lejet mjedisore

KLOSI-PER-NDOTJEN-AKUSTIKE-1280x720.jpg
ent ela12:42 | 02/04/2018

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi paralajmëroi ashpërsimin e masave ndëshkimore për ndotjen akustike në plazhe në sezonin e ri turistik. Këto deklarata Klosi i bëri gjatë një takimi me drejtuesit e bashkive në qarkun e Vlorës.

Sezoni veror nuk është larg e bashkë me të edhe muzika e lartë në lokalet e qyteteve bregdetare. Por këtë vit do të ketë masa më të ashpra ndaj atyre që shkaktojnë ndotje akustike paralajmëroi ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi.

“Ne presim të kemi një turizëm cilësor, por turizmi cilësor nuk mund të jetë turizmi me zhurmë”.

Për të pasur një transparencë dhe zbatim sa më të mirë të ligjit, ministri Klosi tha se të gjitha bashkitë duhet të përgatisin hartën e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika.

 “Në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë parametrave të lejuar”.

Detyrimi ligjor u sillet në vëmendje kryebashkiakëve edhe përmes një urdhëri që ministri Klosi ka nxjerrë gjatë muajit shkurt të këtij viti.

“Pra kjo është një gjë që duhet ta bëjnë këshillat bashkiakë, duhet ta bëjnë kryetarët e bashkive dhe pastaj ligjzbatuesit që nga Ministria e Mjedisit e cila ka një gjë në dorë që të heqë lejet mjedisore për hotelet ku nuk ka plan të përcaktuar nga bashkitë”.

Një hartë e zonave ku mund të ushtrohen sportet e ujit me qëllim shmangien e aksidenteve në ujë është një tjetër detyrë e pushtetit vendor. Duke qëndruar në sigurinë e plazheve kreu i Turizmit theksoi se bashkitë duhet t’u kërkojnë bizneseve që të kenë të paktën një person për të dhënë ndihmën e parë.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit kërkoi gjithashtu angazhimin e pushtetit vendor, komunitetit dhe biznesit të zonës në aksionin “Pastrojmë Tokën që duam” që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 prill, të shpallur ndërkombëtarisht  Dita e Tokës./abcnews.al

 

vlcsnap-error314-1-1280x720.jpg
ent ela15:24 | 13/02/2018

Administrata publike është e paaftë për të vlerësuar teknikisht një leje mjedisore. Deklarata vjen nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili për këtë çështje, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me fakultetin e inxhinierisë. Ndërkohë Klosi deklaroi se lejet mbi HEC-e, po verifikohen.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit po analizon të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për ndërtimin e HEC-eve në vend.

Lajmin e dha ministri Blendi Klosi, i cili ishte në Departamentin e pyjeve në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me stafin pedagogjik dhe studentët e këtij fakulteti.

Blendi Klosi: “Detyra jonë është që së bashku me stafin shumë të përgatitur, që një pjesë janë dhe pedagogë të këtij fakulteti, të bëjmë një analizë shumë të hollësishme. Cilat janë shkaqet që një leje mjedisore nuk lexohet kurrë nga askush e jo pastaj të hyjmë në debate është koordinatë, apo është kuotë. Të gjejmë se cilat janë shkaqet që një leje mjedisore jepet pa pasur asnjë vlerësim real të zonës ku jepet, përsa i përket kapaciteteve të saj turistike. Stafet tona tashmë kanë filluar punë për të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për HEC-et”.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit u ndal tek debati i ditëve të fundit për ndërtimin e HEC-eve mbi kanionet e Osumit, ndërsa drejtoi gishtin nga administrata publike.

Blendi Klosi: “Është një debat i cili vjen nga pamundësia e administratës publike, por dhe nga pamundësia e të gjithë sistemit për të vlerësuar teknikisht çdo leje mjedisore”.

Ministri Klosi deklaroi se ka ardhur koha që realiteti i lejeve mjedisore të ndryshojë. Sipas Ministrit të Mjedisit, shteti duhet të marrë më tepër rol kontrollues, ndërsa inxhinierët mjedisorë duhet të oranizohen në një urdhër profesional që të vendosë për lejet mjedisore.

Blendi Klosi: “Të jenë leje me karakteristika specifike, të cilat vlerësohen, pra koordinatat, ndikimi në mjedis, ndikimi në ajër, ndikimi në ujë, të jenë me parametra që vlerësohen online, të mos ketë nevojë që administrata të marrë e të jetë para një situate të palexueshme, dhe e dyta shumë e rëndësishme, që mendoj se ka mbështetjen e të gjithë inxhinierëve të dalë nga ky fakultet ka ardhur koha që edhe në Shqipëri, Urdhëri i punonjësit të Mjedisit, urdhëri i profesionistëve, të jetë ai që vendos se kush mund ta bëjë lejen mjedisore. Unë mendoj se nuk mund të jetë më kompetencë e administratës publike, nuk mund të jetë më kompetencë e Ministrit të vlerësojë se kush mund ta realizojë një leje mjedisore”.

Ndërkohë Fakulteti i Inxhinierisë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me ministrinë do të trajnojë dhe testojë të gjithë ata që mendojnë se kanë aftësi të përgatisin leje mjedisore./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error959-1.jpg
us er16:14 | 10/11/2017

Ministria e Mjedisit u ka hequr lejet mjedisore 12 subjekteve që derdhnin mbetjet në lunim Erzen, ndërsa është dërguar për ndjekje penale administrator i një kompanie.

Dhjetëra tonë mbetje jane gjetur ne brigjet e lumit Erzen ne Vaqarr. Task Forca për Pastrimin e Shqipërisë nga mbetjet, kreu një aksion pranë Urës së Beshirit pas denoncimeve ne portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët.

“Pas ankesave të shumta që kanë bërë qytetarët në portalin e bashkëqeverisjes, por edhe pas disa emisioneve të cilat kanë raportuar për ndotje mjedisore në lumin Erzen, është mobilizuar Task Forca e krijuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe të gjithë ne kemi ardhur këtu për ta pastruar nga ndotësit flagrantë këtë breg”.- tha zv/ministrja Çuçi.
Dëmi i shkaktuar në lumin Erzen, u kushtoi 12 sipërmarrjeve të zonës, heqjen e lejeve të mjedisit. Ministria e Mjedisit bën të ditur se administratori i një prej firmave të riciklimit të mbetjeve plastike është dërguar për ndjekje penale./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono