lende narkotike

policia-tirane-1.jpg
in a14:19 | 25/02/2020

Mbi 13 kg heroinë dhe rreth 1 kg kokainë, janë kapur gjatë një operacioni në Greqi. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një grek.

Operacioni është realizuar në trenin e linjës Athinë-Selanik.

Në bagazhet e një shqiptari 28-vjeç dhe një greku 19-vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 13 kg gram heroinë dhe 879 gram kokainë.

Droga kishte si qëllim shpërndarjen në Selanik. Dyshohet se shqiptari se është kreu i grupit.

Capture-60.jpg
in a12:34 | 20/02/2020

Rrjeti social “Snapchat” është kthyer në një mjet trafikimi lëndësh narkotike për adoleshentët.

Në Britaninë e Madhe ky rrjet social po përdoret për të shitur drogë në ambientet e shkollës. Mediat e huaja shkruajnë se janë kryesisht adoleshentët që po e përdorin “Sanpchat” duke fituar rreth 7000 paund në muaj.

Gjithashtu një 16-vjeçar ka konfirmuar shitjen e drogës përmes këtij rrjeti social.

Ai gjithashtu ka treguar se nuk kanë pasur vështirësi për ta zhvilluar shitjen në këtë mënyrë.  “Unë mund të fitoj deri në 7000 paundë në muaj. Është shumë e lehtë. Mund ta hapësh llogarinë me një numër jo personal dhe të jesh anonim sa të duash. Llogaria mund të të mbyllet pas disa kohësh, por mund të hapësh lehtësisht një të re,” ka treguar ai për “The Next Episode”./abcnews.al

policia-4.jpg
nev ila16:02 | 10/02/2020

Policia greke përplaset me një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar.

Pas informacioneve për lëvizje të shpeshta të një shtetasi shqiptar, 48-vjeç, u vendos ndjekja e tij pas lëvizjes së fundit nga kufiri gjelbër në brendësi të tokës greke.

Në rrugën Egnatia, në vendin e quajtur Imathia, policia ka tentuar të bllokojë lëvizjen e mjetit, që ishte marrë me qera nga 48-vjeçari shqiptar.

Ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur 3 mjete të policisë greke dhe 1 mjet civil.

Pas ndjekjes policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij ndërkohë që brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 35 kg marijuane.

Droga kishte për destinacion Selanikun dhe Halkidikin./abcnews.al

byro-politike-1-1280x605.jpg
nev ila22:18 | 22/01/2020

I gjashti i PS, Video Droga”! Kjo ka qenë tema në të cilën është zhvilluar emisioni “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi gjatë mbrëmjes së sotme në ABC News.

Me një panel të ftuarish të cilët kanë qenë: Flamur Noka, Spartak Koka, Mentor Kikia, Rovena Voda dhe Fatos Klosi nën moderimin e gazetares Juli Xhokaxhi, kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me videon e publikuar ditën e sotme, ekskluzivisht për ABC News, nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Në videon e publikuar ditën e sotme, shihej kryebashkiaku i Bulqizës ndërsa thithte lëndë narkotike (kokainë), në ambiente publike.

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia tha se diskutimi mbi atë çfarë shihet në video, duhet të fillojë duke u distancuar nga rasti, dhe personazhi që shihet në video, pasi për të kjo gjë është një turp.

“Unë e kam përballë këtë video dhe më vjen turp, ju duhet të kishit mbajtur një qëndrim, dhe duhet të ishit distancuar menjëherë nga ky personazh. Nëse kjo do të kishte ndodhur në çdo qytet të Europës, do ishte bërë lajm edhe tek ne. Gjithçka duhet diskutuar duke u distancuar nga ky rast, nuk ka nevojë për ekspertizë apo gjë tjetër”, tha Kikia.

Pas opinionit që dha gazetari Kikia, zv/ministrja e brendshme Rovena Voda deklaroi se kishte një qëndrim korrekt të cilin e tha që në nisje të emisionit.

Sipas Vodës nëse kjo video është reale, atëherë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre.

“Unë e dhashë qëndrimin tim, dhe mendoj se ishte shumë korrekt. Nëse kjo video është reale agjencitë ligjzbatuese të bëjnë detyrën”, deklaroi Voda.

Për ish-kreun e SHISH Fatos Klosi, ajo që shihet në këtë video ndodh edhe në vendet e tjera të Europës me zyrtarë të lartë.

“Në vendet e Europës pinë drogë kryeministrat, mos na tregoni përralla”, tha Klosi.

Gjatë diskutimit në studio zv. Ministrja e Brendshme tha se ligji i dekriminalizimit po jep efektet e tij, duke marrë shkas nga rastet e publikuara për zyrtarët e inkriminuar.

Por këtij qëndrimi të zv.ministres, i ka ardhur përkundër përgjigja e ish-deputetit të PD, Flamur Noka.

Ligji i dekriminalizimit erdhi si pasojë e presionit të opozitës, sepse ne konstatuam se në parlament kishte njerëz me të shkuar kriminale, brenda parlamentit u zhvilluan akte banditeske, dhe ndaj ne e propozuam. E keni mbështetur dhe miratuar ju nga halli, sepse keni patur presion nga ndërkombëtarët por ligjin e bëri opozita. E pamë se ku ishte katandisur pushteti”, tha Noka në replikë me Vodën.

Për gazetarin Spartak Koka, nga ajo që shihet në video, ndodhemi përpara konsumimit të 2 veprave penale, atë të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “përshtatja e ambienteve publike për përdorimin e drogës”.

Koka tha se kjo video do të duhet ti nënshtrohet ekspertizës, pasi kryebashkiaku Alla, ka deklaruar në mënyrë kategorike se është e montuar. Më tej Koka tha se kryebashkiaku i Bulqizës, për të vërtetuar se nuk është përdorues i drogës, do të duhet ti nënshtrohet analizave mjekësore.

“Jemi përpara dy veprave penale, ku akuzën duhet ta ngrejë policia bashkë me prokurorinë, atë të “prodhim shitje e lëndëve narkotike” dhe “përshtatja e ambienteve publike për përdorimin e drogës”.  Ajo që duhet të provohet është video, pasi kryebashkiaku pretendon se video është e montuar, video të dorëzohet, dhe të provohet nëse është autentike në gjithë gjatësinë e saj, dhe nga ana tjetër, normalisht Kryebashkiaku ka një detyrim moral përballë qytetarëve të Bulqizës. Z. Alla të provojë dhe të paraqitet për të bërë testin e drogës, nëse është përdorues i lëndëve narkotike apo jo. Ashtu siç tha edhe zoti Klosi, për arsye personale mund ta përdorë lëndën narkotike, por zoti Alla ka mbajtur qëndrim kategorik mohues. Madje ditën e djeshme i vinte turp të përmendte emrin e kokainës gjatë një prononcimi që kishte dhënë në një portal, ndërkohë ditën e sotme shfaqet kjo video. Kjo video nuk tregon asgjë në thelb procedurialisht, dhe ligjërisht, por sigurisht moralisht tregon shumëçka për zotin Alla, si i zgjedhur nga qytetarët e Bulqizës. Për të dy veprat penale për të cilat fola, duhet që prokurori dhe policia të bëj hetimet e nevojshme, deri tani nuk ka ndonjë reagim për këtë”, tha Koka./abcnews.al

polici.jpg
in a09:55 | 05/01/2020

Dy vëllezër të cilët shpërndanin lëndë narkotike janë arrestuar nga Policia e Lezhës. Ndërkohë si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Lezhë/ Informacion

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të vogla gati për shitje, si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vihen në pranga 2 vëllezër

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy vëllezër shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj  tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.

Si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të veprimeve Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

policia-berat.jpg
in a10:16 | 09/12/2019

Policia e Elbasanit arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga është vënë Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

Gjykata e Firences në Itali, e kishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë Policia njofton se veprimet e mëtejshme  do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Informacion zyrtar:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana  pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali,  e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj  burg,  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

/abcnews.al

polin.jpg
in a10:21 | 08/12/2019

Tre të rinj janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” pasi janë kapur me lëndë narkotike dhe armë.

Operacioni i koduar “Buna”, bëri të mundur arrestimin e tyre pranë urës së vjetër të lumit të Bunës në qytetin e Shkodrës. Ata po udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen”, në momentin e arrestimit, ndërsa policia zhvilloi kontrolle edhe në banesat e tyre.

“Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”, thuhet në njoftimin  e policisë.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit, Melson Shaqiri, Eraldo Muça dhe Ervin Vukatana.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”. Sekuestrohen 3 armë zjarri, municon luftarak dhe lëndë narkotike kokainë e kanabis. Vihen në pranga tre shtetas që posedonin armët e zjarrit dhe lëndën narkotike, si dhe një tjetër procedohet në gjëndje të lirë. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe i lëndëve narkotike.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – M. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër; – E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër; – E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër. Si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër. Në vendin e quajtur “Ura e Vjetër” e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe i municionit”./abcnews.al

shqiponjat-1.jpg
nev ila16:44 | 29/10/2019

Operacioni blitz në Vlorë. Forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme të policisë kanë arritur të ndalojnë 3 persona dhe të sekuestrojnë një sasi droge e llojit çokollatë si dhe ka bllokuar dy automjete. Droga e llojit çokollatë është gjetur në dy automjetet e sekuestruara.

Pas atij në Portin e Durrësit, Policia e Shtetit ka vijuar aksionet blic në Tiranë dhe në Vlorë.

Policia paraditen e sotme njoftoi se aksioni në kryeqytet u zhvillua në Doganë. Aty u përfshinë 200 forca policore, ndërkohë që u përdorën drone dhe qen antidrogë. Uniformat blu shoqëruan 7 persona. Gjithsej u kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Gazetari Andi Qosja raportoi më herët për abcneës.al se ky aksion do të shtrihet edhe në qytetet e tjera të vendit për të prangosur personat me rekorde kriminale.

Mësohet se ky operacion blic është shtrirë edhe në qytetin e Vlorës. Gazetari Elton Nikaj raportoi për abcneës.al se në aksion u angazhuan forcat RENEA dhe FNSH, ndërsa kontrollet patën subjekt persona të dyshuar për përfshirje të lëndëve narkotike dhe të kaluar kriminale./abcnews.al

 

11.10.19-Foto-Perugia-1-of73msl8kv7ckd1sgdvo1gahhcqapq3bziyu5lr34k.jpg
ent ela19:17 | 14/10/2019

Dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur kanë rënë në prangat e Policisë italiane për trafik lëndësh narkotikë, në dy operacione të ndryshme antidrogë.

Seksioni Operacional i Njësisë Operative në Perugia, arrestoi një shtetas shqiptar, të lindur në 1993, me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Arrestimi i 26 vjeçarit shqiptar, erdhi pas një vëzhgimi, kontrolli dhe ndjekjeje të kujdesshme dhe efektive, që u lejoi Karabinierëve të marrin elementë të vlefshme informacioni në lidhje me lëvizjet dhe frekuentimet e zonës.

Policët dyshuan për shkak të disa lëvizje anomale të kryera nga shqiptari në bordin e makinës së tij dhe  kanë vendosur në funksion një përgjues, në fund të së cilës subjekti u kap në flagrancë teksa i shiste një blerësi një dozë kokaine.

Prandaj, ishin të menjëhershëm kontrollet personale, të automjetit dhe  të shtëpisë. Në përfundim të kontrollit u gjetën dhe iu sekuestruan:

222 (dyqind e njëzet e dy) celofan të mbyllur me nxehtësi, që përmban gjithsej 183 gr. në lidhje me kokainën;

1 (një) peshore.

Shuma prej 4,292,00 eurosh (katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e dy), që konsiderohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme;

2 (dy) telefona celularë;

materiale të ndryshme për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Në të njëjtën kohë, oficerët e Stacionit Policor të Castel del Piano arrestuan një tjetër shqiptar, 37 vjeçar i akuzuar gjithashtu për trafik droge.

Pas një kontrolli në makinën  tij gjetën dhe sekuestruan;

21 (njëzet e një) mbështjellës celofan të mbyllur me nxehtësi që përmbajnë gjithsej rreth 10 (dhjetë) gram lëndë narkotike të llojit kokainë;

305.00 (treqind e pesë / 00) euro, që konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Në përfundim të formaliteteve, dy të arrestuarit u mbajtën në Dhomat e Sigurisë të Komandës Provinciale të Perugias.

Në përfundim të seancës dëgjimore për ritin e drejtpërdrejtë, gjykatësi pasi vlerësoi arrestimin për të dy, urdhëroi, për të parin, arrest në burg, në pritje të analizave mbi lëndën narkotike të sekuestruar; ndërsa, për të dytin, detyrim paraqitje.

Vlera e substancës së sekuestruar, në tregun me pakicë, tejkalon 20,000 euro. /abcnews.al

 

 

droge-dhe-kokaine.jpg
nev ila15:26 | 30/04/2019

Mbante të fshehur në shtëpi, kokainë, hashash, marihuanë dhe një pistoletë të vjedhur të kalibrit 7,65. Arrestohet 36 vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij.

Mbrëmjen e djeshme një patrullë policore e angazhuar në lagjen “Tore Angela” në Romë, gjatë kontrollit rutinë, ndaloi dy persona të cilët të nervozuar u përpoqën të evitonin autoritetet. 36 vjeçari me iniciale L.E, nuk ka dashur të tregojë se ku banonte, gjë e cila thelloi dyshimin e policisë.

Megjithatë, autoritetet kanë arritur të gjejnë banesën e shqiptarëve dhe të kryejnë kontrollin e banesës. Gjatë këtij kontrolli u gjetën rreth 200 doza kokainë, hashash dhe marihuanë, gjithashtu dhe një pistoletë e tipit Beretta, e kalibrit 7,65. Pistoleta ishte e fshehur në pjesën e pasme të lavamanit të tualetit, në shtëpinë e dy shqiptarëve, e cila rezultoi e vjedhur në Siena në vitin 2014.

Gjatë hetimit paraprak rezultoi se 36 vjeçari, është me precedent kriminal ku është arrestuar edhe më parë, për “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono