” i mbrojtjes së Liverpool u rendit i dyti, njësoj si në votimet për “Topin e Artë”, teksa podi kompletohet nga një tjetër lojtar i ekipit të Jurgen Klopp. Senegalezi Sadio Mane ia ka dalë të renditet një pozicion sipër CR7, ndërsa Momo Salah vjen më pas.

Lista vazhdon me emra si Mbappe, Lewandovsky, Sterling, Allison dhe Frenkie De Jong. Gazetarë nga e gjithë bota, mes tyre edhe nga Shqipëria, votuan në këtë përzgjedhje finale të The Guardian. /abcnews.al

Messi-3.jpg
Igli Nikolli16:39 | 07/12/2019

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka vendosur t’i bëjë një surprizë Leo Messit. Një statujë do të ngrihet në nder të yllit të Barcelonës, i cili fitoi para disa ditësh “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, duke vendosur një rekord fantastik.

Cadena Ser raporton se propozimi i RFEF ka gjetur dakordësinë e të gjithëve. Diçka që nuk është zgjidhur ende është fakti nëse statuja do të ngrihet këto kohë apo pas tërheqjes së lojtarit nga futbolli i luajtur.

Një tjetër detaj interesant është edhe vendi ku do të pozicionohet. Statuja e Messit do të vendoset në Madrid, qytetin e “armiqve” të Realit, përkrah legjendave si Maradona, Pele dhe Di Stefano. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono