lekundje

familje-ne-qiell-te-hapur.jpg
ad min16:10 | 23/09/2019

Tirana është një ndër qarqet, ku tërmeti i së shtunës shkaktoi dëme të shumta. Disa familje kanë mbetur në qiell të hapur. Ne takuam tre prej tyre, që po jetojnë në një qendër sociale, pasi shtëpitë u janë bërë të pabanueshme.

Tërmeti i 21 Shtatorit i ka lënë pa një strehe mbi kokë. Tre familjet nga Yrsheku, Sauku dhe fshati Pezë Helmes i Tiranës i takuam në qendrën sociale në Kombinat.

Majlinda Koni dhe nëna e saj  87-vjeçare e paralizuar na tregojnë se kjo dhomë tashmë mbetet e vetmja çati për ta. Shtëpia e ndërtuar gati 60 vite më parë është e pabanueshme.

Naim Myftari nuk ka lëvizur nga qendra që të shtunën pasdite kur grupi i emergjencës e ka nxjerrë nga shtëpia. Tensioni që i shkaktoi lëkundja e së shtunës ndjehet akoma i fortë tek Bedrie Mema dhe bashkëshorti i saj.

Në këtë qendër sociale drejtuesit e saj na tregojnë se në mbrëmje mund të sistemohen rreth 40 persona, por për familjarët të cilëve termeti iu shkatërroi shtëpitë qëndrimi këtu nuk mund të vijojë gjatë./ABC News Albania 24/7

drexhep-koci.jpg
ad min13:14 | 22/09/2019

320 lëkundje sizmike janë shënuar që prej tërmetit të orës 16:04 të së shtunës e deri të dielën në orën 10:45, lëkundje që do të vijojnë. Lajmin e bëri të ditur për ABC Neës specialisti i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sizmologu Rexhep Koçi.

“Të dhënat që kemi deri më tani në regjistrimin e të gjitha pasgoditjeve ka treguar që numri i ngjarjeve është shumë i lartë, por fuqia e tyre ka ardhur duke u reduktuar. Ajo që mund të themi është që nga ngjarja kryesore e regjistruar në orën 16:04 e deri më tani janë regjistruar 320 ngjarje. 2 ngjarje kanë qenë me magnitudë 5 e sipër, ajo kryesorja dhe një tjetër pas 12 minutash me magnitudë 5.3. Pastaj me magnitudë 5 deri në 4.2 kanë qenë rreth 3 ngjarje. Nga 4.2 deri në 3 janë 18 ngjarje. Të gjitha ngjarjet e tjera që i bie rreth 300 ngjarje janë nën magnitudë 3”.

Këto pasgoditje të tërmetit janë normale sipas sizmologëve, ku vënë theksin se rreziku tashmë ka kaluar.

“Rreziku kryesor është fashitur. Ajo që do i rekomandonim njerëzve, por edhe më shumë, instancave është që të gjitha banesat që manifestojnë një shkallë të lartë të dëmtimit nuk duhet të vizitohen nga banorët dhe të tjerët se janë të rrezikuara që të bien edhe nga një lëkundje shumë e vogël”.

Por a është vetëm zona e Durrësit një nga pikat më të nxehta të tërmeteve? Sizmologu Koçi shprehet se e gjithë zona perëndimore e vendit karakterizohet si zonë me lëvizje sizmike dhe lëkundjet do pushojnë pas rreth 30 ditësh.

Të gjitha ngjarjet që po flasim, mbase nuk janë lokalizuar të gjitha se është e pamundur që 320 ngjarje të lokalizohen për 15 orë, por ato që lokalizohen janë përqendruar nga Durrësi deri në Kepin e Rodonit. Kjo është zona më e nxehtë për sa i përket aktivitetit sizmik. I gjithë territori shqiptar është i shquar për një aktivitet sizmik të lartë pjesa e kufirit perëndimor të territorit tonë është një brez që ne e quajmë brez sizmogjenik të fuqishëm”.

Sipas specialistëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit banorët të cilët kanë pësuar dëmtime në banesa duhet të jenë sa më vigjilentë, pasi lëkundje të lehta të tokës do të ndihen edhe në ditët në vijim./ABC News Albania 24/7

termeti.jpg
ad min09:29 | 22/09/2019

Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë gjatë së dielës në Shqipëri. Tërmeti më i fundit është regjistruar në orën 9:05 dhe ishte me magnitudë 3.5. Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ishte 31 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 2 kilometra në veri të Durrësit. Lëkundjet goditën në një thellësi prej 20 kilometrash.

Që pas tërmetit me magnitudë 5.8 Rihter që tronditi Shqipërinë paditen e së shtunë janë regjistruar edhe lëkundje të tjera. Në orën 00:07, një tërmet me magnitudë 4.8 tronditi vendin, ndërsa gjatë natës janë regjistruar goditje të tjera me magnitudë deri në 3.5.

/abcnews.al

ngjarja.jpg
ad min15:51 | 06/07/2019

Gjatë raportimit në studion e lajmeve për lëkundjet e tërmetit në Los Angeles, dy folësit e lajmeve u detyruan të strehoheshin poshtë tryezës pasi e kishin të pamundur të vazhdonin me dhënien e lajmeve.

Juan Fernandez dhe Sara Donchey ishin në transmetim të drejtpërdrejtë në momentin që në Los Anxheles u ndjen lëkundjet e forta të tërmetit mbrëmjen e së premtes. Gjatë raportimit të saj, folësja Sara Donchey u shpreh se shpresonte që asgjë të mos ndodhte në studio pasi lëkundjet ishin vërtet shumë të forta.

Tërmeti 7.1 ballë që e kishte epiqendrën 125 milje në verilindje të Los Anxhelosit, u ndje në të gjithë qytetin dhe zgjati më shumë se 10 sekonda.  Kjo është mjaft e dukshme në reagimin që shfaqet në fytyrat e Fernandez dhe Donchey.

“Ky është një tërmet shumë i fortë”, tha Sara Donchey pas pak sekondash, duke i kapur dorën Fernandez. “8 e 21 minuta këtu dhe ne po përjetojmë ende lëkundje shumë të forta. Unë them se duhet të futemi poshtë tavolinë, Huan!”/ABC News Albania 24/7

termet.jpg
ad min09:40 | 06/07/2019

Kalifornia tronditet nga një tjetër tërmet pas atij që u ndje dy ditë më parë me magnitudë 6,4 të shkallës Rihter. Lëkundjet e fundit ishin edhe më të fuqishme, duke shënuar magnitudën 7,1 Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në të njëjtin lokalitet me atë ku ra tërmeti i dy ditëve më parë.

Nga tërmeti i sotëm, që sipas burimeve është më i forti në 20 vitet e fundit në këtë shtet amerikan, kanë mbetur të lënduar disa persona. Lëkundjet sizmike që zgjatën rreth 30 sekonda janë ndjere edhe në Meksikë.

Disa rrugë pranë zonës, ku ishin epiqendra e tërmetit janë çarë ose shkatërruar. Për këtë arsye autoritetet e kontesë së goditur janë detyruar të venë në funksion rrugë të tjera alternative./ABC News Albania 24/7

korca-1.jpg
ad min11:09 | 03/06/2019

Të paktën e pesë lëkundje toke janë regjistruar mëngjesin e sotëm në rajonin e Korçës, ku më i fuqishmi prej tyre ka qenë gati 4 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, tërmeti i parë i regjistruar gjatë ditës së sotme ka ndodhur pak pas mesnatës dhe epiqendra e tij ka qenë 16 kilometra në jug të Korçës. Ai ka qenë me magnitudë 2.4 ballë dhe është pasuar pak orë më vonë, pak  pas orës 3 të mëngjesit, me një tjetër termet 2.1 ballë.

Por, rreth orës 05.50 është regjistruar dhe tërmeti më i fuqishëm i ditës së sotme 3.9 ballë të shkallës Rihter. Ndërkohë që në orën 06.00 është regjistruar dhe tërmeti i katërt i rënë po në zonën e Korçës me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter dhe 45 minuta më vonë është regjistruar dhe tërmeti i pestë, i cili ka qenë 2.5 ballë.

Që prej natës mes së premtes dhe të shtunës së javës së kaluar në rajonin e Korçës janë regjistruar me dhjetëra lëkundje tokë, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta materiale si dhe të paktën 4 persona të plagosur. /ABC News Albania 24/7

Jnc9NTgwJmhhc2g9YzAyNjkxYjY1ODYzMjUxYmY5OTEyNzc2MmRiYTQ4NzQ.thumb_.jpg
ad min13:39 | 23/04/2019

11 viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të shumta material si pasojë e tërmetit që goditi të hënën Filipinen. Mëngjesin e të martës janë regjistruar lëkundje të reja të forta por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo dëme materiale

Një lëkundje e re e fortë me magnitudë 6.3, ka goditur Filipinen, pas asaj që shkaktoi të paktën 11 viktima. Tërmeti u regjistrua në qendër të vendit, 13 kilometra në lindje të Tutubigan, me një thellësi prej 70.2 kilometrash. Të dhënat janë konfirmuar nga institute gjeofizik amerikan. Por fatmirësisht lëkundjet e reja nuk kanë shkaktuar viktima  të tjera apo dëme. Tërmeti që goditi të hënën veriun e vendit kishte një magnitudë 6.1.

Ekipet e shpëtimit, gjetën trupa të pajetë në gërmadhat e një supermarket si dhe në një fshat verior. Një person u nxor i gjallë nga rrënojat sipas deklaratave për shtyp të autoriteteve vendore.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi ndërmjet 10 – 20 kilometrash./abcnews.al

termet.jpg
ad min11:16 | 23/04/2019

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak para orës 11 të ditës së sotme në kryeqytet. Sipas shërbimit sizmologjik të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka patur një magnitutë 3.8, me epiqendër 7 km në verilindje të Hamallajt në Durrës.

Thellësia e lëkundjes ka qenë 25 km, për pasojë lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë e Krujë. Nuk raportohen dëme në njerëz e infrastrukturë./abcnews.al

termet-1.jpeg
ad min09:30 | 31/08/2018

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 është regjistruar në orën 10:12 me orën lokale në Greqi.

Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë epiqendra e lëkundjeve ishte 30 kilometra në jugperëndim të Trikalas me një thellësi prej 80 kilometrash.

Dridhjet janë ndierë shumë përreth zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të plagosur sipas mediave greke.

Ndërkohë raportohet se lëkundjet janë ndier edhe në zonën e Korçës dhe Vlorës.

/abcnews.al

auto_termet1439210805.jpg
ad min16:37 | 21/07/2018

Mesditën e së shtunës rreth orës 15:46 minuta u regjistrua sërish një tërmet me magnitudë 3,7 ballë sipas shkallës Rihter në Tiranë. Sipas institutit të Gjeo-Shkencave epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra larg Lushnjes. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Fier dhe Tiranë, ndërsa thellësia ka qenë 12 kilometra.

Nga lëkundja nuk raportohet për probleme apo dëmtime, pasi ka qenë me magnitudë të vogël. Javët e fundit në Shqipëri janë regjistruar disa lëkundje sizmike qytete te ndryshme, ndërsa pika më e nxehtë u shënua në Gjiri i Lalëzit, por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëmtime./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono