leicester city

Vardy.png
Igli Nikolli13:50 | 10/11/2019

Leicester City është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. Ekipi i Brendan Rodgers renditet për momentin në vend të dytë dhe ndodhet 5 pikë larg Liverpoolit kryesues. Vetëm Manchester City ka shënuar më shumë se Leicesteri, ndërsa Jamie Vardy kryeson renditjen e golashënuesve me 11 gola të shënuar.

32-vjeçari tregon sekretin e kësaj forme në një prononcim për BBC, teksa nuk e përmend fjalën titull. “Dhelprat” e provuan suksesin e madh tre vite më parë, por sivjet është ndryshe dhe kampionati është ende i gjatë.

Ky është sezoni më i mirë që po zhvilloj në karrierën time, por kemi ende rrugë për të bërë. Jam gjithmonë i gatshëm për të mësuar, trajneri ‘shpik’ gjithmonë taktika të reja dhe gjithmonë jap 100% nga vetja. Puna e madhe po jep frytet e veta.

Kemi shumë kreativitet në krahë dhe kjo e ndihmon shumë skuadrën, sidomos ne sulmuesit. Titulli? Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Sezoni sapo ka nisur dhe është i gjatë akoma. Po zbavitemi shumë, fitoret na e mundësojnë diçka të tillë“, përfundon bomberi i Leicester City. /abcnews.al

Emery.jpg
Veronik Istrefaj17:57 | 08/11/2019

Unai Emery është në presion të madh. Tifozët e Arsenalit, duan “kokën” e tij, pasi rezultatet e fundit kanë qenë skandaloze. Vetë trajneri spanjoll pranoi se sfida e së dielës kundër Leicester është shumë e rëndësishme dhe se skuadra e tij nuk është në një moment të mirë.

Sot, në konferencë për shtyp para kësaj sfide, Emery tha: “Çdo ekip, ka momente të ulëta dhe pozitive. Ne po kalojmë një moment delikat, kemi barazuar shumë ndeshje që duhet t’i fitonim. Duam të qëndrojmë të bashkuar, pasi së bashku mund t’ia dalim”.

XHAKA – “Xhaka nuk do të grumbullohet për këtë sfidë”.

PRESIONI – “Nuk është e vërtetë, unë nuk ndihem në presion. Kemi një projekt këtu dhe duam që me punë dhe përkushtim t’i shkojmë deri në fund. Shumë lojtarë të rinj janë promovuar në ekipin e parë dhe ky proces kërkon kohë, madje mund të ndikojë dhe në rezultate. Ne vazhdojmë në rrugën tonë.

LEICESTER – “Nuk jam i surprizuar aspak nga ecuria e tij. Brendan (Rodgers) është një trajner shumë i mirë, e ka treguar te Liverpool dhe Celtic. Tani po bën një punë të shkëlqyer edhe te Leicester. Ne do të shkojmë atje duke e ditur forcën e kundërshtarit. E kemi përgatitur sfidën”, tha mes të tjerash trajneri i “Topçinjve”./abcnews.al

Leicester.png
Igli Nikolli16:11 | 03/11/2019

Leicester City po kalon një moment të mrekullueshëm. “Dhelprat” po shënojnë dhe po fitojnë. Sot luajnë një transfertë të vështirë kundër Crystal Palace, të cilën kanë arritur ta zhbllokojnë në minutën e 57-të.

Caglar Soyuncu është autori i golit. Mbrojtësi turk shfrytëzoi një goditje këndi për të mposhtur portierin vendas. Djemtë e Rodgers shpresojnë të ruajnë avantazhin dhe fitorja do i rikthente në vend të tretë në renditje, në të njëjtën kuotë pikësh (23) me Chelsea e Lampard. /abcnews.al

Leicester-City.png
Igli Nikolli13:57 | 01/11/2019

Leicester City i befasoi të gjithë me fitoren 0-9 përballë Southampton në transfertë. Dueli i 25 tetorit u fut në historinë e Premier League si fitorja më e thellë në transfertë që është regjistruar ndonjëherë në elitën e futbollit anglez.

Tifozët e “Dhelprave” festuan gjatë, sidomos Paul Adlam. Tifozi fatlum nuk do e harrojë kurrë këtë triumf të ekipit të zemrës. The Sun dhe Fox Sport raportojnë se Adlam vendosi një bast të çmendur në këtë takim. Miqtë po udhëhiqnin 0-3 në minutën e 19-të dhe tifozi vendosi të shpenzonte 10 sterlina.

Ai parashikoi që ndeshja do të përfundonte 0-9 dhe ai doli të fitonte 1500 sterlina! Goli i sulmuesit Vardy në minutat shtesë i dhuroi një kënaqësi të madhe dhe i mbushi xhepat plot.

Në Angli nuk mungojnë kurrë bastet e çuditshme dhe fituesit e tillë. Adlam guxoi, kreu shpenzimin më efikas të jetës së tij dhe arriti të fitonte një shumë të konsiderueshme falë efikasitetit të lojtarëve të Leicester City. /abcnews.al

Leicester-City.png
Igli Nikolli22:58 | 25/10/2019

Fitore e çmendur e Leicester City. “Dhelprat” shënuan plot 9 herë në portën e Southampton, duke vulosur një triumf historik në transfertë. Vendasit mbeten më një lojtar më pak në minutën e 12-të. Leicester po udhëhiqte 0-1 dhe Bertrand la Southampton me dhjetë vetë.

Miqtë përfituan dhe u treguan të papërmbajtshëm. 0-5 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Leicester bëhet ekipi i dytë në historinë e Premier League që mbyll 45 minutat e para në avantazh të pesëfishtë në transfertë. Manchester City e vendosi një rekord të tillë 9 vite më parë. Ishte prilli i vitit 2010 dhe “Cityzens” shënonin pesë gola në pjesën e parë në fushën e Burnley.

Ayoze Perez dhe Jamie Vardy realizuan nga një tregolësh, teksa Chilwell, Tielemans dhe Maddison ishin autorët e golave të tjerë.

Një rezultat i tillë nuk ndodhte prej 24 vitesh. Manchester United ishte ekipi i fundit që kishte regjistruar një rezultat të tillë. Ishte viti 1995 dhe djemtë e Alex Ferguson shkatërronin 9-0 në “Old Trafford” ekipin e Ipswich.

Kjo fitore e çmendur bën që Leicesteri të parakalojë Manchester City dhe të renditet përkohësisht në vend të dytë me 20 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Liverpoolit që zbresin të dielën në fushë.

Southampton – Leicester City 0-9
(Chilwell 10′, Tielemans 17′, Perez 19′, 39′, 57′, Vardy 45′, 58′, 90′, Maddison 85′)

Lei.png
Igli Nikolli21:59 | 25/10/2019

Leicester City është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Premier League. “Dhelprat” po zhvillojnë një futboll cilësor dhe po arrijnë rezultate pozitive. Southampton është kundërshtari i sotëm, por ekipi i Brendan Rodgers ka mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.

0-5 po fiton në transfertë Leicester City. Chilwell zhbllokoi shifrat në minutën e dhjetë, ndërsa vendasit mbetën me një lojtar më pak dy minuta më vonë. Miqtë përfituan dhe shënuan edhe katër gola të tjerë me anë të Tielemans, Perez (dygolësh) dhe Jamie Vardy.

Kjo fitore e dërgon Leicesterin përkohësisht në vend të dytë me 20 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Liverpoolit që zbresin të dielën në fushë. Leicester bëhet ekipi i dytë në historinë e Premier League që mbyll 45 minutat e para në avantazh të pesëfishtë në transfertë. Manchester City e vendosi një rekord të tillë 9 vite më parë. Ishte prilli i vitit 2010 dhe “Cityzens” shënonin pesë gola në pjesën e parë në fushën e Burnley. /abcnews.al

Eriksen.jpg
Igli Nikolli11:15 | 06/10/2019

Christian Eriksen mund të largohet në merkaton e janarit nga Tottenhami. Mesfushorit danez i përfundon kontrata me Spurs në fund të këtij sezoni dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë. Në pozita të tilla mund të vijë shitja e tij në mes të sezonit.

Real Madrid është kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij, teksa klubi anglez ka piketuar pasardhësin. Daily Mirror raporton se i përzgjedhuri është James Maddison.

James Maddison

22-vjeçari i Leicester City është një nga lojtarët më të talentuar anglezë. Kontrata e tij me “dhelprat” përfundon në verën e vitit 2023, por Tottenhami do të nisë sulmin në janar dhe pritet të përgatisë ofertën e duhur. Ai shënoi golin e dytë në kampionat kundër Liverpoolit ditën e djeshme, si dhe numëron dy asiste të dhuruara për shokët e skuadrës deri tani. /abcnews.al

Lineker-Gary.jpg
Igli Nikolli12:29 | 25/09/2019

Në futbollin anglez ndodhte një mrekulli tre vite më parë. Leicester City i Claudio Ranierit befasonte Anglinë dhe gjithë botën. Sezoni fantastik i “dhelprave”  u kurorëzua me fitimin e titullit kampion pas një beteje shumë të fortë me Totenham.

Gary Lineker, ish-goleadori i njohur anglez prej kohësh në rolin e analistit, premtoi se do të shfaqej me të mbathura në studiot e BBC, nëse Leicesteri shpallej kampion.

Vardin me shokë nuk i ndali askush dhe Lineker mbajti fjalën e dhënë. Rreth 3 vite më pas, ai ka zbuluar një tjetër detaj në lidhje me atë episod. Drejtuesit e BBC kishin vendosur një shirit ngjitës poshtë bokserave të bardha.

Situata duhej mbajtur nën kontroll dhe asgjë e tepërt nuk duhet dalluar në ekran. “Bokserat ishin të gjata, por njerëzit e gardërobës më mbështollën me një shirit ngjitës, në mënyrë që të shmangej çdo ekspozim i padëshiruar”, zbulon Lineker. /abcnews.al

LEICESTER-VARRIMI-1280x720.jpg
ent ela21:54 | 03/11/2018

Me një nderim që u rezervohet vetëm figurave të larta, në Bangkok nisi të shtunën ceremonia mortore në nder të pronarit të klubit të futbollit Leiçester Siti. Ceremonia do të zgjasë 7 ditë dhe të dielën në Tailandë do të jenë të pranishëm edhe lojtarët e ekipit.

Në një tempull në Bangkok nisi të shtunën ceremonia mortore në nder të pronarit të Leiçester Sitit, i cili humbi jetën javën e kaluar në një incident. Ceremonia nisi me një rit tradicional budist ku u përdor ujë i dhuruar nga familja mbretërore dhe një urnë e madhe hiri në shenjë nderimi. Familja mbretërore ua garanton një funeral të tillë vetëm zyrtarëve të lartë të shtetit ose njerëzve që kanë punuar në të mirë të vendit. Ceremonia, e mbyllur për publikun dhe mediat, u ndoq nga familjarë të Viçai SRI-VAD-DHAN-APRA-BHA, politikanë tailandezë dhe përfaqësues të federatës lokale të futbollit. Riti tradicional ia la vendin një recitimi, i cili zgjat plot 7 ditë. Lojtarët e ekipit u nisën drejt Tailandës të shtunën, pas ndeshjes së Premier Ligës kundër Kardif Sitit, të cilën e fituan 1 me zero. Viçai, themelues i gjigandit tailandez të tregtisë “King Pauër Internejshënëll”, humbi jetën javën e kaluar pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua jashtë stadiumit të Leiçesterit pas ndeshjes së Premier Ligës, bashkë me 4 persona të tjerë në bord. Ai e bleu klubin britanik të futbollit në vitin 2010 dhe 6 vjet më vonë bëri realitet ëndrrën e tifozëve duke mundësuar fitoren e titullit kampion. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono